E enjte, 01.05.2025, 10:46 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Shkrimtari dhe studiusi që s'reshti së shkruari

E hene, 21.02.2011, 08:59 PM


 

SHKRIMTARI DHE STUDIUESI QE S’RESHTI SE SHKRUARI

 

(Ne nderim te poetit, shkrimtarit dhe studiuesit Jetish Kadishani)

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Mr. Jetish Cufë Kadishani ,( kishte deshire te shkruante emer, atesi, mbiemer), lindi  në fshatin Qendrese (Tërstenik) te komunes se Drenasit  (Drenicë) me 28 maj 1948 dhe rrjedh nga nje familje rapsodesh brez pas brezi,nga ku mund te jete edhe pikenisja e te shkruarit poezi.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje,te mesmen ne Prizren,kurse  Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe ne Prishtine,ku edhe magjistroi me temen “Bibliografia e letersise dhe e krtitikes letrare shqiptare”

Bibliografia e tij eshte e gjate dhe e larmishme.Per shume vite,pas studimeve punoi. bibliotekar, e nje  mandat edhe  kryetar i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës.Prej shume vitesh ishte  bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, Përfaqësues për Kosovë i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim me seli në Nju Jork (SHBA) nga viti 2000.Njekohesisht ka punuar si gazetar në mjete të informimit në Kosovë  rreth 40 vite. Së fundmi ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të ndryshme. Punoi si gazetar në media, autor i një varg veprash letrare, publicistike dhe historike. Është autori i parë në Kosovë që ka bibliografinë personale me 1502 njësi bibliografike.Deri tash ka botuar këta tituj librash:

           1.“Ecni ballëhapur” , poezi për fëmijë, Prishtinë, 1974,

           2.“Fjalë të urta dhe shprehje popullore” ,folklor, Prishtinë, 1988

           3. “Dertet e dynjasë” , humor popullor , Prishtinë, 1992,

           4. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i parë, Prizren, 1994.

           5. “Pishtari i dritës” , monografi për veteranin e arsimit ferizajas, Munish Rmaadani, Prishtinë, 1999,

           6. “Lot në bebëza” , poezi për të rritur , Prishtinë 2000,

           7. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë 2001,

           8. “Alush Smajli – Qerrataja” ( 1899 – 1946 ) Prishtinë, 2001

           9. “Ndue Përlleshi – Trim i Dukagjinit” , botimi i parë , Prishtinë, 2002,

           10. “Sadik Rama – Gjurgjeviku” ( 1872 – 1944 ) Prishtinë, 2003,

           11. “Ngjarje dhe portrete historike I” , bashkator me Tomë Mrijajn , Prishtinë, 2004

           12. “Bibliografi personale 1968 – 2004”, Prishtinë, 2004

           13. “Lufta e Çelisë së Siçevës dhe komandant Shaban Sadiku”, Prishtinë, 2005

           14. “Barjam Çukovci – Curri, luftëtar i guximshëm i nacionalizmit shqiptar”, Prishtinë, 2007

           15. “Ukë Sadiku – komandant i forcave kryengritëse të kosovës , nëntor 1944 – shkurt 1947”, Prishtinë, 2007

           16. “Ndue Përlleshi – Trimi i Dukagjinit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë, 2009

           17. “Mulla Adem Hoxha – luftëtar i Shqipërisë Etnike”, Prishtinë, 2009

           18. “Vëllezërit Damaneku u flijuan për Shqipërinë Etnike”, Prishtinë, 2009

           19. “Vesel Rexhep Xheladini – Sogojeva 1914 – 1992”, Prishtinë, 2009

           20. „Ndue Përlleshi-Trimi i Dukagjinit”, (Botim i dytë i plotësuar) Botoi: Shtëpia Botuese “DRENUSHA”, Prishtinë 2009, f. 400.

Jetish Kadishani ishte redaktor,recensent dhe botues i shume librave  te autoreve nga Kosova dhe diaspora dhe drejtor e pronar i Shtepise Botuese “Drenusha” ne Prishtine.

 

NE GJURMET E KUJTIMEVE PER JETISHIN…

 

Dita e enjte e 21 tetorit  2010 ishte ogurzeze . U perhaps si rrufeja ne media lajmi se iku nga kjo bote Jetish Kadishani.E qau Drenica,Kosova,Shqiperia,diaspora dhe me mijera e mijera miq,kolege,lexues te tij.Ai iku heret ,duke lene amanet qe ne vijimesine e tij te shkrimit te hulumtimit te figurave e historise se shqiptareve ta vazhdojne brezat,duke qene busull orientuese perhere profesor Jetishi…

 

Pe here te pare jam njohur me Jetish Kadishanin ne Prishtine andej nga vitit 2006 ne Biblioteken Kombetare ,ndonese me krijimtarine e tij te larmishme isha njohur me kohe.I qete ne te folur,i dashur  me kedo qe takonte,gojeembel dhe mbi te gjitha intelektual  i kalibrit kombetar,te bente per vete me njohjen e pare,sic me ndodhi mua atebote ne hollin e bibliotekes ne Prishtines teksa gjerbnim kafene dhe bisedonim per letersine,folklorin dhe historine e shqiptareve…

Me dashamiresi me dhuroi disa libra te tij dhe me foli me simpati per nje personazh qe e kishte  skalitur ne veprat e tij,nje hero te gjalle te Kosoves, me origjine nga krahina ime,Nikaj Mertur,te quajtur Mark Avdyli…

 

Pata fatin e madhe qe disa here te tjera te takohem dhe te bisedojme ne Tropoje e Prishtine  me krijuesin enciklopedik Jetish Kadishani

.Por ne kujtesen time mbetet takimi i fundit me 5 prill 2010 ne “Bajram Curri’ ,ku Jetishi kishte ardhur me kerkese te Klubit  Letrar te Tropojes per te bere nje ore letrare me gjimmnazistet e qytetit  me disa krijues te tjere,te cilet dhuruan edhe shume libra te tyre bibliotekes publike,gjimnazit dhe shkollave 9 vjecare .S’me shqitet kurre nga mendja takimi ne bashkine e qytetit me krijuesit tropojas,i cili ligjeroi si bilbili per letersine shqipe ne pergjithesi e ate te Kosoves,mbajtjen gjalle te lidhjeve mes krijuesve te Tropojes me krijuesit kosovare ,traditat dhe zakonet tona ,duke i cilesuar krijuesit ambasadore te paqes .Mbreselenese ishin fjalet e tij per familjen dhe mbeshtetjen qe i kishte dhene ajo ne krijimtari.

E ne fund,mbase duhej shkruar edhe ne fillim,jane mbushur  4 muaj nga ikja fizike e Mr. Jetish Kadishanit nga jeta,e fatkeqesisht nuk kemi lexuar asnje shkrim per jeten,vepren dhe krijimtarine e tij te gjithanshme,i cili deri ne rrahjet e fundit te zemres se tij tashme te lodhur,nuk reshti se shkruari ,duke  lene ne panteonin e letersise shqipe nje thesar te pacmuar dhe te pazevendesueshem te veprave te tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx