E enjte, 01.05.2025, 07:05 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Arif Bozaxhi

E hene, 04.04.2011, 07:58 PM


ARIF BOZAXHI

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke gjurmuar ne letersine bashkekohore , nje vend nderi I perket edhe shkrimtarit Arif Bozaxhi, me emrin e te cilit eshte e lidhur krijimtaria turke por edhe ajo shqiptare. Pra, Arif Bozaxhi jo vetem qe merrej me krijimtarine ne gjuhen amtare por nje kohe te madhe ia perkushtonte edhe poezise shqipe ne te cilen na I dhuroi shume vargje te bukura te cilat i gjejme neper revistat dhe gazetat tona te ndryshme, e sidomos ne permbledhjen e tij te famshme””Flutura nën grila”e cila eshte perkthyer ne disa gjuhe boterore dhe qe I kushtohet gjendjes se veshtire te popullit tone nen okupimin e eger serbosllav.Se paqja dhe liria ishte preokupimi I tij kryesor jetesor, na tregojne edhe permbledhjet  “Zogu I paqes””/1970/,”Pranvera e syrgjynosur”/1982/,“Hiri I lotit”/1996/, e botuar ne Tirane ne gjuhen shqipe dhe gjermane /paralelisht/,’’Flutura nen grila”/ribotim/ me 2004 dhe”Liria dhe pranvera e syrgjynosur”/2004/.

 

Arif Bozaxhi jo vetem qe merrej me krijimtari letrare por jepte kontribut te madh edhe ne veprimtarine politike, duke qene present  dhe I pandare edhe ne udherrefimin e tij drejt Pavaresise se Kosoves dhe lirise se popujve te ketij nenqielli.Ai qysh heret ishte rreshtuar ne preokupimet e popullit tone per te dalur njehere e pergjithmone nga kthetrat e obskurantizmit nacinalshovinist serb.i cili kishte ngritur koke ne permasa katastrofale.

 

Arif Bozaxhi, edhe kur ishte redactor ne gazeten ditore turke”TAN”ishte percaktuar ne mbrojtjen e qenjes sone kombetare, duke mos u pajtuar qe Kosova te zhveshej nga atributet e saj shteterore te cilat I gezonte me autonomine e vitit 1974/per ndryshim nga disa kolege te tij te kombesise turke/, te cilet e perqafuan me dy duart ardhjen e masave te dhunshme ne vendin tone.Ai ishte rebel I vertete ndaj botekuptimeve te tilla dhe ne asnje menyre nuk mund t”I duronte te gjitha ato te zeza qe u beheshin shqiptareve dhe Kosoves ne te cilen kishte lindur, ishte rritur dhe burreruar.

 

Qysh heret, por sidomos pas vitit 1981 ai krijonte poezi me te cilat shprehte simpati ndaj rezistences sone paqësore, duke u bere anetar I Keshillit per te drejtat dhe lirite e njeriut e pastaj edhe anetar I kryesise se lDK-se, nga e cila, bashke me Dr. Rugoven ishin mysafire te larte te zyrtareve te atehershem turq.Vizita e tj ne Turqi ishte nje ndihmese shume e madhe per Kosoven ngase qysh atehere kishte filluar te informohej edhe opinioni turk perkitazi me ato qe I bente regjimi millosheviaqian ndaj shqiptareve te Kosoves.Pikersht nga atehere kishte filluar qe ne menyre te heshtur te perkrahej edhe  politika jone nga Turqia, e cila ishte nder vendet e para qe e pranoi Pavaresine e Kosoves dhe qe e ndihmonte dhe po e ndihmon pa rezerve vendin tone ne shume drejtime.

 

Arif Bozaxhi me poezite e tij liridashese, humaniste, altruiste dhe te perkushtuara deri ne fund per kete vend, ishte ambassador I Kosoves edhe ne boten perendimore, ngase duke qene I rrezikuar nga regjimi serb kishte migruar per disa vjet ne Gjermani, prej ku e vazhdonte misionin e tij te larte. Poezite dhe shkrimet e tij te shumta ne gjuhe te ndryshme kishin arritur ta zgjonin edhe ndergjegjen evropiane ne drejtim te Kosoves dhe peresekutimeve te llojllojshme te cilat beheshin mbi kurrizin e saj.Poezite e tij te shumta botoheshin ne Turqi, Shqiperi, Kosove , Gjermani dhe ne disa nga vendet skandinave te cilat ndikonin ne sensibilizimin e ceshtjes sone madhore.Ai me dinjitet dhe me merita te plota eshte prezentuar edhe ne disa permbledhje antologjike te poezise kosovare te cilat jane botuar dhe perkthyer ne vende te ndryshme.Si perfaqesues I pakicave te ketij vendi,bashke me disa serbomalazias, jepte nje pasqyre te drejteperdrejte te prezentimit te vlerave te njemendeta multietnike ,per te cilat Kosova kishte kujdes te madh.Me kete duam te themi se Kosova nuk ishte egocentrike dhe nje ishull I izoluar, por nje konglomerat I bashkejeteses se lakmuar midis popujve te ndryshem gjersa nje dite dikush e solli faren e keqe ne keto hapesira..Qellimi I Kosoves ishte qe permes antologjive te botuara, botes  t”ia prezentonte vlerat kulturo artistike dhe fjalen e lire te krijuar tek ne, duke I treguar edhe begatite tona te pergjithshme nga jeta e atehershme e cila zhvillohej pa probleme te medha,  per dallim nga armiku yne I cili na urrente aq egersisht dhe ne menyre inatcore duke mos pranuar asgje qe ishte per ne kombetare.Qellimi I tyre ishte ta zhbenin historine dhe traditat tona.Donin te vepronim vetem sipas deshires se tyre absurde, e bazuar ne genjeshtra te panumerta dhe te llojllojshme.Me gjera te tilla nuk mund te pajtohej altrusti Arif Bozaxhi per te cilin e shkruajme kete shkrim modest ngase /per kontributin e tij kolosal/ai meriton shume me teper se kaq.Pra gjate shprehjes se krijimtarise sone artistike dhe lansimit te saj ne bote, ne u jepnim vend edhe veprimtarive te kombesive tjera te cilat ishin begati dhe mozaik edhe per ne, ngase paraqisnin edhe gershetim kulturash te ndryshme.Dhe duke u nisur nga kjo, nuk kemi si mos te shkruajme pozitivisht per Arif Bozaxhiun, I  cili ka lene gjurme te pashlyera ne rrugetimin tone kulturor dhe shtetformues.Madje do te ishte edhe shume e pandershme te mos e kujtonim kete njeri me bagazh te tille artistic dhe patriotic, ngase Kosova e lire dhe e pavarur u perkrah edhe nga komunitetet e tjera, pervec serbeve/te cilet ne nje dite te aferme do ta pranojne edhe vete/.

 

Kontributi I tij I madh dhe I vecante, eshte edhe nje capital tjeter qe e larteson edhe me shume personalitetin e tij, I cili rrezaton panderprere ne drejtim te dashurise se madhe njerezore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx