Kulturë
Çlirim Uça: Im atë Robin Hudi
E marte, 21.06.2011, 07:59 PM
Çlirim Uça
IM ATË ROBIN HUDI
Baba im, legjendë Dukagjini,
Veç një Zot e di se kush e lindi,
Aq sa edhe sot vazhdon kundërshtimi,
Secili po thonte: djali asht i imi.
Në sytë e tij Shqiponja bante be,
Dragoi thonte krahët unë ia kam pre,
Gjyshja po kambëngulte: asht biri im
Rrahte gjoksin gjyshi: grueja ma ka lindë.
I kujt qè e s`qè, pak ka randësi,
Mjaft ta dijë bota, që unë jam i tij,
Merre si ta marrish, s`jam as unë ma pak,
Jam porsi kodra që rri përmbi shpat.
Ka qenë i madh, shtatin si një lis,
I bukur, i kandshëm, nder për gjith’ fis,
I mençun ishte, si askush n’ atë anë,
Lumja, thonte nana, çfarë burri kam marrë!
Deri ku rrok syni e njihnin bajraktar,
Shtatë copë katunde mbrapa i kanë ardhë,
Ka pleqnue halle, ka lanë edhe fjalë,
Mbarë njerëzia sot n’ gojë ato i mbanë.
Me hir e pa hir, të gjithë e kanë dashtë
Përveç do spiuna serb nëpër kashtë,
Që fshehun rrinin nëpër bira t`minit,
Si dikur Hitleri prej bombardimit.
Bubullimë ishte n’t’Dukagjinit Lug,
Trim i rrallë vërtetë, porsi Robin Hud,
Një jetë për Atdhe ai tue luftue,
Anmiqve tmerrin n`asht ua ka çue.
Qè rebelue për një kafshatë jetë,
Për një rend të ri, pa maskarallek,
Ku të kishte bukë, kripë e pak lezet,
T’ përbashkuem e donte ” kombin e vet”.
Ai nën komandë ka pasë një ushtri,
Sharofin e mbante për zevendës të tij;
Në t`gjitha betejat përpara u ka pri,
Mjerë ata livadhe ku ai ia ka mësye.
Po vdiq një ditë e nami mori fund,
Kush ma s`kujton t’madhin Robin Hud,
Pos meje, nanës, dhe motrave të mija,
Gjedhëve të shtëpisë e deleve të tija.
18.06.2011