E hene, 29.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

E hene, 21.02.2011, 08:56 PM


Grupi i valltareve Lulet e pavarësisë
Grupi i valltareve Lulet e pavarësisë

 

Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

 

“17 SHKURTI 2008 ËSHTË NËNTORI I RI PËR SHQIPTARËT”

 

Nga Arif Molliqi - Hamburg

 

Ishte e vogël salla ku mbahej mbrëmja festive në Hamburg, për t´i zënë disa qinda bashkatdhetar që kishin ardhe për ta festuar 3 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Si kurrë ndojëherë, festa ishte madheshtore, dhe kjo, falë organizimit të shkëlqyer të Klubit Shqiptarë “Verrat e e Llukës” në Hamburg, i cili gjithmonë kujdeset për festat tona shtetërore dhe kombëtare. Ajo që e bëri edhe më madheshtore ketë festë, ishte bashkimi i gjithë mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Hamburg dhe rrethinë.

            Pas ekzekutimit të himnit të Shtetit të Kosovës dhe atij Kombëtar, fjalën e rastit e nisi shkrimtari Arif Molliqi, i cili foli shkurt: Sot është një festë për ne, është festë për mbarë kombin shqiptar, prandaj festat si kjo duhet festua, kujtua me dashuri dhe rrespekt. Në festat si kjo shfaqen emocionet dhe momentet më mbreslënëse të cilat na mbesin në kujtesë si një nga ngjarjet më të lumtura të jetës së kombit tonë, tha Molliqi.

            Pastaj z. Miftar Tahirsylaj, kryetar i KSH “Verrate e Llukës” në Hamburg, mes tjerash tha: Më siguri të gjithë e kemi në kujtesë 17 shkurtin e vitit 2008. Atë ditë ndodhi mrekullia, dhe të gjithë po ndiheshim të gëzuar. Ishin të gëzuar edhe vëllezërit tanë në Shqipëri, Iliri, Prishevë, Ulqin, Plavë e gjithëkund në botë. Liria dhe pavarësia, as nuk shikohej e as nuk prekej, por ajo ndihet në zemrat e njerëzve. Ndihej në shpirtin e popullit shqiptar.

            Në këtë trevjetor të pavarësisë së shtetit tonë të lirë, vazhdoj z. Tahirsylaj,  gjithmonë na vjen ta kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e Republikës së Kosovës, prijësin tonë historik dr. Ibrahim Rugoven, i cili e përhapi të vërtetën për Kosovën në të gjitha qendrat e mëdha të botës. Filozofia politike e Ibrahim Rugovës, fryma krejtësisht e veçantë e humanizmit dhe paqes që ai predikonte ishin diçka e re për këtë pjesë të Evropës e të botës, në të cilën përherë ka mbisunduar retorika e luftës dhe e urrejtjes. Urtësia dhe largpamësia e Tij, në një kohë kur Ballkani Perëndimor po kalonte nëpër kalvare të tragjedive apokaliptike, ndërgjegjësuan botën demokratike për rrezikun që i kërcënohej Kosovës dhe popullit të saj. Kjo filozofi politike dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës për liri, me shembullin më unikat të flijimit të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës, dhe luftën e UÇK-së, me komandantin Adem Jasharin, Sali Çekaj, Agim Ramadanin, Zair Pajazin, Adrin Krasniqin, familjes se Haradinajt, Xhemajl Fetahut, pastaj masakra e Reçakut, Izbices, Lubeniqit, Qyshkut, e Mehes e shumë tjera e bindën botën për drejtësinë e kauzës sonë, e cila në pranverën e vitit 1999 u përkrah fuqishëm edhe nga NATO ja,  bëri që Kosova të çlirohet dhe sot të jetë e pavarur, tha në fund z. Tahirsylaj.

            Në ketë festë të pranishmit i përshendeti edhe bashkluftetari i komandantit Sali Çekaj dhe ushtari  UÇK-se, z. Zymer Lulaj. Ai, i falënderoj të gjithë ata që sollën deri të pavarësia e Kosovës.

            Në vazhdim  grupi muzikor “Pishat e Deçanit” me këngëtarin Veton Mushkolaj begatuan mbrëmjen më këngët “17 Shkurt 2008”, “Këngë për dëshmoret”,  “Këngë për Adem Jashirin, Sali Çekaj, Agim Ramadanin, e tjerë. Valtarët “Lulet pavarësisë”  me yllkat e vogla simpatike; Erenita, Yllka, Enkela, Majlora dhe Djellza si dhe valltaret tashmë të njohura: Mërgimja, Kaculina, Erëza, Liridona dhe Duruntina, luajtën shumë valle, si vallët: “Dita e Pavarësisë”, “Pavaresin e gëzoftë Kosova”, “Vallja e Rugovës”, Vallën Çame” e tjera.

            Në këtë mbrëmje festive,  kënga dhe vallja vazhdoj deri në orët e vona të natës.

Publiku gjatë festës
Publiku gjatë festës

Valle-E gezofsh pavaresine Kosove
Valle-E gezofsh pavaresine Kosove



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora