E enjte, 01.05.2025, 05:10 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kalosh Çeliku: Zjarr e flakë mes varreve

E shtune, 26.03.2011, 09:00 PM


Përvjetor i ikjes nga mesi ynë,

arratisjes mes poezive

 

ZJARR E FLAKË

MES VARREVE

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

Dhe një ditë ndërrojmë jetë

ne të pavdekshmit

( Mikut tim të penës: Shaqir Sadiku )

 

Dhe, ndërrojmë jetë një Ditë - Natë

Ne të pavdekshmit. Rebelët.

Që, me libra në duar iu sulëm Dijes

Lapsa në brez. Në Kërçovë. Gostivar.

Shkup. Dhe, në Prishtinë.

 

Ehu, vëllai im! Që, dikur në Kërçovë

Te “Elita” ma fale për grua amerikanen.

Dhe, më the: merre se ti shkruan libra

Unë e dua më shumë vendlindjen. Vendosa

T’i qëndroj besnik. Heq dorë nga poezia.

Vetë nuk deshe të bëhesh shkrimtar.

 

Dhe, ndërrojmë jetë një Ditë. Natë

Ne të pavdekshmit. Rebelët.

Që, ndezëm zjarre. Dhe, grua patëm Lirinë...

 

Shkup, e shtunë 29 mars 2008

 

Shaqir Sadiku, lindi në vitin 1952 në fshatin Llagje të Kërçovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Kërçovë e Gostivar (arsyeja e mbylljes politike të paraleleve shqip të gjimnazit të Kërçovës), ndërsa studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte ndër gjeneratat e para të kërçovarëve që studioi në këtë Universitet. Gjatë kohës përderisa studioi në Prishtinë, si student i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, punoi edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës si gazetar e redaktor i emisionit për Arsim dhe Kulturë. Shokët e tij të studimeve, rrëfejnë se pagën mujore, të cilën e merrte e ndante me ta me arsyetim se paratë ua jepte hua, dhe që ata kurrë nuk ia kthenin, ngase s’kishin se ku i gjenin në atë kohë si studentë. Veproi edhe në kuadër të shoqatës kulturore të studentëve “Ramiz Sadiku” në seksionin e dramës. Studentët kërçovarë, të cilët studionin në atë kohë në Prishtinë do të kujtohen se Shaqa, ka marrë pjesë në të gjitha dramat që përgatiste ajo shoqatë kulturore studentore, ku gjithnjë ka luajtur rolin kryesor. Qysh herët, si gjimnazist, ra në sy të pushtetmbajtësve me referatin e lexuar në sheshin e Gostivarit të titulluar: “Kush e vrau Sefer Selimin?!” Zëri i tij kumbues, tmerroi skenaristët kobzi të komiteteve keqbërëse të sistemit sllavo-komunist. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Jusuf Gërvallës, me të cilin në Pallatin e shtypit të “Rilindjes” do të botonte ilegalisht “Lajmëtarin e Lirisë”. Në redaksinë e Televizionit të Prishtinës ka punuar e përgatitur edhe shumë dokumentarë, me disa prej të cilëve ka marrë edhe çmime prestigjioze.

Në vitin 1981, për rrethana të njohura të asaj kohe, Shaqir Sadiku emigroi në Zvicër. Gjatë kohës të qëndrimit në Zvicër, ka bashkëvepruar me Jusufin, ku merrej me përgatitjen e bashkatdhetarëve dhe bashkimin e tyre në një trup të vetëm veprues për Atdheun. Involvimi i tij i thellë në kronologjinë e ngjarjeve liriprurëse, si dhe vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka më 1982, i dëshpruar dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur nga armiqtë, e detyrojnë të braktisë Zvicrën dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje. Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me studentët shqiptarë, me personalitetet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e vjetër, ku hetohet dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në Serbi. Për sa kohë që qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur shkopinjtë elektrikë por edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e tij paraqet enigmën që ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës.

Ehu, po kthehem pas me kujtime mbi pes?dhjet? vjet. Vite, kur ne si f?mij? gjatë stinës së verës me vapë laheshim te Lumi Zajazit. Edhe at?, në atë kohë pa brek?. Vet?mse, e kishim nj? zjarr n? gji: Lapsin dhe Librin. Edhe k?rcenim n? hurdh? bythekrye pa e ditur se: nj? dit? do t? k?rcejm? n? zjarr e flakë me gjithë poezi e libra...

Vitet iknin nj?ri pas tjetrit me vapë e borë. Ne u njoh?m më së miri n? faqen e f?mij?ve t? “Flak?s s? v?llaz?rimit” (Shkup, 1965). Krah p?r krahu botonim vjersha për fëmijë n? at? koh?, qysh si nx?n?s t? shkoll?s fillore. I prisnim me g?rsh?r?  si vendas vjershat e botuara t? nj?ri - tjetrit n? gazet? edhe pse nuk njiheshim miqësisht dhe i ruanim me xhelozi mes fletoreve e librave të këndimit. Zoti e deshi q? t? njihemi edhe personalisht n? vitin e par? t? gjimnazit t? K?rçov?s (1967/68), paralelja e t? cilit n? gjuh?n shqipe u hap me shum? përpjekje e mundime nga veteranët e atëhershëm të arsimit. Edhe, i ndiqnim m?simet krah për krahu në një bankë. Paralele kjo, e posa hapur në gjuhën shqipe, ku të gjitha lëndët mësimore i kishim në gjuhën maqedonase me përjashtim të gjuhës shqipe. Edhe, ishim të “barabartë” në “vëllazërim – bashkimin” e asaj kohe komunsite, e kishim një lëndë më tepër se nxënësit maqedonë, gjuhën e “huaj” shqipe. Kohë ajo, kur na kositnin si barin në livadh profesorët shovenistë maqedonë.

Miku im i pen?s, ne me shok? e shoqe që në atë kohë ecnim n?p?r zjarr e flak?. Flaka e tij na ndiqte k?mba - k?mb?s si  hije, dhe pas një viti papritmas në pabesi na ndau nga bankat shkollore, i mbylli dyert e gjimnazit: un? ika n? Shkup e ti n? Gostivar. Megjithat?, nuk e ndal?m luftën me pen?. Librat e paktë në gjuhën shqipe në bibliotekën e Kërçovës, që në atë kohë i numronim në gishta. Shumica të përkthyer nga gjuha serbo-kroate. Edhe letra i shkruanim nj?ri tjetrit plot mall, her? pas here edhe ndonj? poezi “idilike”.

E kryem edhe shkoll?n e mesme t? ndar?, po na bashkonte poezia. Edhe flamuri komb?tar kuqezi, që e vizatonim vetë dhe e fshehnim në mesin e librave. Sk?nderbeu, q? ti edhe n? at? koh? nuk trembeshe t? mi d?rgosh me anë të postës bashk? me letrat n? Shkup.

Fati e deshi q? ne pas kryerjes s? shkoll?s mesme t? bashkohemi p?rs?ri n? Prishtin?. Vitet e studimeve. Edhe nj? vit ndejt?m s? bashku n? nj? dhom?, n? nj? banes?. Edhe n? k?t? an? provokime, ndjekje, p?rgjime nga kolegët tanë që merrnin bursa për studime të APJ dhe shokut Tito... Ndonjëri, fatkeqësisht edhe i vendlindjes që në atë kohë përpiqeshte t’i bëj bashkë dy vargje sakatë në ndonjë revistë letrare të kohës si “patriot”. Ose, gazetë policore. Vetëmse, kurrë nuk u bë poet. Gjithë jetën për së gjalli mbeti këlysh patetik me  zgjebe dhe i paruallave të thata nëpër gazeta dhe fjalimeve “patriotike” teknefese nëpër varre...

Nj? dit? pas studimeve ik?m edhe nga ky qyetet. Shkaku: edhe pse punuam pak vite, unë si mësues i gjuhës dhe letërisë e ti si gazetar në RTP, nuk gjetëm strehim të sigurtë. Partizanët titist edhe këtu na ndiqnin hap pas hapi. Ti u arratise n?p?r bot?, e un? u ktheva n? vendlindje. Vite m? von?, ne p?rs?ri u takuam edhe n? Kërçovë. P?rm?keq, pas daljes nga burgu ti si i “çmendur” e un? gjithë natën i hedhur dor? më dor? nga xhindet majë lisave mbi çatia në Katund.

Eh, miku im poet! E di, edhe vet? ma ke th?n? se, t? kan? munduar shum? shkaku im n? burg: t? thuash ndonj? fjal?. Nuk dinin asgjë për mua si shkrimtar. Kolegu ynë “poet”, që në atë kohë na ndiqte këmba – këmbës, pas disa përpjkjesh me provokime policore, nuk ia kishte arritë qëllimit të më rras edhe mua në burg. Përmëtepër, isha dhe mbeta për ta enigmë. Nuk arriti edhe për mua ta marrë shpërblimin e merituar: një torbë taxhi. Ose, siç thoshte im Atë: gjithë jetën mbeta sahat me një akrep: nuk dihet, kur është 12.00 e kur 13.00.

Megjithatë, unë posa u ktheva në dhomën time me libra, kur mora vesh se ke rënë në burgun e Kërçovës, i dogja të gjitha ato letra, poezi patriotike. Frikë kisha mos më bastisin papritmas, të m’i gjejnë në shtëpi si “materiale të rrezikshme” kundër Shtetit. Eh, sot sa më vjen keq për ato “letra të rrezikshme, poezi idilike”!

Vet?m se, ti ishe i madh: nuk e hape goj?n, nuk më shite një torbë taxhi. Edhe, pas gjithë atyre torturimeve të papara në burg. Premtimeve të vendeve të punës. Miq?sin? vëllazërore dhe fshehtësinë ton? q? e kishim q? nga bankat e shkollës fillore e more me vete n? varr...

Edhe nj? gj?: Q? t? dy nuk kishim para si të papunë. Edhe ti edhe un?, në atë kohë punonim p?r popullin shqiptar. Përmëkeq, shkruanim vjersha. Shkaku: ishim rritur e edukuar me poezitë e rilindasëve. E populli, shumica në fillim punonte për Partinë Komuniste, e më vonë p?r partit? politike “demokratike” shqiptare. Zanatin e vjetër ia lamë vendasit tonë t’i shëtis dhe t’ju shkruaj “poezi dashurie” edhe këtyre partive politike “demokratike”. E di, ti e kishe m? s? v?shtiri n? jet?. Un? e shisja nga nj? ar? të Babait sa p?r ta mbajtur veten gjall?, botuar ndonj? lib?r, ose organiazuar ndojn? manifestim kulturor t’ju bëj ballë kulturofagëve, dal në dyluftim në fushën e mejdanit me këta “burra”. E gjith? kjo do t? thot?: nuk kisha koh? t? vij edhe n? vendlindje. Kok? m? kok? ta shtronim përsëri si burrat n? Tavern?n “Elita”, në Kërçovë. E shtronim ndonj?her?, po shum rrall?. Shkaku, se: kishim barr? n? kok?, zemër, mbi shpinë...

Papritmas, një dit? edhe ike nga mesi yn?, u arratise mes poezive...

 

SHAQIR SADIKU

ZJARR E AKULL (NDARJEJE)

 

ZËRA deti

lartësi

thellësi

paanësi

ndjen poeti...

 

Një anije

u përkund

dhe u tund

gjithkund

shami zie...

 

Dalëngadalë

në fytyrë

e gjymtyrë

një ngjyrë

valë – valë...

 

Bukuria

shpresë e lot

për shumë mot

s’vdes dot

dashuria...

 

Shkup, JEHONA nr. 4. 1973

 

BALADA E STINËVE

 

Të zymta, të zymta, të zymta –

stinët pas shekujsh vrapuan,

në rrasat e kohës duke lënë

portretin e tyre të shëmtuar:

 

korbat e zi krrokatën

mbi kokat tona prej guri

sqepat me gjak e ngjyen

 

e në luadhet e hirit

mbinë lule pa aromë

dhe zogjtë në kor këndonin

këngën e gjakimit.

 

*

Historia i di të gjitha

ngjarjet e shkruara e të pashkruara –

si ne i mbollëm eshtrat

në tokën tonë të kuqe...

 

Por stinët e reja që vijnë

Ngjyrën e paqës do ta kenë

Dhe do jenë

Të bardha, të bardha, të bardha.

 

Prishtinë, JETA E RE nr. 6. 1972

 

MBAJ ZI

 

Ti ke ikur larg

nga ky varg

shumë larg

 

unë doja

ta përjetësoja

portretin tënd

në këngë

 

atë gërshetë

kërkoj në jetë

vetull e sy

që janë poezi

 

për ty

mbaj zi

 

Shkup, JEHONA nr. 9. 1972

 

KOSOVA REPUBLIKË
 (Demostratave të 1981)

Dikush u çudit
pse thirra një ditë:
"Kosova Republikë"!

Një këlysh, ngarendi
të më kafshoj në ballë
Befasi e rrallë.

Ti je qen dhe nuk ke mend
lih e mos qesh!
Ai u bë sylesh
dhe më kafshoi në vesh.

Thirra përsëri:
Kosovë, gjaku im ku je?!
Një qen tjetër më pengoi
dhe më rrëzoi për dhe.
Dielli protestoi mbi re.

Ti qenke i shtrirë për dhe,
më tha Kosova mbi re?!
Unë qesha, u gëzova
që me Kosovën u takova.

...
Mos u frigo, ori kësulbardhë
po dili hasmit në shesh, përballë!
S'ka çka të ben ai derr
as dhelpra, as ai gjel,
që enden nëpër zabel…

 

Prishtinë, 1982



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx