Faleminderit
Hamdi Mediu - Dushi: 80-Vjetori i vdekjes së Milan Shufllaj
E enjte, 14.04.2011, 07:58 PM
80-Vjetori i vdekjes së Milan Shufllaj
Nga Dr.sc. Hamdi Mediu - Dushi
Më 19.02.2011, u mbushën 80 vjet të vrasjes së dr. Milan Shufllaj, albanalogut më të madh kroat të gjysmës së parë të shekullit XX. Dr. Milan Shufllaj ishte mik i popullit shqiptarë. Ai publikoj një sërë studime që i referohen çështjes kroate dhe shqiptare gjatë mesjetës dhe periudhës së historisë më të re.
Politika ekspansioniste dhe gjenocidiale e Serbisë, gjatë gjithë historisë qindravjeçare është përpjekur vazhdimisht të ndryshojë të vërtetën historiko-shkencore ndaj popullit shqiptar si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan dhe Evrope , për t’u zgjeruar territorialisht në dëm të tij. Një njeri me vlera të jashtëzakonshme shkencore dhe njerëzore , qe i ka vënë në spikame të vërtetat historiko - shkencore është shkencëtari i njohur kroat në përmasa botërore dhe njëri ndër albanologët më të njohur në botë, Milan Shuflay, i cili u bë viktimë e atentatit kriminel serb më l9 shkurt të vitit 1931, duke hyrë në banesën e tij në Zagreb të Kroacisë. Atë e privoi nga jeta dora e kriminelit serb, Branko Zverge
Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është se ky studiues mban edhe sot primatin e albanologëve më të shquar ndërkombëtarë.
U vra sipas urdhërit të Aleksandrit, mbreti i oborrit të Beogradit, meqë ishte tepër i rrezikshëm për idenë e Jugosllavizmës, e cila u sforcua dhe u zbatua në jetë artificialisht në Konferencën e Versajës, në vitin 1919. Lidhur me këtë çështje politikanët dhe hisorianët hetuan në mënyrë intuitive se ideja për një Jugosllavi është një ide e rrejshme dhe e gabuar jo vetëm për popullin kroat. Ideja në fjalë ishte vetëm një pjesë e pikënisjes për Serbinë e madhe. Kroatët duhet të jenë vetëkritik dhe të vetëdijshëm se ideja për një Jugosllavi Serbo-Kroate-Sllovene, lindi mu në mesin e tyre nga disa parti politike-stereotipe. Kroatët lansuan këtë ide, ndërkaq serbët shfrytëzuan për të dominuar mbi popujt e tjerë, në kuadër të kufijve të Jugosllavisë së fryer padrejtësisht në dëm të popujve fqinjë.
Dr. Milan Shufllaj ra viktimë e parë e terrorit serbomadh, menjëherë pas formimit të Mbretërisë S.K.S., meqë ashpër i kundërvihet politikës së oborrit mbretëror të Beogradit. Në këtë aspekt, që në vitin 1921 u zhvillua séance monstruoze gjyqësore kundër dr. Milan Shufflayt. Inkriminimi i aktakuzës lidhet me “ përpjekjen e përkrahjes së shtetit të Tomisllavit “ . Qëndrimin dhe simpatinë e tij ndaj Starçeviqit, politikan i madh kroat, e pagoi shtrenjtë që në kohën e studimeve.
Pas lirimit të tij nga burgu iMitrovicës së Sremit, me dhunë u pensionua nga Universitetet dhe u detyrua të merret me publicistikë. Idetë e tij çmoheshin si shumë të avancuara dhe progressive.
Likuidimi i tij nuk është pasojë vetëm shprehje e revoltës së tij që Kroacia nuk mund të jetojë si shtet i pavarur, por edhe për shkak se dr.Milani përkrahës i madh i shqipëtarëve dhe simpatizues i shtetit stabil të Shqipërisë.
Nuk është gjë e rastit që ai u vra pikërisht pasi u kthye nga Shqipëria, përkatësisht nga Tirana, ku u prit me nderime të mëdha, jo vetëm si shkencëtarë i madh i cili nxori në dritë veprën monumentale “ Acta et diplomata res Albania mediae acatis I-II “ , të cilën e nisi me L. Tollocin dhe K. Jireçekun në vitin 1913, për të mbaruar në vitin 1918, por edhe si mik i madh i popullit shqipqtarë.
Në Shqipëri ishte mysafirë i Mbretit Ahmet Zogu, si dhe të përfaqsuesve më të njohur të Shqipërisë.
Një qasje tjetër e preokupimit të dr. Milan Shufllajt ishte çështja e marrëdhënieve shqiptaro-kroate gjatë mesjetës, e cila deri në kohën e tij ishte fushë e paprekur. Është fakt se kroatët pasi që erdhën në Ballkan kontaktuan me shqiptarët një çështje që është heshtur deri në kohën e tij, për shkaqe të politikes së idesë jugosllave edhe në Kroaci. Dihet mirëfilli se shqipqtarët nuk ishin sllavë, për këtë arsye në historiografinë e hershme kroate është heshtur çështja shqiptare.
Aq më tepër, dr.Milan Shufllaj sipas njoftimeve që zotëronte, pranonte se kroatët e ardhur, të cilët jetonin në kufi me shqiptarët, morën shumë elemente nga qytetërimi shqiptar dhe të paraardhësve të tyre (ilirëve) . sipas dr. Milan Shufllaj, kroatët dhe shqiptarët jetonin si fqinjë të mirë dhe gjatë historisë mesjetare dhe më pastaj nuk janë shënuar në dokumente të kohës “konflikte “ apo diçka të ngjajshme .
Sipas dr. Milan Shufllajt mund të pranohet se gjatë mesjetës, kufiri më i sigurtë ishte pikërisht, kufiri midis Shqipërisë dhe Kroacisë. Kjo ka zgjatur edhe më pastaj kur popujt në fjalë kishin armiqë të përbashkët, nisën pushtimet nga Bizanti, Serbia dhe Turqia. Këtej, kur shikohet kontuiniteti i marrëdhënieve shqiptaro-kroate atëherë mund të vërehet një simbiozë gjë që nga ekzistimi i një sërë enklavave shqipatre në hapësirën bregdetare të Kroacisë, si përshembull Arbëreshët e Zarës. Gjatë historisë në Kroaci vepruan një sërë shkencëtarë, artistë,arkitektë, muzikantë, etj. Pra, përzierja e shqiptarëve në jetën e Kroacisë dhe anasjelltas është e pranishme që nga koha e ardhjes së popullit kroat në Ballkan.
Në këtë kuadër hetohet edhe aleanca shqiptaro-kroate kundër dinastisë Nemanjiçe, sidomos kundër perandorit Dushan.
Së fundi duke përmbyllur këtë paraqitje të shkurtër për këtë burr të shquar duhet thënë se, dr. Shufllaj ishte përkrahës i madh i popullit shqiptar, si dhe njohës i shkëlqyeshëm i historisë së këtij populli. Gjithashtu, ky burrë i shquar ishte luftëtar i madh kundër politikës pushtuese Serbe në Ballkan. Dr. Shufllaj me parimet e veta historike,vetëm e vazhdoi lidhjen dhe miqësinë midis dy popujve ( shqiptaro-kroat) , ajo që në histori zgjati mbi një mijë vjet.