Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia

| E enjte, 17.02.2011, 08:58 PM |


 

Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Në vigjilje të 17 shkurtit të këtij viti, në lokalin e bukurë të Qendres shqiptare për kulturë dhe integrim në Kreuzlingen, korreografia e propozuar nga Rinia, u notua shkëlqyeshëm nga mjeshtri i baletit, z. Rrustem Selca. Është kjo gjeneratë e rinisë shqiptare, e lindur dhe e rritur në mërgim. Kan zgjedhë rrugën, prioritetet e sajë; arsimimin e lartë dhe traditen e tyre kulturore.

Për mungesën aktuale të lokalit në Singen, as që diskutohet. Është e rëndësishme të punohet me rininë tonë. Grupin e vallëzimit e thërret Skena. Lokalet e qendrës tonë kan themel dhe kulm shqiptarë, frymojnë e flasin shqip. Të vetëdijshem, punoni pa u lodhë, jeni ambasadorë të mirë, ardhmëria e kombit. Porositën me një gojë, zotrinjët; Ahmet Asani dhe Tomë Berisha,drejtues të kësaj qendre, të rrethuar nga familje dhe intelektual në mbramjen familjare të radhës, me datë 14 shkurt.

 Festat kombëtare jan madhështore në tokën stërgjyshore ndërsa jan të veqanta në mërgim.

" Së shpejti do të aterrojmë në Zyrih. E sheh këtë kështjellë mesjetare? Është Hohentvili i Singenit. Këtu kemi një organizim të fuqishëm të bashkatëdhetarëve tanë. Jan ndër të parët në diasporë, që me kontributet e tyre financiare ndihmuan skamnorët dhe institucionet e shtetit të Kosovës në lindje. Këthenin, arkitektët e Kosovës, nga njëra prej vizitave të para trokitëse në kancelaritë e miqëve, të cilët më pastai përkrahën fuqishëm organizimin dhe vetmohimin e menqurisë dhe trimërisë kombëtare në rrugën e realizimit të pavarësisë. Këto fjalë që ju rrëfeva, i ndëgjova vet, dolën nga gojëambli profesor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa  i shkëputa nga biseda, me datën 15 shkurt, prej disa veprimtarëve, të cilët udhëtuan bashk me kontributet dhe rreziqet tjera në vendlindjen tonë të viteve 90- të, pikërisht nga z. Ruzhdi Veseli.   

 Përfaqësues të shoqatave; Rinia dhe Nermin Vlora, festuan pavarësinë e Kosovës me mysafirët dhe miqët e dy Sofrave të Singenit dhe kolektivin e shërbimit të kujdesit shoqëror, me datën 16 shkurt. Në drekën e shtruar, z. Udo Engelhardt, kandidat i partisë së gjelbërt në kuvendin shtetrorë, në cilësinë e drejtuesit të kësaj shoqate të njohur jo vetem në rrethin e Konstances por edhe më gjerë, theksoi; " mysafir të dashurë, kam nderin, të prezantoi para jush, zemren shqiptare, të qytetarëve tanë, të cilët këtë ditë të veqantë, duan që festën e tyre, të mos e festojnë vetëm.  Sipas tyre, kjo drekë e sotme e përbashkët, e organizuar nga shoqatat e lartpërmendura, është një gjest i vogël, që për ne ka një porosi dhe domethënje të madhe të vlefshme. Ju përkujtoi të gjithëve, se pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së madhe, vendore dhe ndërkombëtare.  Qytetarë dhe miq të nderuar shqiptarë të Kosovës, urime, festa e madhe, pavarësia, gjatë dhe mirë e pritur nga bota përparimtare".

 Falenderuan për drekën dhe uruan festen e pavarësisë edhe zonjat; Fredi Möhrle- drejtuese e shoqatës" shujtë për mysafirët", Eva Pal- hungareze, znj. Waldburger Braunbart- gjermane, znj. Liselote Meck-Gray- me prejardhje skoceze, sikurse edhe z. Lazaro Perez Lao- me prejardhje kubaneze. Në përfundim të drekës, nënkryetari i shoqatës " Rinia ",  z. Marash Gojani, falënderoi familjet dhe drejtueset e shoqatës humanitare " Nermin Vlora ",  për pregaditjen, praninë dhe festimin së bashku të kësaj dite të madhe të historisë tonë. Cakërruam gotat. Fjalët; Kosovë të rrin mirë pavarësia, urime për jetë e mot, kumbuan fuqishëm, në KOR.

 

Xhevat Muqaku, në Singen, 17 shkurt 2011