E enjte, 01.05.2025, 07:30 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ibrahim Egriu: Xheladin Strazimiri - Një jetë në shërbim të vegjëlisë

E shtune, 12.03.2011, 08:59 PM


Gjurmëve të gjyshit:-Nipi i tij atdhetar i ndjerë, Din Egriu dhe biri i Dinit,stërnipi poashtu i ndjerë i Xheladinit, luftëtar i shquar në betejën e lavdishme legjendare të Koshares-dëshmori Naxhi Egriu.
Gjurmëve të gjyshit:-Nipi i tij atdhetar i ndjerë, Din Egriu dhe biri i Dinit,stërnipi poashtu i ndjerë i Xheladinit, luftëtar i shquar në betejën e lavdishme legjendare të Koshares-dëshmori Naxhi Egriu.

 

Një jetë në shërbim të vegjëlisë.

 -Përvjetori i vdekjes së humanistit, Xheladin Strazimiri dhe 14-vjetorin e zhdukjes së nipit të tij, Prof. Burhan Strazimiri.

 

Nga Ibrahim Egriu

 

Xheladin Strazimiri,  lindi    1845,     fshatin Pocest    Peshkopisë  dhe ndërroi jetë , më  1925. Me profesion bujk dhe i ka takuar shtresës së vegjëlisë; këshilltar dhe delegat në kuvendet e Nëntë Maleve    Dibrës,   mendjemprehtë,   fjalëzjarrtë  dhe patriot i shquar shqiptar.

I brumosur me ndjenjën e humanizmit  patriotik,  me urtësi e fisnikëri, jetoi dhe veproi në periudhat    të errëta të  intrigave,  dallavereve,    shfrytëzimit  e  të eksploatimit të popullit tonë nga  ana  e  anadollakëve e të veglave të të tyre, marioneta të pushtetit osman.

Tërë jetën, duke sakrifikuar moralisht e  materialisht,  Xheladini veproi  për një të ardhme  më të ndritur e të pavarur të popullit të popullit shqiptar.

Ky  burrë  sypatrembur, kurrë  s’i  përfillte  ligjet  e osmanlinjve  dhe  asnjëherë   s’u   pajtua   me   krerët   shqiptarë   servilë  e  kapadahi,  pavarësisht se i  mungonte  Sofra.  Emri  i  Xheladin  Strazimirit jehoi anë e  kënd  Krahinës    Dibrës,   veçanërisht  tek  shtresat  e  ulta    vegjëlisë.  Andaj,  duke depërtuar thellë në shpirtin e vegjëlisë, atij i besuan tre poste:

              1.-Këshilltar për zgjedhjen e të drejtave të popullit të Maqellarës     me rrethinë.

              2.-Anëtar në Këshillin e Organizatës së Abetares.

              3.-Delegat në Kuvendin e Nëntë Maleve të Dibrës.

      Sipas të dhënave të pleqve, në Kuvendin e Nëntë Maleve, që u mbajt në Maqellarë, fjala e tij përshëndetej e përqafohej nga të gjithë të pranishmit.  Në Kuvend janë parashtruar çështje mjaft të rëndësishme,  siç janë: -marrja  e të  rinjve  shqiptarë  ushtarë    ushtrinë   turke,   pagesa  e  taksave  dhe  e tatimeve dhe hapja e shkollave në gjuhën tonë.

Siç dihet, në atë kohë, vëllavrasja si plagë e kahmotshme, ka ekzistuar  edhe në Krahinën e Dibrës së  Madhe.  Kjo  veti  e  ka  shqetësuar  pa  masë  këtë plak mentar,  i cili ishte i lidhur ngushtë  me  popullin,  si  thoji  me  mishin,  veçanërisht me shtresat  e  varfëra,    cilët  nuk  kanë  gëzuar  kurrfarë  të drejtash  morale  e  materiale,   jetësore  e  ligjore.   Ai.  me  plot  vigjilencë, fleksibilitet e matutri,diti si ta mbështesë e ta  marrë në mbrojtje  vegjëlinë nga kurthet e intrigat e osmanlinjve e të bajraktarëve të ndryshëm.

Siç bëjnë të ditur disa pleq të moshuar,  derisa Paria e atëhershme përdorte hurin e  zjarrit    popull,  Xheladin  Strazimiri,  me  ibrik  uji  përpiqej  të shuante çdo konflikt e të pajtonte sa më shumë  gjaqe,  ashtu  siç veproi në vitet e’90-ta në Kosovë, Anton Çeta.

Si  shembull  konkret,  rrëfejnë  dëshmitarët  për  dy  vëllezërit: -Haxhi  dhe Ramadan Burnazi, të cilët për nevojat familjare shkojnë në Dibër të Madhe tek Maliq Begu dhe huazojnë një sasi të hollash me kamatë (interes) për një kohë të caktuar.  Mirëpo,  me plotësimin e afatit,  të dy vëllezërit  s’ishin  në gjendje që ta paguajnë  borxhin  gjatë  asaj  periudhe,  atëherë,  Maliq Begu shkon    fshatin  Pocest    t’ua   konfiskojë   pasurinë   e   tundshme   me përdhunim  vëllezërve -Burnazi.  Mirëpo,  kur  Begu    fjalë  e  përfundon konfiskimin në tërësi,  mandej e nis karvanin  me  sende t e  konfiskuara  në drejtim të Dibrës;  në ato çaste,  vetëtimthi,  me armë në dorë,  del    pritë plaku gojëmbël dhe mendjemprehtë,  Xheladin Strazimiri me disa  fshatarë të tjerë trima, ndaloi karvanin, duke iu drejtuar Maliq Begut me këto fjalë: ”Deri sa të kemi frymën e fundit, kurrë s’do lejojmë të kryhet konfiskimi i djersës së fshatarëve, por sa më parë të kthehet karvani  me  bagëti,  se  për ndryshe do të bëhet gjaku deri në gjunj”.

Maliq Begu,  me    vërejtur  vendosmërinë  dhe  këmbëngulësinë  e trimit Xheladin me shokë,  ai dorëzohet pa kushte.  duke mbetur duarthatë  si  Ali Çiçja me lëkurat, pa kamatë,   pa para  e  pa  plaçka    konfiskuara.  Raste dhe shembuj të  tillë  kanë  ndodhur edhe me bejlerët e Maqellarës,    cilët poashtu u jepnin fshatarëve  fukarenjë  para  me  fajde  (me kamatë).  Këto forma    aplikuara  nga  beglerët  e  Dibrës     Madhe  e      Maqellarës, vendosmërisht i kundërshtuan këshilltarët  e  Zonës  së parë  nga  Xheladin Strazimiri, i cili me elikuencën dhe oratorinë e fortë që ia  kish  falë  natyra,  gjatë debateve me bajraktarë të ndryshëm, fajësonte beglerët për dhënien e të hollave me fajde (me interes) fshatarëve të  varfër,     cilët  s’dispunonin pasuri të tundshme, por çdonjëri prej tyre ka pasur nga një bisht  dhie  apo deleje, lope apo kali.  Ai, i sugjeronte bejlerët që të dinë se  kujt  t’ia  japin paratë me interes (kamatë).

Gjatë sundimit të Austrisë në  Shqipëri,  bejlerët  e  Maqellarës    bashku me një oficer austriak,  shkojnë në  fshatin  Pocest  për    grabitur  ujin  e burimit  ”Cercec”. Me atë rast, me të marrë të  dhënat  për  një  veprim  të tillë, këshilltari Xheladin, menjëherë mobilizoi fshatarët:burra e gra, pleq e të rinj, me armë në dorë e zhbllokuan burimin. Kështu  që nga  ajo  forcë  e madhe mobilizuese e masës,   pushtetmbajtësit në fjalë, kthyen me turp nga patën ardhur.

Po të njëjtët bejlerë, kryen edhe një veprim tjetër të shëmtuar tek popullata e Zonës së Maqellarës me rrethinë.  Ata,  pa pëlqimin e masës  vendosën  që nga 4 - 5 veta nga çdo fshat t’ua dorëzonin autoriteteve austriake, të cilët do t’i dërgonin të kryenin punë tepër të vështira,  diku larg në Serbi.  Në listën e fshatarëve,  që duhej  të shkonin ishte edhe Ragip  Gjoni,  babai i Osmanit e    tjerë.  Mirëpo,  pasi informohet Xheladini për një aksion të tillë,  ai,  si këshilltar pengoi  dërgimin e fshatarëve në Serbi.

Për të  gjitha  ato  merita  e  sakrifica    i  bëri  Xheladini  për  t’i  dalë  në ndihmë vegjëlisë,  këngëtari popullor ia thurri këto vargje:

                        Kush e mblodhi Xhelizin

                        ( Kuvendin ) e tretë,

                        Strazimiri me Pocestë.

                        Ky burr’ burri dai,

                        e ka idealin për Shqipëri.

                        Sa madhështor ky Xhelisë,

                        I dha dritë gjith’ naisë.

                        Kur kuvendoi ai Xhelis’

                        i dridhej zemra gjith’ Turqis’.

Siç rrëfeu kryeplaku i zgjuar,  Aqif Rustem Spahia dhe shumë pleq të tjerë,  bëjnë të ditur se nëpër konaqe dhe oda burrash,   flitet dhe sot  e  kësaj  dite me respekt  e krenari  për  plakun  e  zgjuar,  trim  e  fjalëzjarrtë,  Xheladin Strazimirin,  i cili,  jo  vetëm  që i dha emër fisit  Strazimiri,  por  emri i tij përmendet anë e kand Shqipërisë e Kosovës.

         Në vitet e pas luftës, pleqtë e Maqellarës e të Pocestit, parashtruan kërkesën tek përgjegjësi i Muzeumit të Maqellarës -Tosum Xhemili,     kooperativa e  Maqellarës    pagëzohet   me  emrin   e   Xheladin   Strazimirit, mirëpo  kërkesat e tyre s’u përfillën përshkak të birit të  tij -Qamilit, i cili paskësh qenë oficer i mbretit-Zog.

         Mbesim me shpresë se në të ardhmen, popullata e asaj treve, do t’ia jep vendin e merituar edhe këtij trimi-humanisti të vegjëlisë.

SQARIM:Të dhënat i mblodhi biri i tij, tani i ndjerë-Qamil Strazimiri, i cili, më 20 shtator 2003, gjatë vizitës sime në Shijak, se bashku me mikun  tim të çmuar suedez, kryetarin e  Shoqatës së  Miqësisë  Suedi - Kosovë,  z. Anders  Vessman, alias-Iliriani. Ai,  gjatë ndarjes  me lot në sy,  m’i ofroi këto  të dhëna e më luti    këto  informacione    babait    tij  e  gjyshit  tim    dalin     dritë.  Ndaj,  obligohem  moralisht  që me  rastin e Përvjetorit, dëshirën e tij  të zhurritur t’ia plotësoj.

 

Takimi i fundit me Dajë Qamilin
Takimi i fundit me Dajë Qamilin

Pra,më 19 shtator 03, morëm pjesë në Mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes  Shqiptare në Botë së bashku me intelektualin suedez, mikun e madh të shqiptarëve, Anders Vessman dhe, për herë të fundit shfrytëzuam rastin dhe u takuam me Dajën Qamil në Shijak. Ai, megjithë se i kish mbushur 99 vjet, akoma dukej i freskët dhe mund të bisedohej me të, veçanërisht z.Vessman, i cili fliste me të në gjuhën shqipe, u befasua në vitalitetin dhe mençurinë e tij. Në anë tjetër,  gjatë bisedës u prekëm që të dy kur na rrëfente për zhdukjen e birit të tij, prof. e gjuhës e të letërsisë-Burhanit.Kurrë s’mund të harroj diegën e djalit tim, i cili më 1997 shkoi në Greqi dhe e zhdukën pa nam e pa nishan! Mandej vazhdoi:-Dhe sot e kësaj dite, bashkëshortja e tij,Teuta dhe djali Herolindi, nuk dijnë asgjë për të.  

 

Nga e djathta:-Daja Qamil, Mensure Egriu, Teuta -bashkëshortja e Prof. Burhanit të zhdukur, dhe Ibrahim Egriu. Shijak, gusht 1990 v.
Nga e djathta:-Daja Qamil, Mensure Egriu, Teuta -bashkëshortja e Prof. Burhanit të zhdukur, dhe Ibrahim Egriu. Shijak, gusht 1990 v.
                                                                                                                   

-Një fjalë popullore thotë:”Peni i përngjet gëzofit” ndaj dhe Daja Qamil i përngjiste në shumë  aspekte babait të vet, ashtu mendjemprehtë, bujar,  i dashur,  atdhetar,  oficer i dalluar në kohën e  mbretrisë së Ahmet Zogut,  i cili gjithmonë  e  ëndëronte një  Shqipëri    bashkuar  e    përqëndruar  kah Perëndimi e jo kah sllavizmi.

     Dritë i bëftë shpirti dhe, dheu i Shijakut i qoftë i lehtë !

  

Malme – Suedi,  11 mars 2011     

Me nderime, nipi i tij-Ibrahim Egriu

 

“Njeriu qe nuk interesohet

të mësojë preardhjën e prindërve

dhe farefisit të vet, shëmbëllen

majmunit të humbur në gjungël”

(Proverbe)

 



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx