E enjte, 03.10.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Vlerësohet me Mirënjohje konsulli grek Theodoros Ikonumu

E shtune, 30.07.2011, 06:02 PM


VLERËSOHET ME MIRËNJOHJE KONSULLI GREK THEODOROS IKONUMU

 

Nga Arben LLALLA

 

Këto ditë Fondacioni grek për Amerikën ka vlerësuar me Mirënjohje të lartë Konsullin e përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me motivacionin Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epirit( Jugun e Shqipërisë).

Diplomati grek është është i njohur për deklaratat antishqiptare në fillim të vitit 2011, ai gjatë një ceremonie në qytetin e Korçës me rastin e 20-vjetorit të organizatës OMONIA, bëri thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë. Kishte thënë Konsulli i Përgjithshëm Theodhoros Ikonomu Kamarinos

Në atë kohë deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, (tashmë i përjashtuar nga organet e larta të PD) kërkojë nga qeveria shqiptare shpalljen "non grata" të konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus. Deputeti Oketa e bëri këtë apel në mbledhjen e komisionit të Kuvendit për Politikën e Jashtme, ku u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratat e konsullit Ikonomu. Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu informoi deputetët për takimin e zhvilluar me ambasadorin grek në Tiranë, Nikolas Pazios. Turdiu bëri të qartë se për palën shqiptare deklaratat e konsullit janë "të papranueshme" dhe "kundër rrymës së marrëdhënieve dhe frymës së miqësisë që ekziston mes dy vendeve"

Por siç duket deklarata e ambasadorit greke në Tiranë kanë qenë sa për sy e faqe në periudhën e acarimit diplomatik sepse siç shihet Fondacioni grek për Amerikën i cili luan një rol të rëndësishëm në qeverinë greke e vlerësojë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me Mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në greqizmin e Jugut të Shqipërisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora