Kulturë
Sami Islami: Gracka
E diele, 29.05.2011, 03:58 PM
 Sami ISLAMI
Sami ISLAMI
GRACKA
(Në prag të 100-vjetorit të masakrës serbe në Grackë afër Lipjanit)
Në arat e mbjella me misër e grurë
Edhe sot duket një rrafshinë e zhveshur, 
Plot tjegulla të  thyera bunare  dhe gurë
Ku u fashit   një histori e heshtur. 
Aty dikur gjallonte Gracka shqiptare
Me njerëz, shtëpi, bagëti e kullotë
Dhe mjaftoi që vetëm një ditë  e vetme  
Që serbi  të rrafshonte çdo gja për tokë!
Këtu nën rrënoja rri i varrosur trishtimi 
I shqiptarëve të djegur e  masakruar
Nën gërmadha dëgjohet ende rënkimi 
I banorëve të Grackës me shkrumb mbuluar
Thonë tek po kalonte aty pari ordia e  Serbisë
E dikush nga banorët, gjoja,   paska  “shti” mbi ushtri
Dhe për këtë “faj” u ndëshkuan  të gjithë fshatarët
Në bajonetë përfundoi burrë, plak e fëmijë 
Vajzat dhe gratë i ngujunë në një ahur
I vunë flakën, u tëhoqën dhe shkunë
I lanë që të digjeshin gjallë! Ç’skenë makabër!
Thonë se njeriu në raste të tilla  
Fiton forcë të madhe hyjnore
Kësisoji vajzat, gratë, nanat shqiptare
Të thejnë derën, u shkoi për dore !
Duke ça flakët e zjarrit gjithandej
Duke dalë nga ahuri gjithë mund e gazep
Dolën të gjitha grate, për mrekulli!
Por jo edhe një fëmijë, i cili u dogj në djep.
Dhe,  posa  doli edhe e ngujuara   e fundit, 
Tavani e çatia u shembën dhe   ranë përdhe 
Ndodhi kjo  sikur me skenar filmi 
Që përtej Sitnicës e Blinajës “nuk u vu re”!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










