E marte, 15.10.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Editorial

Avdi Gjata: Detyrat dhe obligimet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot

E marte, 16.08.2011, 08:00 PM


Detyrat dhe obligimet kryesore të Qeverisë së Republikës së  Kosovës sot.

 

Nga Avdi Gjata

 

Historikisht është e ditur se pas çdo lufte çlirimtare si kjo e Kosovës, pasi të jetë zgjidhur detyra e konsolidimit të pushtetit nga ana e çlirimtarëve në vija të trasha kryesore dhe të përgjithshme, detyra e parë është shtypja e rezistencës së atyre kriminelëve të cilët qe qindra herë me radhë bëjnë gjenocid në popullin e Kosovës. Patjetër në plan të parë, na del detyra themelore e krijimit të një rregulli më të organizuar shoqëror dhe më të lartë se deri më tani: Në rend të parë është ngritja e rendimentit të punës dhe organizimi i saj në shkallë më të qëndrueshme më  racionale dhe më rentabile të ekonomisë së shtetit të Kosovës për një kohë më të gjatë   Ngritja e organizimit të shoqërisë në një shkallë më të lartë dhe rritja e ekonomisë kërkon të sigurohet baza materiale e firmave të vogla, të mesme dhe të mëdha me qëllim që të kemi mundësi të jemi partner të barabartë në konkurrencën e tregut rajonal e evropian. Republika e Kosovës ndodhet në kushte të favorshme sepse ajo ka rezerva bukur të shumta që kanë mundur të futen në përdorim për ngritjen e prodhimit. Një kusht tjetër për ngritjen e rendimentit të punës është së pari ngritja e arsimit dhe e kulturës së masës së popullsisë për orientimin e ekonomisë në prodhim dhe rritjen e forcave prodhuese të shtetit të  Kosovës pa të cilat nuk ka mundësi stabilizimi as  ekonomik e as politik.

Natyrisht vala spontane e organizimit të shoqërisë demokratike dhe e ekonomisë së tregut e cila pa tjetër do të shfaqet në këtë apo atë masë në çdo tranzicion  shoqëror e që në Kosovën tonë shfaqet me një forcë të madhe për shkak të karakterit politik e historik që ka kaluar vendi, të prapambetjes së madhe të tij dhe pasojave të luftës në të gjitha vendeve shqiptare në Jugosllavi nuk mundet të mos lënë pasojat e veta edhe mbi organizimin dhe krijimin e shtetit. Ne duhet të punojmë pa u lodhur për zhvillimin e organizimin e të institucioneve dhe të pushtetit të Kosovës. Sot, ekziston një tendencë brenda për brenda institucioneve për ti shndërruar anëtarët e institucioneve shtetërore në mjete pune për realizimin e qëllimeve të tyre ose duke u ngritur në burokratë të fuqishëm me qëllim  që populli të humb besimin tek pushteti vendor dhe bijtë e tij që arritën ta çlirojnë vendin nga okupatori qindvjeçar serb. Qeveria e Kosovës dhe ne duhet të angazhohemi dhe të luftojmë kundër kësaj tendence duke i bërët gjithë anëtarët e institucioneve të marrin pjesë praktike në organizimin dhe qeverisjen e vendit kur dihet se e vetmja forcë reale dhe e sigurt për tu mbështetur  Qeveria ,është populli i saj  Veprimi dhe kalimi në një gjendje të tillë është  veçanërisht i vështirë, por vetëm këtu është garancia e forcimit dhe realizimit përfundimtar të funksionimit dhe realizimit të një qeverie demokratike e cila do të mund të funksiononte ashtu siç duhet. Fakti se një ndryshim nga një robëri shekullore dhe nga kalimi i saj nga një shoqëri komuniste në shoqëri demokratike është i ri dhe i vështirë, bënë, natyrisht  të merren shumë masa  si të thuash në ujë, që bëhen shumë gabime, shumë lëkundje  pa të cilat nuk mund të bëhet asnjë lëvizje e shpejtë përpara. Gjithë origjinaliteti i situatës nëpër të cilën po kalojmë, nga pikëpamja e shumë njerëzve që dëshirojnë të quhen demokrat, është se njerëzit janë mësuar ta vënë ekonominë socialiste  në mënyrë abstrakte përballë ekonomisë private të konkurrencës së tregut dhe në mes të këtyre të dyve me plot seriozitet e quajnë veten një ndër demokratët më të mëdhej të shqiptarëve. Është e natyrshme që në periudha të këtilla e ashtuquajtura ‘inteligjencie’të arrijë të furnizojë ‘fakte’ të panumërta për të lavdëruar të shkuarën socialiste e regjimin komunist si edhe ish udhëheqjen  e dikurshme Jugosllave.

Lufta kundër devijimeve dhe shtrembërimeve burokratike të organizimit  shtetëror të Kosovës mund të sigurohet e bëhet vetëm nga lidhjet e forta të qeverisë me popullin,duke kuptuar me këtë fjalë të gjithë qytetarët pa dallim se a janë të varfër apo të pasur që për fat të keq tonin,sot kjo nuk është duke ndodhë po që është rreziku më potencial dhe armiku më i rrezikshëm i Kosovës.  Një çështje qeveria e Kosovës duhet ta dijë se shtresa e varfër e popullsisë  nuk i konsiderojnë kurrë si institucione ‘të veta’, Parlamentin, Qeverinë, qoftë edhe të republikës apo shtetit më të mirë nga pikëpamja e qeverisjes demokratike në botë. Andaj për këtë qëllim Qeveria e Kosovës, Institucionet dhe Parlamenti duhet të marrin masa urgjente që ta forcojnë ekonominë e Kosovës në mënyrë që sa më parë ta ndalojnë varfërimin e popullsisë nëse dëshirojnë që mos të vijnë deri te trazirat sociale, politike në vend të cilat natyrshëm qojnë edhe në përmbysjen e institucioneve shtetërore të Kosovës. Diçka e ngjashme iu bëhet edhe bisnismenve të mëdhej e të vegjël të Kosovës nëse dëshirojnë që ta kenë të sigurt kapitalin e tyre duhet që të interesohen sa më shumë edhe për zgjidhjen e papunësisë së shtresave të varfra kur dihet se në çfarë gjendje politike dhe ekonomike gjendet Kosova kur situata mund të dal jashtë kontrollit  në çdo moment si në shumë vende evropiane. Duhet ta kuptojmë mirë dhe ta kemi mirë në mendje se mbi një bazë sociale të tillë siç e kemi nuk mund të ndërtohet asnjë demokraci apo më mirë me thënë asnjë shoqëri demokratike. Shtetin mund ta udhëheqë vetëm ajo udhëheqje e cila e vazhdon rrugën e vet të drejtë pa lëkundje, nuk demoralizohet dhe nuk dëshpërohet në kthesat më të vështira të rënda dhe të rrezikshme. Kjo mund të realizohet vetëm atëherë kur me punën dhe angazhimin tonë kemi bërë që populli të ketë besim në klasën politike të zgjedhur nga vet ai. Ne sot, nuk kemi nevojë për vrulle dhe për nxitime politike. Ne kemi nevojë për hapa të  matur të Qeverisë, Parlamentit, partive politike dhe tërë masës së popullit.

 

Më 13.8. 2011

Prishtinë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora