E premte, 25.07.2025, 11:57 PM (GMT+1)

Faleminderit

Imi Egriu: Përvjetor i Lavdisë

E merkure, 27.04.2011, 08:00 PM


Përvjetor i Lavdisë

 

Me rastin 62 vjetorit të vrasjes tinëzake të luftëtarit trim e sypatrembur - NEXHAT AGOLLI, figurë qëndrore e atdhetarizmit shqiptar në Iliridë

 

Nga Imi Egriu

 

Pas arrestimit në banesën e tij nga policia sekrete jugosllave, ate e vunë nën torturat më çnjerëzore për ta detyrauar që ta tradhtojë çështjen e shenjtë kombëtare dhe  bashkëluftëtarët  e  tij ilegalë që kishte në Prishtinë e Shkup, siç ishin: -Rifat Berisha  i Drenicës, Xheladin Hana i Gjakovës, e të tjerë    Kaçanik,  Dibër, Gostivar e gjetkë.

Udbashët e Beogradit e mbytën duke e torturauar gjatë natës 27-28 prill 1949 në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit.

Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit të natës në sheshin e Shkupit, ku u qëllua me një breshëri automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arratisje nga burgu, ku dhe qe mbajtur Proçesverbal fiktiv.

 

“I heshtur, as në varr nuk dua të jem”!

 

Nexhat Agolli s’ishte nga ata që mund të qëndronte indiferent, as ndaj akuzave e as ndaj krimeve antishqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave  e  maqedonase:”Pritja në heshtje nuk më pëlqen. I heshtur unë, as në varr nuk dua të jem”dhe, mëtej u vinte në dukje se”në masat shqiptare vërehen zhgënjime përsa u është premtuar:Liria, barazia dhe plebishiti”.Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa këto detyroheshin që t’i përgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e  justifikuese    atij momenti politik:”Kah ajo ditë po shkohet, por le të kalohen njëherë plagët e luftës,  e  këto, pa dhëmbje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me një vizion të gjërë kombëtar,  vërente  se gjithçka që po ndodhte kundër popullsisë shqiptare nuk ishe as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tërësisht e pafalshme.

 

Ai, së bashku me vëllaun e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin,  Sali Lisin  etj. ngrinte zërin tek udhëheqësit serbë e maqdonas, përkatësisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski për lirimin e dhjetëmijë shqiptarëve që mbaheshin në izolim në Stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë në gjendje torturash dhe pa shpresë shpëtimi, nga të cilët brenda një nate qenë masakruar 1.200 veta, ashtu siç  ndodhi  edhe  në Gostivar, Kërçovë, Dibër e gjetkë; për të cilët spekulohej tmerrësisht nën akuzën:”bashkëpunëtorë të fashizmit”.

 

Ndërhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme përbën një akt të madh  atdhetar, duke shpëtuar mijëra jetë shqiptare nga vdekja e sigurt pa përfillur fatin e  jetës  së vet, kështu që mbi këtë bazë pati shumë familje shqiptare që e mbiquajtën meritueshëm shpëtimtar të jetës së tyre, e që e përcollën me buqeta lulesh.

 

Si deputet i popullsisë shqiptare, ai ngriti zërin që shqiptarëve t’u  jepen  të drejtat dhe liritë e premtuara, barazia kombëtare dhe simbolet e veta historike,  e drejta e përdorimit të gjuihës,e drejta e arsimit dhe e kulturimit të masave shqiptare në gjuhën amëtare, barazia e përfaqësimit në pushtetin legjislativ, ekzekutin dhe gjuhësor.

Eshtë veçori e veprimtarisë kombëtare e tij që pa pritur se ç’do të  ndodhte me fatin e vetëvendosjes kombëtare, krijoi dhe shtriu bërthama arsimore e kulturore në gjirin e vetë njësive ushtarake shqiptare gjatë  luftës,  si  dhe    rimëkëmbjen  e  rrjetit  shkollor e të aktiviteteve kulturo-artistike në terrenin e hapsirave shqiptare.  Ai, qysh  në procesin e vetëçlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rëndësi arsimit dhe kulturës,  hallkë kryesore vlerësonte shkollën, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore. Me përkushtim të veçantë siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar në Shkup,  krahas atyre    hapeshin në Prizren e Prishtinë aso kohe dhe merrnin në ndihmë disa dhjetra  arsimtarë  nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipëria. Më  1945  hapi shkollën  ”Liria” në  gjuhën shqipe, ndërsa për drejtor emëroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.

 

Mandej, kujdesi i tij direkt ishte përqëndruar edhe tek nevoja  e  një  Tribune publicistike të asaj kohe, në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e vet:-Xheladin Hanën në Prishtinë dhe Ali Mullain në Dibër nxorrën në dritë gazetën e parë shqipe”Flaka”Kështu, kjo Tribunë publicistike e nisi fillin e jetës, prej nga filloi    rrezatonte mendimi dhe vullneti i popullsisë shqiptare, ndonëse pasoi cenzurimi dhe persekutimi i kësaj gazete së bashku me vetë nismëtarin e saj,Nexhat Agolli.

 

Në drejtim të vetëvendosjes kombëtare shqiptare, si Nexhati,  poashtu  edhe bashkëluftëtarët e tij dhe vetë popullsia shqiptare po vetëdijësoheshin se çështja e  tërësi së kombëtare shqiptare po tradhtohej jo vetëm  nga  udhëheqja  e  shtetit  jugosllav, por edhe nga vetë Fuqitë e Mëdha,të cilat deklaruan paprekshmërinë e kufijve të paraluftës, gjë që për kombin shqiptar përligjej ricoptimi i tij në dobi të Jugosllavisë. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjë e quajti Jugosllavinë krijesë  artificiale,    ngritur  mbi bazën e dhunës dhe të padrejtësisë kombëtare e njerëzore ndaj kombit shqiptar.

 

Nexhati e ndjeu thellë edhe shpatën tjetër të Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si një tërësi të vetme në përbërje të tij, por i coptoi midis tri republikave,  ndonë se kishin kompaktësinë dhe vazhdimësinë etnike. Shovinistët  jugosllav  kishin  vendosur që në përbërje të shtetit federativ të mos lejohej faktori unik shqiptar, ndërsa në të ardhmen të mos ekzistonte faktori unik shqiptar as në Gadishullin Ballkanik. Ai, kishte ardhur edhe në përfundim tjetër se: si fuqitë perëndimore edhe ata lindore ia kishin bërë me hile Shqipërisë si tërësi kombëtare dhe Shqipërisë si shtet i pavarur.

 

Dihet dhe fakti se,Nexhat Agolli dhe shumë atdhetarë të tjerë, kanë qenë të papajtueshëm me aneksimet e trevave shqiptare:-Serbisë, Maqdonisë e Malit të  Zi,  kur dihet se ato janë etni shqiptare. Figura e Nexhatit bëhet edhe më  madhore  përmes  konfrontimeve në vazhdimësi dhe pas Konferencës së paqës në Paris të vitit  1946  e  deri  në vitin 1949, duke qenë në brendinë e planeve antishqiptare të  qarqeve  sunduese  serboj-ugosllave; ai e thoshte fjalën e vet  kundër  pabarazive  dhe  padrejtësive  ndaj  popullsisë shqiptare dhe jo pak ishte impulsiv.Por, mendimet dhe qëndrimet e tij nuk ishin të  mby llura në vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe në organizimin e veprimtarisë  ilegale e të programuar, thelbi i së cilës ishte dhe mbeti-bashkimi mbarëkombëtar shqiptar.

 

Lidhja e tij me atdhetarët e tjerë të shquar, siç ishin:-Rifat Berisha ish –nën kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, Xheladin Hana ishte drejtor i gazetës”Rilindja” dhe me disa aktivistë të tjerë, kishte tërhequr vemendjen UDB-së qëndrore të Jugosllavisë. Kështu, në maj të vitit  1948,  shkarkohet  nga  funksionet ekzekutive,  kurse në mesnatën e 15-16 prillit 1949,  arrestohet në banesën e tij,  ndërsa, më 27-28 prill *49 ekzekutohet barbarisht e tinëzisht.

 

Nexhat Agolli, si luftëtar i ditur dhe i guximshem e si atdhetar i  paepur,  qe kthyer në legjendë, ndërsa vepra e legjenda mbeten burim frymëzimi. Ai  përbën  njërën nga figurat më të kompletuara me dije, me botkuptim të thellë kombëtar dhe plot virtyte për çka meriton nderime dhe respekt të thellë e të përjetshëm. Figura dhe vepra e tij përbën kushtrim për liri dhe bashkim kombëtar.

 

P. S.-Të dhënat janë marrë nga shënimet e profesorit të nderuar, z. Shaban Braha,  kryetar i luftëtarëve të Tiranës, me rastin e mbajtjes së Simpoziumit, fjalën e rastit ia kushtoi figurës patriotike të Nexhat Agollit: atdhetar, intelektual, ushtarak  dhe  qe veritar i viteve të pasluftës në Maqedoni.-Lavdi veprës së tij !

 



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx