E shtune, 21.09.2024, 01:54 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti

E merkure, 23.02.2011, 08:41 PM


Më 15 shkurt, në Palazzo Vecchio – Salone dei Cinquecento, në Firencë, u zhvillua ceremonia e prezentimit të librit “Niko - Nikolin Gjeloshi - cittadino del mondo” i Paolo Seganti-t. Në fakt, libri është shkruar mbi gjurmët e jetës së Nikolin Gjeloshit, emigrantit shqiptarë, tashmë në Itali prej 20 vjetesh, dhe që sot është bërë një sipërmarrës i suksesshëm, në krye të firmës EDILALBO, dhe të njëstës shtëpi botuese. Në dhomën e mahnitshme, ku historia merr krenari, ku arti e kultura sidhe dijet botërore kanë fillim, bashkë me prezentimi e librit të botuar nga shtëpia botuese Edilalbo Edizioni, u kombinua me paramëndim përkujtimi i 10 –vjetorit të binjakëzimit mes Firences dhe Tiranës. Miqësia, dialogu dhe kujtesa mes dy popujve ishin subjektet e ndërhyrjeve të ndryshme të bëra nga Dr. Eugenio Giani, Kryetari i Këshillit Komunal të Firencës, nga Sh. T. Llesh Kola, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, dhe Paolo Seganti, aktor dhe autor i librit, sidhe aktori i mirënjohur Giovanni Guidelli.

 

Protagonisti i librit është Nikolini dhe historia e tij nga fëmijëria deri më sot. Emigranti i fillimit të viteve Nëntëdhjetë prezentohet si një emblemë e vuajtjeve të një klandestini që vë jetën në rrezik duke kaluar detin ne kushte ekstreme, mes përpjekjeve për punë dhe aktivitëve që i kan lejuaj të arrijë suksesin e deshiruar. Personazhi i Seganti-t kalon pengesat dhe vështirësi me plot ëndrra dhe shpresë, të cilat i realizon më pas nëpërmjet punës.

 

Fillimi i mbrëmjes u shenua nga ndërhyrja e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Firences Dr. Eugenio Giani, i cili krahasoi historinë e sipërmarrësit shqiptarë, Nikolin Gjeloshi me më të madhin  designers të këpucëve të shekullit të njëzetë, Salvatore Ferragamo. «Të dy emigrante të varfër dhe me mungese forminit profesional, por me një dëshirë të madhe për sukses, deshiruan dhe ia arritën objektivave»- theksoi ai. «Fati i përbashkët i bashkon italianët dhe shqiptarët, ashtu sidhe historia tashmë epike e emigrantëve si protagostit të librit, sepse italianët me fytyra të habitura para Statujës së Lirisë në SHBA, ishin ashtu sidhe shqiptarët kur sprinsnin para bregjëve të ndriçuara të italisë»- vazhdoi mëtej ai. «Shqipëria është vendi ku një italian ndihet më në shtëpi se në çdo vend tjetër në botë»- kujtoi ai. 

 

Piktori shqiptar Alfred Milot i ofroi Dr. Giani-t një portet të stilit pop-art, duke bashkuar kartolinat e qytetit të Firencës me falenderimin special që ky personazh i ka dhëne shqiptarëve në vite. «Mënyra e të folurit për shqiptarët të Dr. Giani-t, të bën te ndihesh më shumë krenar dhe të besosh më shumë në prejardhjen tënde»- shpjegoi Miloti. «Edhe kur shqiptarët ishin të emargjinuar nga italinët, ai dhe bashkëatdhetari i palodhur Nikolin Gjeloshin kanë punuar me vite për ti dhëne forcë dhe siguri psikologjike shqiptarëve të qytetit Rinashimental»-përfundoi Miloti.

Ndërhyrja e Ambasadorit Kola vazhdoi mëtej me falënderimin ndaj toskanëve dhe italianëve që pritën dhe ndihmuan shqiptarët në këto 20 vite bashkëjetesë. «Nikolini, ashtu sidhe migrantët e tjerë shqiptarë, ishin optimist dhe të qëndrueshëm për të mos kërkuar dhurata. Duke punuar shtatë ditë në javë, pa ditë pushimi, dhe me peshën e sindromës së ekstrakomunitarizmit, nuk u lëkundën. Bënë atë që dinin të bënin më mirë, punë dhe arritën të krijonin diçka të personale. Këto janë per ne sot një vlerë e shtuar, dhe nese dikush ju pyet: nuk dukeni si shqiptar, pergjigjuni, nuk e njifni aspak Shqipërinë» - përfundoi Kola.

 

Në ngjarjen simbole u bashkua dhe Prezidenti i Confartigianato-s së Pistoiës, Massimo Donnini, i cili falenderoi shqiptarët për kontributin e tyre në rritjen e ekonomisë së zonës, duke e shndërruar në qytetin më të rëndësishëm për ekportin e pemëve dhe luleve në të gjithë rajonin. «Po mos të kishin qëne shqiptarët nuk di ku do ishte sot ekonomia e Pistoiës»- theksoi ai. Motivi i ndërhyrjes së tij ishte dhurimi i Medaljës së veçantë e bërë nga skulptori Jorio Vivarelli, që simbolizon treshen tipike e një zejtari, “Truri- Syri- Krahu”, e dhënë për merita të jashtëzakonshme për kreativitet dhe ndërmarrësi. Në këtë rast ja dha Nikolinit për këmbëngulje, guxim dhe ndershmëri për vete dhe për të tjerët, dhe që ka treguar aftësi të jashtëzakonshme si sipërmarrës.

 

Mes një publiku të madh, të nderuar me pjesëmarrjen e rreth 450 persona në Sallën  madhështor, ceremonia u shoqërua me leximin e një fragmenti të librit, shumë e ngarkuar emocionalisht, një dramë e cila u bë edhe më i dukshëm me interpretimin e vetë autorit dhe aktorit Paolo Seganti. Rradha i takoj pastaj aktor të madh, Giovanni Guidelli që nxorri në një pasazh me shumë romanzesk, një tjetër pjesë nga të librit Niko, me të cilën i dha akoma më shumë ngjyrë mbrëmjes.

 

Nikolin fëlenderoi gjithë të pranishmit për pjesëmarrjën dhe nënvizoi që bëri të mundur krijimin e këtij libri sidhe organizimin e cermonisë për të treguar historinë e tij dhe të shumë emigrantëve të tjerë, për të mos harruar të kaluarën. «Frika që një ditë femijët tanë mos të kujtojnë atë që ndodhi për gati 20-vitet e emigracionit shqiptarë shkaktoi ngjitjen për të treguar dhe për të arritur deri nv këtë pikë»- theksoi ai.

 

Kjo nismë e mrekullueshme u shoqërua me një dokumentar për historinë e Shqipërisë nga vitet 50 deri më sot e cila preku thellë zemrat e publikut. Ndër të pranishmit duhet përmëndur Kryetari i Komunës së Signa-s Alberto Cristianini, Anëtarët e këshillit bashkiak të Kulturës dhe Sportit së Firencës, Gianpiero Fosi dhe Marinella Fosi. Mbrëmje u ndoq dhe nga ekipet e disa TV shqiptare dhe italiane, mes tyre Agron Bala e TVSH (tv shtetërore shqiptare), Beti Njuma i Top Channel, SKY-Italia, Tv 10 di Firence-Toskana, sidhe nga RAI-Roma.

 

Firence 16.02.2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart Asllan Dibrani: Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard Luan Çipi: Drejt tempullit të Bahait në Çikago Muharrem Sfarqa & Agim Gashi: Në Stolberg të Gjermanisë, në përmbyllje të ceremonisë mortore, u mbajt një Akademi për veprimtarin dhe atdhetarin, Abedin Gashi Beqir Cikaqi: Theranda festoi përvjetorin e pavarësisë Bilall Maliqi: Drejt mundësisë së unifikimit të programeve e teskteve mësimore në trojet arbërore dhe diasporë Pëllumb Gorica: Hapat e ndjenjës për poezinë Xhevat Muqaku: Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?'' Pëllumb Gorica: Me miq të fjalës së bukur Pëllumb Gorica: Klos, një nga vendbanimet e vjetra në Shqipëri Pëllumb Gorica: Fakte historike nga pushtimi austro-hungarez në krahinën e Sulovës Asllan Dibrani: Në Heidelberg të Gjermanisë u gërshetua zëri për dëshmorët e kombit dhe i krijuesve shqiptar Catherine Bohne: Pse kam zgjedhur Shqipërinë? Muharrem Sfarqa: Mërgata nderon kolosët e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora