Faleminderit
Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi
E merkure, 30.03.2011, 08:00 PM
GJENERALI DHE STRATEGU USHTARAK PRENK PERVIZI
Nga Bajame Hoxha (Çeliku)
Atë që historia e shqipërisë e drejtuar nga diktatori Hoxha dhe sistemi totalitar për 50 vjet hoqi nga historia bijtë më të shquar të atdheut. Ne, pa humbur kohë dhe me shumë respekt, duhet të kërkojmë falje para varrit të tij të nderuar, Gjeneralit dhe strategut tonë Prenk Pervizi. Atë që historia e mohoi dhe e la jashtë rreshtave të saj për dekata të tëra, ne, pasardhsit e kësaj historie të hidhur dhe të rreme duhet menjëherë të ndreqim këtë gabim të madh sepse është i pafalshëm për historianët dhe letrarët e Shqipërise, që me dashje ose pa, të lënë jashtë rreshtave të historisë punën dhe veprën e nje ushtaraku që gjithë jetën ia kushtoi atdheut për mbrojtjen e kufijve shqiptar dhe bashkim kombëtar. Sot kam nderin të ulem e të shkruaj për këtë ushtarak të nderuar. Me shumë respekt përulem para punës, veprës dhe emrit të Prenk Pervizit që ishte një nga ushtarakët më të shkolluar të Shqipërisë të asaj kohe dhe më vonë.
Në një ditë pranvere më 4 maj 1897 në fshatin Skuraj të Kurbinit në një famije me tradita patriotike lindi dhe u rrit Prenk Pervizi Gjenerali i ardhshëm i Shqipërisë së madhe. Që në moshë të mitur Prenka do të shquhej për zgjuarsi dhe inteligjencë të veçantë. Ai u edukua me dashuri për atdhe dhe urrejtje për pushtuesin. Shpirti i tij i ri do të futej shpejt në rrjedhën e ngjarjeve historike. Në frymën e fisit te tij ai u edukua me një ndjenjë të lartë atdhedashurie sepse ky fis, kjo familje fisnike, kishte nxjerrë gjithmonë luftëtarë e burra të shquar të cilët jetën e tyre e vunë në shërbim të kombit që në shekullin e kaluar dhe bënë emër anë e mbanë Shqiperisë.
Ne vitin 1912 Prenk Previzi ishte vetëm 15 vjeç dhe merr pjesë në ngritjen e flamurit përkrah xhaxhait të tij, Gjin Pjetrit. Në 1918 mbaron me rezultate të shkëlqyera Akademitë dhe kthehet menjëherë në atdhe. Prenka filloi nje karierë të veshtirë me kurajë e ndërgjegje të lartë prej ushtaraku të pregatitur në mënyrë të përsosur dhe arrin të kryej të gjitha detyrat e ngarkuara me sukses. Aktiviteti i tij sa vjen dhe shtohet kështu ai caktohet në komandën e përgjithshme për mbrojtjen e kufijve verior, me patriotë e luftëtarë të tillë, si Bajram Curri, Major Prenk Jaku, Elez Isufi, Aga i Lumes, Muharrem Bajraktari dhe të tjerë oficerë. Prenka bashkë me shokët e tij më 1920 marrin pjesë në mbrojten e Kongresit të Lushnjës dhe më pas deri në vitin 1924 në dëbimin e
forcave serbe nga zonat e veriut. Ndërkohë Presidenti Ahmet Zogu emëron katër zonë komandantë, në rang guvernatorësh ushtarak, kapitenat : Prenk Pervizi, Muharrem Bajtaktari, Fiqri Dine e Hysni Dema..
Pas një pune të ngjeshur dhe plot merita Prenk Pervizi dërgohet në Itali më 1930 për të kryer dhe për katër vjet të tjera Shkollën e Luftës (shtatmadhërisë) në Torino. Ai kthehet në Shqipëri dhe ernërohet në komandën e përgjithshme të mbrojtjes kombëtare. Ai shumë shpejt çmohet për një kontribut të lartë dhe aftësi ushtarake për forcimin e modernizimin e ushtrisë. Pra, Prenk Pervizi, duke njohur artin ushtarak në mënyrë të përsosur më mirë se çdo kush në Shqipëri u bë i njohur dhe i pranishëm në të gjitha trevat dhe qytetet e vendit. Atë e deshën të gjithë nga jugu në veri sepse punoi pa u lodhur në mbrojtje të interesave të Atdheut. Puna dhe vepra e tij në mbrojtjen e ushtrisë dhe kufijve Shqiptar e bënë mit. Shpejt ernëri i tij prej ushtaraku u vu në vargjet e këngëve popullore.
Oficer shtatmadhor e zotërues i disa gjuhëve të huaja, e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në takime ndërkombëtare si manovra të mëdha ushtarake etj. U caktua në komisionin ndërkombëtar të vëzhguesve të huaj në luftën Italo-abisine më 1935-36. Këto ishin merita të padiskutueshme të nivelit të lartë ushtarak dhe pajisjes me një kulturë të gjerë. Për këto veprimtari mori grada e dekorata të larta.
Për aftësitë e këtij strategu kishte nevojë Shqipëria dhe shqiptarët e asaj kohe dhe më vonë, njësoj si për ajrin. Me gjithatë regjimi i Hoxhës hodhi baltë mbi këtë figurë të pa arritshme në ushtrinë shqiptare.
Më 1943-44, Gjeneral Prenk Pervizi, i përqendroi gjithë forcat e ushtrisë shqiptare për ta mbrojtur Kosovën nga sulmet gllabëruese të Serbisë.
Natyra me këtë strateg ishte treguar bujare sepse e kishte paisur me vyrtytet më të larta. Ai trashëgonte fisnikëri bujari urtësi e trimëri të pa shoq. Ai u gradua gjeneral në bazë te fitoreve të pa shterrshme dhe trimërisë së tij prej ushtaraku gjenial e të pavdekshëm. Pra vet emri i gjeneralit Prenk Pervizi është pjesë e rëndësishme e historise shqiptare të cilën e shtrembëroi regjimi i Hoxhes. Është në nderin tonë që kjo figurë të derdhet në bronx e të ngrihet në pjedestal si simbol i ushtrsë shqiptare. Gjenerali në gusht 1943 është i pranishëm në mbledhjen e Mukjes ku vendoset bashkimi i popullit në luftë kundër pushtuesit por e kupton shpejt tradhëtinë e idealeve të Mukjes nga komunistët që bien pre e agjenturave Jugosllave. Për t"u bërë Shqipëria pjesë e Federatës Jugosllave. Këtë politikë dhe këtë bashkëpunim nuk e pranoi gjenerali. Prandaj mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Komunistët dhe doli në mal për dy vjet me shumë nacionalistë të tjerë .
Gjatë gjithë kësaj kohe ai e sheh se është e pamundur për të shpëtuar Shqipërinë nga dora Komuniste pasi takimi i Jaltës ja kishte lënë Shqipërinë nën protektariatin Rus. pra komunizmi ishte i pa shmangshëm bashkë me egërsinë e shfrenuar të Hoxhës. Me gjithë dhimbjen e madhe që ndjente për vendin, familjen dhe miqtë e tij, ai detyrohet të zgjedh rrugën e arratisjes me zemër të plasur për çdo pëllëmbë tokë që do të linte pas. Ai e dinte se komunizmi ishte farë e keqe e do të mbinte në vendin e tij e do te thante çdo bukuri e mirësi. Gjenerali e dinte se familja e tij do të vuante përjetësisht për deri sa te egzistonte komunizmi në Shqipëri. Pra, ai po linte pas jetën e tij prej ushtaraku ku kishte të gjitha kujtimet e një jete të ngjeshur me punë e sakrifica të mëdha, e ku nuk kishte pëllëmbë toke që s'e kishte shkelur në mbrojtje te kufijve etnike. Ai e dinte se puna e tij nuk duhej të ndalej këtu.
Atdheu e ushtria kishin ende nevojë për trurin e tij, pra puna ishte në gjysëm ashtu siç ishte dhe jeta e tij. Edhe nëna e tij e vjetër tani e sygjynosur bashkë me gruan e tij ne kampin e Beratit kishin nevojë për atë trim. Është e tmerrshme të kalosh nëpër mend ende pa u larguar nga Shqipëria si filloi hakmarrja ndaj familjes së tij e ç'faj rëndonte mbi ta? Ai e dinte se kalvari i vuajtjeve dhe i torturave për familjen e tij sapo kishte filluar e fundin nuk e shikonte dot! Mjerë familja e tij dhe mjerë familjet e naeionalisteve të tjerë çdo të vuanin në të ardhmen nga regjimi kuq. Kampet ishin hapur. Burgjet mbusheshin për ditë me të pafajshëm. Ekzekutimet në emër të popullit s'do të kishin më fund për një popull kaq të mirë e kaq të pafajshëm!
Gjenerali e dinte se kampet që po hapeshin në Shqipëri ishin si ato të nazizmit, e pse po i hapte Enver Hoxha? Cilët fajtorë apo kriminelë do të torturonte aty? Shteti po i hapte luftë shtetasve të vet që ishin të pa arrnatosur. E tmerrshme për një popull kaq trim që po binte nën thundrën e komunizmit më të egër. Pra, Shqiperia u bë më shumë e Stalinit, e Titos, e Hoxhës e jo më e shqiptarëve në tërësi. Shqiptarët do të ktheheshin të gjithë në skllevër kush më shumë e kush më pak, por gjithsesi familjet që Hoxha do ti quante armike do të vuanin edhe për pikën e ujit, edhe për thërrimen e bukës, të kontrolluara ditë e natë nga sigurimi shtetit.
I ndodhur përpara këtyre skenave barbare gjenerali s'mundi të qëndronte dot më, as nëpër male dhe as të bënte ndonjë marrveshje me komunistët. E vetmja zgjidhje mbeti largimi i tij ilegal pa u rënë në dorë komunistëve. Ky Gjeneral që gjithë jetën ia kushtoi kombit të vetë tani ndodhej i mbrojtur nga populli sepse qeveria po ta kapte do ta ekzekutonte menjëherë. Enver Hoxhës nuk i duheshin njerëz patriotë e trima të shkolluar në akademiitë më të njohura të evropës, as inxhinierë e profesorë, por rreth vetes i duheshin vetëm injorantë e kriminelë që t'i shërbenin regjimit verbërisht e me përulësi.
Në një ditë vere të vitit 1946 ai Gjeneral e strateg i gjithë ato luftrave e fitoreve mbi pushtuesit, fare thjesht, po ndahej një herë e përgjithmonë me trojet e veta. Po ndahej me malet me fushat e Shqipërisë së dashur që i kishte shkelur pëllëmbë për pëllëmbë e u kishte shërbyer me shpirt ushtaraku si bir i vërtetë. Tani e vetmja rrugë, i vetmi shpëtim ishte ikja. Duhej tu kthente shpinën e të braktiste gjithë jetën e tij prej ushtaraku dhe detyrën si prind i mirë që kishte qenë dhe si bashkëshort i shkelqyer.
Ai zbriti nga malet e Kurbinit me burrëri si trim e luftëtar që ishte, pa u trembur fare, por me dhimbje të pafund. Në shpirtin e tij prej Gjenerali ai shikonte ende grimcat e një jete gjithë sakrifica e lavdi, të cilat ia shkelën një ditë të nëmur komunistët, të cilët po çonin në greminë një popull me tradita trimerie, duke e gjunjëzuar dhe duke i marrë shpirtin, ia vranë trurin. Ky popull për 50 vjet do të endej kuturu pa gjetur asnjëherë veten. Ky popull që po mbetej nën thundrën gjakpirëse të komunizmit do të raskapitej, do të torturohej brenda kufijve te vet. Një pjesë tjetër jo e paktë do te mbyllej nëpër qelitë e errëta të burgjeve dhe të kampeve pa lënë jashtë këtyre dënimeve as fëmijët, foshnjë apo të rritur. Keto qenie të pafajshme tashmë do të ishin viktima sepse kampet kishin filluar të mernin shumë jetë fëmijësh. Në ato kushte të mjerueshme, kur fëmija në agoni kërkonte një pikë ujë në kasollen me thupra, ushtari i thoshte: -S'ka ujë. Ashtu duhet te vdesin armiqtë! - dhe në mëngjes fëmija nuk ishte më! Një nëne do ti vdisnin brenda një nate në keto kampe të tre fëmijët e ajo i dëgjonte tek kërkonin një pikë ujë e roja përtej thuprave tallej dhe gëzohej kur torturonte foshnjet që përpëliteshin në kthetrat e vdekjes. Të gjithë këto Gjenerali tashmë i dinte edhe pse ishte në mal. Atë e informonin për gjithçka. Këto lot nënash, këto plagë që po merrte populli i tij nga vetë shqiptarët po i coptonin shpirtin prej ushtaraku që e desh aq shumë popullin e tij fisnik. Aty ku shkeli bisha komuniste u tha dhe bari, dhe njeriu humbi në erresirë, u verbua, ia nxorën sytë dhe e detyruan të hajë bar!
Era ia freskonte ballin e djersitur. Ndersa zemra i rrihte me shpejtësi në gjoksin e tij prej trimi. Ai s'kishte frikë nga askush e nuk e kishte njohur kurre frikën edhe kur ishte ndër beteja, por këto çaste ndryshonin. Ai s'po shkonte në një mision apo betejë nga do të dilte fitimtar, por drejt një braktisjeje të madhe. Me gjithë dhimbjen që kishte në zemrën e tij ai vuri dorën mbi kraharor dhe ktheu kokën pas dhe qëndroi disa çaste në heshtje. U hodhi dhe një vështrim të shpejt maleve e fushave dhe u nis ashtu siç i kishte hije një trimi.
Në Tiranë Gjenerali u takua me miqtë e tij besnikë dhe djemtë e tij. Trimi me fletë kaloi nën hundën e komunizmit e të Enver Hoxhës, mes spiunëve dhe sigurimsave. Atë se pa njeri. Ai u bë erë e fluluroi me shoferin e tij besnik që s'e tradhetoi kurrë, korçarin trim LLazi Sterjo, që mundi të fluturonte me makinën e tij bashkë me gjeneralin nën tytat e postëblloqeve që ruheshin me kujdes prej rojëve. Trimi s'kapet kurrë. Ai mbërriti në Zëmlak të Korçës në familjen fisnike patriote të Kullajve Kjo familje me tradita bujarie e besnike kishte përcjellë dhe mbretin Zog për në Greqi, tani do të përcillte edhe mikun e madh, Prenk Pervizin. Mbi këtë familje me tradita patriotike do vinte një kalvar i gjatë persekutimi që s'do të ndalej për 45 vjet me radhë. Kjo familjc fisnike pas asaj dite pati te pushkatuar, të burgosur dhe te internuar deri ne katër breza. Kështu Gjenerali duke u arratisur nën hundën e Enver Hoxhës i tha edhe një herë këtij katili, në heshtje: - Jam me trim se ty dhe më i pregatitur.
Iku fluturoi trimi me fletë gjenerali i ushtrise shqiptare që kishte qenë një jetë të tërë në krye të saj. Ai la pas me zemër le plagosur Shqipërinë e tij të bukur dhe gjithçka tjetër të shtrenjtë që kishte! Gjenerali doli në Greqi dhe jehuan gjithë radiot e botës dhe mediat (shtypi i kohës). Greqia e priti e respektoi si ushtarak e si gjeneral për 19 vjet me radhë. Pastaj kaloi ne Bruksel ketu u prit si një strateg luftrash, si ushtarak me vlera të mëdha dhe si gjeneral i pathyeshëm. Shteti Belg i dha atij trajtim të veçantë duke e respektuar për tërë kohën që jetoi në Belgjikë. Por i mungoi dashuria e kombit e popullit të vet, që e donin dhe e prisnin që një ditë të kthehej. Por kjo nuk mund të realizohej. Ato nuk do të takoheshin më me birin e tyre, me ushtarakun e tyre të lavdishëm. Por ai i takonte dhe i takon dhe sot Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai ishte i gjithë popullit.
Kam njohur familjen e Gjeneralit që kur isha fëmijë. Ne na bashkuan kampet dhe idealet e përbashkëta të prindërve tanë. i kam njohur në kampin Saver, Plug, Gradishtë të Lushnjës. Ishin dhe miqtë me të afërt të dajës sim Avdulla Mata. Kështu unë i shikoja për ditë dhe u rrita mes tyre dhe familjeve të tjera më të mira shqiptare si familja, Markagjoni, Radi, Miraka, Kaloshi, etj, që Hoxha i internoi e i burgosi për ti zhdukur fizikisht.
Zonja e Gjeneralit ishtë një grua me virtyte të larta. Ajo karakterizohej nga urtësia, dashuria që kishte për njeriun. Ishte e palodhur fisnike dhe bujare. Edhe pse ishte për ditë në punët më të rënda, ajo s'u ankua kurrë. Ajo qëndroi burrërisht e pa mposhtur deri në fund të jetës së saj ashtu siç i kishte hije gruas së një gjenerali të përmendur. Ajo ishte krenare për veprën e punën e pa lodhur të burrit të saj, e dinte se gradat e gjeneralit i shoqi i kishte merituar prej betejave dhe sukseseve të arritura. Kam njohur dhe tre djemtë e Gjeneralit : Valentinin, Gencin e Lek Pervizi. Te tre djem shembullor e të pamposhtur. Kjo familje fisnike do të njihte burgjet dhe të gjitha kampet famëkeqe të Komunizrnit. Genci dhe Leka u martuan dhe patën fëmijë. Gruan e Lekes, Beba, e kisha shoqe të ngushtë. ( Asaj i mbeti emri Beba edhe sot e kësaj dite sepse një bebe qe shpëtoi nga kampi i Tepelenës ku vdisnin me dhjetra fëmijë, ndërsa emrin e kishte Gjuliana). Ata mbijetuan duke hapur të gjitha kanalet e myzeqesë me krah, duke zëvendësuar traktorin me punë të detyruar deri në vitin 1991. Ndërsa Valentini që kishte qenë i martuar që kur ishte student në Itali e ngrysi jetën nën tortura, në burgje dhe në kampe, dhe mundi të mbijetonte besnik i një martese, pa krijuar familje tjetër deri në demokraci, kur u takua me gruan e tij pas një gjysme shekulli, e cila e kishte pritur në Itali gjatë gjithë regjimit komunist. Ai s'pati fëmijë nga kjo martesë sepse regjimi komunist i kishte ndarë përjetësisht që në moshën e rinisë.