E enjte, 01.05.2025, 11:59 AM (GMT+1)

Faleminderit

Muharrem Sfarqa: Vehap Strikçani i palodhshëm e i pakursyer në rrugëtimin e tij prej veprimtari

E shtune, 09.04.2011, 07:58 PM


Vehap Strikçani pas pranimit te Mirenjohjes Se LDK-se, Dega e Gjermanise
Vehap Strikçani pas pranimit te Mirenjohjes Se LDK-se, Dega e Gjermanise

 

Shqiptarët nëpër botë

 

VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYER

NË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Kur isha nxënës i mësueseve patriot të Dibrës, Kadri Demajt e Medat Camit, kurrë nuk më kishte shkuar mendja se jeta ime do të rrjedhë dhe zhvillohet në dhe të huaj. Kështu e fillon rrëfimin e tij mërgimtari dhe veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare Vehap Strikçani, i cili mëse katër dekada jeton me familjen e tij në qytetin e Këlnit të Gjermanisë.

Se si duhej vu në shërbim të atëdheut ishte frymëzuar  në odat e pleqëve të familjes, ku flitej me dashuri e respekt për bëmat e luftës së patriotit Ukë Cami dhe punën e admirueshme me plotë lavdata të kryetarit të parë të Komunës së Dibrës së pasluftës së dytë botërore, Aqif Lleshit i cili siç shprehet, ai edhe sot ka mbetur i pakalueshem  si udhëheqës komunal që diti të zhvillojë  gjithmbarshëm  qytetin dhe banorët e saj, drejt përparimit për cka u detyrua ta  braktisë  Dibrën përgjithmonë, nga ndjekja që ju bë nga komunistët maqedon. Duke pasë nip të tij  Nuz Majtarën,  një nga bashkpunëtorët e Aqifit i cili dënohet me 12 vite burg nga regjimi i atëhershëm, Vehapi do të shtojë urrejtjen ndaj shtypësve të popullit dhe idealin e lirisë do ta ushqejë vazhdimisht.

Dallgët e jetës Vehapin e ri do ta hedhin në mërgim dhe ate në Këln të Gjermanisë,  ku menjëherë do ti rreket punës. Si punëtor i gjigantit të automobilave "Ford ", në qytetin e Këlnit, ai do të rregullojë mirëqenien e tij ekonomike si dhe të familjes. Por malli për Dibrën nuk ju hoq kurrë. Për Dibren e Isuf Xhelilit e Ilaz Pashës siç ka  dëshirë të shprehet ai.

Në fillim ai nuk e dinte se edhe nga Gjermania do t`i krijohen rrethanat që të ndihmojë atdheun. Pa hezitim do të bashkohet me mërgimtarët shqiptarë dhe  gjithnjë do të gjendet aty ku e kërkonte nevoja.

Klubi shqiptar "Kaqaniku " -90, i Këlnit ishte shëndrruar në  fole  te bashkimit  shqiptar dhe nga aty  e kanë zanafillën shumë veprimtari me rëndësi për mërgatën tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi. Aty do të vijnë në vizita të shpeshta figurat më eminente të kombit si: Presidenti Rugova, Fehmi Agani, Isa Mustafa, Anton Kolaj, Nevzat Halili, Fadil Sylejmani,  Pjetër Arbnori,  Alfred Sereqi  e shumë të tjerë të cilët orientonin energjinë kombëtare drejt  realizimit të aspitatave shekullore të kombit.  

Bashkëveprimtarët e miqtë e tij; Nazmi Leskovci, Ukë Demaj, Jakup Spahiu, Adem Nikci, Latif Marku, Jahir Haziri, Izet Balaj, Qazim Mulliqi, Haki Morina, Rexhep Lipovica, Hamdi Xhelili, Ismajl Hakiqi, Noc Peraj, Sadik Gecaj, Selim Shala, Baki Krasniqi, Muharrem Shala, Ukë Halili, Asllan Asllani, Abedin Gashi, Hasan Jasiqi, Binak Gashi etj  ishin vetëm disa nga mergimtarët me të cilët Vehapi u bashkua në cdo veprimtari për të ndihmuar çeshtjen kombëtare. Disa nga ata, sot tregojnë se ai ishte ndër të parët në cdo aksion. Madje nuk ka ndonjë të tillë të cilin nuk e ka përkrahur apo që nuk ka marrë pjesë edhe Vehap Strikcani. Në disa prej tyre ai madje aktivitetin e tij e manifestoi bindshëm dhe në mënyrë të vecantë.Aksionin  "Gjithcka për Pavarësinë e Kosovës ", do ta ndihmojë me familjen e tij të ngushtë me 27  mijë marka gjermane. Pastaj, shuma të mëdha  kishte derdhur për Universitetin e Tetovës.

Vehapit i rrehte zemra për çdo pëllëmbë të tokës shqiptare dhe kudo që organizohej ndonjë demonstratë a tubim për çlirim kombëtar, liri e demokraci ai jo vetëm që nuk mungonte por organizonte edhe miq e bashkëkombas të tjerë, sii në demonstratat anekënd Gjermanisë, në Frankfurt, Bon etj. Por edhe në Luxemburg, Rambuje ... në Pitburg të Suedisë etj.

Kjo e fundit, rrëfen ai, ishte organizuar nga veprimtari e patrioti i madh i Dibrës, i nderuari  prof.Ibrahim Egriu, i cili angazhohet në vazhdimësi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Vetëm nga Këlni me rrethinë kishin marrë pjesë mëse 200 mergimtarë nga të gjitha trojet etnike.

Natyrisht, kishte shpesheherë edhe situata dhimbjeje e loti siç  ishte atentati dhe ceromonia  mortore e  atdhetarit Enver Hadri  në të cilën ai e shumë të tjerë morën pjesë edhe  perkundër vëzhgimeve serbo-maqedone që   bëheshin në atë kohë të rëndë për shqiptarët, kudo që ishin .

Dibranët thotë Vehapi  e kanë ndihmuar çdo aktivitet kombëtar dhe ate në të gjitha mënyrat e sidomos me para, si nga Evropa ashtu edhe nga Amerika e largët. Ai sot kur  rikujton të kaluarën e tij.  thotë se deri diku është i kënaqur me tërë ate që është arritur.  Tek shpalos  albumet me fotografi që ilustrojnë historitë e mërgimtarëve,  nuk mungojnë edhe Mirënjohjet  dhe Faleminderimet  në të cilat  shkruhet me germa të mëdha emri i Vehap Strikcanit. Ai ka veçuar Mirënjohjen me Vulën e Presidentit që i kishte dhuruar LDK-ja  dhe ate të Universitetit të Tetovës me nënshkrimin e  Prof. Fadil Sylejmanit, heroit të arsimit të lartë në Maqedoni siç e quan Vehapi.

Në planin personal i gëzohet  shkollimit  dhe sukseseve të fëmijëve të tij ku përmend  djalin Urimin i cili punon si nëpunës i lartë në " Ford ". Por edhe djemtë tjerë të tij; Agimin dhe Blerimin të cilët siç thotë ai, falë bashkëshortes Idajetes, u edukuan në rrugë të drejtë të arsimimit.

Megjithate,  ka dicka që e brengosë së tepërmi këtë njeri me zemër të madhe, e ajo është Dibra e sotme, së cilës i mungojnë  prefektët e tipit të Açif  Lleshit e të Abdyl Vojnikut. Dibra e braktisur, qytetarët e së cilës vetëm në lagjen Manhattan të New York-ut numrojnë mbi 9000 të shpërngulur, të dhëna këto që i ka bërë publike njëri nga kryetarët e LDK-së së New York-ut, Mehdi Strikcani.

Vehapit i dhemb shpirti edhe  kur  sheh vajza të vjetra të pamartuara  (se djemtë e ri braktisën vendin), e Dibrën duke marrë frymë me mushkëri të pleqve. “Dibren tonë, për të cilën çdo mërgimtarë, vetem për ujsjellësin e qytetit, për 5 vjet me radhë ka dhënë nga 500 DM... E,  ajo sot nuk ka ujë të pijes edhe pse lumi i Radikës ,siq  është dëshmuar, e ka ujin më cilësor në Ballkan”.

Ai  ujë lumi derdhet pa nevojë në liqenin e Dibrës,që është shëndrruar në grumbullues të mbeturinave. Dibra e lënë pas dore, e vjedhur  e e stërvjedhur , pa ekonomi e industri, pa fabrika e punëtore e pa njerëz të aftë që do të luftonin për t’ia kthyer jetën dhe gjallërinë këtij qyteti të bukur, sipas tij.

Vehapi e ushqen shpresën e tij  se ndoshta një organizim nga njerëzit e aftë e të shkolluar në Evropë (të kësaj ane), do ta shpëtojë Dibrën  nga ata që në vend  se ta udhëheqin si duhet, e sundojnë, në vend të interesave te popullit, shikojnë ato personale.

E kjo, po si pas Vehapit,  po ndodhë për fatin tonë të mjerë në pjesë të ndryshme të trojeve tona. Megjitaë, ai jeton sërish me shpresën se, djemtë e zotë të kombit, herdo kur do t’i rregullojnë punët e kombit, ashtu si duhet, si krejt bota e civilizuar.

Prof. Fadil Sylejmani, afer miqesh veprimtare ne Keln te Gjermanise, dhe pamje e Librezes se anetaresise se Klubit te Shqiptareve
Prof. Fadil Sylejmani, afer miqesh veprimtare ne Keln te Gjermanise, dhe pamje e Librezes se anetaresise se Klubit te Shqiptareve "Kaçaniku 90", ne Keln



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx