E diele, 28.04.2024, 07:44 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ahmet Ahmeti: Në Ängelholm të Suedisë i kremtua ditëlindja e tretë e pavarësisë së Kosovës

E shtune, 26.02.2011, 08:57 PM


NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË U KREMTUA DITLINDJA E TRETË E                   

PAVARSISË SË KOSOVËS DHE NJËZET VJETORI I SHKOLLES SHQIPE.

                     

Me rastin e trevjetorit të ditëlindjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe njëzet vjetorit  te shkollës shqipe në Ängelholm dhe rrethin, si dhe në pranin e më shumë se 400 bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve suedez, Shoqata Kulturore Shqiptare "Nëna Tereze" së bashku me nxënës,mësues që punojnë në mësim plotësues në gjuhen shqipe dhe bashkatdhetar të kësai komune, organizuan një manifestim  kulturo artistik,me këng, valle dhe recitime.

E veqanta  dhe knaqsia e kësaj mbrëmje ishte, prania e nxënsve, mësuesve, drejtorve dh përfaqsuesit zurtar të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,siq ishin:z.Nuhi Gashi,zyrtar i Ministris së Arsimit,z Sabit Bilalli,drejtor i shkollës fillore ”Abaz Ibrahimi”Fshati Shupkovc  komuna e  Mitrovicës, z.Blerim Hadja,drejtor, z.Miftar Isufi, z.Rizah Rexhepi, z.Bali Mehmeti, znj.Drita Hadja dhe znj.Valbona Imeri Krasniqi të gjithë mësimdhënës të shkollës fillore ”Luigj Gurakuqi”të Flamurasit nga Drenasi si dhe Liridon Ibrahimi, Arjon Ajazi, Edona Hadja, Valmire Haradini,Rinor Lika, Valmira Rama, Gjeneta Kumnova dhe Diellka Zeneli të gjthë nxënës nga vendëlindja

 Atmosfera në lokalet ku pritej të  mbahej manifestimi ishte  e mrekullushme dhe ajo që vihej në sy ishte kur fëmit dhe të rriturit nga moshat e ndryshme, ishin veshur me veshë kombëtare dhe lëvizshin nëpër lokale, përderisa pritshin që t’u vihej radha që të dalin në skenë. Falë një aktiviteti të pandërprer të kryesisë së  kësai shoqate,si dhe koerografit, z.Ahmet Ahmetit i cili është duke dhën nji kontribut të konsiderushëm  me fëmit tanë në sferën e aktrimit,vallzimit etj, është  arritur  që të gjithëve fëmive të cilët merren me aktivitete të lira, të ju sigurohet veshat Kombëtare, si për fëmijë të vegjël, poashtu edhe për të rritur.Tani kjo shoqat  ka krijuar  një aktivitet të pasur kulturor, që në gjirin e saj përfshin një numër të madh nxënësish dhe të rritur, nën udhëhqejen e Kryesisë së saj në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ahmet Ahmeti, sekeretar, Hajdin Selaci, arkëtar, Robert Hoti  dhe Behar Popova anëtarë të Kryesisë.

Manifestimi i kësai mbrëmje festive, filloi me himnin kombëtar dhe dardan.

Moderatorë të këtij manifetimi ishin: Valon Ibishi , në guhën shqipe  dhe  Adelina Aradinai në gjuhen suedeze, të cilët pasi përshëndeten të pranishmit në sallë, uruan trevjetorin e pavarsisë së Kosovës dhe njoftuan të pranishmit me programin e kësai mbrëmje,pastai ftuan mësuesit, z.Xhevat Isufi dhe znj.Florinda Fejza për ta shpallur të hapur këtë manifestim kulturorë e kombëtar.

Në fjalën e tij të hapjes së këtij manifestimi, z.Xhevat Isifi theksoi: shumë të dashur,vëllëzër,të nderuar musafirë nga vendlindja,jemi shumë të nderuar dhe të gëzuar që sënte jeni me ne për ti festuar këta përvjetorë.Ju ishit me ne gjatë gjithë këtyre viteve në mërgim.Ne qlodhemi nga pesha e rëndë e mërgimit vetëm atëherë kur juve imagjinativisht u sjellim në mendje dhe në ëndrra.Ju ishit gjithmonë me ne,fjalët janë të pakta për të përshkruar mungesën e njëri- tjetrit.

Të nderuar musafir, vizita e juaj na ka gëzuar shumë.Mua, personalisht më ndezët nostalgjinë dhe mallin për jetën e dikurshme në Flamuras, për nxënësit,për shkollë, për bustin e Luigj Gurakuqit, për varrin dhe lapidarin e simbolit të flamurit, Fazli Grajqevcit, për ditarët e qka jo.Edhe njëherë ju përshëndes dhe uroj që të kaloni qaste të këndshme me ne në këtë manifestim kulturor e kombëtar.

Pastai u ftua për nji fjal Rasti, Kryetari i SHKSH "Nëna Tereze" në Ängelholm njëherit edhe sekretar i Kryesisë së L.D.D-së, Dega në Suedi, z.Rrahman Rrahmani, i cili tha:

    Është nder dhe një privilegj i veçantë për mua, që në emër të Kryesisë së SH.K.SH.”Nëna Tereze”,të ju përshëndes dhe të ju uroi urimet më të përzemërta në këtë ditë të shënuar, për Kosovën dhe popullin shqiptar. z.Rrahmani në veqanti përshëndeti:,musafirët nga vendlindja të cilët ishinë të pranishëm në këtë manifestim kombëtar:  përfaqsuesin zurtar të Ministrisë së Arsimit të Kosovës:z.Nuhi Gashi,z Sabit Bilalli,drejtor i shkollës fillore ”Abaz Ibrahimi”Fshati Shupkovc të Mitrovicës, z.Blerim Hadja,drejtor, i shkollës fillore ”Luigj Gurakuqi”nga  Flamurasi i  Denasit, të gjithë mësuest dhe nxënsit të cilët ishin prezent e në veqanti nxënsin Liridon Ibrahimi djalin e dëshmorit Isak Ibrahimi. Uirimet dhe përshëndetje për një bashkpunim shumë të mirë, ishin edhe për mësuesët, z.Xhevat Isufi ,znj.Florinda Fejza, për z.Hysen Ibrahimin veprimtar i dalluar i qështjes kombëtare dhe kryetar i LDD-së ,Dega në Sued dhe pastaj vazhdoi.

 17 Shkurti i vitit 2008 është tashmë pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë, jo vetëm si dita e lindjes së Kosovës martire, por edhe e gjithë kombin tonë faqebardhë, në përpjekjet e saj titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për përkatësinë e ëndrrën e saj evropiane, por edhe si dita që shënon ditëlindjen e tretë të shenjtë për kombin tonë.

     Ne duhet të jemi krenar që sot kur festojmë njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ta kujtojm ideatorin e kësaj pavarësije dr.Ibrahim Rugova ish Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës, i cili me politikën e tij paqësore e krijoj Epoken e tij.

     Filozofija politike e ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur thellsisht se Kosova e meriton pavarësinë e saj.

    Gjithsesi një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhet Nëna e tërë botës së qytetëruar siq ishte ”Nëna Tereze” ose Gonxhe Bojaxhiu, që me krenari ne e mbajmë emrin e shoqatës sonë kulturore shqiptare këtu në Ängelohm.

    Kjo Pavarësi ka kërkuar shumë mund, shumë politikë, shumë gjakë dhe angazhimin e të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri,Kosoven Lindore, Maqedoni  dhe Mërgatë, duke i bashkuar të gjitha këto forca dhe me përkrahjen e miqëve tanë të Europës, në këtë- -rast edhe Suedisë, dhe SHBA-të, ne ja dolëm që të pavarësohemi dhe sot  jemi shtet sovran dhe i pavarur.

    Ne këtë ditëlindje të shtetit tonë i jemi  shumë mirënjohës familjes së komandantit legjendar Adem Jashari,familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, grave dhe baballarëve të atdhetarëve dhe heronjve tanë gjithëkombëtar, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan për këtë që sot ne po e gëzojmë.

 Të nderuar të pranishëm,Zonja dhe zotërinjë,

 Tani kur po festojmë trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duhet ditur se na presin shumë  sfida për ta ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës.

Shteti duhet ndërtuar dhe zhvilluar për të dëshmuar se jemi të zot të qeverisim vet, por gjithëherë duhet kërkuar nga miqt tanë të Europës përkrahjen e tyre që të zhvillohemi dhe ndërtohemi me ndihmen edhe të tyre, e që një ditë Kosova të integrohet në Aleancen Euroatlantike, në NATO, në Bashkimin Europjan dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

 Ne falendrojmë popullin Suedez për ndihmën që e dha edhe para lufte, edhe gjatë luftes edhe pas luftes. Populli Suedez tani është mik i popullit shqiptarë, të cilin e falenderojmë nga zemra.Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj, Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai. Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në,  popullin  suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen, përfundoj fjalimin z.Rrahman Rrahmani.

Në vazhdim u paraqitën për fjalë përshëndetse z.Nuhi Gashi zyrtar i Ministris së Arsimit ,z. Sabit Bilalli,drejtor i shkollës fillore ”Abaz Ibrahimi”Fshati Shupkovcë  komuna e  Mitrovicës, z.Blerim Hadja,drejtor, i shkollës fillore ”Luigj Gurakuqi”të Flamurasit të Drenasit, z.Rizah Rexhep,arsimtar i shkollës fillore ”Luigj Gurakuqi”të Flamurasit të Drenasit, si dhe u ndan disa Mirënjohje dhe dhurata për musafir nga Kosova dhe mësues të shkollës shqipe,kryesis së shoqatës ”Nëna Tereze”kryesis së kshillit të prindve dhe disa dhurata nga rektori i shkollës fillore Nyhemskolan z.Junas Trulsson për musafirët nga Kosova.Pastai u ftuan për të dalur në sken valltarët e shoqris kulturo artistike „Nëna Tereze“me një Kollazh Vallesh popullore, të pregaditura nga koerogtafi z.Ahmet Ahmeti, ishin me të vërtet valle të cilat i ngritën të pranishmit në këmbë dhe u mirëpritën me duartrokitje frenetike, nga më shumë se katërqind pjesmarrës që ishin të pranishmëm në këtë mbrëmje festive.Programi vazhdoi me nxënësit nga vendlindja me një valle moderrrne dhe një valle popullore shqiptare, recitime si dhe poezin e dëshmorit Fazli Grajqevci, të cilen e recitoi Edona Hadja dhe këng për poetin Fazli Grajqevci, dueti Rinor Lika e Arjon Ajazi. Pastaj me një recital dhe me disa poezi u paraqitën nxënsit e shkollës shqipe në Ängelhom,si dhe me këngën ”Zero”u paraqit para publikua në sken Arlinda Zejnullahu, kurse Doni dhe Niti, kënduan këngën ”Më Larg”dhe në fund me një këng u paraqit parat ë pranishmive grupi folklorikë „Shqiponjatë Dardane të”Tahir Sinanit” kushtuar dëshmorit Tahir Sinani nga Tropoja.Pastaj për knaqësin e musafirve nga Republika e Kosovës dhe për knaqsin e të gjithë të pranishmive,vazhdoj programi muzikor, me këng dhe valle popullore, deri në orët e pas mesnatës, me solistët tanë të njohur siq janë:z. Robert Hoti, dhe z. Mentor Haxhiu, të cilët si qdo herë më parë edhe kësaj rradhe, krijuan një atmosfer të mrekullushme për të gjithë të pranishmit e kësai mbrëmje.Prandaj kryesia e shoqatës NënaTereze i faleminderon përzemërsisht.

  Me kaq përfundoj programi i manifetimit të Pavarësisë së Kosovës.

 

19-Shkurt 2011 në Ängelholm të Suedisë  

Në emër të Kryesisë së SHKSH ”Nëna Tereze”.

              z.Ahmet Ahmeti, sekretar

 

Me rastin e trevjetorit të pavarsisë së Kosovës, z.Rrahman Rrahmani duke ju ndarë mirënjohje, anëtarve të kryesis së Shoqatës”Nëna Tereze”në Ängelholm-Suedi. 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart Asllan Dibrani: Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard Luan Çipi: Drejt tempullit të Bahait në Çikago Muharrem Sfarqa & Agim Gashi: Në Stolberg të Gjermanisë, në përmbyllje të ceremonisë mortore, u mbajt një Akademi për veprimtarin dhe atdhetarin, Abedin Gashi Beqir Cikaqi: Theranda festoi përvjetorin e pavarësisë Bilall Maliqi: Drejt mundësisë së unifikimit të programeve e teskteve mësimore në trojet arbërore dhe diasporë Pëllumb Gorica: Hapat e ndjenjës për poezinë Xhevat Muqaku: Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?'' Pëllumb Gorica: Me miq të fjalës së bukur Pëllumb Gorica: Klos, një nga vendbanimet e vjetra në Shqipëri Pëllumb Gorica: Fakte historike nga pushtimi austro-hungarez në krahinën e Sulovës Asllan Dibrani: Në Heidelberg të Gjermanisë u gërshetua zëri për dëshmorët e kombit dhe i krijuesve shqiptar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora