Faleminderit
Memet Halimi: Medreseja e Ferizajt fliste shqip...
E marte, 08.02.2011, 08:08 PM
Medreseja e Ferizajt fliste shqip...
HASAN EFENDI NAHI (1905-5.2.1991)
Merita për këtë i takon profesor Hasan efendi Nahit nga Gjakova që u bë myderriz në Kjiro
/”Bujku”, E hënë, 15 KORRIK
Nga Prof. Dr. Memet Halimi
Profesor Hasan efendi Nahi u lind në Gjakovë më 1905. Mdresenë e Madhe e kreu në Gjakovë, ku tre vjet radhazi zëvendësoi babanë e vet, duke ligjëruar sintaks[n e guhës arabe në këtë Mdrese.
Ndërkaq, studimet i vazhdoi në Universitetin e Al-az-Harit në Kajro të Egjiptit. Atje u pajis me kulturë të gjerë dhe me njohuri të thella të kulturës së fesë islame. U njoh me shumë personalitete të shquara fetare e kombë tare, si: Abdurrahman efendi Murati nga Podijeva, Bedri efendi Hamiti nga Shkupi, Abdyl efendi Mumini nga Kumanova, Kasim efendi Shefkiu nga Tirana, etj.
Ndërsa nga radhët e komunitetit boshnjak u njoh me: Mehemt Hanxhiqin, Besim Korkutin, Kasim Dobraçën etj.
Egjiptasit kishin mendim të mirë për shqiptarët, sepse në Egjipt sundonte dinastia shqiptare e Memet Aliut, nga mbreti Fuad, që ishte trashëgimtar i kësaj familje. Hasan efendi Nahi iu kishte rrekur me përkushtim e zell të madh studimeve universitare në Kajro.
Pasi kreu studimet dhe mori titullin myderriz (profesor), ai kreu edhe një varg detarsh. Këtë dëshirë për t’i shërbyer popullit të vet e kishte shprehur qysh kur ishte student në Egjipt. “Kisha vetëm një dëshirë: të vijë në Kosovë dhe të ushtroj profesionin tim në interes dhe në dobi të popullit tim”. (Dituria Islame, nr. 18., tetor
Në fillim ushtroi detyrën e këshilltarit fetar shëtitës nëpër Kosovë, dy madate nga dy vjet. Pastaj ligjëroi në Medresenë e Ferizajt deri në deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Nxënësit tregonin interesim të madhe për ligjëratat e tij, madje filluan të vinin edhe nga Shkupi, sepse profesor Hasan Nahi, për dallim nga Medreseja e Shkupit, ku mësimi zhvillohej në gjuhën turke, mësimet i zhvillonte në gjuhën amtare shqipe, përkundër rrezikut të madh dhe kërcënimeve të vazhdueshme të pushtetit hegjemonist serb, ai duke mos u trembur fare vazhdonte synimet fetare kombëtare. Ai kishte vizione për aedhmërinë e fesë dhe të kombit të vet, ai dinte se ç’donte dhe ç’dëshironte të arrijë. Të përgatisë kuadro të afta fetare e kombëtare në shërbim të popullit dhe të atdheut. Prandaj ai gëzonte autoritet dhe respekt të madh në popull, sepse e kuptonte shpirtin e popullit të vet, kërkesat e synimet e tij. Duke i njohur mirë virtytet e popullit të vet, mjerimin e skamjen, injorancën e paditurinë, ai tërë jetën ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të tij. Kurrë nuk ndjeu lodhje, kurrë nuk u mërzit nga puna e vazhdueshme, por përkundrazi, ndiente kënaqësi të veçantë kur gjendej në mesin e popullit, duke i shpjeguar atij vijimisht çështjet më parësore fetare e kombëtare, dke mos i ngatërruar kurrë ato dy koncepte, që e plotësonin njërajetrën, por, megjithatë, kanë edhe tiparet dalluese të tyre, pra nuk janë të njëjta.
UDB-ja e ndiqte vazhdimisht
Pas Luftës së Dytë Botërore ushtroi detyrën e drejtorit në medresenë “Memet Pasha”- në Prizren, e cla kishte një taditë të gjatë pune 460-vjeçare. Në këtë Medrese ai vendosi të mësohet edhe gjuha shqipe si lëndë e veçantë, kur për mësimdhënës caktoi mësimdhënësin veteranin e gjuhës shqipe- Hasan Vokshin. Si njeri e alim i njohur Hasan efendi Nahin e ngarkuan edhe me detyrën e Kryemyftiut për Rrafshin e Dukagjinit. Mirëpo, shetetin monist e pengone puna dhe aktiviteti fetar e kombëtar i myderriz Hasan efendi Nahit, ndaj e suprimoi medresenë në Prizren, me arsyetim se një medrese po ekzistuaka në Sarajevë, ndaj për këtë në Prizren nuk paska nevojë. Shkaku kryesor i mbylljes së Medresë ishte pse myderrizi kishte aplikuar gjuhën shqipe në procesin mësimor të këtij institucioni shkollor që ishte bërë halë në sytë për istemin monist serbo-çetnuk.
Kështu, prof. Hasan Nahi dhjetë dhjetë mbeti mbeti pa punë. Edhe pse pas një kohe u hap Medreseja e Ulët në Prishtinë, atë nuk e inkuadruan në procesin mësimor, sepse ishte i papërshtatshëm për sistemin e atëhershëm antishqiptar.
Myderriz Hasan Nahi, përveç kundërshtimit të rreptë që shprehu kundër mbylljes së Medresesë në Prizren, ai kishte pasur guxim të ngriste zërin edhe kundër mbylljes sl gjimnazeve në gjuhën shqipe në Kosovë. E këto kundërsshtime i mjaftonin Partisë Komuniste dhe UDB-së që ta vënin myderrizin në listën e njerëzve të rrezikshëm dhe të dyshimtë dhe që duhej përcjellë vazhdimisht e në çdo hap. Pas një odiseje të gjatë e në mungesë të kuadrit të lartë, ai prej vitit 1958 u angazhua ligjërues në Mdresenë eulët në Prishtinë, ku punoi plot njëzet vjet, deri më 1978. Me inisciativën dhe përpjekjet e tij të pareshtura Medreseja e Ulët e Prishtinës u ngrit në shkallën e Mderesesë së Mesme, e për t’u realizuar dëshira e tij (pas vdekjes) më vonë u hap edhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. Të gjithaa këto suksese e iniciativa i atribuohen personalitetit të shquar fetar e kombëtar profesor Hasan efendi Nahit, i cli la gjurmë të pashlyeshme në arsimin fetar (të zhvilluar në gjuhën shqipe) të Kosovës. Atë e gëzonin pa masë sukseset e nxënësve të vet, të cilët kishin arritur të bëheshin profesorë e doktorë shkencash, nëpunës të lartë të Bashksisë së Fesë Islame. Për të gjitha këto suksese Myderrizit i bëhej zemra mal, ai përtëritej, sepse ishte i zhveshur nga shpirtngushtësia e xhelozia, atë e stolisnin vyrtytet më të larta e më të pasura njerëzore: bujaria, zgjuarsia e fisnikëria, dashuria e zemërgjerësia.
Ishte një intelektual me kulturë kombëtare
Prof. Hasan Nahi vëertetë ishte një njeri zemërdëlirë, i kujdesshëm, i zhveshur nga ndjenja egisste, modest dhe shpirt i fisnikëruar me një kulturë të gjerë dhe edukatë të shëndoshë. Ai nuk ia atribuon vetes të gjitha sukseset e arritura, por më tepër kolegëve paraardhës të tij, nda me kujdes, respekt e admirim zë ngoje shumë emra personalitetesh të shquara, si: Ali efendiu nga Carabregu, që në literaturë njiej me emrin El-jakovi, që kishte arritur titullin e akademikut, i cili përmendej edhe në enciklopedinë e Sami Fashërit, Haxhi Osman Morina i Gjakovës, Hafiz Sadriu, Hasan efendi Sgllaku, Ismail efendi Nahi e shumë të tjerë, që i la mbluar pluhuri i harresës.
Profesor Hasan efendi Nahi me punën e tij të palodhshme, me kujdesin e mirësjelljen e qytetëruar e njerëzore na ka bërë borxlinjë që ta kujtojmë me pietet të lartë, së paku me rastin e përvjetorëve. Sepse përkujtimet na obligojnë të bëjmë bilancin e veprimtarisë së tyre jetësore, prej të cilëve mund të marrin shembull brezat e rinj, sepse askush prej nesh as nuk dimë sa duhet, as nuk mund të arrijmë aq sa dëshirojmë, siç thoshte fendi Nahi, por duhet të përpiqemi në drejtim të kërkimit të plotësimit të diturive tona të mangëta.
Hasan efendi Nahi ishte një intelektual i kompletuar me njohuri të gjera fetareme kulturë të ngjeshur kombëtare. Ai i kuptoi mirëfilli rrjedhat historike dhe kahet e zhvikllimit të popullit të vet. I kuptoi thellësisht kërkesat dhe nevojat e popullit që i përkiste, e njohu mirë shpirtin e tij fisnik dhe bujar dhe traditat e tij të ndritshme, hetoi etjen për dije, për arsim e edukim fetar e kombëtar. Duke i kuptuar drejt këto nevoja imperative, nuk ra ndesh kurrë me to, por, përkndrazi, i kultivoi, i thelloi dhe i përparoi ato aq sa diti e sa mundi. Për të gjitha këto rezultate në punën e tij shumëvjeçare meriton të kujtohet e repektohet jo vetëm me anë të publikimit të këtij reportazhi, ku nuk ështëe mundur të përfshihet tërë jeta e tij e bujshme e vepra e tij e mmadhe për kohën kur jetoi e veproi, por duhet shkruar studime e vepra monografike për të, duke e nderuar emrin e tij. Të këtillë e njoha, të këtillë do ta kjtoj gjithmonë, sepse kujtimet as nuk plaken, as nuk vdesin, por mbesin të përheshme. Madje sot shpesh edhe përtrihen. Përtëritja e tyre varet prej nesh, prej kujdesit e respektit tonë për një alim të tillë. Njerëzit e tillë si Hasan efendi Nahi, nuk vdesin kurrë – ede sa herë i kujtojmë, ne e nderojmë atë, por edhe emri i tij na nderon neve de mbarë popullin e Kosovës, për të mirën e të clit ai punoi deri në momentin e fnsit të jetës së vet, kur përgjithmonë më 5 shkurt 1991, në moshën 86-vjeçare, shpirti i tij kaloi në jetën e amshueshme.