| E merkure, 20.07.2011, 07:58 PM |
Kriza e të krisurve dhe integrimet shqiptare
Nga Blerim Rrecaj
Dilema. Ofshama. Vapë. Temperatura të larta. Pështjellirë socio-politike dhe gjuhë ironike. Bredhje brenda mureve, bredhje rrugëve, bredhje edhe nëpër internet në detin e portalomanisë. Ndonjë postim në facebook sikur na shërben siç tha dikush si një lloj çfryerje. Lexojmë lajme, shkrime, opinione herë-herë duke lënë ndonjë like, unlike a ca rreshta komenti. Paj me diçka duhet të merremi. S’ka gjë edhe pse gjëra të ripërsëritura e banale. Falenderojmë Zotin kur ka kohë e periudhë kohore kur përmbahemi pa hapur gojën e kridhemi në heshtje duke u shtirë se jemi mospërfillës ndaj ngjarjeve e të ngjarave. Dikush shkruan “A ka moral politika?” e përfundi këtij shkrimi shohim pyetjen “A ka moral kultura?”. Klikimet vazhdojnë dhe ato ndikojnë që të na ngatërrohet bukur shumë gjendja emocionale. Mbrojtësja e ekranit luan rolin e vet. Ndonjëherë merr udhën jo për Janinë por për te dera e ballkonit.
Ja se cili është komenti im për shkrimin mjeran ekstraturbullues të Frrok Cupit të titulluar “E majta ekstreme Tiranë-Prishtinë”:
Ky artikull është një dëshmi e qartë për inatin dhe xhelozinë e papërmbajtur për të arriturat e sukseset që i ka pasur e do t'i ketë Vetëvendosja por edhe Aleanca Kuq e Zi.Frrok Cupi bën pjesë në Aleancën e të krisurve që i ka kapluar një krizë e thellë e atyre që janë zhytur në të si thotë Capjupi do t'u bjerë dambllaja, do të rrjedhin nga trutë në mënyrë ekstreme në një të ardhme të afërt. Disa pjesëtarë të kësaj aleance trurrjedhëse janë: Migjen Kelmendi e Fatos Lubonja, Halil Matoshi e Mustafa Nano,Baton Haxhiu e Blendi Fevziu, Donat Syla e Sokol Balla, Bardhyl Metaj e Ilir Meta...Këta janë disa nga vëllezërit ideologjikë që kanë problem e identitetin e vet. Janë qenë që s'më kafshojnë do të thoshte Lasgushi...