| E merkure, 20.07.2011, 07:55 PM |
NAFTËTARËT NGA ATK-ja KËRKOJNË ARKA FISKALE GRATIS ?!
Naftëtarët ia nxorrën b…ishtin: Kushtëzojnë Qeverinë e Kosovës me
kompensim të shpenzimeve të pajisjes me arkat fiskale gjë të cilën e
paskan negociuar me Administratën Tatimore të Kosovës dhe qenkan duke
pritur vendim të favorshëm nga Ministria e Finansave ?!
Naftëtarët me “ nëntë shpirtëra “ ( shumë të aftë për” sallto mortale
“ në biznes, me standarde e me ligje ) morën guximin për t i kërkuar
lëmoshë ATK-së, MF-ës dhe Qeverinë së Kosovës sepse qenkan buzë “
falimentimit “ ?!
Nga lindi idea dhe arsyetimi për të kërkuar kompenzimin (
subvencionimin ) e shpenzimeve që dalin nga procesi i pajisjes me arka
fiskale ? Ky guxim i tepërtë ( nuk po e them i paciptë ) më bën të
dyshoj se naftëtarët kanë krijuar afërsi tepër të madhe ( mos të them
marrëveshje, bashkpunim ja ortaki ) me disa nga institucionet, disa
nga zyrtarët qeverisës e me disa nga liderët politikë ?!
Kompenzimi i shpenzimeve ( subvencionimi ) i kësaj branshe, i kësaj
dege, i kësaj veprimtarie biznesore që ne konsumatorët e njohim si
tejet profitabile, do të ishte tepër favorizues për naftëtarët ( nëse
do të miratohej ) por do të ishte edhe tejet diskriminues ndaj të
gjitha buzneseve tjera. Jamë për zbatimin e Ligjit e jo për favorizim
të naftëtarëve që prodhon diskriminim mes bizneseve tjera.
Kjo nga se ne konsumatorët kemi bindjen se,
1. Naftëtarët janë të aftë finansiarisht ta përballojnë këtë kosto;
2. Ekziston mundësia që pagesa të bëhet me këste;
3. Naftëtarët nuk janë dëshmuar aq të përkushtuar për këthimin e
çmimeve të karburanteve kur ato ulen në Berzën Botërore;
4. Naftëtarët ishin të dyshuar dhe u hetuan nga Komisioni i
konkurrencës për kartelizimin, monopilizimin e oligopolizimin e
tregut;
5. Konsumatori akoma ka dyshime në cilësinë dhe vellimin ( sasinë ) e
karburanteve me të cilat furnizohet nga pikat shitëse nga shumica e po
këtyre naftëtarëve dhe aq më shumë është i pakënaqur edhe me çmimet e
tyre;
6. Cilësia e dobët e karburanteve, në veçanti prania tepër e lartë e
sulfurit akoma skajshmërisht ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin
e konsumatorit duke ngritur së tepërmi koston e mirëmbajtjes ( të
shpenzimeve ) të shëndetit, kosto kjo që ngarkon edhe xhepin e
konsumatorit por edhe Buxhetin e Shtetit. Ndaj Shteti i Kosovës duhet
të sigurojë mjete shtesë për mirëmbajtjen e shëndetit të rrezikuar të
konsumatorëve nga derivatet jocilësore të një pjese të madhe të
naftëtarëve tanë;
7. Cilësia e dobët e derivative të naftës rrezikon jetën e
pjesëmarrësve në trafik;
8. Dëmton rëndë të drejtat e ngasësve të automjeteve nga mërgata jonë
të cilët, nga kompanitë e sigurimeve të automjeteve në vendet ku
jetojnë e punojnë, pengohen ta vizitojnë Kosovën ( sepse iu prishet
Polisa e Sigurimit ) për shkak të cilësisë së dobët të derivative me
të cilat i furnizojnë shumica e pikave shitëse të naftëtarëve në
Kosovë;
9. Naftëtarët nuk janë realë, nuk janë të sinqerte dhe nuk janë
korrektë. Përkundrazi, me këto sjellje ata po i “ tradhtojnë “ edhe “
dostat “ e tyre në instancat vendim-marrëse?!
10. Ne akoma nuk harrojmë aferat e naftëtarëve. Le ta kujtojmë vetëm
rastin e importit të 98 autocisternave me naftë kancerogjene
disulfurike që për javë të tëra u bllokuan në brezin kufitar të
Koovës me Maqedoninë ?!
Poashtu, mendoj se nuk mjafton vetëm reagimi i Aleancës Kosovare të
Bizneseve. Lidhur me këtë “ marifet “ ( të mundshëm ) duhet të
shprehen edhe asociacionet tjera biznesore dhe afariste, sepse nëse
naftëtarëve u bëhet një benefit ( leshim ) i këtij lloji duhet të
përgaditemi të shohim edhe leshime të branshës dhe të natyrës tjetër.
Konsumatori në Kosovë- taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të
Kosovës ( punëdhënes edhe për ATK-në, edhe për MF-në, edhe për
Qeverinë, edhe për…) nuk është i gatshëm të shohë “ marifete “ dhe
lojra e favorizime të tilla që prodhojnë diskriminim mes të gjithë
bizneseve dhe mes afaristëve të tjerë. ATK-ja, MF-ja…Qeveria duhet
obligativisht ta zbatojnë ligjin kudo dhe njësoj për të gjithë !
Konsumatori i Kosovës, për zbatimin e ligjeve në fuqi, në veçanti të fushës së
finansave, kërkon angazhimin aktiv dhe me kohë të të gjithë gardienëve
të ligjit, duke nënvizuar prokuroritë – të cilat nuk mund të
arsyetohen se nuk janë informuar ose nuk janë alarmuar !
Shiquar realisht, kësaj rradhe, ATK-ja ia nxorrën b…ishtin: Kushtëzon,
presionon naftëtarët, ua imponon ndërrimin e arkave fiskale anise të
mëparshmet i propozuan, i rekomanduan dhe i pranuan vetë ?! Tani, për
të përmirësuar gabimin ( “ për të larë m..me sh… “ ), ATK-ja ka nisur
negociatat me naftëtarët për ndërrimin e arkave fiskale “ …sepse këto
nuk qenkan në rregull, nuk qenkan adekuate …”?! Për zbatimin e Ligjit
nuk nevoiten negociatat, mjafton vetëdijësimi ose ngritja graduale, me
forma edukative, e nivelit të kulturës afariste. ATK-ja na del se ka
negociuar me naftëtarët për t ia imponuar “ vezën e qyqes “, për t i
detyruar naftëtarët që shpenzimet shtesë, pa fajin e tyre, t jua
imponojë naftëtarëve ?!
E komentova mbrëmë verzionin “ zyrtar “ që është raportuar për
opinion, për gazetarët, për konsumatorët.
Tani po i përgjigjem pyetjes që e bëra mbrëmë para mesnate: Nga lindi
idea dhe arsyetimi për të kërkuar kompenzimin ( subvencionimin ) e
shpenzimeve që dalin nga procesi i pajisjes me arka fiskale ?
Kërkesa për kompenzim të shpenzimeve ( subvencionim ) të kësaj
veprimtarie biznesore që ne konsumatorët e njohim si tejet
profitabile, shiquar nga këndvështrimi i naftëtarëve është real dhe i
drejtë ?! Ndërsa insistimi i ATK-së është i hershëm, i pamatur, ua lë
fajin dhe shpenzimet naftëtarëve duke mos e pranuar gabimin se vet
ATK-ja këshilloi, propozoi, rekomandoi…më pare arkat ekzistuese
fiskale dhe i pranoi, i certifikoi ato si dhe i legalizoi – si
zgjedhje e pranueshme dhe përfundimtare ?!
ATK-ja i ka shkaktuar dëme naftëtarëve prej rreth 4 MIL € ndërsa
fajin, përgjegjësinë nuk e pranon. As kompensimin e demit dhe të
shpenzimeve ATK-ja nuk duhet kompensuar nga mjetet që dalin nga
Buxheti i Kosovës sepse, ne konsumatorët si taksapagues dhe gjenerues
kryesorë të Buxhetit të Kosovës nuk pajtohemi dhe nuk lejojmë.
Paragjykoj se këtë nuk do ta lejonin as bizneset tjera taksapaguese.
Dëmet e shpenzimet duhet të mbulohen nga pagat e atyre që i kanë
kontribuar këtij mish-mashi. Ne konsumatorët taksapagues nuk jemi
përgjegjës dhe nuk lejojmë që shpenzimet e panevojshme të mbulohen nga
paratë tona !!!
ATK-ja nuk ka ide për zgjedhjen e problemit e as nuk propozon
arbitrazh: Këthimi i arkave të vjetra me rastin e bërjes së porosisë
për arka të reja fiskale ( deri 10 herë më të shtrenjta ) do të ishte
një zgjedhje fatlume dhe e pranueshme, nëse ATK-ja ka kredibilitet për
një propozim të tillë. Por, për të arritur deri këtu kemi shumë punë
tjera për të bërë.
Pse është insistimi i ATK-së i hershëm ? Është i hershëm sepse është i
pamatur, i paplan i krijuar dhe i pa akorduar me veprim
interdisiplinar me Ministritë tjera ?! Po e jap vetëm një shëmbull:
Meq Kosova është në rrugë të Integrimeve Europiane duhet pasur
parasyshë se pompat e drivateve janë ndotës goxha serioz të mjedisit.
Së këndejmi pompat e benzinës duhet t i përshtaten standardeve
europiane, jo vetëm të mbrojtjes së mjedisit ( në bashkpunim me MMPH )
por edhe të sigurisë, të mbrojtjes në punë ( në bashkpunim me MPMS ),
të…Në këtë kontekst MTI-ja ( në bashkpunim ) duhet insistuar që tregu
i Kosovës MENJËHERË, e më së largu Brenda afatit dyjavor ( për aq sa i
kanë deklaruar naftëtarët rezervat dhe kontratat, e jo në muajin
dhjetor siq është vendosur, të nis furnizimi me derivate të
STANDARDEVE EUROPIANE !
Pse është insistimi i ATK-ës i pamatur : Është i pamatur sepse
paraprakisht nuk është bërë një studim profesional i cili do të
rezultonte me hapat që do të duheshte ndërmarrë, por edhe me
operacionalizimin e veprimeve. Kështu, doli vetëm një vendim amatoresk
me kërkesë qesharake që ulë reputacionin e ATK-së ?!
Me këtë por edhe me disa veprime të mëparshme ATK-ja luajti me
besimin: Hezitoi tepër gjatë me aplikimin e arkave fiskale; Këtë e
bëri me dallime ( diferencime ) rajonale, gjeografike, nacionale,
klanore, shtresore, sipas të “ njofshëmve “…?! ATK-ja rreth 50 % të
bizneseve informnale i “ certifikoi “ për konkurrencë joluajale
bizneseve që paguajnë tatim; ATK-ja nuk bashkpunon si e sa duhet me
MF-në, me MTI-në, me MD, me SHP, me EULEX-in, me KFOR-in,…me Qeverinë
për t i kontrolluar kufijtë, hyrje daljen dhe qarkullimin e
mallrave..për të vënë rend fiskal e për të kontrolluar tregun nga ky
kënd ?! Bizneset, në vaçanti ato të voglat ankohen se ATK-ja i
favorizon bizneset e mëdha ndërsa bizneset e vogla ( rrjedhimisht )
ndihen të diskriminuara ?! Nga kjo del se ATK-ja tepër autoritetshëm
qëndron mbi kokat e disa bizneseve ( si Shpata e Demokleut “ ) dhe se
akoma nuk ka arritur t i afrohet bizneseve taksapaguese – kontribuese
edhe për pagat e ATK-së. Rrjedhimisht, del se ATK-ja qëndruaka shumë
larg ( e tepër lartë ) edhe në raport me asociacionet e bizneseve dhe
të afaristëve në Kosovë. Ndërsa me konsumatorin ATK-ja “ komunikon “
vetëm në distance – duke shfrytëzuar mjetet e komunikimit dhe duke mos
ia ditur akoma adresën e vërtetë as konsumatorit as KONSUMATORIT ?!
Imponohet rezymimi se munguaka kultura, afiniteti dhe përgjegjëshmëria
e komunikimit në favor të cilësisë së bashkpunimeve.
18-19.07.2011.
Selatin Kaçaniku, dhe
Prishtinë,
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
ok.kosova@gmail.com