| E hene, 21.02.2011, 08:56 PM |
Grupi i valltareve Lulet e pavarësisë
Në
“17 SHKURTI 2008 ËSHTË NËNTORI I RI PËR SHQIPTARËT”
Nga Arif Molliqi - Hamburg
Ishte e vogël salla ku mbahej mbrëmja festive në
Pas ekzekutimit të himnit të Shtetit të Kosovës dhe atij Kombëtar, fjalën e rastit e nisi shkrimtari Arif Molliqi, i cili foli shkurt: Sot është një festë për ne, është festë për mbarë kombin shqiptar, prandaj festat si kjo duhet festua, kujtua me dashuri dhe rrespekt. Në festat si kjo shfaqen emocionet dhe momentet më mbreslënëse të cilat na mbesin në kujtesë si një nga ngjarjet më të lumtura të jetës së kombit tonë, tha Molliqi.
Pastaj z. Miftar Tahirsylaj, kryetar i KSH “Verrate e Llukës” në
Në këtë trevjetor të pavarësisë së shtetit tonë të lirë, vazhdoj z. Tahirsylaj, gjithmonë na vjen ta kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e Republikës së Kosovës, prijësin tonë historik dr. Ibrahim Rugoven, i cili e përhapi të vërtetën për Kosovën në të gjitha qendrat e mëdha të botës. Filozofia politike e Ibrahim Rugovës, fryma krejtësisht e veçantë e humanizmit dhe paqes që ai predikonte ishin diçka e re për këtë pjesë të Evropës e të botës, në të cilën përherë ka mbisunduar retorika e luftës dhe e urrejtjes. Urtësia dhe largpamësia e Tij, në një kohë kur Ballkani Perëndimor po kalonte nëpër kalvare të tragjedive apokaliptike, ndërgjegjësuan botën demokratike për rrezikun që i kërcënohej Kosovës dhe popullit të saj. Kjo filozofi politike dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës për liri, me shembullin më unikat të flijimit të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës, dhe luftën e UÇK-së, me komandantin Adem Jasharin, Sali Çekaj, Agim Ramadanin, Zair Pajazin, Adrin Krasniqin, familjes se Haradinajt, Xhemajl Fetahut, pastaj masakra e Reçakut, Izbices, Lubeniqit, Qyshkut, e Mehes e shumë tjera e bindën botën për drejtësinë e kauzës sonë, e cila në pranverën e vitit 1999 u përkrah fuqishëm edhe nga NATO ja, bëri që Kosova të çlirohet dhe sot të jetë e pavarur, tha në fund z. Tahirsylaj.
Në ketë festë të pranishmit i përshendeti edhe bashkluftetari i komandantit Sali Çekaj dhe ushtari UÇK-se, z. Zymer Lulaj. Ai, i falënderoj të gjithë ata që sollën deri të pavarësia e Kosovës.
Në vazhdim grupi muzikor “Pishat e Deçanit” me këngëtarin Veton Mushkolaj begatuan mbrëmjen më këngët “17 Shkurt
Në këtë mbrëmje festive, kënga dhe vallja vazhdoj deri në orët e vona të natës.
Publiku gjatë festës |
Valle-E gezofsh pavaresine Kosove |