E shtune, 03.05.2025, 04:21 AM (GMT+1)

Speciale

Gjergj B. Kabashi: Në Tiranë gjatë zgjedhjeve të qershorit 1997 (II)

E hene, 21.02.2011, 08:59 PM


NË TIRANË GJATË ZGJEDHJEVE TË QERSHORIT 1997 (II)

 

Ali Ukaj ishte një njeri dhe gazetar i vërtetë dhe jo si ca gazetarë të rrejshëm të Rilindjes

 

Si më shpëtoi ndoshta nga vdekja e sigurtë zëdhënësi i parë i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, gazetari i shquar Ali Ukaj, dhe si, pse dhe kush e vrau atë një muaj më pas në Tiranë?!

 

Nga Gjergj B. Kabashi

 

Të nesërmen ndejtëm në Tiranë bashkë me Ali Ukën. Isha shpirtërisht i lënduar dhe i fyer. Nuk më dhimbnin plagët,aq sa më dhimbte shpirti. Si student kam marrë pjesë në demonstratat e 1981-shit,ndërsa më vonë kam përcjellë me qindra protesta e demonstrata të tjera si gazetar i Rilindjes, kur shpesh kam hangër dajak prej policisë serbe, mirëpo ato rrahje kurrë nuk kam dashur t'i numëroja dhe asnjëherë nuk jam dëshpëruar. Përkundrazi, kurrë nuk e kam pakësuar punën time. Ata kanë qenë armiqt e mi dhe prej armikut nuk mund të pritet asnjë e mirë.

     Mirëpo, nuk isha vetëm une që kisha pësuar ashtu në Shqipëri! Një muaj më herët edhe më keq e kishte pësuar mitrovicasi Nexhmedin Spahiu, publicist i njohur nga Kosova që aso kohe punonte si mësimdhënës në degën e Matematikës së Universitetit të Tiranës,i cili pas fitores së NATO-s dhe UÇK-së ndaj forcave pushtuese serbe dhe çlirimit të Kosovës, u zgjodh drejtor i Radio Mitrovicës. Ai gjithsesi e kishte pësuar më keq sesa une në kryeqytetin e Shqipërisë prej strukturave policore "jashtë kontrollit të Berishës", të cilat përpak e kishin mbytur duke e rrahur mizorisht; kështu që për shkak të lëndimeve të rënda trupore, për një kohë i është dashur të shtrihej në spital! Edhe nexhmedini ka qenë simpatizant i Berishës, me "gabimin" e vetëm se jo rrallë i ka intervistuar edhe kundërshtrët e tij politik! Në popull thuhet se i ligu "kur nuk ka çka me i ba kalit, i mshon samarit!" Ndoshta kosovarë të tillë të padhimbshëm është dashur të ishin shënjestra ku "strukturat" e tilla duhej ta shfrynin mllefin për t'i shëruar komplekset e inferioritetit pas pësimit aq të madh  prej komunizmit të rebeluar dhe agjenturës së huaj që e kishte ndihmuar p¨¨esr shembjen e strukturave të një shteti sovran...

     Në redaksinë e Rilindjes në Tiranë, u detyrova vet ta jepja një deklaratë në vend se ata të tjerët ta kërkonin prej meje. Mirëpo, kjo nuk më brengosi aq shumë sepse as që kam pritur ndonjëherë diçka te dobishme prej tyre, pasi  që pjesën më të madhe nga ta nuk ke mundur t'i quash gazetarë në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale. Pas kësaj me Ali Ukën ishim edhe në përfaqësinë e Republikës së Kosovës, ku biseduam me Iljaz ramajlin për ngjarjen. Të gjitha këto bëheshin me insistimin e Aliut.

 -"Mbrëmë nuk kam fjetur gjithë natën prej mërzije...", më thoshte Aliu

 E kuptoja, sepse ai ishte gazetar e njeri i vërtetë, e s'ishte si ca gazetarë të rrejshëm të Rilindjes!

Para se të nisesha në Kosovë, mësova se Arjan Dhimo kishte qenë udhëheqës i Rajonit numër 2 të SHIK-ut të Tiranës, e jo udhëheqës i gardës republikane! Ky ishte fakt edhe më domethënës, sepse e kishin keqpërdorur , apo kishte lejuar të keqpërdorej  njeriu i detyrave delikate që assesi s'guxon të bëjë aso gabimesh. Po ta kryente punën e vet qysh duhet, Arjani i ka pasur të gjitha mundësitë për të biseduar me mua, qysh flasin profesionistët policorë. Pas kësaj ngjerjeje të hidhur për mua, isha i interesuar t'i jepja fund vizitës sime në Shqipëri, andaj e mora një taksi dhe shkova në banesën e Abdi Baletës , me të cilin e kisha planifikuar bisedën e fundit rreth librit .Përderisa bisedoja me të, nuk mund rrija ulur ashtu qysh duhet për shkak të dhimbjeve , që sa vinte më shtoheshin. Këtë e hetoi Abdiu, të cilit pastaj udetyrova t'i tregoja ngjerjen. Ata u prekën për atë ngjarje të pakuptueshme. Dhe, patën marrë obligim që t'ia bënin me dije Sali Berishës se "dikush po i rrah njerëzit në emrin tënd". As atëherë e as sot une nuk kam shkruar ndonjëherë kundër e as për Berishën, përpos një shkrimi ku i kisha analizuar ngjerjet e marsit 1997 dhe i kisha bërë një kritikë të duhur për rolin që është dashur ta luante si kryetar shteti i Shqipërisë, e që nuk e ka luajtur. Po të fitonte PD-ja dhe ai të mbetej sërish kryetar shteti gjatë atyre zgjedhjeve, nuk do të isha mërzitur, por edhe pse humbi, prapë s'kam pasur arsye të mërzitesha,sepse për mua ishte me rëndësi stabilizimi i vendit. Sali Berishën e kam kritikuar, mirëpo thjeshtë nuk kam qenë aq i interesuar ta kritikoja atëbotë  sepse ai shihej si nacionalist, sado edhe ai i ka gabimet e veta që duhet t'i evitojë nëse mendon të mbetët në politikë. Por,sidoqoftë, më së miri për shqiptarët do të ishte sikur t'i hapej shtegu një brezi të politikanëve të rinj e të arsimuar... Konsideroj se ngatërresa dhe teposhtëza shqiptare nuk mund të evitohet pa u evituar fryma jotolerante e nxitur prej politikanëve më të vjetër dhe tendenca e tyre për të mbetur me çdo kusht në pushtet.

Por, edhe nëse do të kisha qenë "kundër Sali berishës", a u dashka organizuar rrahje me njerëz të shërbimeve sekrete ndaj atyre që bëjnë kritika?

A mos u dashka ndonjë segment i shërbimeve sekrete stë Kosovës sot apo nesër të rrahë gazetarë nga Shqipëria(Mero Bazen dhe Shaban Sinanin, për shembull),, vetëm ngaqë ata shkruajnë kritika ndaj këtij apo atij, apo i japin përkrahje politikanit tjetër në Kosovë? Dhe kanë shkruar kritika shumë më shumë sesa une ndaj udhëheqësve të ndryshëm politikë në Kosovë. Unë edhe pse mu nd të mos pajtohem me ta për shumëçka, i përkrah parezervë sepse konsideroj se është më e dobishme të ketë kritikë ndër ne. Fundja, ku shpie logjika e rrahjes  dhe e poshtërimit të njerëzve, vetëm pse dikush i shpreh mendimet e veta dhe e paraqet realitein ashtu qysh i duket? Au dashka të fillojmë me hakmarrje, rrahje dhe vrasje ndaj njëri-tjetrit!...

  Ferid Kastratin, bisnesmen me prejardhje nga Karaçeva  e Anamoravës i cili vdiq pas çlirimit të Kosovës e që deri në vitin 1997 kishte zhvilluar bisnes në Shqipëri, ku në fund edhe e burgosin-sipas tij-pa asnjë arsye; e pata takuar pas lirimit nga burgu i Prishtinës, me ç'rast për mua dhe një koleg tjetër nga Gazeta Rilindja, e shtroi një drekë në restorantin Dubrovniku... Ai me atë rast më rrëfente për, qysh thoshte, "vuajtjet e burgut në Shqipëri",duke më lutur që t'i ndihmoja ta shkruante një libër rreth atyre përjetimeve të këqija atje!? Atë atje nuk e kishin rrahur,por, qysh rrëfente,ia kishin shkatërruar jetën. Dhe rrënimin e shëndetit fizik dhe psikik të tij, mund ta vëreje posa ta shikoje! Atij korpulenti të njohur, që në kohën e vet ia kishte ulur kokën duke e shtrirë për tokë boksierin Bogdan Kecman, më vonë një ndër liderët më agresivë antishqiptarë nga e ashtuquajtura "Lëvizje e rezistencës serbe të Kosovës"-e njohur si pararoja e Serbisë për rrënimin e autonomisë së Kosovës, sikur i kishte tretur vitaliteti dhe vetëbesimi që e kishte pasur?!Jo vetëm që ishte i pikëlluar, por më shumë ai ishte një jetë njerëzore në vyshkje e sipër! Përderisa rrëfente për vuajtjet e tij atje, e nxori një fletore shënimesh, në krye të së cilës e kishte vënë emrin: Arjan Dhimo! Ai kishte qenë polici kryesor që e kishte marrë në pyetje. Pra, në kujtimet e tij nga burgu, ai ishte kryesori. Të dyja pushtetet, edhe ai i demokratëve që shkonte, edhe ai i socialistëve që erdhi, ia kishin marrë të gjitha paratë e fituara, duke mos i lëshuar asnjë vendim a dëshmi tjetër për arsyet e marrjes së parave. Më bëri përshtypje një fjali që ia kishte thënë Ariani:

 -"Asnjë dollarë të vetëm nuk do ta çosh në Kosovë!"

 -"Çka do të thotë kjo fjali?"mendonim me habi.- Nëse kanë qenë paratë e tij ,pse të mos e lejonin t'i sillte në Kosovë?! Nëse s'kanë qenë të tija, pse nuk u dha ndonjë dëshmi se nuk ishin?!

 Përfundimi i Feridit, më rikujtoi se shkrimtari Mehmet Kraja më pati propozuar në Tiranë që të shkruaja për bisnesmenët e sapoburgosur nga Kosova në kryeqytetin shqiptar, në mesin e të cilëve ishte edhe ferid Kastrati, Sadik Vllasaliu,ish-udhëheqës i Elektroekonomisë së Kosovës nga koha e autonomisë, mehmet Bushi,etj. Atëherë nuk qeshë angazhuar rreth burgosjes së bisnismenëve të njohur kosovarë, pasi gjithnjë e më shumë bindesha se sa më mungonte përkrahja  e udhëheqësve të gazetës për punët që vazhdoja t'i bëja! Por,njëherit, e kisha një parandjenjë se mos me implikimin tim në gjurmimin e asj teme "të rrezikshme", në kohën kur ata prej çarshisë kishin filluar te etiketoheshin si "spiunë që Serbia i kishte dërguar për destabilizimin e Shqipërisë!, për çka,sipas atyre rrëfimeve, SHIK-u u kishte rënë në gjurmë dhe i kishte burgosur, do të mund t'i vëja pengesa punës sime të mëtejshme në Shqipëri. Megjithatë, e pranoj se gabova që nuk i hyra me kohë realizimit të temës së propozuar nga Kraja, për çka sot e kësaj dite ndjehem i penduar, ngase gazetarit i takon të hedhë dritëpër zbulimin e së vërtetës, në mënyrë që fajtorëve të vërtetë t'ua përgatisëtë gjitha rrethanat për t'i vënë para përgjegjësisë së pashmangshme morale e ligjore.

   pas peripecive të tilla, në Kosovë isha kthyer përmes pikës doganore Qafa e Thanës. Pas disa ditësh që isha në Kosovë, të hëne  e parë shkova në mbledhjen e rubrikës së brendshme të Rilindjes. Informata për maltretimin tim fizike, ishte botuar në Bujk,në Kohë ditore,në Informator dhe në Flakë të Shkupit. Sa munda e bëra të madh...

Mirëpo gazeta ku unë i kisha lënë vitet më të mira të jetës, nuk e kishte parë të arsyeshme ta bënte ndonjë reagim për maltretimin tim fizik.prisja se do të fliste dikush prej "shokëve", por askush nuk e çeli gojën, kështu që e kuptova se dikush nga Tirana kishte lansuar shpifje të mëdha ndaj meje... Kisha përshtypje se kishte pasur të tillë që mezi e kishin pritur një gjë të tillë, e këtë e vërtetoi  edhe redaktori i rubrikës së brendshme, Sulejman Aliu, i cili ma preu shkurt:

-"Bajram,mos krqyr m'u ba i madh prej rastit", dhe po flet pallavra të tjera nga stili i tij, se "njerëzit e shumtë që kanë thirrë në telefon në redaksi, duke shprehur indinjatën për mosreagimin ndaj asaj që i ka ndodhur bajramit, kanë qenë shokë të tij!"

Gënjente hapur, sepse kur është botuar informata une pata qenë në Shkup.

  Regoi edhe një "bashkëluftëtar" imi, duke thënë:

-"Lëre këtë punë, sepse ditën kur është botuar deklarata, kanë ardhur shtaë persona dhe kanë reaguar për botimin e saj!"

   Sulejman Aliu, e shfaqi ashtu hapur natyrën e vet bestiale duke dëshmuar se nuk ka lidhje me profesionin e gazetarisë. Një redaktor i cili do të duhej t'i dilte përherë në mbrojtje gazetarit të vet, qoftë edhe kur gabon(ndërsa unë se kisha bërë asnjë gabim), përdori asi fjalori që ia zbuloj natyrën e egër, që rralë mund të ndeshet. Edhe po të më likuidonin ata njerëz të papërgjegjësi në Shqipëri, ai njeri i pamoral dhe etikë profesionale, do të mund të thoshte: "Mos shkruani për vdekjen e tij se mund të bëhet i madh prej rastit!" Çfarë mendimesh të sëmura shqiptonte njeriu , i cili e ka ditur fare mirë se me shkrimet e mia dhe të nje numri të kufizuar të shokëve të mij, ishte arritur që Rilindja (Bujku) të mos quhet fletushkë, por gazetë e vërtetë. Ne ua kemi mësuar atyre bërjen e propagandës shqiptare dhe të gjykuarit kritik, sikur që u kemi sjellë informata burimore nga terrenet , përderisa ai ka vazhduar të bënte gjumë ariu, duke u përkundër me përrrallat e tipit "flitet se..." "Shtatë vetat" që kishin pas ardhur në Rilindje, qysh mora vesh më vonë, kishin pas qenë ca të ashtuquajtur gazetarë të së njëjtës gazetë, enveristët e Rilindjes: më të dhimbshmit dhe më analfabetët. Aq kokëshkretë sa për ta as që duhet të harxhohet fjalë.

    E luta edhe Avni Spahiun, që të reagonte... Nuk thoshte jo, por i shtynte ditët. Disa shoqe të mia më kishin treguar se atij i kishte ardhur keq kur kishte dëgjuar për rastin, por për mua ai fakt nuk çonte peshë, sepse ai ka pasur obligime të tjera ndaj meje. Kjo sjellje më shtyri qe sërish t'i dilja zot vetës...

    Fundi i fundit, për mua s'kishte problem sepse kisha mundësi të mbroja vetën... Sidoqoftë, unë e kisha të qartë se kjo ishte një provë e dikujt për të më koritur; një provë krejtësisht e kotë, që iu kthye si bumerang atyre që e provuan, sidomos Arjan Dhimos, i cili me këtë instrumentalizim të palejueshëm të tij, absolutisht nuk fitoj gjë...

    Kishin kaluar disa ditë që nuk shkova në gazetë. Një javë më vonë , e dërgova shkrimin në formë reportazhi, ku unë e përshrkruaja ngjarjen time të hidhur nga ajo natë. Shkrimi u botuea të nesërmen.Natyrisht, nuk ka pasur asnjë mundësi të mos botohej, sepse tashmë unë kisha vendosur t'i dilja zot vetës. Më së miri do të ishte sikur ata të më merrnin në mbrojtje, qysh u ka takuar të bënin. Megjithatë, s'kishte problem se unë ende isha gjallë.

    Natën e 29 korrikut 1997, diku kah ora 23 derisa rrija në balkonin e banesës private me anëtarët e familjes sime, erdhi fqinji im, Fehmi Buzhala! Mendova se kishte ardhur të bisedonte diçka, mirëpo,posa u ul, më tha:

   -"Tash i ndëgjova lajmet e Radio-Tiranës. Mbrëmë në Tiranë dikush e kishte vrarë gazetarin Ali Ukaj nga Lumbardhi i Deçanit!"

   -"Çka po thua,ore Fehmi? A i ke dëgjuar mirë lajmet?!"

   Nuk doja të besoja! Pas këtij lajmi të zi për herë të parë në jetën time kam qarë prej thellësisë së zemrës. Të nesërmen shkova herët në punë dhe thirra në Gazetën Shqiptare në Tiranë, sepse aty punonte Aliu. Lajmi, fatkeqësisht, kishte qenë i vërtetë. Atëherë biseduam me disa kolegë të Rilindjes dhe unë e shkrova një shkrim rreth vdekljes tragjike të gazetarit të ri, ku i bëra një përshkrim takimit tim të fundit me të, duke e lënë të kuptohej se kljo ishte një vdekje mjaft enigmatike. Një ditë pasi unë e kisha shkruar shkrimin në Bujk u botua një shkrim rreth kåëtij rasti, përfundi të cilit nuk ishte emri i autorit. Në të vdekja e Ali Ukajt ndërlidhej me ndjekjen e UDB-së, sepse qysh shkruante autori anonim, pak para se të vritej në Politika të Beogradit, ishte botuar një shkrim në të cilin ai cilësohej si zëdhënës i terroristëve, e me të edhe një fotografi e Aliut, e cila, siç u shkrua më vonë në shtypin e Tiranës e Prishtinës, ishte marrë në një nga baret e Tiranës, ku Aliun ishte duke pirë kafenë! Pasi nuk e kisha pasur atë numër të Politika-s në dorë,s'kisha si ta mohoja atë ta quajmë argument nga ai  shkrim. Por, sidoqoftë, nga fotografimi i fshehtë i Ali Ukës në midis të Tiranës, duilte se bashkëpunëtori i atjeshëm i UDB-s jugosllave, kishte vepruar bukur i sigurtë dhe i pa frikë se mund të zbulohej prej SHIK-ut, pjesëtari inteligjent i të cilit pikërisht në identifikimin e "fotoreporterit" të tillë do të tregonte aftësinë profesionale dhe patriotizmin e njëmendtë... Mirëpo, paralel me këtë, një person nga Rilindja e Tiranës, thërriste në redaksinë e gazetës në Prishtinë, duke porositur që të mos përhapeshin dyshime në tjetërkë, sepse Aliun e ka vrarë një "i afërm i vet". Qysh i kuptoj unë gjërat si gazetarë, kyçi i kësaj enigme mbetët autorësia e autorit të paemër, që mësa dukej i ka kryer detyrat e dikujt, me gjasë duke dashur t'i orientonte hetimet dhe dyshimet  në ca "gjurmë të vdekura". Pse ishte e nevojshme një gjë e tillë nëse Ali Ukajn e paskësh vrarë "dajli i mixhës!" A ishte autori i paemër i shkrimit gazetar kosovar që jetonte në Tiranë, apo kushishte ai? Mirëpo, një gjë është e qartë:asnjë gazetar që jetonte e vepronte në Kosovë atëherë, shkrimin e tillë nuk e ka shkruar. Kush është ai,pra?! Nëse një ditë vërtetohet se Ali Ukajn e ka vrarë "djali i mixhës", atëherë Avni Spahiut, kryeredaktor i Bujkut në prishtinë si dhe Sulejman Aliut, redaktor i atëhershëm i kësaj gazete, u mbetët ta zbardhin identitetin e autorit të paemër të atij shkrimi sinjifikativ , sepse nuk njihet gazetë serioze në botë që lejon t'i botohen shkrime në faqet e saj  pa e njohur autorin e shkrimit!

   Një ditë para se tta sillnin kufomën e gazetarit të ri për në vendlindjen e tij në Lumbardh të Deçanit, Tirana zyrtare i bënte nderime të jashtëzakonshme gazetarit të ri nga Kosova. Shumë politikanë, diplomatë, gazetarë, publicistë dhe të njohur të tjerë, nga qendra e Tiranës e përcillnin me nderime për në Kosovë trupin e pajetë të Ali Ukajt. A ishte kjo sjellja e nderit dhe respektit ndaj,apo vrasje e ndërgjegjës së dikujt?...

   Pas pak u kumtua  informata zyrtare se Ali Ukajn "e ka vrarë djali i axhës që punonte në Zvicër", i cili kishte pasë ardhur për pushime aty. Atë e patën burgosur një kohë, mirëpo pastaj përfundoj në Spitalin Psikiatrik! A ka qenë ai vrasësi i Aliut? Unë nuk mund ta di! Mirëpo pastaj ai arriti të largohej nga Shqipëria në Zvicër! Ishte ky një pështjellim i madh rreth këtij rasti tragjik.

   Në korridorin e "Qafës", ku zakonisht rrinin atëherë gazetarët, u ulëm në një tavolinë me Lulzim Mjekun, duke e vendosur mbi të portretin e madh të Aliut dhe ca lule të freskëta poshtë. Donim ta kujtonim e nderonim atë gazetar të ri, pasi që dikush vdekjen  e tij synonte ta mbulonte me heshtje.Pse? Kjo më preokuponte, andaj kisha vendosur ta thyeja atë heshtje ... Aty na ngushëlluan shumë veta, e ndër ta edhe regjisori Zeqir hamiti, i cili Aliun e ka njohur gjatë kohës sa pati punuar në Tiranë.

   Së bashku me Lulzim Mjekun, i cili Aliun e ka pasur si të thuash shok gjenerate, u përgatitëm për të shkuar në kryeshëndoshje. Ishim bashkë me prof. Zekeria Canën. Fotografinë e tij që një xhamprerës shqiptar na e kishte futur në kornizë, duke mos pranuar asnjë para prej nesh, donim ta dërgonim në vendlindjen e tij...

        Kur në odën ku mbahej e pamja, Lulzimi ua dorëzoi fotografinë , qajtën të gjithë të pranishmit që merrnin pjesë në atë pritje e kryeshëndoshje. Qajti edhe babai i Aliut, Ramadani. Fotografinë e vendosën në ballë të odës. Të nesërmen shkuam sërish, por tash në varrim. Unë isha bashkë me Lulzim Mjekun, me regjisorin Esad Brajshori dhe vëllain e tij. Pasi s'kishte ardhur asnjë përfaqësues i gazetarëve të Kosovës, në emër të këtyre gazetarëve në ceremonialin e varrimit foli gazetari i ri i Rilindjes, Lulzim Mjeku. Korrespondenti i Rilindjes nga Deçani, Curr mazreku, pasdite e kishte dërguar një informatë të thukët nga varrimi për lajmet e TVSH-së satelitore të orës 18 e 30 minuta, ku tregohej për ceremonialin e varrimit, duke i cituar fjalët e Lulzimit të thëna në emër të gazetarëve të Kosovës. Të nesërmen e varrimit të Aliut në vendlindjen e tij në Lumbardh, Zekë G, më pyeti duke bërë vërejtje se ecaj, gazetar nga Rilindja, që në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, më pyeti duke bërë vërejtje se: "Kush e kishte "autorizuar"Lulzim Mjekun që në varrim të fliste në emër të gazetarëve të Kosovës?!..." Sipas kësaj dilte se Lulzimi nuk është dashur të fliste në varrim, ose së paku të mos fliste "në emër" të gazetarëve të Republikës së Kosovës?!...

 -"Askush nuk ka folur në emër të gazetarëve tuaj,por në emër të gazetarëve të Kosovës", i pata thënë. Njëfarë pështjellimi i pakuptimtë nisi të krijohej rreth rastit të vdekjes së atij djaloshi. Hydajet Hyseni, kur na pati parë me portretin e tij në dorë tek Stadiumi Futbollistik Prishtina, na tha me dyshim: "Çka ka qenë puna e tij? Edhe Zekeria Cana, një njeri i informuar e shpirtbardhë, të njëjtën gjë na e pati thënë ditën kur ishim në kryeshëndoshje.

   Pse të përhapeshin të gjitha ato mjegulla rreth asaj vdekjeje anigmatike dhe kush i përhapte ato? Kujt i nevojiteshin dhe përse duheshin përhapur?

   Prej atëherë e deri sot kam qenë i interesuar ta dija se si ndodhi dhe kush ishte autori i vërtetë i vrasjes së Aliut. Nëse ka qenë vrasësi "djali i mixhës" së tij, atëherë pse mundoheshin ta nxinin biografinë e tij për së vdekuri. Anipse kam pasur dëshirë të madhe të shkoja deri në fund gjurmëve që e sollën atë vdekje, nuk kam pasur asnjë mundësi ta kryeja detyrën time, sepse qysh mund ta vërtetojë lexuesi, askuhs, së paku moralisht, nuk do të më qëndronte pas. Porse vdekja e tij dhe enigma që e mbështolli atë, mua më ka shkaktuar një pikëllim e dhimbje të pafundme.

     Kah fundi i vitit 1999 në Norvegji e lexova një analizë të Mero Bazes nga Tirana, të botuar në të përditshmen Bota sot, ku ai "njohtonte" se Ali Ukajn e ka vrarë njeriu i parë i qeverisë së pasluftës në Kosovë!... Ajo ishte akuzë aq e rëndë, sa që në çast kam dëshiruar të mos kisha sy për të lexuar gjëra të tilla, e as vesh që të dëgjoja!... Natyrisht, pas kësaj akuze kaq monstruoze dikush herdokur do të duhej ulur në bankën e te akuzuarit për vërtetimin e fajësisë a jofajësisë, ndërsa nëse vërtetohet se fjala është për shpifje të gazetarit, qysh thonë disa burime të mia, atëherë edhe gazetari do të duhej t'i bartte pasojat për fjalën e papërgjegjshme publike.

    Mero Baze vrasjen e lidhte me intrigat e SHIK-ut dhe nevojën e këtij shërbimi për ta pasur nën kontroll Ushtrinë Çlririmtare të Kosovës, thuajse zëdhënësi i parë i UÇK-së, Ali Ukaj, ishte ai që e paskësh qitur  jashtë kontrollit! Ali Ukaj që ishte i njohur jo vetëm si promovues i UÇK-së kur ende vepronte nga ilegaliteti, por edhe si promovues i problematikës së Kosovës në Shqipëri... Logjikisht, Ali Ukaj ka mundur të ishte pengesë për UDB-në e Serbisë-Jugosllavisë, siç ishte në të vërtetë, si dhe për bashkëpunëtorët e saj që e fotografonin në Tiranë, për t'ia përcjellë foton e tij në Beograd, e jo për "intrigat e SHIK-ut", siç thotë në shumës Mero baze, pa e përmendur asnjë emër "shikasi"...

   Dhe, kur njeriu dëgjon këso gjykimesh të mbrapsjhta, duhet të pyes e kërkoj përgjigjen e thjeshtë: Vërtetë, përse e gjithë kjo lojë me një të vdekur ...

   Unë konsideroj se meroja ka obligim të sjellë hollësira të tjera rreth pohimit për rastin, duke ofruar të dhëna plotësuese, sepse ato që i thotë me vonesë dy-trevjeçare, nuk mjaftojnë dhe mund të jenë nga platformat për nxitjen e luftës vëllavrasëse.

   Si gazetar dhe si shok i Ali Ukajt, i atij djaloshi që ndoshta atë natë ma shpëtoi jetën, kam të drejtë ta pyes meron se ku ishte atëherë që nuk "njohtonte" për rastin tragjik?... Përmes shkrimeve të mia rreth rastit  tragjik, atëherë e kam pas vënë shenjën e dyshimit në vërtetësinë e variantit zyrtar. Dhe, jo që kam ditur gjë konkretisht rreth ngjarjes tragjike, por , por ngaqë thjeshtë kam konsideruar se rasti kërkon hulumtime dhe vërtetime të tjera nga gazetarë dhe policë të vërtetë që është e paimagjinueshme se mund t'i mungojnë Shqipërisë; por gjithnjë pa e mohuar a pohuar apriori variantin zyrtar rreth vrasjes!...

   Ali Ukaj ka qenë patriot i vërtetë. Shumë më patriot, më i zgjuar dhe shumë më human se ata që e përfolën dhe vazhdojnë t'ia "qajnë hallin", duke luajtur edhe për së vdekuri me emrin e tij.

-------------------

Marrë nga libri i Bajram Kabashit: Rilindja.Përkushtim e trishtim.  Kapitulli XV. Në Tiranë gjatë zgjedhjeve të Qershorit 1997. Faqe 279-297.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx