E hene, 29.04.2024, 01:52 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet

E hene, 21.02.2011, 08:56 PM


 

Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi  tre vjetorin e Kosovës shtet

 

Nga Sokol Demaku

 

Në qytetin e vogël të Suedisë perendimore Skene shqiptarët e kater qyteteve nga kjo zonë shënuan  bashkërisht trevjetorin e shpalljes së Kosovës shtet. Për ketë ditë të madhe gëzimi këtu në këtë regjion ishin angazhuar aktivist të njohur të jetës kulturore të shqiptarëve në diasporë si Avni Ismaili, Agim bekteshi, Muharrem Shabani dhe shume te tjerë që kjo mbrëmje të jetë sa më madheshtore per familejt shqiptare që gravitojnë në këto treva të mbretësisë suedeze.

Të pranishmit nën tingujt e muzikës së bukur shqipe dhe ushqimeve tradicionale tonat darkuan së bashku, uruan njëri tjetrin për festën dhe shprehën shpresën për njohje të reja të shtetit të Kosovës dhe për ditë edhe më të mira për kombin shqiptar gjithandej ku jeton.

Në udhëheqjen e këshillit organizativë shqiptarët e qytetit të vogël dhe pitoresk të Suedisë perendimore Skene madhështin kësaj mbrëmje festive ja shtuan nxënsit dhe të rinjët e komunave Mark, Skenne ,Svenljunga dhe Kinna ku dhan një program te pasur kulturo-artistik në bashkpunim me arsimtarët dhe prindërit. Avni Isamili ndër te tjera potencoi se 17-Shkurti mbylli faqen e rëndë dhe të veshtirë te historisë sonë, u realizua nje projekt qe kishin synim shumë breza, deri te lufta e lavdishme clirimtare e prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari , mirëpo 17-Shkurti simbolizohet edhe me emrin e liderit shpirtëror dhe politik të pavarësisë së Kosoves presidenti historik dr. Ibrahim Rugova

Ishte kënaqesi të degjoje voglushet dhe voglushit shqiptar duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë. Programi me nxënës filloi me intonimin e Himnit Kom­bëtar, i cili u këndua nga të pranishmit në salle e që ishine në njjë numer rekord tper manifestiem të tilla në këto anë. Musafire ishte këngëtarj e mirënjohur Selvije Gashi..Këshilli organizativ i këtij manifestimi madhështor falen­deron të gjithë ata që ndi­hmuan për or­ganizim e këtij manifestimi, e posaqerisht nxënsit, të rinjët që ishin edhe shtylla kryesore për tu mbajtur ky manifestim. Muharem Shabani dhe Agim Bekteshi thonë se kjo është traditë e shqiptarëve këtu, se jo vetem dita e pavaresë së Kosovës por edhe festat tjera kombëtare këtu festohen në menyrë madhështore, e ketë ne e bëjm thon ata që fëmija tan të dinë me tepër per vendlindjen, per atdheun se jemi larg e atyre u duhet kurrë më shumë që të ken njohuri për vendlindjen.Kjo ishte nje mbëmje e cila do mbahet mend kohë të gjatë në këto anë, u festua deri ne oret e hershme të mengjesit e të gjithë ishin të kenaqur dhe te entuziasmaur me këtë.Ishte kënaqesi kur vallëzohej me falmurin kombëtar të bashkuar me flamurin e Kosovës nga të rinjët dhe të rejat që ishin në valle. Pra ky nje gjest që simbolizon deshirën për bashkim kombetar.



(Vota: 3 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora