Kulturë
Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha
E hene, 04.04.2011, 06:57 PM
 Sabile Keçmezi-Basha
Sabile Keçmezi-Basha
HIPERTENSIONI
Hipertensioni
Mbrëmë sulmoi 
Muret e kullës prej guri
Eritrocitet
Në mënyrë marramendëse 
U shtuan nga tharmi i tepruar
Duke ndaluar frymëmarrjen 
                     e argjilës
Dhe duke shtuar mjegullnajë 
                      të bardhë
Pse je ti fajtore
Më the dje
Të shikova si e luajtur mendsh
Dhe shkëmbinjtë u rrokullisën
Kurrizit të bleruar të stinës
Qeshi edhe thembër e Akilit
Pa kuptuar vitin 1878
Dhe 
Lindjen e Krishtit 
Në perëndim të diellit
Që nuk ishte vonë
UNAZË E PREMTUAR
Syri i majtë kishte veshur 
                                këmishën
Që loti e kishte endur
Në qerpikët e merimangtë
Syri i djathtë
Kishte gjezdisur lakuriq
Pa mëkate
Loti e gishti
Qanin për unazën e premtuar
Që e kishin degdisur 
                      gjithandej
Udhët e Atdheut
RRUDHAT E GLOBIT
Rrudha-rrudha
Të bardha
Të kuqe
Të thella
Të gjata
Tejpërtej Atdheut
Rrudha blatim
Në një letër të zbehur
Se mëkati është pa mëkat
Foli Profeti
Kur bisedojnë stinët
Për lëkurët e djegura
LËROVA FËRKEMET
Fërkemin e hapit e lërova
Dhe eca tutje
Mbi rrasa të skuqura
Nga e papara
Syri syrit i shkroi
Letër
I dërgoi me gishta
Porosi
E thirri në telefon
Tri herë u përpoq
Ta zbërthente
Enigmën e Hadit
Te lashtësia
STINËN E ZURI GJUMI
Në leksionin e alkimisë
Stinën e zuri gjumi
Sytë i pikturoi në kornizë
Frika e frikshme
Me flokët e llahtarit
E akuzova
Për shpifje
Për tradhti të lartë
Ëndrra ngeli e vetmuar
Duke numëruar
Rrudhat e panusëruara
Dhe u deh nga verë e kuqe

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










