E diele, 28.04.2024, 01:56 PM (GMT+1)

Mendime

Selatin Kaçaniku: Naftëtarët nga ATK-ja kërkojnë arka fiskale gratis?!

E merkure, 20.07.2011, 07:55 PM


NAFTËTARËT  NGA ATK-ja KËRKOJNË ARKA FISKALE GRATIS ?!

 

Naftëtarët ia nxorrën b…ishtin: Kushtëzojnë Qeverinë e Kosovës me

kompensim të shpenzimeve të  pajisjes me arkat fiskale gjë të cilën e

paskan negociuar me Administratën Tatimore të Kosovës dhe qenkan duke

pritur vendim të favorshëm nga Ministria e Finansave ?!

 

Naftëtarët me “  nëntë shpirtëra “ ( shumë të aftë për” sallto mortale

“ në biznes, me standarde e me ligje ) morën guximin për t i kërkuar

lëmoshë ATK-së, MF-ës dhe Qeverinë së Kosovës sepse qenkan buzë “

falimentimit “ ?!

Nga lindi idea dhe arsyetimi për të kërkuar kompenzimin (

subvencionimin ) e shpenzimeve që dalin nga procesi i pajisjes me arka

fiskale ? Ky guxim i tepërtë ( nuk po e them i paciptë ) më bën të

dyshoj se naftëtarët kanë krijuar afërsi tepër të madhe ( mos të them

marrëveshje, bashkpunim ja ortaki ) me disa nga institucionet, disa

nga zyrtarët qeverisës e me disa nga liderët politikë ?!

Kompenzimi i shpenzimeve ( subvencionimi ) i kësaj branshe, i kësaj

dege, i kësaj veprimtarie biznesore që ne konsumatorët e njohim si

tejet profitabile, do të ishte tepër favorizues për naftëtarët ( nëse

do të miratohej ) por do të ishte edhe tejet diskriminues ndaj të

gjitha buzneseve tjera. Jamë për zbatimin e Ligjit e jo për favorizim

të naftëtarëve që prodhon diskriminim mes bizneseve tjera.

Kjo nga se ne konsumatorët kemi bindjen se,

1.        Naftëtarët janë të aftë finansiarisht ta përballojnë këtë kosto;

2.        Ekziston mundësia që pagesa të bëhet me këste;

3.        Naftëtarët  nuk janë dëshmuar aq të përkushtuar për këthimin e

çmimeve të karburanteve kur ato ulen  në Berzën Botërore;

4.        Naftëtarët ishin të dyshuar dhe u hetuan nga Komisioni i

konkurrencës për kartelizimin, monopilizimin e oligopolizimin e

tregut;

5.        Konsumatori akoma ka dyshime në cilësinë dhe vellimin ( sasinë ) e

karburanteve me të cilat furnizohet nga pikat shitëse nga shumica e po

këtyre naftëtarëve dhe aq më shumë është i pakënaqur edhe me çmimet e

tyre;

6.        Cilësia e dobët e karburanteve, në veçanti prania tepër e lartë e

sulfurit akoma skajshmërisht ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin

e konsumatorit duke ngritur së tepërmi koston e mirëmbajtjes ( të

shpenzimeve ) të shëndetit, kosto kjo që ngarkon edhe xhepin e

konsumatorit por edhe Buxhetin e Shtetit. Ndaj Shteti i Kosovës duhet

të sigurojë mjete shtesë për mirëmbajtjen e shëndetit të rrezikuar të

konsumatorëve nga derivatet jocilësore të një pjese të madhe të

naftëtarëve tanë;

7.        Cilësia e dobët e derivative të naftës rrezikon jetën e

pjesëmarrësve në trafik;

8.        Dëmton rëndë të drejtat e ngasësve të automjeteve nga mërgata jonë

të cilët, nga kompanitë e sigurimeve të automjeteve në vendet ku

jetojnë e punojnë, pengohen  ta vizitojnë Kosovën ( sepse iu prishet

Polisa e Sigurimit ) për shkak të cilësisë së dobët të derivative me

të cilat i furnizojnë shumica e pikave shitëse të naftëtarëve në

Kosovë;

9.        Naftëtarët nuk janë realë, nuk janë të sinqerte dhe nuk janë

korrektë. Përkundrazi, me këto sjellje ata po i “ tradhtojnë “ edhe “

dostat “ e tyre në instancat vendim-marrëse?!

10.        Ne akoma nuk  harrojmë aferat e naftëtarëve. Le ta kujtojmë vetëm

rastin e importit të 98 autocisternave me naftë kancerogjene

disulfurike që për javë të tëra u bllokuan në brezin kufitar 

Koovës me Maqedoninë ?!

 

Poashtu, mendoj se nuk mjafton vetëm reagimi i Aleancës Kosovare të

Bizneseve. Lidhur me këtë “ marifet “ ( të mundshëm )  duhet të

shprehen edhe asociacionet tjera biznesore dhe afariste, sepse nëse

naftëtarëve u bëhet një benefit ( leshim ) i këtij lloji duhet të

përgaditemi të shohim edhe leshime të branshës dhe të natyrës tjetër.

Konsumatori në Kosovë- taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të

Kosovës ( punëdhënes edhe për ATK-në, edhe për MF-në, edhe për

Qeverinë, edhe për…) nuk është i gatshëm të shohë “ marifete “  dhe

lojra e favorizime të tilla që prodhojnë diskriminim mes të gjithë

bizneseve dhe mes afaristëve të tjerë. ATK-ja, MF-ja…Qeveria duhet

obligativisht ta zbatojnë ligjin kudo dhe njësoj për të gjithë !

 

Konsumatori i Kosovës, për zbatimin e ligjeve në fuqi, në veçanti të fushës së

finansave, kërkon angazhimin aktiv dhe me kohë të të gjithë gardienëve

të ligjit, duke nënvizuar prokuroritë – të cilat nuk mund të

arsyetohen se nuk janë informuar ose nuk janë alarmuar !

 

 

Shiquar realisht, kësaj rradhe, ATK-ja ia nxorrën b…ishtin: Kushtëzon,

presionon naftëtarët, ua imponon ndërrimin e arkave fiskale anise të

mëparshmet i propozuan, i rekomanduan dhe i pranuan vetë ?! Tani, për

të përmirësuar gabimin ( “ për të larë m..me sh… “ ), ATK-ja ka nisur

negociatat me naftëtarët për ndërrimin e arkave fiskale “ …sepse këto

nuk qenkan në rregull, nuk qenkan adekuate …”?! Për zbatimin e Ligjit

nuk nevoiten negociatat, mjafton vetëdijësimi ose ngritja graduale, me

forma edukative, e nivelit të kulturës afariste. ATK-ja na del se ka

negociuar me naftëtarët për t ia imponuar “ vezën e qyqes “, për t i

detyruar naftëtarët që shpenzimet shtesë, pa fajin e tyre, t jua

imponojë naftëtarëve ?!

 

E komentova mbrëmë verzionin “ zyrtar “ që është raportuar për

opinion, për gazetarët, për konsumatorët.

Tani po i përgjigjem pyetjes që e bëra mbrëmë para mesnate: Nga lindi

idea dhe arsyetimi për të kërkuar kompenzimin ( subvencionimin ) e

shpenzimeve që dalin nga procesi i pajisjes me arka fiskale ?

Kërkesa për kompenzim të shpenzimeve ( subvencionim ) të kësaj

veprimtarie biznesore që ne konsumatorët e njohim si tejet

profitabile, shiquar nga këndvështrimi i naftëtarëve është real dhe i

drejtë ?! Ndërsa insistimi i ATK-së është i hershëm, i pamatur, ua lë

fajin dhe shpenzimet naftëtarëve duke mos e pranuar gabimin se vet

ATK-ja këshilloi, propozoi, rekomandoi…më pare arkat ekzistuese

fiskale dhe i pranoi, i certifikoi ato si dhe i legalizoi – si

zgjedhje e pranueshme dhe përfundimtare ?!

 

ATK-ja i ka shkaktuar dëme naftëtarëve prej rreth 4 MIL € ndërsa

fajin, përgjegjësinë nuk e pranon. As kompensimin e demit dhe të

shpenzimeve ATK-ja nuk duhet kompensuar nga mjetet që dalin nga

Buxheti i Kosovës sepse, ne konsumatorët si taksapagues dhe gjenerues

kryesorë të Buxhetit të Kosovës nuk pajtohemi dhe nuk lejojmë.

Paragjykoj se këtë nuk do ta lejonin as bizneset tjera taksapaguese.

Dëmet e shpenzimet duhet të mbulohen nga pagat e atyre që i kanë

kontribuar këtij mish-mashi. Ne konsumatorët taksapagues nuk jemi

përgjegjës dhe nuk lejojmë që shpenzimet e panevojshme të mbulohen nga

paratë tona !!!

ATK-ja nuk ka ide për zgjedhjen e problemit e as nuk propozon

arbitrazh: Këthimi i arkave të vjetra me rastin e bërjes së porosisë

për arka të reja fiskale ( deri 10 herë më të shtrenjta ) do të ishte

një zgjedhje fatlume dhe e pranueshme, nëse ATK-ja ka kredibilitet për

një propozim të tillë. Por, për të arritur deri këtu kemi shumë punë

tjera për të bërë.

 

Pse është insistimi i ATK-së i hershëm ? Është i hershëm sepse është i

pamatur, i paplan i krijuar dhe i pa akorduar me veprim

interdisiplinar me Ministritë tjera ?! Po e jap vetëm një shëmbull:

Meq Kosova është në rrugë të Integrimeve Europiane duhet pasur

parasyshë se pompat e drivateve janë ndotës goxha serioz të mjedisit.

Së këndejmi pompat e benzinës duhet t i përshtaten standardeve

europiane, jo vetëm të mbrojtjes së mjedisit ( në bashkpunim me MMPH )

por edhe të sigurisë, të mbrojtjes në punë ( në bashkpunim me MPMS ),

të…Në këtë kontekst MTI-ja ( në bashkpunim ) duhet insistuar që tregu

i Kosovës MENJËHERË, e më së largu Brenda afatit dyjavor ( për aq sa i

kanë deklaruar naftëtarët rezervat dhe kontratat, e jo në muajin

dhjetor siq është vendosur, të nis furnizimi me derivate të

STANDARDEVE EUROPIANE !

 

Pse është insistimi i ATK-ës i pamatur : Është i pamatur sepse

paraprakisht nuk është bërë një studim profesional i cili do të

rezultonte me hapat që do të duheshte ndërmarrë, por edhe me

operacionalizimin e veprimeve. Kështu, doli vetëm një vendim amatoresk

me kërkesë qesharake që ulë reputacionin e ATK-së ?!

Me këtë por edhe me disa veprime të mëparshme ATK-ja luajti me

besimin: Hezitoi tepër gjatë me aplikimin e arkave fiskale; Këtë e

bëri me dallime ( diferencime ) rajonale, gjeografike, nacionale,

klanore, shtresore, sipas të “ njofshëmve “…?! ATK-ja rreth 50 % të

bizneseve informnale i “ certifikoi “ për konkurrencë joluajale

bizneseve që paguajnë tatim; ATK-ja nuk bashkpunon si e sa duhet me

MF-në, me MTI-në, me MD, me SHP, me EULEX-in, me KFOR-in,…me Qeverinë

për t i kontrolluar kufijtë, hyrje daljen dhe qarkullimin e

mallrave..për të vënë rend fiskal e për të kontrolluar tregun nga ky

kënd ?! Bizneset, në vaçanti ato të voglat ankohen se ATK-ja i

favorizon bizneset e mëdha ndërsa bizneset e vogla ( rrjedhimisht )

ndihen të diskriminuara ?! Nga kjo del se ATK-ja tepër autoritetshëm

qëndron mbi kokat e disa bizneseve ( si Shpata e Demokleut “ ) dhe se

akoma nuk ka arritur t i afrohet bizneseve taksapaguese – kontribuese

edhe për pagat e ATK-së. Rrjedhimisht, del se ATK-ja qëndruaka shumë

larg ( e tepër lartë ) edhe në raport me asociacionet e bizneseve dhe

të afaristëve në Kosovë. Ndërsa me konsumatorin ATK-ja “ komunikon “

vetëm në distance – duke shfrytëzuar mjetet e komunikimit dhe duke mos

ia ditur akoma adresën e vërtetë as konsumatorit as KONSUMATORIT ?!

Imponohet rezymimi se munguaka kultura, afiniteti dhe përgjegjëshmëria

e komunikimit në favor të cilësisë së bashkpunimeve.

 

18-19.07.2011.

Selatin Kaçaniku, dhe

Prishtinë,

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

ok.kosova@gmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora