E diele, 28.04.2024, 08:14 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re

E shtune, 26.02.2011, 08:57 PM


Ditë me parë  në Shtutgard të Gjermanisë me iniciativën e intelektualit  aktivistit ,gazetarit ,piktorit , atdhetarit dhe njeriut të kulturës u themelua  Qendra Kulturore  Shqiptare në Shtutgard  ,me disa aktivistë  tjerë , për ta begatuar ,kultivuar dhe lëvruar kulturën e popullit ma të lasht shqiptar që numerikisht  nuk është i vogël që punon dhe jeton në kryeqytetin e Baden-Wurtembergut  në Shtutgard të Gjermanisë,kështu shkruan në Gazetën e" Bota sot" e datës 13.01.2005 në rubrikën e Diasporës  nga gazetari Ramiz Dermaku,"Koha  Ditore"  nga Beqë Cufaj  dhe një emision  i RTK  me ekipin e  diasporës e udhëhequr  nga Man Beqiri, qe e përcolli atë ceremoni  të hapjes dhe themelimit të Qendrës Kulturore  Shqiptare të Shtutgardit të asaj kohe. Pas themelimit të kësaj Qendre pasuan  shumë aktivitete  kulturore ,përkujtime ,manifestime të datave historike    të ranguara në periudha të ndryshme historike  që u shënuan si vlera për kombin tonë. Këto aktivitete të Qendrës Kulturore të Shtutgardit ishin  aktive nga viti në vit duke  lënë gjurmë  në kulturën e popullit tonë,ku pati bashkëpunim  edhe me shoqata tjera  por me kalimin e kohës kjo  në vitin e kaluar si  qendër pati aktivitete ma pasive  qe   me datën

 

31.12.2010  u ftua një grup i punës nga  Asllan Dibrani njerëzit ma të devotshëm  të kulturës edhe të artit sportit,biznesit etj, qe dhanë dëshmi këto vite me aktivitet e veta si njerëz të merituar  u rreshtuan ne grupin  e iniciues si  për mbarëvajtjen e Qendrës Kulturore  shqiptare ,  duke i sajuar  obligimet  e domosdoshme të riaktivizimit të kësaj Qendre  për riorganizimin e  saj duke e përcaktuar edhe datën  e mbajtjes se Kuvendit me 20.02.2011 në Shtutgard. Me këtë datë  u tubuan shumë njerëz të  artit ,kulturës  biznesit etj

 

Tubimin me bashkatdhetarët e hapi zotëri Asllan Dibrani i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit duke ju dëshiruar mirë se ardhje, Dibrani në vazhdim në pika të shkurtra i bëri një rezyme  themelimit të saj dhe aktivitetit të saj gjatë viteve qe veproj dhe paraqiti disa aktivitete të një grup aktivistësh qe edhe atëherë të tubuar me pretendim për ta formuar  edhe regjistrua këtë Qendër që po e ribëjmë ne sot, tha se shumë punë e mund kemi bërë por, ja sot erdhi koha  po e kurorëzomi dëshirën tonë të kohë motëshme për një Qendër te tillë.

 

Atë botë të tubuar ne lokalin ku edhe zhvilloja veprimtarin time patëm filluar diku ne vitin 2005, 06, 07, 08. 09 dhe për vitin e fundit qemë pasivizuar , duke mbajtur shpresë se në një te ardhme të afërt do të takohem, dhe do t'i  koordinonim punët dhe obligimet tona sipas parashikimeve tona të përbashkëta. Ku tanimë me një potencial shumë më te madh me një angazhim dhe numër shumë ma të madh aktivistesh dhe seksioneve të veprimtarive, jemi tubuar dhe takuar sot këtu për t'i jetësuar synimet tona dhe për ta bërë Qendrën tonë me Kuvend, Statut, Rregullore pune, Planprogram dhe me të gjitha aktet tjera ligjore juridike normative qe veç popujt tjerë i kanë kaherë pastaj tha se është në interesin tonë qe t'i bashkojmë edhe mjetet  me qëllim te blerjes se një objekti për shërbimet e Q.K.SH . Në vazhdim zoti Dibrani  e paraqiti  edhe statutin dhe projektin e veprimtarisë të Q.K.SH  të përpiluar nga grupi i punës si ma poshtë :

 

Në kuadër  të"Qendrës  Kulturore  Shqiptare"në Shtutgard do  pasojnë këto aktivitete dhe veprime  me sa vijon:

 

1.    Shoqëria kulturore  artistike

2.    Sektori i trupës së teatrit dhe estradës

3.    Shoqata sportive

4.    Shoqata e artit pamor piktorë dhe skulptorë etj

5.    Shoqata e gruas shqiptaro-gjermane

6.    Grupi letrar(krijuesit shkrimtarë,poet)

7.    Shoqata humanitare

8.    Shkolla shqipe

9.    Shoqata e të burgosurve politik

10.     Organizimi i turizmit kulturor

11.     Shoqata e biznesmenëve dhe firmave shqiptare

12.     Shoqata e studentëve

13.     Organizimi i medieve informative,gazetari,TV,faqe interneti  etj

14.     Hapja e një Muzeu ,arkivor lidhur me historinë   e vlerave kombëtare  në diasporë në objektet e Qendrës Kulturore  Shqiptare të Shtutgardit  etj

15.     Shoqata e bashkimit te intelektualeve shqiptar

 

Pas paraqitjes se planprogramit zoti Asllan Dibrani   i dha fjalën veprimtarit dhe aktivistit   shumë vjeçar  zotit Vitor Spaqit të pranishmeve ua shpalosi qëllimin dhe arsyet e themelimit të kësaj Qendre ku ndër tjera tha se është imperativ i kohës për të vepruar dhe punuar në këtë drejtim, duke e pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Shtutgard  me rrethinë, si dhe duke pasur dijeni se tanimë edhe vendi ynë ka hapur Konsullatën e vet   diplomatike në Shtutgard, është moment i duhur që të tubohemi dhe veprojmë të gjithë në ruajtjen, kultivimin dhe begatimin e gjuhës, kulturës, dhe traditës, sonë kombëtare, virtyte këto që na bëjnë të ndihemi krenar dhe të dallohemi në mbar botën e civilizuar si popull  me histori dhe kulturë. Pastaj  Zotriu Vitor Spaqi të pranishmeve edhe një herë ju bëri thirrje për tu tubuar intensivisht pran kësaj Qendre dhe të jemi nën kulmin e një çatie, qe ti harmonizonim dhe koordinojmë obligimet tona për brezin  tonë  qe po e lëmë pas vetës. Ti tregojmë popullit mik gjerman se edhe ne kemi, dimë, dhe bëjmë vepra dhe vlera te çmuara në Arti, Kulture etj, përfundoj ndër te tjera  zoti Spaqi.

 

Tubimi vazhdoj ma tutje   me marrjen e fjalës nga juristi  zotëri Astrit Vuci  që në forma  juridike paraqiti  statutin e Q.K.Sh të Shtutgardit  duke e shtjelluar,  sipas  ligjeve juridike gjermane  mbi aktivitetin dhe rregullat,  obligative për nevojat e regjistrimit të Q.K.SH dhe funksionimin mbi të drejtën  e aplikimit  pran  organeve gjermane.

 

Për ti kuptuar ma rrjedhshëm organizimin e seksioneve  qe do të veprojnë në kuadrin e Qendrës Kulturore  në foltore u ftua zotëri  Besim Lokaj si njohës i mirë i Kulturës, Muzikës, dhe Letërsisë, njoftoi në pika te shkurtra të pranishmit me seksionet dhe aktivitetet qe në një të ardhme të afërt do të zhvillohen në këtë Qendër si dhe me udhëheqësit e këtyre seksioneve. Në vazhdim foli edhe për logot e Qendrës po edhe te seksioneve të tjera qe do te jenë bashkëvepruese        Qendrën Kulturore .Pastaj diskutues ishin Dan Gashi piktor dhe aktivist shumë vjeçar,Fahredin Tafallari  bashkëpunëtor i Vëllezërve Gërvalla  dhe shkrimtar,Muhamet Idrizaj kryetar i unionit të studenteve shqiptarë për Baden-Würtemberb,Can Tahiri zavedespresident i "Unionit Artistik te Kombit Shqiptar për Diasporë"dhe baskpuntor i TVSH;RTK dhe TV SYRI VIZION  i cili e përkrahi iniciativën tonë dhe tha se e keni përkrahjen tonë ne zhvillimin dhe aktivitetin e kulturës shqiptare ketu ne Shtutgard ku kemi marrëveshje  edhe nga ministritë e shteteve tona qe te na ndihmojnë. Pastaj diskutime pati edhe nga  Shaqir Hysenaj profesor i historisë,Din Ibishi  trajner  i sporti, Rexhep Potoku sportist dhe trajner, Arian Lokaj,Dafina Hysenaj Korab Vuci student,Biznesmenet  shqiptar Bekim Elshani qe udhëheq  firmën ndërtimore Beka -Bau një ndër firmat ma me zë , Ahmet Thaqi biznesmen   nga Ludvigsburgu firmë me influencë  Bajram Bala  me firmën  e njohur të (sekuritasit) të sigurimeve   ,Sejdi Rexhepi biznesmen me agjencitë e veta  dhe njeriu i kulturës që la gjurmë në të kaluarën,Haki Azizaj Ekonomist  dhe themelues i rokut në Kosovë  dhe  këngëtar  i këngëve të vjetra qytetare dhe muzikant,  Kadir Hoxha magjistër profesionalist,muzikant,instrumentalist në sektorin e muzikës  këngëtar, Muhamet Hoxha përfaqësues i Q.K.Sh  me Radion dhe faqen e internetit (http://kosovarimedia.com/kontakt.html dhe  "Rado Briona" )  Ymer Peci,Slim Vllasi  veprimtar etj.

 

Pati edhe shumë diskutues po vlen të theksohet se të gjithë pjesëmarrësit ishin njerëz të kulturës si këngëtar ,muzikant,gazetarë  shkrimtarë ,valltarë,biznesmenë etj.

 

Grupi kryesues për organizimin e zgjedhjes së kryesisë në përbërje Astrit Vuci – Jurist, Muhanet Hoxhaj drejtues  i  radios dhe faqes se internetit për Qendrën Kulturore , dhe veprimtari shume veçar mbi 35 vite ne fushën e kulturës  Canë Tahiri dhe bashkëpunëtor itri stacioneve , organizuan dhe udhëhoqën votimin e anëtarëve  të Kryesisë së Kuvendit si dhe në fund shpallen kryesinë prej 11 anëtaresh këta janë.

 

1.   Asllan Dibrani

2.   Besim Lokaj

3.   Vitor Spaqi

4.   Dafina Hysenaj

5.   Lindita HaxhiuZeqiri

6.   Muhamet Idrizaj

7.   Dinë Ibishi

8.   Arian Lokaj

9.   Rexhep Potoku

10. Sejdi Rexhepi

11. Korab Vuci

 

Kryesia pasi u konsultuan mes veti me vota të hapura zgjodhën Kryetarin, Nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin mesa vijon:

 

1.   Asllan Dibrani Kryetar

2.   Vitor Spaqi Nënkryetar

3.   Dafina Hysenaj Sekretare

4.   Sejdi Regjepi Arkëtar.

5.   Koordinator  u përcaktua studenti  Muhamet Idrizi

 

Kryesia në  përbërje i zuri vendet e veta në Kuvend dhe vazhdoj punën duke i falënderuar te pranishmit për pjesëmarrje dhe besimin e votimit qe ju dhanë kryesisë. Asllan Dibrani, Astrit Vuci,  Vitor Spaqi dhe Lindita Haxhiu-Zeqiri  dhanë nga një intervistë të shkurtër për televizionet shtetërore TVSH- në dhe RTK- në dhe TV: Syri Vizion  nga Kosova qe e udhëhoqi Can Tahiri me ekipin  e vet.

 

Kryesia dhe kuvendi autorizuan nënkryetarin Zotriun Vitor Spaqin, Astrit Vucin dhe Besim Lokaj të merën me kompletimin dhe shërbimet tjera rreth regjistrimit te Qendrës Kulturore Shqiptare  në Shtutgard. Kryetari i posa zgjedhur zoti Asllan Dibrani i përmbylli punimet e Kuvendit duke ju uruar  suksese  kryesisë së re  duke ju bërë thirrje të gjithë  intelektualeve,krijuesve ,gazetareve ,biznesmenëve,dhe të gjitha zhanreve   vepruese në Shtutgard, dhe ma gjerë që t'i afrohen  kësaj Qendre me qëllim  qe në të ardhmen të jemi si zëdhënës i mërgatës shqiptare për Evropë dhe të jemi një  shembull  me   veprimtarinë tonë qe në të ardhmen të ngjeshët bashkëpunimi me atdheun tonë të shtrenjtë,  ku në të përfunduar  bëri edhe një mesazh  ndaj ministrisë se Shqipërisë dhe Ministrisë së kulturës në Kosovë,  po edhe qeverive aktuale që të jenë ma afër me diasporën shqiptare  ku deri me tani  as pak nuk është gjendje e favorshme   që të mbrohet interesi i mërgimtareve dhe  i bëri thirrje Qeverisë  se re në Kosovë  që në një të ardhme të shkurt ta këtë  ministrinë e vet edhe diaspora shqiptare ku konsiderohet se është dhe ka qenë një faktor dominues  në të kaluarën, të tanishmen dhe të nesërmen e Kosovës, të Shqipërisë po edhe trojeve tona shqiptare e përfundoj ndër të tjera zoti Asllan Dibrani.

Muhamet Idrizi ne kryetar i unionit te studenteve  ne diskutim
Muhamet Idrizi kryetar i unionit te studenteve ne diskutim

Vitor Spaqi ,Asllan Dibrani dhe Besim Lokaj ne deklarate për RTK për mbarvajtjen  e Q:K:SH në Shtutgard
Vitor Spaqi ,Asllan Dibrani dhe Besim Lokaj ne deklarate për RTK për mbarvajtjen e Q:K:SH në Shtutgard
Fahredin tafallari shkrimtarnë diskutim me Sejdi Rexhepin, Ahmet Thaqi, Rexhep Potoku
Fahredin tafallari shkrimtarnë diskutim me Sejdi Rexhepin, Ahmet Thaqi, Rexhep Potoku
Lindita Haxhiu Këngëtare
Lindita Haxhiu Këngëtare
Astrit Vuci Jurist  me Can  Tahiri bashkepuntor  i TVSH, RTK dhe TV SYRI VIZION
Astrit Vuci Jurist me Can Tahiri bashkepuntor i TVSH, RTK dhe TV SYRI VIZION
Shemsi Zeqiri dhe Lindita Haxhiu-Zeqiri këngëtar,instrumentalist Informoi kryesia e Qendres Kulturore Shqiptare  në Shtutgard
Shemsi Zeqiri dhe Lindita Haxhiu-Zeqiri këngëtar,instrumentalist Informoi kryesia e Qendres Kulturore Shqiptare në Shtutgard


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie Arif Molliqi: Në Hamburg, u festua 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Sokol Demaku: Mërgata shqiptare në Mbretërinë e Suedisë shënoi tre vjetorin e Kosovës shtet Xhevat Muqaku: Manifestim i trevjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart Asllan Dibrani: Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shtutgard Luan Çipi: Drejt tempullit të Bahait në Çikago Muharrem Sfarqa & Agim Gashi: Në Stolberg të Gjermanisë, në përmbyllje të ceremonisë mortore, u mbajt një Akademi për veprimtarin dhe atdhetarin, Abedin Gashi Beqir Cikaqi: Theranda festoi përvjetorin e pavarësisë Bilall Maliqi: Drejt mundësisë së unifikimit të programeve e teskteve mësimore në trojet arbërore dhe diasporë Pëllumb Gorica: Hapat e ndjenjës për poezinë Xhevat Muqaku: Tingëllon bukur, si në kor; Kosovë urime pavarësia Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?'' Pëllumb Gorica: Me miq të fjalës së bukur Pëllumb Gorica: Klos, një nga vendbanimet e vjetra në Shqipëri Pëllumb Gorica: Fakte historike nga pushtimi austro-hungarez në krahinën e Sulovës Asllan Dibrani: Në Heidelberg të Gjermanisë u gërshetua zëri për dëshmorët e kombit dhe i krijuesve shqiptar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora