E shtune, 26.07.2025, 08:36 AM (GMT+1)

Faleminderit

Beqir Cikaqi: Isuf Lumi – Cufa, aktivist me merita të veçanta për shtetin e Kosovës

E diele, 03.04.2011, 07:58 PM


Në njëvjetorin e vdekjes: Isuf Lumi – Cufa

 

Aktivist me merita të veçanta për shtetin e Kosovës

 

Për krijimin e shtetit Republika e Kosovës, kontributi  ishte i llojëllojshëm dhe në forma e mënyra të ndryshme: kush me pushkë, kush me diplomaci, kush me art e kultur, e kush me sport… Meritë  të veçantë ka edhe Isuf Lumi-Cufa.

 

Nga Beqir Cikaqi

  

    Pikërisht sot më 01.04.2011, u bënë një vit  nga vdekja e papritur Isuf Lumi. Themi pa pritur sepse Isuf Lumi, apo sikur nifej te bashkëpuntorët, kolegët e të tjerët me “nofken” Cufa, nuk ankohej nga ndojë problem serioz shëndetësor. Cufa, para një viti, me 01.04.2011 në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare. Eshtrat e të ndjerit prehen  në varrezat e qytetit në Therandë. Kur lajmin ma e konfirmoi një mik i imi, që ishim miq të  përbashkët edhe me Cufën-Isuf Lumin, mendova se do të jet një mahi, pasi përshtatej me ditën e një prillit, kur lejohen edhe mahit "e tilla"! Sa do të dëshiroja që të jetë ashtu vetëm si "ngjarje e improvizuar"! Por, jo! Fatkeqësisht se ishte dhe mbetet lajm i vërtet, se Isuf Lumi-Cufa nuk është në mesin e të gjallëve, në mesin e familjarëve, në mesin mesin e miqve e bashkëpuntorëve sporiv, duke i dhënë lamtumiren e fundit kësaj bote. Cufa ishte punëtor i dalluar sportiv i cili një kohë të gjatë kontribuoi në mënyra të ndryshme për avancimin e sportit në tërësi e të basketbollit në veqanti . Vdekja e tij pat tronditur në përgjithësi të gjithë, sidomos sportistët dhe opinionin e basketbollit në Republikën e Kosovës. Cufën-Isuf Lumin, e njoha qysh në gjysmën e dytë të viteve të shtatëdhjeta, kur ishim nxënës në Gjimnazin "Jeta e Re"  në Therandë(ish Suhareka), me aktivitete, ndonëse  ai printe dy gjenerata përpara, që atëherë  zë  fill aktiviteti  kulturor e sportiv i Cufës, të cilit nuk iu nda deri në ditën e fundit të jetës. Kur u nda nga jeta, Isuf Lumi-Cufa, ishte sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

    Pas pavarësimit të sportit të Republikës së Kosovës nga ai serbosllav, ka qenë kryetari i parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai gjatë viteve 90-ta, të kohës së okupimit bëri shumë për basketbollin. Isuf Lumi së bashku me bashkëpunëtorët e tij në kohën kur ishte kryetar organizojë Ligën e Pavarur të Basketbollit të Kosovës. Ishte periudha kur agresori serb çdo gjë shkatërronte në Kosovë, por Isufi me shumë veprimtarë të tjerë të devotshëm organizuan garat e basketbollit, mbajtën gjallë frymën e këtij sporti. Isuf Lumi-Cufa i bëri ballë presioneve të ndryshme të  okupatorit çetnik serb. Ai pas përfundimit të luftës e këndej kontribuoi më të madhe në avancimin e basketbollit të Kosovës. Ka qenë i pandalshëm në çdo aktivitet qoftë në basketboll qoftë në organizimin e sportit në Komunën e Therandës, duke  ndihmuar në të gjitha mënyrat, sidomos KB”Ylli”-n. Vazhdimisht ka këshilluar brezat e rinj dhe të reja që të merren me sport. Nga viti 2006 merr detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Basketbollit e Kosovës. Ai vazhdimisht punonte, kërkonte profesionalizëm dhe qëllim e kishte ndërkombëtarizimin e basketbollit. Ishte njeri  i urtë, me shumë ide dhe puna e tij vazhdimisht ka dhënë rezultate. Ishte i dashur për të gjithë dhe shumë herë kontribuonte me këshilla jo vetëm në basketboll. Përveç që ishte sekretar i përgjithshëm i FBK-së, disa muaj(deri në vdekje) ka qenë edhe Këshilltar për marrëdhënie me publik dhe sport i Kryetarit të Komunës së Therandës. Kur më së shumti iu desh basketbollit, Cufa i tha lamtumirë kësaj bote. Vdekja e tij e hershme ka lënë zbrazësi në basketbollin e Kosovës, sikur jan shprehur drejtuesit e basketbollit të Kosovës. Prandaj për kontributin e dhënë, në  shenjë nderimi Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Therandës dhe KB Ylli, për nder të njëvjetorit të vdekjes së punëtorit të dalluar sportiv Isuf Lumi, në Therandë organizon ndeshje revyale ndërmjet Përfaqësueses së BKT Superliga – KB Ylli.

      Për krijimin e shtetit Republika e Kosovës, kontributi  ishte i llojëllojshëm dhe në forma e mënyra të ndryshme: kush me pushkë, kush me diplomaci, kush me art e kultur, e kush me sport… Meritë  të veçantë ka edhe Isuf Lumi-Cufa.

     Isuf Lumi - Cufa jo vetëm, se ishte puntor e aktivist i dalluar në sport, por edhe në kulturë e art. Ishte njeri nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqatës për Kulturë e Art "Elena Gjika - Dora D'Istria" në Therandë. I gëzohej shumë çdo vepre artistike që krijohej e promovohej. Këtë gëzim nuk e fshehu edhe kur u bë promovimi i librit tim "Atdheu vendi më i bukur" në shtator të 2008-së, botues i së cilës  ishte shoqata "Elena Gjika", kontributi i Cufës  ishte i veçant, së bashku me drejtuesit e tjerë të shoqatës...

Isuf Lumi-Cufa, vërtetë nuk është në mesin e të gjallëve në këtë botë, por, puna dhe veprat e tija do të mbesin gjithmonë të pavdekshme. I lehtë i qoftë dheu, aty ku eshtrat i prehen!



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx