Kulturë
Mendimi për këngën popullore. Flasin Valbona Peraj, Paro Ziflaj, Bashkim Alibali
E diele, 14.08.2011, 11:46 AM
Kënga popullore ka bërë historinë e Shqipërisë
Nga Albert ZHOLI
VALBONA PERAJ
Cili është mendimi juaj për këngën popullore?
Për mendimin tim kënga popullore është kënga më e kultivuar sot në Shqipëri. Pas shumë viteve hallakatje, pas shumë viteve hauzimesh, pas shumë viteve deformimesh, duket se ajo sot po zë vendin e duhur. Qysh në vogëli jam rritur me këtë këngë. Jam rritur me këngën popullore shkodrane por edhe me atë të trevave të tjera të Shqipërisë. Dëgjoja dhe këndoja bashkë me zërin e radios pa ditur se nëj ditë do të bëhesha edhe vetë këngëtare. Për emndimin tim kënga popullore ëshët e pazëvëndësushme dhe pëlqehet nga të gjitha grupmoshat. Edhe pse vetë këndoj më shumë këngë të muzikës së lehtë sërishmi them që ajo më pëlqen shumë.
Përse ajo tashmë ka fituar terren ndaj këngëve të tjera?
Kjo këngë ka fituar terren pasi u pa qartë nga dëgjuesi që deformimet ishin të përkohshme. Hapja me botën e huaj solli dhe deformimin e këngës popullore duke e përzier atë me tallavanë. Por njerëzit u lodhën me këtë lloj përzierje. Kënga e huaj dhe ajo e deformuar sikur nuk u jepte më atë kënaqësi shpirtërore. Ndihej se tardicionalja kishte më shumë timbër, më shumë shpirt, më shumë lidhje me atdheun me të qënit shqiptar. Koha bëri që njerëzit të veleshin me këngën e huaj, me këngën e deformuar. Secila këngë e huaj ka një cak, atë të moanjohjes , Deri në atë moment ajo pëlqehet më vonë..
Si mund të luftohet deformimi i këngës popullore?
disa forma se si mund të luftohet deformimi i këngës popullore. E para është detyrë e kompozitorëve që të mos bëjnë deformime të tilla për hir të komercializmit. E dyta edhe e vetë kënëgtarëve që të ndërgjegjësohen për këtë fenomen që s’ka asgjë të mirë. E treta duhet të egzistojë dhe kritika. Kjo e fundit luan rol eterminues në opinion. Një kritikë e fortë e bën nëj këngë të tillë të zhytet në pyllin e harresës.
PARO ZIFLAJ
Cili është mendimi juaj për këngën popullore?
Eh, çtë të them unë për këngën popullore. Ajo është djepi, qumështi, era, ajri, ushqimi, drita ime. Pa të unë se mendoj dot veten. Unë këngëtare u bëra duke dëgjuar njerëzit e shtëpisë të këndonin kur punonin apo në dasma dhe fejesa. Ashtu u rrita ashtu vazhdoj të jem mes kësaj kënge magjiplotë. Këmga popullore ëshët shpirti I popullit. Për mendimin tim dhe pse ka dhe gjini të tjera të këngës si ajo e muzikës së lehtë, muzikës operistike. Lirike, mbretëresha e këngës është ajo popullore. Gjihnjë sipas mendimit tim.
Përse ajo tashmë ka fituar terren ndaj këngëve të tjera?
Kënga popullore nuk ka firuar terren, pasi ajo e ka pasur atë qysh në lindjen e saj. Ajo s’do shumë instrumenta, s’do shumë salltanete. Ajo ka ecur së bashku me jetën e popullit duke dhënë dhe duke marrë me njeri tjetrin. Nuk ka familje shqiptare të mos ketë një CD apo një kasetë me këngë popullore. Ky ëshët terreni që zotëron kjo këngë,
Si mund të luftohet deformimi i këngës popullore?
Rol kryesor për ruajtjen dhe kultivimin e këngës popullore luan vetë artisti, vetë këngëtari, ndërgjegjësimi I tij. Çdo këngëtar duhet ta dojë si veten këngën dhe të mos e çojë në rrugët e së panjohurës nga populli. E dimë që sot këngërët me këngë mbijetojnë, por duke pas paarsysh se dhe vetë populli se pëlqen deformimin patjetër që kënëtari duhet ta respektojë këtë kërkesë popullore dhe jo të ketë primare vetëm anën materiale. Pastaj vijnë dhe kompozitorët dhe kritikët e mirëfilltë. Pra janë disa rrugë që mund të ruhet kënga popullore.
BASHKIM ALIBALI
Cili është mendimi juaj për këngën popullore?
Çdo këngë e një këngëtari popullor është një dokument historik. Eshtë një medalje më shumë në gjoksin e historisë së këngës shqiptare. Edhe sot një pjesë e historisë shqiptare interpretohet nëpërmjet vargjeve të këngës popullore. Janë me dhjetra këngë popullore për figura të shquara historike që me vargjet dhe muzikën përcjellin një moment ta caktuar historik që në këngë merr një formë më të plotë. Pra ky është roli që zë në jetën e përditshme, në jetën në tërësi të popullit tonë kënga popullore. Ajo ka muzikën, kënaqësinë por dhe historinë . Ajo ka lindur nga populli në momnete të caktura, data dhe ditë të caktuara që nuk shlyhen kollaj nga ndërgjegja popullore..
Përse ajo tashmë ka fituar terren ndaj këngëve të tjera?
Nuk është se këngëës popullore i ka munguar terreni. Në një moment pas përmbysjes së diktaturës u vërejt se njerëzit u turrën pas këngës së huaj. Deri diku kishin të drejtë pas asaj mbyllje hermetike për njohjen e muzikës së huaj. Por kjo etje për muzikën e huaj ishte si një flakë kashte. Kureshtja u shua shumë shpejt. Detyrimisht që koha do sillte në piedestakin që i takonte këngën popullorë. Ishin emigrantët të parët që filluan ta këkronin me ngulm këtë këngë. Malli për atdheun solli dhe dëshirën e madhe për ta bërë sërishmi pjesë së etës së tyre duke ftaur këngëtarë nga atdheu. Unë kam qenë nëj nga ata që kam shetitur shumë vende të botës të ftuar nga emigrantët për të kënduar këngë popullore. Pra ndaj këngës popullore u hodh një mjegull që u largua ashtu siç erdhi pa lënë gjurmë.
Si mund të luftohet deformimi i këngës popullore?
Lufta për mos deformimin e këngës popullore fillon tek vetë këngëtari. Unë kurrë s’do ta deformoja këngën e bukur shkodrane sikur të më falin botën. Madje do të thoja që të vendoset dhe nëj ligj për mosdeformimin ë kësaj tradite, kësaj vlere të popullit. Shtetet e huaj bënë çmos të na e deformojnë sikundër bëjnë çmos ta ruajnë këngën e tyre. Edhe ne duhet të përdorim të gjitha mënyrat për ta ruajtur me vitalitet këtë thesar të çmueshëm. Pastaj radhiten dhe kompozitorët, kritikët, mbledhësit e folklorit. Këta duhet të jenë një trup për ta mbrojt atë.