Faleminderit
Halit Bogaj: Bekim Fehmiu në kujtimet e mia
E diele, 10.04.2011, 07:55 PM
BEKIM FEHMIU NË KUJTIMET E MIA
Ndonse kam shkruar edhe më pare për të….
Nga Halit Bogaj
Ishin vitet ’70-ta kur për here të pare dhe të fundit e takova Bekim Fehmiun tone të madh..Një ditë prej ditësh dy shokë të mi të cilët ia bënin instalimin e rrymës elektrike në shtëpinë e tij në lagjen’’Taslixhe’’më ftuan që të shkoja me ta dhe duke e ditur se isha një filmofil I rrallë në mesin tone, ma kishin caktuar takimin me aktorin tone mitik.
Kur arritëm në shtëpinë e tij, shumë e madhe për atë kohë, ai më priti me buzëqeshje simpatike dhe shikim të thellë. Vërtet më dukej se po fluturoja nga gëzimi dhe e ndieja veten shumë të lumtur që isha në praninë e tij, I cili ma shtërgoi dorën dhe më shprehu mirëseardhje shqiptare, duke më thënë se ishte pajtuar që të shkoja dhe ta takoja..
Pasi pimë nga një kafe të gjithë së bashku, dy shokët u ngritën për të punuar kurse unë vazhdova të qëndroja dhe të bisedoja me të.Pastaj ai e theu heshtjen dhe më pyeti se çka kisha kryer nga studimet dhe çka punoja., me ç’rast iu përgjigja dhe vazhduam të bisedonim për gjithççka që na binte ndër mend.
Menjhëherë e pyeta se si kishte kaluar gjatë xhirimit të filmit të tij të parë’’Aventurierët’’ në SHBA ngase ai film më kishte bërë përshtypje të jashtëzakonshme me të cilin e kishte thyer akullin edhe në Holivud.?E pyeta për sukseset e tij të arritura atje dhe për kundërshtimin përkitazi me ndryshimin ,qoftë edhe të një shkronje, të mbiemrit të tij shqiptar të cilin e kishte kërkuar regjisori Luj Xhilbert. E pyeta për shumëçka dhe për një mori detajesh, me ç’rast ai më përgjigjej pa hezitim, por duke qenë kurreshtar se nga i dija ato fakte?!I tregova se të gjitha ato I kisha lexuar në javoren beogradase’’Politika e ilustruar’’ku qëndronte edhe fotografia jote në rrobet tona kombëtare/plis, jelek dhe tirq/ me rastin e premierës së filmit ‘’Aventurierët’’.Në vijim qeshte dhe të gjitha m’i aprovonte duke thënë se vërtet nuk i kishte ditur, por shihej se i bëhej qejfi kur i tregoja.E si mos t’i bëhej qejfi kur edhe Beogradi dhe ish Jugosllavia/që ia kishin botuar fotografitë me veshjet tona tradicionale/ krenoheshin me atë njeri i cili e nxori nga anonimiteti artin e tyre filmor, duke e lansuar në përmasa planetare.?Si të mos gëzohej kur kishte arritur t’I thente barierat mes popujve të lindjes dhe Perëndimit duke ua servuar atyre lartësitë më të mëdha të artit të shtatë në Parajsën holivudiane të cilën e ëndërronin qindra mijra aktorë nga mbarë bota?!Pastaj e pyesja edhe për shumëçka tjetër, e deri tek simpatitë e Kendis Bergenit ndaj tij nga të cilat ishte bërë xheloze gruaja e tij dhe kishte flutruar shumë shpejtë në Holivud nga frika se mos ia merrte ndokush nga mega yjet filmore bashkëshortin . Edhe në atë rast qeshte sa mundej dhe i konfirmonte pyetjet e mia.E pyeta edhe që ishte ngritur pluhur i madh rreth tij dhe Shirli Mek Lejnit, por ai ma ktheu se nuk kishte pasur asgjë në atë drejtim, dhe se të gjitha ato ishin fabrikime të gazetave që e përcillnin jetën e aktorëve të famshëm.
Pyetjet e tjera kishin të bënin me aktorët legjendarë:Rozano Brazin/një aktor i famshëm Italian i grupit të’’dashnorëve latinë’’/, Çak Konorsin/i njohur për rolin fenomenal të një versioni kushtuar udhëheqësit indian Xheronimo, me të cilin Bekimi kishte aktruar në filmin’’Kurrizi i djallit’’, Ava Gardnerin/ perendesha e gjallë e dashurisë filmore amerikane e cila i kishte realizuar disa filma antologjik/, Sharl Aznavurin/shansonjerin e madh francez me origjinë ermene/ me të cilin Bekimi aktroi në filmin’’Aventurierët’’, Klaudia Kardianlen/me të cilin Bekimi shkëlqeu së bashku në filmin’’Libera , dashuria ime’’ etj. E pyeta edhe për aktoren tjetër të famshme , Irena Papas/Penelopa/ nga seriali’’Odisea’’/me të cilën Bekimi aktroi edhe në dy filma të tjerë/, por atëherë nuk dija ta pyesja se a ishte ajo shqiptare /arvanitase/nga Greqia, për çka mbase do të ketë ditur Bekim Fehmiu, por nuk do të mund të na tregonte në rrethana të tilla politike në të cilat jetonim ne shqiptarët.
E pyesja për gjithçka që më kujtohej dhe vazhdoja të isha i lumtur me të, kurse orët ecnin shumë shpejt dhe vinte koha që të ndahesha prej tij, por edhe ai e vërente se kisha dëshirë të madhe që ta vazhdoja bisedën me idhullin tim të preferuar të cilin e kishim më të madhin në universin e pashterrshëm të Artit të shtatë.
Përveç për filmat që i kishte realizuar në botën e jashtme , e pyeta edhe për ‘’Mbledhësit e puplave’’për të cilin në Festivalin e Pulës ia kishin ndarë shpërblimin e dytë, kurse të parin Bata Zhivonjinoviqit, me ç’rast ishte hidhëruar dhe nuk kishte shkuar fare në atë Festival. Ai qeshte dhe më përgjigjej se kishte diçka të vërtetë nga ajo që thosha, madje madje edhe Tito kishte pyetur se ku ishte Bekimi!
I pëlqente shumë kur i thashë se I kisha shikuar të gjithë filmat e tij:’’Klakson, Roj; Koha e dashurisë,Vitet e nxehta, Protesti, Ndezja e Rajhstagut, Duart e ndyera, Kurthi për gjeneralin etj.
Por gjatë bisedës sonë /që ecte aq shpejt/ me passion të madh fliste edhe për Teatrin në të cilin kishte arritur suksese të konsideruehme dhe që kishte mbetur dashuri e madhe gjatë viteve të mëtejme.E pranonte se Teatrin nuk do lente sa të ishte gjallë dhe se një ditë do t’I kthehej me të njejtin élan dhe përkushtim.