E diele, 28.04.2024, 11:45 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard

E diele, 20.02.2011, 08:57 PM


Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard nga institucionet e Kosovës

 

Nga Asllan Dibrani

 

Pikërisht sot u bënë tre vjet qe u  shpall  shtet në vete Kosova, ku një gjë e këtilla u organizua edhe para tri vitesh në të njëjtën kohë kur veç në Kosovë ishte duke u përgatitur  shpallja zyrtare.Këtu  në të njëjtin shesh  Mark Pllates në Shtutgard , atëherë u organizua  në shesh të hapur ,ku i tubuam me mijëra veta, ndërsa tani edhe zyrtarisht u manifestua nga zyrtaret e Konsullatës së Kosovës në Shtutgard në sallën e bukur të shtëpisë se bashkisë se Shtutgardit  në Mark Plats. Ishte një  kënaqësi e veçante qe në  ora 17.h  e datës  17.02.2011 një orë ma herët sipas përcaktimit të mbajtjes së takimit  në ora 18 veç kishin filluar të vinën   qytetarët sipas thirrjes qe ju kishin dërguar  Konsullata e Shtutgardit. Binin në sy qytetarë  intelektual,njerëz të kulturës, artit , mysafir të ndryshëm,  po edhe nga  shumë ambasada dhe  konsullata që i kishin ftuar  për këtë manifestim sa madhështor, po edhe  një prononcim pran të tjerëve  me një pretekst  të sensibilizohet   opinioni  i huaj përmes përfaqësuesve të vet  qe i kanë përcaktuar në mes dy shteteve në marrëdhënie bilaterale  me qëllim që shtetet që nuk e kanë njohur  akoma shtetin e Kosovës , të  nxitet  edhe ma tutje  qe sa ma shpejt të na njohin shtetin e Kosovës  të pavarur  dhe i çliruar nga  okupatori serb. Në hyrje të sallës ishte bërë një pritje nga vet konsulli Faket Kajtazi,zëvendës konsulli Imer Lladrovci  të shoqëruar nga një ekip     organizatoresh,që shoqëronin  mysafirët deri në vendin e uljeve etj .Pastaj  minutat  fillestar të takimit u shoqëruan me intonimin e himnit  shtetëror të Kosovës  po edhe të atij  gjerman. Pastaj  moderatorja Afërdita Shkreli  pasi i përshëndeti të pranishmit dhe  ju uroj  trevjetorin e pavarësisë   në foltore e ftoj zotin

 

Faket Kajtazi konsull në Shtutgard në fjalën e rastit
Faket Kajtazi konsull në Shtutgard në fjalën e rastit
Faket Kajtazin  Konsull në Konsultën e Shtutgardit i cili i përshëndeti të pranishmit  duke ju falënderuar për pjesëmarrje si mysafirët gjerman   po edha ata  pjesëmarrës nga shtete te ndryshme që përkohësisht janë në cilësinë e ambasadorëve apo konsullatave të veta në Gjermani ,po edhe mysafiret shqiptare që kishin ardhur nga shumë vende të Gjermanisë për ta përcjell këtë ceremoni diplomatike të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgard. Zoti Kajtazi foli edhe për zhvillimin dhe aktivitetin e Republikës së Kosovës po edhe për shënimin e kësaj date shumë të rëndësishme për popullin shqiptar. Një datë që Kosova u rreshtua në rangun e shteteve të pa varura dhe për rolin e saj në stabilizimin e rajonit  në Ballkan.

 

Në skenë u ngjit zoti Kastriot Tusha njeriu  i skenës shqiptare,tenor dhe një artist  i rangut  kombëtar i cili   dha një program  artistik  krijoj një  atmosferë në  sallë ku u mbajt takimi  dhe ma vone i shoqëruar edhe me  pianisten  Rudina  Cikon dhe Suzana  Frasherin Soprane që vërtet  e entuziazmuan publikun duke i përcjellur shpeshherë me duartrokitje frenotike deri ne përfundimin e këtij programi artistik. Me disa punime artistike u prezantua edhe piktori i madh shqiptar Gjelosh Gjokaj i cili u mirëprit shumë mirë nga të pranishmit. Për hire të Pavarësisë së Kosovës Konsullata e lartpërmendur  shtroj darkë për mysafirë dhe me koktej i uruan njeri tjetrit këtë datë të shenjte  për popullin shqiptar .

 

Manifestimi i shpalljes se pavarësisë në Shtutgard, video:

http://www.youtube.com/watch?v=tjZuHqRKQ88&feature=related

 

 

Kastriot Tusha me  pianisten  Rudina  Cikon dhe Suzana  Frasherin Soprane që vërtet  e entuziazmuan publikun
Kastriot Tusha me pianisten Rudina Cikon dhe Suzana Frasherin Soprane që vërtet e entuziazmuan publikun

Punim artistik nga Gjelosh Gjokaj ekspozuar në takimit
Punim artistik nga Gjelosh Gjokaj ekspozuar në takimit

Pamje nga grup arsimtarësh në ditën e takimit në Shtutgard
Pamje nga grup arsimtarësh në ditën e takimit në Shtutgard

Lendita Zeqiri këngëtare me një grup grash në manifestim
Lendita Zeqiri këngëtare me një grup grash në manifestim

At Marian  Lorenci, Vitor Spaqi, Xhevali Musolli, Lush Buzhala, Kolë Gashi dhe zoteri Gega nga Munihu
At Marian Lorenci, Vitor Spaqi, Xhevali Musolli, Lush Buzhala, Kolë Gashi dhe zoteri Gega nga Munihu

Bahtiar Elezkurtaj  tani pronar i disa pikturave te Gjelosh Gjokajt nga Augsburgu dhe Asllan Dibrani
Bahtiar Elezkurtaj tani pronar i disa pikturave te Gjelosh Gjokajt nga Augsburgu dhe Asllan Dibrani

Fahredin Tafallari,Asllan Dibrani,Hasan Hajdaraj,Xhafer Leci dhe Enver Ismajli në ditën e manifestimit
Fahredin Tafallari,Asllan Dibrani,Hasan Hajdaraj,Xhafer Leci dhe Enver Ismajli në ditën e manifestimit

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora