E enjte, 01.05.2025, 05:19 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ardian Preçi: Imzot Nikoll Kaçorri, strategu i “harruem” i pamvarsisë!

E premte, 18.03.2011, 08:59 PM


Imzot Nikoll Kaçorri, strategu i “harruem” i pamvarsisë!

 

Nga Ardian Preçi

 

Në nji skaj t’Shqipnise s’Eperme apo ma mirë me thanë Shqipnise së harrueme, lind nji djalë, prej nji babe katolik e nji nane myslymane, nji shenj tjeter i respektit nderfetar apo ma mirë me thanë nderfisnor. Askujt nuk i shkonte n’mend se Nikolla i vogel, jo vetem q’i do t’merrte pjesë n’punët ma t’mdha t’kombit Shqiptar por do t’ishte strategu i shpalljes pamvarsise dhe nankryetari i qeverise t’pare Shqiptare.

 

Mbasi kreu studimet n’Shkoder e jashtë vendit Dom Nikolla kthehet n’atdhe e fillon misionin e tij famulllitar. Veprimtaria e tij politike dhe letrare asht e permasave monumentale. Ai punoi shumë per formimin e nji Shqipnie Europiane. Muer pjesë n’kongresin e alfabetit Shqip ku ishte nji nder figurat vendimtare q’i ndikuen n’zyrtarizimin e germavet Latine. Ishte pjesë dhe ndihmoi n’kryengritjet e njipasnjishme per pamvarsi, koordinoj ardhjen e Ismail Qemailt në Durrës per me ngritun flamurin, e mbasi e pa se kishte rrezik, realizoi rrugtimin drejt Vlores. U emnue Nankryetar i qeverisë së parë Shqiptare. Mbas ramjes’ qeverise t’parë e mbas djegies’ shpisë e biblotekes ku kishte nji arkiv t’pasun, prej forcave t’Haxhi Qamilit q’i po e kerkonin me e vra u largue per n’Vienë t’Austrisë ku diq mbas pak vitesh.

 

U la n’harresë prej rregjimit komunist edhe prej 20 vjet qeverisjeje pluraliste. Ky burrë shteti, njeri i letrave e i historisë Shqiptare, nji gur nder ma t’randsishmit t’themelimit te Shtetit Shqiptar lihet n’harresë e perbuzet edhe n’demokraci.

 

Imzot Dom Nikoll Kaçorri ishte me fat t’jashtzakonshem q’i diq n’Vienë e në ktë mnyrë atij nuk i’a prishen vorrin e nuk i’a hodhen eshtnat n’lum sikurse Fishtes. Ai u preh hijshem per dekada n’ato vorre t’Austrise alpine e dukej sikur prej s’largut dhimbshem vrojton fatin e vendit t’vet q’i punoi aq fort per t’a afrue drejt Europes, se si po shkonte n’rruge t’gabueme. Me dhembshuni do t’ketë vrojtue ardhjen e komunizmit, burgosjen e vrasjen e klerikevet katolike, shembjen e kishava, prishjen e vorreve, e zhveshjen e sakatimin prej identitetit Shqiptar, çashtje per t’cillen ai punoi gjithe jeten, e kishte mision primar t’jetës tij.

 

N’historinë e realizmit socialist, n’asnji liber nuk u shkrue emni i Dom Nikolles e nxansit nuk dinin se kush ishte nankryetari i qeverisët’pare Shqiptare.

 

Propaganda e harreses ne t’cillen s’bashkut me figura tjera kombtare t’perpunueme mjerisht – mjeshtrisht, punoi me aq “sukses”, saqë nuk asht çudi q’i shumica e Shqiptarvet as q’i i kanë ndigjue emnin Dom Nikollë Kaçorrit.

 

Kontributi i tij per liri te kombit, shtetformimin e emancipimin, poashtu dhe kontributi I tij ne letrat shqipe, jo vetem u perjashtue por u shkatrrue. Sa komod do t’ketë kenun Dom Nikolla t’u vrojtue Kazmen e Komunizmit n’punen e tij per Kombin?

 

“Fali Zot, se s’dinë se c’ka bajnë” do t’ketë kenun lutja e tij e perditshme.

 

Por ma n’fund erdh ora q’i nji grup atdhetaresh i’a sollen eshtnat n’vend t’vet Dom Nikolles (e shume mire vepruen). Por nji habi e madhe! Asnji dikaster shtetnor, perfshi Ministrine e Kultures e krejt spektri politik n’Tirane nuk u lodhen me i ba nji pritje n’aeroport strategut t’shpalljes’ pamvarsisë Shqiptare. Por perkundrazi, eshtnat në nje valixhe i’a hypen nji karrocë e mbas kalimit të doganes, privatisht arriten ne ceremonine e kishes se Shen Luçies.

 

Dikush shkruajti per kte menefregizem te turpshem t’autoriteve Shqiptare, dikush bani deklarata politike n’kishe; por shtetit s’i ra n’mend per ceremoni zyrtare – dikush tjeter privatisht tha kush ka kohe me u marr me Dom Nikollen se kena protesta e anti protesta, e jane zgjedhjet locale, q’i po na i bien deres me grushta.

 

E harruen kto zoja e zotni (i’u thanshin) se pa at’ Dom Nikollen e do si puna e tij nuk do t’kishte qane e çuditshme mos me pasun aspak Shqipni sot e ju s’do t’kishit sheshe ku me u ba pshesh me njani-tjetrin.

 

A mos u zuni frika se mos po u ban ndoj vrejtje, apo ndoj mallkim per politiken anti-kombtare e jo-Europiane q’i po lueni?! Mos u merzitni se nuk u ban vrejtje, se ai nuk ishte njeriu q’i bante vrejtje, e nuk mallkonte – ai vetem punonte; ai dinte edhe t’epte dorheqje kur principet e tij demokratike, perplaseshin me konjuktura t’vogla n’mendjet oreintaliste t’kohes se at’hershme q’i janë trashigue deri n’ditët tona.

 

Dom Nikollen pasardhesit e Haxhi Qamilit u munduen t’a plagosin per s’dekunit, t’u e vnue nji karroce n’aeroport, por nuk i’a arriten qellimit sepse njerezit si Dom NIkolla nuk plagosen, ato nuk vdesin, e sado q’i t’mundohen per t’i vra ato vetem se shndrisn ma s’shumtit e ngjiten ma nalt në piedestalin e nderurem t’kombit tonë.

 

Por politika Shqiptare duhet me diftue rrespekt per figurat e fshime t’kombit tonë gjatë komunizmit, ka ardhun koha q’i ç’do gja me shkue n’vend t’vet.

 

E mos kini frike se ato nuk çohen prej vorrit me u nxan vendin!

 

E per me e perfundue; Dom Nikolla erdh aty ku duhet t’ishte prej shumë kohesh e pergjithmonë…

 

Ai si nji njeri me permasa monumentale nuk dridhet prej pickimeve t’mendjeve t’vogla n’Shqipni. Ai djali i vogel i Shqipnise s’Eperme q’i shpenzoj krejt jeten per me ndertue Shqipnine e lire e Europiane, fatkeqsisht u la n’harrese bashke me Shqipnine e Eperme per rreth gati nji shekull. Me nji shprese q’i Haxhi Qamilat modern nuk do t’i prishin vorrin e ri Dom Nikolles, ndoshta shekulli i dyte i shtetit Shqiptar do t’i ktheje syte kah naltsimi i figuravet si ajo e Imzot Nikoll Kaçorrit apo vendlindjes tyne Shqipnise s’Eperme q’i mos t’mbetet ma – Shqipni e harrueme…!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx