E diele, 28.04.2024, 06:29 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Kriza e të krisurve dhe integrimet shqiptare

E merkure, 20.07.2011, 07:58 PM


Kriza e të krisurve dhe integrimet shqiptare

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Dilema. Ofshama. Vapë. Temperatura të larta. Pështjellirë socio-politike dhe gjuhë ironike. Bredhje brenda mureve, bredhje rrugëve, bredhje edhe nëpër internet në detin e portalomanisë. Ndonjë postim në facebook sikur na shërben siç tha dikush si një lloj çfryerje. Lexojmë lajme, shkrime, opinione herë-herë duke lënë ndonjë like, unlike a ca rreshta komenti. Paj me diçka duhet të merremi. S’ka gjë edhe pse gjëra të ripërsëritura e banale. Falenderojmë Zotin kur ka kohë e periudhë kohore kur përmbahemi pa hapur gojën e kridhemi në heshtje duke u shtirë se jemi mospërfillës ndaj ngjarjeve e të ngjarave. Dikush shkruan “A ka moral politika?” e përfundi këtij shkrimi shohim pyetjen “A ka moral kultura?”. Klikimet vazhdojnë dhe ato ndikojnë që të na ngatërrohet bukur shumë gjendja emocionale. Mbrojtësja e ekranit luan rolin e vet. Ndonjëherë merr udhën jo për Janinë por për te dera e ballkonit. Del shikon ambientin përreth pa harruar të vështrosh edhe qiellin dhe shenjat që mund t’i vëresh në të. Sikur prêt edhe ndonjë zile a të trokitur a ndonjë ftesë të (pa)pritur për një shëti njëzet a tridhjetë minutëshe a ndonjë ndejë disa orëshe diku. Herë-herë edhe kënaqemi duke u dhënë pas gjëra të “vogla” e kemi dëgjuar se lumturia përbëhet prej tyre. Herë-herë e ngushllojmë disi veten duke e marrë me të mire e duke mos u pajtuar me gjendjen faktike në terren e cila lë për të dëshiruar ngado që të shkosh. Koktej i ëmbël i kësaj vere: “Hej më e bukura në jetë: Shqipërijona Natyrale…” poezi e Zeqir Gërvallës, plus kënga “Do të kthehem nënë” e Jusuf Gërvallës”, shkrime tjera për historinë e kulturën tonë, një cikël dokumentarësh për natyrën e mrekullueshme shqiptare, poezi nga Durrësi dhe aromën e detit që solli shoku im nga atje, tregime e skica me halle e derte njerëzish të ndershëm dhe vështërsitë e peripecitë e mëdha që shoqërojnë e përballen me to në jetë…

Ja se cili është komenti im për shkrimin mjeran ekstraturbullues të Frrok Cupit të titulluar “E majta ekstreme Tiranë-Prishtinë”:

 

Ky artikull është një dëshmi e qartë për inatin dhe xhelozinë e papërmbajtur për të arriturat e sukseset që i ka pasur e do t'i ketë Vetëvendosja por edhe Aleanca Kuq e Zi.Frrok Cupi bën pjesë në Aleancën e të krisurve që i ka kapluar një krizë e thellë e atyre që janë zhytur në të si thotë Capjupi do t'u bjerë dambllaja, do të rrjedhin nga trutë në mënyrë ekstreme në një të ardhme të afërt. Disa pjesëtarë të kësaj aleance trurrjedhëse janë: Migjen Kelmendi e Fatos Lubonja, Halil Matoshi e Mustafa Nano,Baton Haxhiu e Blendi Fevziu, Donat Syla e Sokol Balla, Bardhyl Metaj e Ilir Meta...Këta janë disa nga vëllezërit ideologjikë që kanë problem e identitetin e vet. Janë qenë që s'më kafshojnë do të thoshte Lasgushi...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora