Faleminderit
Ilmi Veliu: Në shenjë kujtimi poetit Ferit Ramadani
E shtune, 19.02.2011, 08:58 PM
NË SHENJË KUJTIMI POETIT
Fjalë morti pran arkivolit të Ferit Ramadanit
Nga Dr. Ilmi Veliu
Të nderuar të pranishëm, i nderuar dhe i paharruar vëlla, Ferit Ramadani, Do të ishtë më e arsyeshme që ti të ishe në vendin tim, dhe të lexoj fjalë mortore e ngushllimi për mua, sepse nga mosha ishe ahumë më i rijë se unë, por, ja që ky ka qenë caktimi i Zotit, nga i cili nuk mund te iket.
Në këto momente, i katandisur nga pikellimi e dhimbjet, e kam shumë të vështirë të themë çfardolloj fjalësh qofshin ato, sepse ti ishe njeri i një formati shumë të madh, të veçantë dhe me vlera shumë dimensionale, të cilat vlera moti kohë kanë kaluar e depërtuar anëekand trojeve shqiptare, deri atje ku bukës i thuhet buk e ujit ujë.
Vëlla i dashur, ne jemi gjeneratat e para nga keto troje shqiptare, vend i zhytur atëherë në një injorancë të thellë, pa mesim e shkollim dhe një padituri dhe prapambeturi totale.Nga ana tjetër, mbretëronte një varfëri skajshmërisht e madhe, pa ngrënë e pirë, dathur e deshur, dhe ne, ashtu kryeneqë, injoruam të gjithë atë dhe me sakrifica të papara ua mësyemë shtigjeve të diturisë, shkencës arsimit e kulturës.
Por, ne që ishim gjeneratat e para të viteve të shtatdhjeta, shpresa e madhe dhe e vetme e Kërçovës, nuk u gjunjëzuam, por qëndruam të fortë dhe të bashkuar si një trup i vetëm kundra të gjitha stuhive.
Dhe kjo ishte forca që na mbante gjallë dhe na jepte kurajo që të shkonim përpara dhe të mos gjunjëzoheshim para rrebesheve që na dilnin per të na penguar.
Por hiekat dhe problemet e gjeneratës tonë nuk përfunduan këtu. Ata u shtuan edhe më tepër pas kryerjes së shkollimit dhe marrjes së diplomave. Ne të diplomuarit e Prishtinës konsideroheshim si rreziku më i madh i shtetit e pushtetit dhe vazhdimisht mbaheshin në shënjestër dhe larg shkollave ku do të duhej të fillonim punën e institucioneve tjera.
Ne vazhdimisht ndiqeshim e përndiqeshin. I pari qe e psoj nga shokët tonë ishte Shaqir Sadiku, bashkëpuntori më i ngushtë i Jusuf Gërvallës. Pasuan edhe burgosje të shokëve tjerë.
Ferit Ramadani u paraburgos më 20 maj 1988, por stoikisht u qëndroi të gjitha metodave malltretuese të UDB, nuk i dha shoket, nuk i pranoi veprat me të cilat ngarkohej; dhe në fund, pas të gjithë asajë golgote, në mungesë të fakteve, përbindëshit u detyruan ta lironin nga paraburgimi pas 6 muajsh.
Ferit Ramadani, edhepse posedonte aftesi të jashtzakonshme në shumë fusha të ndryshme, e sidomos në ekonomi, atij nuk iu lejua të punësohej dhe për një kohë shumë të gjatë qe i detyruar që të punonte punë fizike në ndërtimtari bashke me dz ish të burgosurit tjerë, Beqir Limanin e Sulejman Elezin.
Që të shkruhet për aftësitë e Ferit Ramadanit dhe për punën e tij si poet e krijues, do të duheshin faqe të pa numërta të letrës. Ai ka të botuara numër të madh shkrimesh për ekonomi, në prozë e poezi, për religjion e histori. Nuk ka gazetë e revistë në trojet shqiptare që ai të mos ketë botime të vetat që nga jeta sudentore e deri me sot. Ka edhe numër të madh punimesh të pabotuara, qofshin në shkencën e Ekonomisë, qofshin në krijimtarinë letrare që për shkaqe finansiare kanë mbetur pa u botuar, e që ne shokët e tij do të duhet të kujdsemi që ato punime e shkrime të shumta ta shohin dritën.
Të nderuar të pranishëm, të nderuar shokë dhe kolegë të Ferit Ramadanit, pas ndërrrimit jetë të Sefer Sejdinit, Shaqir Sadikut e Besim Veliut, Ferit Ramadani është shoku jonë i katerti me radhë, nga grupi i studentave kerçovarë që banonim ne ,,rruga Rieka 57,, në Prishtinë, që ndahet nga mesi jonë.
Lusim Zotin e Madherueshëm që ta shperblejë me shpërblimet më te çmuara që ka në Madherinë e Tij.
Ilmi Veliu, Llagje,
E hënë, 25 tetor 2010.
Komuniteti Shqiptar i Kercoves ne Amerike
E nderuar Familje Ramadani,
Te nderuar te pranishem
Vdekja e hershme dhe e papritur e shokut dhe mikur tone te dashur dhe te nderuar Ferit Ramadani, na preku thelle ne zemrat tona. Me kete rast Komuniteti Shqiptar i Kercoves ne Amerike ju shpreh ngushellimet me te sinqerta me rastin e humbjes se njeriut me vlera te vecanta patriotike e njerezore.
Puna e palodhshme dhe virtytet pozitive te te ndjerit Ferit Ramadani do te mbeten gjate ne kujtesen e atyre qe i takoi dhe i vizitoi me rastin e qendrimit te tij te fundit ne Amerike.
Prandaj, ne se bashku me ju, do te lutemi qe shpirti i rahmetliut Ferit Ramadani te pushoje i qete nen kujdesin e Krijuesit te gjithesise. Amin,
Per Komunitetin Shqiptar te Kercoves ne Amerike,
Ilaz Kadriu-Lazi
Chicago,24/10/10
Te nderuar Arianit,Ardit, Besa dhe Dini
Te nderuar te Pranishem,
Me lejoni qe ne emrin tim personal dhe ne emer te familjes sime, t'ju shpreh ngushellimet me te sinqerta, me rastin e humbjes se te ndjerit Ferit Ramadani, te cilin vdekja e rrembeu papritmas.
Une dhe familja ime e gjere, te ndjerin e njohem nga se afermi dhe qe nga femijeria. E njohem ashtu si ishte: te dishem, punetor, te sjellshem, kombetar dhe me cilesi tjera humanitare. E njohem poashtu si te pafat ne jete duke kaluar momente te veshtira dhe tragjike ne jete te percjellura me trauma familiare.
Prandaj, ne do ta kujtojme gjithmone duke i ruajtur gjithmone memoriet me te mira per te , sidomos gjate vizites se fundit ne Amerike.
Atij i qofte dheu i lehte. Zoti ti fali xhenetin, kurse te tjereve durimin dhe shendetin. Amin.
Rushit Ajroja me familje
Chicago, 24.Tetor,2010
Ai do mbetet i paharrueshem edhe për ne, stafin e Zemra Shqiptare, ku ai dha kontributin e tij të çmuar, me sa e sa shkrime, me sa e sa poezi. Temat e z. Ramadani do mbeten gjithnjë aktuale, sepse ai i këndoi me penën e tij, vëndlindjes, kombit.
Qoftë i paharruar mes nesh!
Ju prehtë shpirti në paqe!
Ngushëllime për të afërmit dhe familjarët e tij!!
Redaksia Zemra Shqiptare
Agim Gashi
IN MEMORIAM PER FERIT RAMADANIN
Pa të derguar vlla te varret
Pa të mbulur me dhe të zi,
I radhis unë këto vargje
Miku im vetëm për Ty.
Ishe njeri me nderë e besë
Ishe baba, mik e poet,
Ishe feniksi i Iliridës
Emri yt ska me u tretë.
Kishe miq që të nderuan
Kishe ti edhe armiq,
Emri yt s´harrohet kurrë
Urrejtsit tu mbetën hiç.
Rruga e mbar për në amshim
Në token tënde flej n´qetësi,
Vargjet tua i lexojnë zogjët
Te varri yt aty përmbi.
25.10.2010-Düren
Edmond Shallvari
IKU POETI...
Iku poeti..
Me ecjen kozmike
Thërmijash universi, vargjet e tij.
Veç gjurma mbeti
Si kohë antike
Që kohës moderne ndrit.
Iku poeti...
Pa pyetur iku...
Testamentin e la në çdo varg.
Aty është universi
Eshtë aty njeriu
Pasuria e vetme që la.
Miradie Zymberi - Avdullahi
TI JETON
Edhe qielli po qan sot,
në lotë po lahet kjo tokë,
Na iku befas nga kjo botë,
miku i madh!-Pse o Zot?
E deshëm gënjeshtër këtë njoftim,
nuk na pëlqeu që ta besojmë,
jemi mbuluar me pikëllim,
Ngushëllimet e miqve kur lexojmë!
Me flakadan nëpër shtigjet e poezisë
udhërrëfyes për shumë udhëtar,
Ti, o bir i ILIRISË,
u dhe vetëbesim në rrugë të mbarë!
Pena mbet jetime në tavolinë,
dorë e jote më nuk e prekë,
po i le ngushëllim poezinë,
ku i gjallë do të jesh përjetë!
Ti, jo, nuk ke vdekur!
Nga lartësitë tash shikon!
Në veprat tua gjallë ke mbetur.
O, Vëlla, përjetësisht jeton!
26-10-2010, 06:16am | |
|
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|
| ||||||
| ||||||
|