E enjte, 01.05.2025, 03:32 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bilall Maliqi: Drejt mundësisë së unifikimit të programeve e teskteve mësimore në trojet arbërore dhe diasporë

E shtune, 19.02.2011, 08:57 PM


DREJT MUNDËSISË SË UNIFIKIMIT TË PROGRAMEVE E TEKSTEVE MËSIMORE NË TROJET ARBËRORE DHE DIASPORË

 

Nga Bilall Maliqi

 

Delagacioni i Preshevës  në përbërje z. Alixhemal Salihu kryetar i Komisionit Zonal për studim, z. Xhemaledin  Salihu anëtar i Këshillit Zonal, z. Zejnulla Dauti  e Shkodran Ismaili përfaqësues të Forumit Rinor Islam në Preshevë, më 2 dhe  3 shkurt udhëtuan  për në Shqipëri për takime me institucione të ndryshme  me seli në Tiranë dhe Durrës.

 

Takime të frytshme

 

Delegacioni i paraprirë nga kryetari Alixhemal Salihu, në Tiranë pati takime të frytshme me disa institucione me seli në Tiranë dhe Durrës, ku së pari u takuan në Institutin për Integrim të Kulturës Shqiptare me drejtorin e këtij institucioni z. Rezart  Gashi dhe kryetar i Komisionit Qendror për Unifikimin e Planprogrameve dhe Teksteve Mësimore.

Takimi tjetër u zhvillua në Shtpinë Botuese “Albas” në Tiranë me drejtorin e kësaj shtëpie botuese z. Latif  Hajrullahu.

Takimi i tretë i Delegacionit nga Lugina e Preshevës  ishte në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, ku në këtë takim morën pjesë vetëm z. Alixhemal Salihu dhe Xhemaledin Salihu

Takimin e radhës Dlegacioni ynë e kishte edhe në Institucionin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam , ku komplet delegacionin e priti Dr. Ibrahim Gashi.

 

Delegacioni pati takim edhe në qytetin bregdetar në Durrës, në të cilin morën pjesë studiuesit e Durrësit (14 veta), si dhe përfaqësia e Preshevës prej 4 vetash. Me këtë rast u bë dorëzimi i teksteve  dhe programeve mësimore të shkollave nga Presheva, si dhe u diskutua për çështjet që duhet trajtuar në temat përkatëse. U dhanë edhe udhëzimet për më tej. Delegacioni nga Presheva përbëhej nga: z. Alixhemal Salihu, kryetar i Komisionit për çështjen e studimit të unifikimit të programeve e teksteve mësimore në trojet arbërore dhe në diasporë, z. Xhemaledin Salihaj, anëtar i komisionit, z. Zejnulla Dauti dhe Shkodran Ismaili. Ky delegacion u shoqërua nga kryetari i Komisionit Qëndror për Unifikimin e Plan-programeve dhe teksteve mësimore, Dr. Ibrahim Gashi.

Në takim u ballafaquan mendime dobiprurëse për mbarëvajtjen e studimit...

Të gjitha këto takime që i përmendëm më lart kishin për qëllim Studimin e mundësisë të përafrimit deri në unifikim të programeve e teksteve mësimore në trojet arbërore dhe diasporë…

Shkodran Ismaili, Zejnullah Dauti, Rezart Gashi, Alixhemal Salihu dhe Xhemaledin Salihu - Foto:Te Shkembi I Kavajes në Durrës.
Shkodran Ismaili, Zejnullah Dauti, Rezart Gashi, Alixhemal Salihu dhe Xhemaledin Salihu - Foto:Te Shkembi I Kavajes në Durrës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx