E enjte, 01.05.2025, 11:51 AM (GMT+1)

Faleminderit

Sadik Vrajolli: Njeriu që jetoi vetëm për një qëllim

E hene, 11.04.2011, 07:59 PM


IN MEMORIAM PËR ISMAJL HARADINAJN ME RASTIN E DYVJETORIT TË VDEKJES

 

NJERIU QË JETOI VETËM

PËR NJË QËLLIM

 

Nga Dr. Sadik Vrajolli, Suedi

 

            Baca  Ismajl ishte dënuar me 14 vite burg si organizator për çlirimin e të gjitha tokave shqiptare me luftë të armatosur.

           Për jetën, veprimtarinë dhe torturat që kishte përjetuar  ky njeri mund të shkruhej një libër shumë i madh, por me rastin e dyvjetorit të vdekjes së këtij kolosi kombëtar ndjej obligim shpirtëror që t’i shpalos disa kujtime për të. Baca  Ismajl Haradinaj ishte njeriu më i përsekutuar në burgjet e ish-Jugosllavisë. Ishte mbajtur në burgun deri në shpar-tallimin e ish Jugosllavisë

            Përveç bacës Ismajl edhe familja e tij ishte torturuar e përsekutuar. Djali i dytë Nasimi, i dënuar që kur ishte gjimnazist, Agroni kur ishte nxënës i fillores. Nuk ishte kursyer as  Shqipja nxënëse  e klasës së pestë të fillores, kinse e kishte fyer në baza nacionale mësuesen e serbishtes. I vetmi që u kishte shpëtuar torturave ishte djali i madh Naimi. Ai kishte ikur më heret dhe i ishte bashkuar grupit të Isuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Kur Nezaqetja, bashkëshortja e të ndjerit dëneste, se të gjithë familjen ia kishin burgosur dhe torturuar, dhe se i vetmi djalë që i kishte shpëtuar arrstimit Naimi, edhe ai ndodhej larg familjes dhe se askush nuk kishte guxim t’u trokiste në derë të   shtëpisë për shkak të agjentëve, baca Ismajl ia ndërpriste fjalën duke i thënë nuk ka shqiptarë të keq. Në pyetjen e saj se çka janë ata që na dënon cojnë, përgjigja e tij ishte se ata nuk janë njerëz, por janë një grusht qyqarësh.

Bacën Ismajl pata rastin ta njoh përmes të birit të tij Nasimit, poashtu ish i burgosur politik, i cili ishte themelues dhe kryetar i Shoqatës Bashki-mi Kombëtar, ndërsa unë isha sekretar. Pas dy viteve erdhi baca Ismajl, i cili sapo  kishte dalë nga burgu. Ishte krejtësisht i shkallmuar nga torturat fizikke, psikike, madje ndaj tij ishte përdorur edhe elektroshoku.

Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Padinska Skelës pas shumë e shumë torturave e kishin sjellë në spitalin e burgut. E kishin torturuar edhe me elektroshok. E sjellin kinse të psikologu, për të kuptuar se në mos e ka ndryshuar mendimin për luftë të armatosur. Psikologu bëhej sikur ndjentje dhembje për gjendjen e tij, ndaj bëhet sikur don që ta këshillojë duke i thënë se ke familje, prandaj do të ishte mirë që për realizimin e asaj që dëshiron të veprojë me mjete legale. Baca Ismajl në vend të përgjigjës i drejtohet me kundërpyetje.

 A më mirë do të ishte që ti të udhëtosh prej Beogradi në Zagreb me një tren që lëviz me thëngjil dhe tym me shpejtësi të gomarit për të arritur pas disa ditëve, apo kishe për të udhëtuar me tren elektrik me të cilin do të arrije për 4 orë, pa tym dhe pa pluhur. Prandaj unë dhe ne shqiptarët nuk mund të presim 400 vite deri sa populli serb të vetëdijsohet se edhe të tjerët duhet të jetojnë të lirë.

            Pas përgjegjes që kishte marrë psikologu kishte dalë jashtë dhe kishte biseduar me një person tjetër me të cilin kishte hyrë brenda, i cili bacës Ismajl i ishte drejtuar me fjalët “Me sa po shihet po na u dashka edhe shumë kohë për t’u ftohur kokat shqiptare”, ndërsa baca Ismajl i ishte përgjigjur “Me rëndësi është të fillojë lufta dhe më në fund le të shihet se kush kujt do t’ia ftohë kokën”. Kështu me pati rrëfyer i ndjeri në një nga bisedat e shumëta që kam pasur me të.

Në Shoqatën Bashkimi Kombëtar në qytetin Boden në veri të Suedisë baca Ismajl ishte njeriu më i respektuar prej të gjithë bashkatdhetarëve si Shaban Osmani nga Prishtina, Shefqet Bunjaku nga Mitrovica, Salih  Batusha nga Prishtina etj.

Gjatë festave të flamurit baca Ismajl gjithnjë e kishte rolin udhëheqës në dy pika kryesore: Rrugët për ta arritur çlirimin gjithkombtar, me ç’rast e shpaloste hartën e trojeve etnike shqiptare, kurse në mbyllje të programit e këndote një këngë me çifteli që e përngjante Dervish Shaqes. Në veçanti ishte i përkushtuar që mërgata shqiptare t’i ruajë dhe t’i kultivojë traditat kombëtare, për t’i shpëtuar asimilimit. Ismajl Haradinaj para se të burgosej në fillim kishte qenë mësues e më vonë arsimtar i kulturës fizike

            Për bindjen time ishte një njeri shumë i veçantë. Ishte i veçantë, sepse i kishte paraprirë luftës. Ishte i veçantë, sepse kurrë nuk e dënonconte askënd. Ishte i veçantë, sepse nuk ishte përkulur kurrë, edhe përkundër turturave, madje edhe me elektroshok. Ishte tejet modest dhe nuk imponohej për asgjë, madje as pension nuk kishte marrë.

Testamenti i fundit i tij ishte që me rastin e varrimit në vend të tallkinit t’i këndohej kushtrimi Oj Shqipëri po të thrret Kosova

Bacë, përveç se ke qenë i vaçantë unë do të krahasoja edhe me dy atdhetarë të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, me Metush Krasniqin që poashtu e kam njohur dhe me Fazli Grejqefcin

Bacë, përveç dhimbjes dhe mallit që ndjej për Ju, ndjej edhe krenari që kam pasur rastin të njihem me një njeri sikur se ishit Ju. Ju qoftë i lehtë dheu i të gjitha trojeve shqiptare, për të cilat keni luftuar deri në frymën e fundit.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx