Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart
E diele, 20.02.2011, 08:57 PM
Rinia shqiptare i jep ngjyre festes se madhe
Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart
Nga Xhevat Muqaku
Në ditën e trevjetorit të pavarësisë, nën patronatin e Konsullatës së Republikës së Kosovës me seli në
Të buzëqeshur e të lumturë, si kurr më parë, i përgjigjeshin ftesës së Konsullit, bashk me veprimtarët e shumtë që punuan pa u lodhurë për Kosovën e tyre, miq gjerman, edhe përfaqësues të shkencës, arësimit, kulturës, politikës, biznesit etj.
Pas intonimit të hymnit shtetëror Kosovar dhe Gjerman, pasoi fjalë përshëndetëse e Z. Faket Kajtazi;
" Miq, bashkatëdhetarë, të nderuara motra dhe vëllezër,
Në emër të qeverisë së Kosovës, ju përshëndes dhe ju uroi për ditën e madhe, tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ju falënderoi për pjesmarrjen tuaj në këtë ambient të Bashkisë së qytetit
Artistët e mëdhenjë të skenës shqiptare; tenori- Kastriot Tusha, sopranja- Rudina Ciko dhe pianistja- Suzana Frashëri, me prezantimin dhe përzgjedhjen e tyre, krijuan atmosferë madhështore.
Nuk munguan duartrokitjet e gjata dhe Bravo drejtuar tre artistëve.
Në Koktejin e organizuar me këtë rast, shijuam mëny të përcjellur me Verën kosovare. U takuam dhe biseduam për së afërmi me perfaqësuesit e shtetit të Kosovës, zotërinjët; Kajtazi, Lladrovci, zonjën Statovci etj.
Evokuan kujtime për aktivitetet dhe punën e madhe që solli deri tek pavarësia që sot e festojmë, veprimtarët e palodhëshem. Artistët kënduan së bashku më pjesmarrësit, e këta të fundit shpalosën ndjenjat e tyre për situatën politike në të gjitha trojet shqiptare, mërgimin, familjen.
Regjistruan këtë manifestem televizionet kombëtare, fotoreporterët si dhe bashkatëdhetarë të shumtë.
Theksuan;
- Z.Imer Lladrovci, zv. Konsull i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart;
miq të nderuar, vllezër dhe motra, urime tre vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në ditë të tilla, nderi, lavdia dhe respekti është për të gjitha flijimet idealiste. Obligimi ynë është nderimi dhe falenderimi për ata qe e bënë lirinë dhe pavarësinë të prekshme për ne të gjallët. Urimet dhe gëzimet qofshin të përmotshme.
- Z. Lekë Preqi- mësues; është knaqësi, kur takohen përfaqësuesit e shtetit të Kosovës me veprimtarët që punuan shumë për këtë ditë, si dhe grupmoshat tjera që dita ditës po e kompletojnë për të mirë fotografinë e vendlindjes, prejardhjen e tyre.
- Z. Hismet Klaiqi; ndjehem shumë i kënaqurë për ftesën e përfaqësuesve të shtetit tim, të cilës ju përgjegja me qejf. Rrugës, bëra një krahasim; protestat e mërgimtarëve dhe ditën e madhe të pavarësisë. Uroi shqiptarët në tërë rruzullin toksorë.
- Znj. Afërdita Shkrel- moderatore e progamit të sontëm manifestiv; dëshiroi dhe uroi, që kjo ditë dhe të gjitha ngjarjet që shënuan historinë e lavdishme, të na shërbejnë si fanarë në rrugëtimin tonë të mbarë. Këte i kemi borgj gjeneratave të reja dhe trojeve stërgjyshore.
- Z. Sheremet Pantina; uroi që ky përvjetor të ju prijë këthesave të mëdha kombëtare.
Fotografitë në vijim flasin vet për, prezantimin madhështorë të artistëve, pjesmarrësit e manifestimit, veprimtarët në ditën e madhe, zërin dhe këngën e Lenditës që të bën dhe të merr shpejt me vehte si dhe prezenca e rinisë shqiptare e cila i jep ngjyrë festimeve kombëtare.
Xhevat Muqaku, 18 shkurt 2011
![]() |
Kenga e Lendites, te bene, te merr me vehte |
![]() |
Veprimtaret |
Pjesmarresit e programit manifestiv |
![]() |
Artistet e medhenje te operes shqiptare |
![]() |
Z. Faket Kajtazi, Konsull i Kosoves me seli ne Stuttgart |