Kulturë
Sylejman Morina: Shërim të shpejtë Akademik Palit
E diele, 14.08.2011, 11:55 AM
SHËRIM TË SHPEJTË AKADEMIK PALIT
Nga Sylejman Morina
Akademiku kroat me origjinë arbneshe nga Arbanasi i Zarës , maestro me famë botërore Pal Deshpali, do t’i mungoj skenave muzikore ,edhe për një kohë. Shkopi i tij dirigjentit do të pushoj duke e pritur kthimin triumfal të zotërisë së tij.
Shkëputja e maestros për ca kohë nga rrjedhat e kulturës muzikore e jetës akademike nuk është bërë me dëshirën e tij . Nuk është fjala për ndonjë pushim për shkak lodhjes nga aktivitetet e shumta apo për ndërprerje të qëllimshme, por një veprim i imponuar për shkak të një operacioni në zemër, i cili fatmirësisht ka përfunduar me sukses të plotë, siç u shpreh maestro Pali:
” Kam pasur një operacion të vështirë në zemër bajpas të trefisht, ende jam në fazën e përmisimit ,presim që çdo gjë do të jetë në rregull, kurse me punë do të filloj nga muaji shtator”
Pal Deshpali është djali i madh i kompozitorit dhe shkrimtarit me origjinë arbneshe , Shime Deshpalit , vëllau i Vallterit, violelqelistit me famë ndërkombëtare,pedagogut të akademisë muzikore dhe motrës Maja Deshpali –Bregoviq.Violiniste dhe pedagoge e akademisë e muzikës në Zagreb.Akademik Pal Deshpali Deri në vitin e kaluar ,2010 ishte nënkryetari i Akademisë Kroate e Shkencës dhe Arteve (HAZU ) . I dëshiëshirojmë shërim të shpejt akademikut të nderuar që sa më shpejt të shërohet dhe t’i kthehet aktiviteteve të tija,për realizimin e projekteve të planifikuara..