E marte, 16.07.2024, 07:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Faik Konica: Nata po afrohet...

E diele, 14.08.2011, 12:18 PM


FAIK KONICA

 

NATA PO AFROHET...

 

Nata po afrohet. Drita e dites tretet dale nga dale: e mbi tjegullat e shtepive, mbi rrasat e gureve, mbi fletet e pemeve, permbi trupat e epta te cupave qe shkojne, nje ngjyre manushaqe -nje ngjyre gushepellumbi, si thone ne ca male tona- shtrihet e i mpshtjell.

Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen.

Hijet behen te dendura, me te zeza. Njeri pas tjetrti, yjte cpojne qiellin, e pikojne drite. Nata u afrua.

Nata erdhi.

E kur afrohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S'eshte si liqeni i Ohrit me ujra te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines qe shkelqen si nje fushe e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e ketej nga lundra te metshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne malsore te rrepte. Ështe nje liqen jo me

i madh se nje kopesht, ne mes te nje pylli te punuar, liqen i ndyre, i ndyre sa uji i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne mvarin deget e tyre gjer mbi faqen e tij, edhe mbi faqe te tij hena ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here nje peshk, nje tjeter, e nje tjeter, shume pishq tingellojne ujet.

Uji perseri pushon e fle. Po nje ere e ngadalte (oh, shume e ngadalte!), unjet mbi liqen e i zubravit faqen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora