E enjte, 01.05.2025, 01:44 PM (GMT+1)

Faleminderit

Biografi dhe poezi nga martiri Ragip Jashari

E hene, 18.04.2011, 08:59 PM


Biografia e Ragip Jasharit

 

Fati i familjes Jashari fshati Hallaq i Vogël i Lypjanit ka shumëçka të dhimbshme, që nuk mund të harrohet, sepse dëshmori Ragip Jashari vite me radhë ishte I përndjekur politik dhe në prill të vitit 1999 ra në mbrojtje të atdheut.Lufta në familjën Jashari (fshati Hallaq i Vogël, komuna e Lypjanit) la dhembje të madhe, por njëherit hapi edhe një kapitull të ri në historinë e kësaj familjeje. Në trevën e Lypianit, paramilitarët serbë të egërsuar mundoheshin që të vrisnin çdo gjë shqiptare. Kohë kur fati i një populli po përballej më një pushtues të pa skrupullt, dashuria për Kosovën dhe luftën për liri kishte rrëmbyer zemrat e mijera vajzave e djemve shqiptarë, si ne Kosovë dhe jashtë saj. UÇK-ja ishte bërë simbol qëndrese e bashkimit, e cila nuk lejoi që armiku Kosovën ta shohë më krenari të kërrusur e fitore të varrosura, në zjarrin e madh që e kalit qëndresën. i tillë ishte edhe dëshmori Ragip Jashari, i cili tërë jetën e vet të shkurtër por te bujshme ia kushtoi çështjes kombëtare, për të cilën sakrifikoi aq shum duke e vulosur këtë edhe me jetën e vet.Dëshmori Ragip Jashari ishte një i ri me një intelegjenc të lartë të nohutive, si dhe një njohës i mirë i çështjes kombtare, e për këtë të fundit kishte mësuar mjaft edhe nga e kaluara e stergjyshërve të tij. Prejardhja e dëshmorit Ragip Jasharit është nga fshati Brain, treva e Gollakut, e njohur si trevë qëndrese, që nga koha e mbretrive e gjer në luftën e fundit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu ne Lypjan, kurse shkollimin e lartë ne Zagreb (Kroaci), e që të gjitha këto i kreu me sukses të shkëlqyeshëm.

 

Aktiviteti politik

 

Provimi e pjakuris për atdhe e tregoj nga pozita e detyrës më me përgjegjësi, si kryetar rinie, në nivel komunal, të cilën ia ngarkoj brezi i tij rinor, për atë kohe mjaft delikate. Me mospajtimin e ti ndaj suprimimit të Kushtetutes së vitit 1974 dhe gjukimit të grevave të njohura të minatoreve te Kosovës, të vitit 1989, e vulosi përcaktimin e vet ideor dhe kombëtar, kur në krye të delegacionit rinor nga Qendra e arsimit të Mesëm, të cilin vetë e formoi pa iu trembur syri dhe pa llogariturfare pasojat shum të mundshme në atë kohë kritike, vizitë kjo e njohur si e vetmja që e organizuar në mënyr zyrtare. Në këtë vizitë zyrtare dëshmori Ragip Jashari kishte vendosur edhe helmetën e kuqe në kokë duke pasur për qëllim se herët apo vonë këtu do të valoj flamuri kombëtar me ngjyrën e kuqe. Kjo kishte shfaqur reagime edhe më të mëdha pastaj.Në këtë rast e bëbë me dije opinionin e gjerë se rinia e Kosovës kurrë nuk flen e qetë deri në çlirimin definitiv të mbitokës dhe nëntokës së vet.Por, sa u kthye nga kjo vizitë me jehonë dhe krenari të madhe për tërë rininë kosovare, por jo edhe për Koordinues të komunës i cili ishte mbledhur menjëher për ta shqyrtuar gjendjen e krijuar në atë kohë, në bazë të raportimeve të veprimtarëve nga terreni.

 

Shkarkimi nga detyra

 

Ky këshill ishte i përbërë nga të gjithë kryetarët e organizatave politiko shoqërore të komunës dhe këtu prezantonin nga dy aktivistë të komitetëve të LK të Serbisë dhe të LK të Kosovës. Nga Komiteti i Serbisë ishin: Tomislav Bjeletiq dhe Toma Mladenoviq, kurse nga Kosova ishin: “patrioti” Enver Jusufi dhe një serb. këtu, posa fillon mbledhja, pasi që të gjithë ishin të informuar se çka kishte ndodh në Qendrën e Arsimit të Mesëm, thërrasin që i pari të informoj kryetari i Rinisë nga terreni. Pasi që të gjithë e kishin pergatitur qëndrimin e tyre për këtë ngjarje, me pa durim e prisnin përfundimin e informatës së kryetarit të Rinisë, pasi që sipas tyre ishte indetifikuar zbulimi i “irredentës”dhe për ta ky ishte pikërisht kryetari i Rinisë së Komunës së Lypjanit, Ragip Jashari. Në këtë rast fjalën e kishte marrë, sipas skenarit, Enver Jusufi, i cili pa mëshirë propozon, që kryetari i Rinis të shkarkohet nga detyra dhe nga LK për të mundësuar marrjen e masave tjera ligjore. Çuditërisht ky propozim njëzërit përkrahet nga të gjithë madje edhe nga shumica e shqipfolësve që më ngazëllim e pritën shkarkimin e tij nga detyra madje-madje edhe ata që deri dje ishin “kolegë” të tij por edhe të babait të tij.Po ne këtë mbrëmje lajmin e parë për shkarkimin e kryetarit të Rinis së Lypjanit, për shkak se kishte organizuar vizitë grevave të minatorëve e dha Radio Televizioni Shqiptar.

 

Jeta në kurbet

 

Pasi që u mor vesh nga informatat e fshehta se po përgatitet arrestimi i tij, ai largohet në botën e jashtme-Gjermani. Atje pas një kohe i bie në gjurmë UDB-ja dhe fillon përcjellja e tij, ku gjat kësaj përcjelljeje ishte pegatitur edhe likuidimi i tij, duke kurdisur atentate të njëpasnjëshme dy herë me radhë, të cilave Ragipi u shpëtoi me sukses. . Pas largimit të babait të tij nga puna më 1990, i largohet edhe vëllau nga puna më 1991dhe kështu familja e tij 10 antarëshe mbetet pa asnjë burim jetësor. Gjatë jetës së tij në botën e jashtme, brenda 9 viteve të vrazhdta e pa kurrfarë suksesi për jetë – si pasojë e përcjelljeve, përgjimeve nga personat e lloj lloj ngjyrave, kurrë nuk arriti të stabilizohet në asnjë mënyrë. Ishte i fejuar dhe kurr nuk iu dha rasti të martohet.

 

Peripecitë e familjes

 

Gjithashtu, edhe familja e tij përjetoi çaste të vështira gjatë kësaj kohe 9 vjeçare. Në vitin 1994 pas shumë provokimeve nga ana e bashkëpunëtorëve të policis serbe të Lypijanit, i rrahen në mënyrë brutale tre vëllezërit e tij dhe pas shum kontrollimeve të shtëpis së tij, maltretimeve të shpeshta, duke e kërkuar edhe të ndierin, që të lajmërohet bashkë me vëllezërit e tij në polici. Me një rast që ndodhi më 7 mars 1995, derisa vëllezërit dhe motrat e të ndjerit gjendeshin në festën e Ditës së Mësuesit, arrin policia serbo çetnike e Lypjanit, në shtëpin e të ndjerit, ku fillojnë me kontrollimin, kërkimin e djemve me maltretime brutale. Si pasoj e kësaj ngjarje të kobshme, nëna e te ndjerit sëmuret rendë nga stresi, ku pas 13 orësh, më 8 mars 1995 vdes, dhe në vend të dhuratës për festën e 8 Marsit nga bijtë dhe bijat e saj i vendosin kurora lulesh mbi varr.Kështu, pra, i ndjeri përveç situatës së vet të rënd, e cila i shtohej ditë e më tepër, ngarkohej edhe me atë të familjes. Si azilkërkues nuk arriti të gjejë mirëkuptim në shtetin gjerman, edhe pse e kishte rastin më të rëndëse të tjerët – si i ndjekur politik. Në vitin 1998, në muajin shkurt, me dhunë e kthejnë në Kosovë, kur lufta veç sa s`kishte filluar.

 

Rënia në Kosovë

 

Më 20 mars 1999 nga shtëpia i largohet vëllau i të ndjerit me fëmijët e tij, me propozimin e babait të tyre, i cili asokohe ishte i shtrirë në spital dhe iu kishte preferuar që të dy të vinin në Prishtinë, mirëpo i ndjeri kurrsesi nuk pranoi të largohet nga shtëpia, në të cilën mezi ishte kthyer.Kështu, më 19.4.1999 pushkatohet së bashku me dhjetëra bashkëfshatarët e tij, shumica moshatarë të tij, në masakrën e njohur të Hallaqit të Vogël të Lypjanit, si shum të tjera në Kosovë.“Kur hynë në oborr paramilitarët serbë u gëzuan shumë kur e panë Ragipin dhe i thanë “...Më në fund të gjëtëm...”, ndërsa Ragipi me një qëndrim burrëror ishte përgjigjur: “Unë nuk kam ku të shkoj përtej shtëpis sime”.Po atë ditë ishin kërkuar edhe gjithë vëllezërit e tij, madje edhe nipi 2-vjeçar. Që të gjithë ishin në listën e zeë të paramilitarëve.Jan trilluar të pavërteta të shumta lidhur me dorëshkrimet e të ndjerit, 15-kilogramëshe, në të cilat kishte fakte të shumta,të cilat i ka marrë dikush dhe nuk mund të dalin në dritë.Nga familja Jashari-Mardoqi, që nga viti 1878 e deri më sot në vijën vertikale u flijuan hiç më pak se 34 vetë, nga të gjitha gjinitë dhe moshat, për të njëjtat qëllime dhe nga i njëjti armik.

 

 

Disa Poezi Nga Ragip Jashari

 

 

Vjeshta

 

Vjesht e vonë

Vjesht e tharë

Mollë e pjekur

Q’do kund ngjyrë arë

 

Arë e lavruar

Tokë e punuar

Vjesht e vonë

Stuhi e tërbuar

 

Vjesht e vonë

Por vjesht me vend

Gjithmonë para dimrit

Vjesht për q’do kënd

 

 

Fshatari

 

Gruri u mboll

E u bë ugari

Tashmë i qetë

Dimëron fshatari

 

Gjerë në pranver

Fuqi duhet mbledh

E punuar punë

Edhe më me zell

 

Kështu mëndon

I vyeri fshatr

Që punën dhe tokën

I ka shokë të pa ndar

 

 

Daja im

 

Daja im jeton në bajgorë

Ku gjatë dimrit bie shum borë

Daja im me shum mjeshtri

Di të maroj saj e ski

 

Daja im mua me premtoj

Rshqitjën me ski të ma mësoj

Andaj pushimin tim dimëror

Do ta kaloj te daja n’bajgorë

 

 

Gjahtari i pafat

 

Një gjahtar me qifte n’krah

Paska dalur sot për gjah

Dhe zagari para tij n’vrap

Turinjët në borë duke i rrasë.

 

Në kaçube diç pëshpëriti

Qiften n’dorë gjahtari e qiti,

Vallë, të jetë ndonjë lepurosh

Që të mos mbetet gjahu bosh!

 

Por, si duket kot më kot

Lepuroshi s’doli dot,

Kështu i zhgënjyet mbeti gjahtari

Dhe pas tij u nis zagari.

 

 

Muzgu Dimëror

 

Ngadal bie muzgu

Duket yllë i parë

Dhe hëna më poshtë

Sa fillon me dalë

 

Q’do gjë xixëllonë

Si hëna dhe yjet

Acari i mbrëmjes

Filon ti lidhë nyjet

 

Dhe fshati ndezë dritat

Ata reflektorë

Sa bukur shëndrisin

Mbi të bardhën borë

 

E nga larg të duket

Në këtë dimër të ftohët

Që q’do dritë e fshatit

Është votër e ngrohët

 

 

Gëzuar Viti I Ri

 

Gëzim i madh

Është këtu tani

Zemrat na këndojn

Ushtojn pa mahi

Ato janë të bardha

Rinore si ti

 

Vetëm ty të presim

I dashur Viti I Ri

Të festojm të gjith

I lumtur je ti

 

I lumtur e i pasur

 

Risi prap na sjellë

I gëzofshim si përher

 

 

Mëngjesi i një dite janari

 

Rrezet e kuqrremta

E ngjyrë portokalli

Ato rreze dielli

Të një dite janari

 

Me shpejtësi rrufeje

Qiellin flakëruan

E mëngjesit të ftohët

Ngrohtësi i ofruan

 

Rrugët morën frym

Rridhini tash si lum

Fëmijët nxitoni në shkoll

E të rriturit në punë

 

Andaj s’ish më i ftohët

Ai mngjes në janar

Se dieli e bëri të ngrohët

Të bukur dhe krenar

 

 

Në odën e gjyshit

 

Dimrit me borë

Kur bën aq të ftohët

Në odën e gjyshit

Gjithnjë është ngrohët

 

Aty gjyshi plak

Me të gjatin kamish

Qëndron pran oxhakut

I ulur këmbëkryq

 

Dhe kur fryen shtërngata

E bënë shum acar

Gjyshi plak fëmijëve

U tregon ndonjë prrall

 

Ata të gjith gojë hapur

Nga ai shiqojnë

Dhe gjdo fjalë t tij

Me ëndje e dëgjojn

 

Për trimëri e bujari

Gjyshi din t`ju rrëfej

Tu tregoj aq bukur

Sa të gjithve t`u pëlqej

 

Kështu fëmijët netëve

Kohrave fluturojn

Përmes tregimeve të gjyshit

Që me ëndjë i dëgjojn

 

 

Udhëtari

 

Kur të rritëm

Shkollën ta mbaroi

Nëpër gjith botën

Unë do të udhtoj

 

Marko Polo i kohës son

E gjith bota do të më thon

Marko Polo e Magelan

Do ta shetis botën anë e mban

 

Meridianet paralelet

Metroplet t’gjitha skelet

Do të gjej shum shok e shoqe

Nga qdo vënd i kësaj bote

 

E gjat udhtimit

Do të mbaj ditarë

Tu tregoj të gjithëve

Atë që kam parë

 

 

Shoqët e mira

 

U takuan shoqët

Rrugës për në shkoll

Njëra më e trash

E tjatra më e holl

 

Dhe kjo rrugë e shkollës

U bë vend takimi

Për shoqët e mira

Vend gëzimi e hidhërimi

 

Pak si shum je trashur

Ti moj shoqja ime

A bën të hash më pak

E të bësh më shum ushtrime

 

Po ti oj e dshur

S’ikur nuk ke q’han

Je tharë je terë

Si mish në tavan

 

E ty s’të nxëjn pantollat

Në fustan dimër e verë

Pse mos të shkoj si ti

Në këtë vap me fanel

 

Po ty kësht të trash

Askush s’të adhuron

E lere më Burimin

Në të cilin ti mendon

 

Pse mos të dashka ty

Të bukurën e dheut

Kështu e holl

Si pëlqen as Andreut

 

Dhe kështu tërë rugës

Gjer sa mbrrinë në shkoll

Duke i thën njëra tjetrës

E trash apo e holl

 

Por kur mbrrin në shkoll

Mësimi kishte filluar

Prandaj të dy shoqët

Per llaf qen penduar

 

Dikush do të mendonte

Vall mos jan hidhruar

Por shoqët e mira

Një gjë të till nuk kishin lejuar

 

Ishin të pa ndashme

Dhe shum shoqe të mira

Nuk mund ti prishte askush

E lerëmë bisedat e tilla

 

 

Shporta me pem

 

Mollë e kuqe dhe e bradh

U takuan me një dardh

Bashk me ftonjë e portokaj

Me ca rrush e banane n’skaj

 

Kështu nga vende

E të ndryshme anë

Me një shport

Tani ishin vënë

 

Molla ishte drenicake

Dardha e bukur gollakase

Ftonjët e mdhej ishin kosovar

Portokajt mesdhetar

 

Africane bananet ishin

E rrushuin e zi podrimjak e kishim

Tok në shport mbi tavolin

Në dhomën time në Prishtinë

 

 

Ari i zi

 

Atje larg në arabi

Ku në qabe shkohet haxhi

Një sheiku të madh yzengji

Se qi shkrepi ta haj një fli

Po q’të bënte sheiku i zi

Fli nuk kishte në arabi

Atje bëhej vetëm ari i zi.

Shpejt sillma këtu një haxhi

Kosovar le të jet ai!

Dhe kjo u bë me shumë shpejtësi

Aty e sollën babën haxhi

Qfar kërkon ti baba haxhi

Të dërgoj në kosovë

Të ma sillësh një fli?

Dhe kështu u hutua!..

Baba haxhi

Paj… q’të them sheik efendi

Një traktor e kam në shtëpi

Dhë një mercedes të tipit më të ri..?

Më shkurt më shkurt baba haxhi

Qfardo që kërkon ta plotsoj unë ty

Desha të them pakëz ar të zi

Ndoshta një dy, tri fuqi

Ha,ha,ha,ha u zgërdhi

Sheiku i zi

Jo një, dy apo tri fuqi

Përplot anijën ta mbush unë ty

Vetm sillma këtu një fli.

Dhe tri orë pasi fluturoj

Aeroplani special

Në Prishtinë ateroj

Haxhi baba në shtëpi shpejto

Dhe plakën e vet e urdhëroj

Shpejt oj grua të ma qitësh një fli

Me maz delesh ta lysh përmbi!

Po q’të gjeti o i ziu plak

A nuk je në haxhillëk!

Shpejt ori të ma qitësh atë fli

E kam dhan fjalën ta qoj në Arabi

E ta ndrroj më një nam ar të zi

Atëher plak vertet shpejtoj

Dhe pas pak flija për Arabi fluturoj

E tërë kjo kur përfundoj

Haxhi baba plakën e uroj

I lumi un oj grua që të kam ty

Vlen më shum së q’do pasuri

Sepse flijën që bën ti

Mund ta ndrrojm edhe me ar të zi.

 

 

Lumi

 

Sa fort të magjeps

Ai lum gurgullues

Që kalon rruz fshatit

Me atë shtat lakues

 

Gurgullima e tij

Muzik natyrore

Të bënë të jesh i lumtur

Të mbush me gëzim prore

 

Gëzimi jeta dhe hareja

Buqasin nga ai lum

Andaj s’është qudi

Që e duam aq shum

 

 

Ëndrra e Kujtimit

 

Kujtimit një dit diç ju kujtua

Shum thell në kujtime

Kujtimi u kujtua

Kujtoj e kujto e se’q përkujtoj

Ëndrrën që kishte par

Filloj ta tregoj

Kujtova tha kujtimi

Se aq shum udhëtova

Sa të gjitha kontinentet

Ngapak i vizitova

Më kujtohet në Azi

Saharën e kalova

E në majën më të lartë

Vetëm pak pushova

Në Afrik pastaj niagarën

E pash një ujvar të bukur

Ku për pak sa s’rash

Gjer në Australi oqeanët

Not i kalova e në alpët e larta

Botën e vështrova

Në Antartik pastaj vërtet u lodha

Dy banane të bukuka aty i kafshova

Pastaj në Amerikë Nilin e kalova

Një lum shum i madh

Vërtet u frigova

Në Amerikën jugore

Shumë pak qëndrova

Ariun polar aty e takova

I lumtur përsëri

U ktheva në Europë

Ku i pashë kengurët

Që gënjenin pardon kercenin hop e hop

 

 

Qeni im

 

Qenin tim e quaj Bak

Të shetis me te

S’ngurroj aspak

 

Kur kam atë pran

Ndihem shum krenar

Shokët më kan zili

Për qeini lozonjar

 

Baku im

Është qen bernardin

Leshatok i madh

E mbi të ghitha trim

 

 

Astronomi

 

Në qytezën tonë

Buzë lumit

Kur të gjith

Ja thon gjumit

 

Alban Urani

Gjithnjë i zgjuar

Hënën dhe yjet

Duke i shikuar

 

Herë më dylbi

Herë me teleskop

Albanit nata

Nuk i shkon kot

 

Alban Urani

Është astronom

Netëve të kthjellta

Kosmosin vështron

 

 

Dera e shkollës sime

 

Themeli ishkollës sime

Eshtë çelik i fort

Nuk mund ta lëkund askush

As stuhi as hord

 

Themeli i shkollës sime

Është përplot me gurë

Gurë të murosur

Që nuk tunden kurr

 

Gurthemel Migjeni

E poet të tjer pishtar

Më thrrasin në shkollë

Të mësoj pa u ndal

 

Dera e shkollës sime

S’mund të mbyllet kurr

Ajo fton për dituri

Ajo është si gurr

 

 

Shkolla ime

 

Shkolla ime

Me emrin e saj

Është më e bukura

Në këtë skaj

 

E dua Migjenin

Shkollën e dua

Dritë e ardhmërisë

Ajo është për mua

 

 

Nëna Terezë

 

Është një grua plakë

Por bij e re shiptare

I thon Nënë Terzë

Dallëndysh shtegtare

 

Dallëndyshet vin

E sjellin pranverën

E kudo që shkon nëna

Shporr pëgjithmon skëterrën

 

Nëna jonë krenare

Kudo mbjell shpres

Ajo është drit e dyt pas djellit

Nëna kurr s’do të vdes

 

 

Mërgimtari i këndon Kosovës

 

Kilometra me mija larg

Trupi im po më digjet prore

Vallë a ka vuajtje më të madhe

Oj Kosovë oj lule pranverore

Oj Kosovë moj tok stërgjyshrore

 

Mos më pyet ku ke mendjën

Netëve të gjata për qka ëndërroj

Se unë ty të mbaj në zemër

Ty Kosovë me asgjë s’të ndrroi

Nënë Kosovë vetëm për ty jetoj

 

T’më thrras Llapi e Gollaku

T’më thrras Drenica e Dugagjini

Rrafshi, Gjakova e Prishtia

Do të nisëm si vetëtima

 

E mëm dhan kushtrim Rugova

Ta dhash besën fluturova

Besa të qoftë edhe jetën

Për ty e flijova.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx