Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia
E enjte, 17.02.2011, 08:58 PM
Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia
Nga Xhevat Muqaku
Në vigjilje të 17 shkurtit të këtij viti, në lokalin e bukurë të Qendres shqiptare për kulturë dhe integrim në Kreuzlingen, korreografia e propozuar nga Rinia, u notua shkëlqyeshëm nga mjeshtri i baletit, z. Rrustem Selca. Është kjo gjeneratë e rinisë shqiptare, e lindur dhe e rritur në mërgim.
Për mungesën aktuale të lokalit në Singen, as që diskutohet. Është e rëndësishme të punohet me rininë tonë. Grupin e vallëzimit e thërret Skena. Lokalet e qendrës tonë
Festat kombëtare jan madhështore në tokën stërgjyshore ndërsa jan të veqanta në mërgim.
" Së shpejti do të aterrojmë në Zyrih. E sheh këtë kështjellë mesjetare? Është Hohentvili i Singenit. Këtu kemi një organizim të fuqishëm të bashkatëdhetarëve tanë. Jan ndër të parët në diasporë, që me kontributet e tyre financiare ndihmuan skamnorët dhe institucionet e shtetit të Kosovës në lindje. Këthenin, arkitektët e Kosovës, nga njëra prej vizitave të para trokitëse në kancelaritë e miqëve, të cilët më pastai përkrahën fuqishëm organizimin dhe vetmohimin e menqurisë dhe trimërisë kombëtare në rrugën e realizimit të pavarësisë. Këto fjalë që ju rrëfeva, i ndëgjova vet, dolën nga gojëambli profesor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa i shkëputa nga biseda, me datën 15 shkurt, prej disa veprimtarëve, të cilët udhëtuan bashk me kontributet dhe rreziqet tjera në vendlindjen tonë të viteve 90- të, pikërisht nga z. Ruzhdi Veseli.
Përfaqësues të shoqatave; Rinia dhe Nermin Vlora, festuan pavarësinë e Kosovës me mysafirët dhe miqët e dy Sofrave të Singenit dhe kolektivin e shërbimit të kujdesit shoqëror, me datën 16 shkurt. Në drekën e shtruar, z. Udo Engelhardt, kandidat i partisë së gjelbërt në kuvendin shtetrorë, në cilësinë e drejtuesit të kësaj shoqate të njohur jo vetem në rrethin e Konstances por edhe më gjerë, theksoi; " mysafir të dashurë, kam nderin, të prezantoi para jush, zemren shqiptare, të qytetarëve tanë, të cilët këtë ditë të veqantë, duan që festën e tyre, të mos e festojnë vetëm. Sipas tyre, kjo drekë e sotme e përbashkët, e organizuar nga shoqatat e lartpërmendura, është një gjest i vogël, që për ne ka një porosi dhe domethënje të madhe të vlefshme. Ju përkujtoi të gjithëve, se pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së madhe, vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarë dhe miq të nderuar shqiptarë të Kosovës, urime, festa e madhe, pavarësia, gjatë dhe mirë e pritur nga bota përparimtare".
Falenderuan për drekën dhe uruan festen e pavarësisë edhe zonjat; Fredi Möhrle- drejtuese e shoqatës" shujtë për mysafirët", Eva Pal- hungareze, znj. Waldburger Braunbart- gjermane, znj. Liselote Meck-Gray- me prejardhje skoceze, sikurse edhe z. Lazaro Perez Lao- me prejardhje kubaneze. Në përfundim të drekës, nënkryetari i shoqatës " Rinia ", z. Marash Gojani, falënderoi familjet dhe drejtueset e shoqatës humanitare " Nermin Vlora ", për pregaditjen, praninë dhe festimin së bashku të kësaj dite të madhe të historisë tonë. Cakërruam gotat. Fjalët; Kosovë të rrin mirë pavarësia, urime për jetë e mot, kumbuan fuqishëm, në KOR.