| E diele, 29.05.2011, 04:58 PM |
Sami ISLAMI
GRACKA
(Në prag të 100-vjetorit të masakrës serbe në Grackë afër Lipjanit)
Në arat e mbjella me misër e grurë
Edhe sot duket një rrafshinë e zhveshur,
Plot tjegulla të thyera bunare dhe gurë
Ku u fashit një histori e heshtur.
Aty dikur gjallonte Gracka shqiptare
Me njerëz, shtëpi, bagëti e kullotë
Dhe mjaftoi që vetëm një ditë e vetme
Që serbi të rrafshonte çdo gja për tokë!
Këtu nën rrënoja rri i varrosur trishtimi
I shqiptarëve të djegur e masakruar
Nën gërmadha dëgjohet ende rënkimi
I banorëve të Grackës me shkrumb mbuluar
Thonë tek po kalonte aty pari ordia e Serbisë
E dikush nga banorët, gjoja, paska “shti” mbi ushtri
Dhe për këtë “faj” u ndëshkuan të gjithë fshatarët
Në bajonetë përfundoi burrë, plak e fëmijë
Vajzat dhe gratë i ngujunë në një ahur
I vunë flakën, u tëhoqën dhe shkunë
I lanë që të digjeshin gjallë! Ç’skenë makabër!
Thonë se njeriu në raste të tilla
Fiton forcë të madhe hyjnore
Kësisoji vajzat, gratë, nanat shqiptare
Të thejnë derën, u shkoi për dore !
Duke ça flakët e zjarrit gjithandej
Duke dalë nga ahuri gjithë mund e gazep
Dolën të gjitha grate, për mrekulli!
Por jo edhe një fëmijë, i cili u dogj në djep.
Dhe, posa doli edhe e ngujuara e fundit,
Tavani e çatia u shembën dhe ranë përdhe
Ndodhi kjo sikur me skenar filmi
Që përtej Sitnicës e Blinajës “nuk u vu re”!