Faleminderit
Bedri Tahiri: Me penë e pushkë në mbrojtje të atdheut
E marte, 29.03.2011, 08:00 PM
P?rvjetor:
Me penë e pushkë në mbrojtje të atdheut
Nga Bedri TAHIRI
Të nderuar familjarë të d?shmor?ve t? kombit!
T? dashur familjar? t? dëshmorit që sot po e përkujtojmë!
Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!
Të nderuar të pranishëm!
Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për lavdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta. N? mesin e tyre l?shon rreze drite edhe luftëtari i shquar, dëshmori e lirisë, Profesor Ajet Beqiri.
Ajet Beqiri u lind më 10 korrik 1960, në Pemishtë të Sk?nderajt, n? nj? familje t? njohur p?r burr?ri, bujari, mençuri e trim?ri. Kulla e Beqir Hajrizit, q?moti ishte bër? simbol i qëndresës dhe i atdhedashurisë. Shaqir Smaka e Azem Galica, aty mbanin kuvende e merrnin vendime historike. Edhe fati e priveligjoi me dhuntinë e shqiponjes. Edukata e shëndoshë familjare bëri të veten. Meq? i ati u detyrua t? marr? rrug?n e m?rgat?s e gjith? barra familjare ra mbi supet e tij t? brishta, por q? shpejt u burr?rua. Ishte fjalëpakët, inteligjent, humanist e shpirtbardhë i pashoq.
Në shkollën e Leçinës dhe n? Gjimnazin e Skënderajt qe ndër nx?n?sit më të dalluar. Aty, me majën e lapsit, zu t’i shprehte brengat e veta atdhetare nëpër faqet e revistës shkollore “Shkëndija”. Prirjet e tij për artin letrar e çuan në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të cilin e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm.
Pranvera studentore’81 dhe ngjarjet e mëdha t? viteve të ’90-ta, të riun revolucionar e gjet?n të gatshëm për t’u përballë me të keqen. Në çdo protestë a demonstratë, në Runik, në Istog, në Rakosh, në Prishtinë, në Mitrovicë, në Sk?nderaj, në Drenas, ai ishte i pari dhe më i zëshmi.
K?shtu, pushka e parë çlirimtare, Ajetin e gjen të përgatitur shpirtërisht e ideologjikisht edhe për rezistencë të armatosur. Pra, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, pa u hamendur fare rroku armët e lirisë, veshi uniformën e UÇK-së dhe u betua në besë e flamur se derisa ta shihte Kosovën e lirë nuk do të ndalej. “Vetëm rrezet e diellit të Kosovës së lirë do të më bëjnë që ta zhvesh këtë uniformë”- thoshte me plot gojën. Sa çuditej me disa që ende shihnin ëndrra me sy hapur dhe besonin në fjalët e
Tashmë, para atdhetarit sypatrembur e optimist, u shtruan detyra të reja. Krahas nxënësve dhe shkollës, që nuk i harronte kurrë, kishte edhe ushtarët, kishte frontet, kishte popullatën. Ata që kanë punuar me të tregojnë se ai gjithmonë ishte me dy palë rroba: në front rrobat e UÇK-së, në shkollë rrobat civile.”Nuk mund të dalë para nxënësve të mi me uniformë luftarake, sepse ne duhet të përpiqemi të rrisim dhe të edukojmë brezin e ri që të jetojë në liri dhe paqe, e këtë mund ta arrijmë duke u përpjekur t’ua kthejmë normalitetin e vjedhur nga pushtuesi”- shprehej ai me plot të drejtë. Ai ishte njeri me autoritet dhe me ndikim të veçantë. Në çantën e tij bashkëjetonin libri e arma, dija dhe trimëria. Dhe, ai nuk ndalej kurrë, nga shkolla në front, nga fronti në shkollë.
Krahas Ajetit, në radhët e UÇK-së ishte edhe i vëllai, Arifi, i cili, në ofensivën e 26 marsit 1999, te vendi i quajtur LËNDINA, bashk? me luft?tar? t? tjer? shpëtuan qindra familjarë nga sulmi i barbarisë serbe, e ku, pak më lart bie dëshmor edhe komandant Mustafë Qorraj. Luftën e ndihmuan edhe të tjerët; babë Halili me dy djemtë që i kishte në m?rgim (sidomos Petriti, i cili gjatë gjithë luftës dhe pas saj, grumbulloi ndihma në Gjermani dhe dërgoi për refugjatët në Kosovë), nënë Hava që gatuante pa orar etj.
Duke i parë meritat dhe punën e suksesshme që bënte Ajeti, krerët e luftës sonë çlirimtare e caktojnë Komandant për moral në Batalionin III të Brigadës 112 “Arben Haliti”.
Katilat e Beogradit po çmendëshin që forcat e tyre në Kosovë, veçan n? Drenic?, nuk po arrinin ta zhbënin UÇK-në. Dhe, jepnin urdhra për vrasje, masakrime e dëbime.
Agoi edhe e diela e 28 marsit 1999. Dita e Bajramit të Vogël. Bashkë me rrezet e para të diellit erdhën edhe granatat e artilerisë serbe mbi mas?n e tubuar n? Izbic?. Sakaq u duk edhe këmbësoria e shfrenuar barbare, e cila zuri të vriste, të plaçkiste e të masakronte: gra, fëmijë, pleq e të sëmurë. Mbi njëqind burra ecnin para tytave të gjakosura serbe. Plisat e tyre nuk u hoqën nga kokat e nuk e shkelen me këmbë, siç kërkonin cerber?t e Karpateve. Dhe, rafalët shurdhuan qetësinë e zymtë të ditës kobtare. Trupat e tyre u shtrinë përtokë. Në vrushkujt e gjakut të tyre mb?ltohej liria.
Për masakrën, mbase më të madhen në Kosovë, për masakrën e Izbicës, kishte dëgjuar edhe Ajeti, i cili kishte qëlluar në Vojnik Në mbrëmjen e asaj nate, Ajet Beqiri, bashkë me Zaim Bajramin vendosën të shkonin në vendin e krimit.
Dhe, rreth orës 22, kur po e shalonin kodrën mbi shtëpinë e Zaimit, ca krisma tinëzare grisën terrin e natës memece. Hëna sypërlotur u fsheh pas resh që mos të shihte se ç’po ngjiste. Prita kobtare ishte fatale. Edhe krismat e lirisë u kundërpërgjigjen fuqishëm...
Dy lule të marsit shkëlqyen në atë ag pranvere.
Vërtet ata kishin mundur vdekjen. Ata i mori përjetësia!
Po n? at? vend mbiu edhe nj? lul?kuqe, d?shmori Enver Bajra.
Trupi i dëshmorit Ajet Beqiri sot prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Polac. Muret e odës së tij janë mbushur me medalje, dekorata e mirënjohje. Më 6 dhjetor 1999 është graduar me urdhrin GJERGJ KASTRIOTI dhe është shpallur DËSHMOR I KOMBIT.
Me nismën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Skënderaj, që nga viti 2003, për nder të të rënëve për liri dhe për nder të dëshmorit Ajet Beqiri mbahet manifestimi e konkursi letrar për shkollat fillore të Skënderajt e t? regjionit“Avansimet kulturore, prof Ajet Beqiri”. Për të janë thurur këngë, janë hartuar vargje, jan? shkruar libra.
Sot, kur vlerat e luft?s son? çlirimtare po cenohen q?llimsh?m e pa t? drejt?, m? shum? se kurr?, kemi obligim moral e kombëtar që ta nderojmë dhe ta lartësojmë veprën e madhe të komandant Adem Jasharit dhe t? UÇK-së, formacionit më të lavdishëm që ka krijuar populli shqiptar në historinë e tij, ta nderojmë gjakun e dëshmorëve që solli Lirin?. Në të kundërtën, amaneti tyre mbetet peng dhe paskëtaj, na mallkon historia, na mallkojnë brezat e ardhmërisë!
Lavdi të gjithë të rënëve për LIRI!
(Kumtes? e lexuar n? p?rvjetorin e d?shmorit Ajet Beqiri dhe n? konkursin letrar, q? tashm? ka marr? karakter vendi “Avansimet kluturore, Prof. Ajet Beqiri”, mbajtur n? Sk?nderaj m? 25 mars 2011)