E hene, 29.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Speciale

Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (IV)

E hene, 17.01.2011, 08:59 PM


FALSIFIKATORI DHE GËNJESHTARI

RADOMIR TRAJKOVIQ-

RADE   

 

IV

 

Nga Mr. BISLIM PIREVA 

 

 

DIN PËR ARIFIN, POR JO PËR

DANAILIN E ALEKSANDRIN

 

Arif Govori nga Prapashtica në janar të vitit 1942 ia paska zënë pritën që ta vrasë Slobodan Steviqin, por gabimisht e paska vënë në shënjestër të birin Milutin Stevicin, fëmij 12 vjeç, i cili as hi- jen nuk ia ka shkelur askujt paska pësuar nga dora e kriminelit (Strezovce f. 81). Po si u bë që ti Radë shkencëtar-luci aqë mirë e din kohën, po e din se e ka vënë në shënjestër jo me qëllim, por gabimisht, se emri i plagosësit paska qenë Arif, mbiemri i tij paska qenë Govori, se paska qenë nga Prapashtica dhe nuk po e ditke se më  14 janar të vitit 1921 ser- bët kanë vrarë, masakruar, hudhur në bunar  e djeg për së gjalli 900 fëmijë, gra, pleq dhe burra mu në Prapashticë dhe se në atë masakër ka marrë pjesë edhe Denic Danaillo i Bolecit.

Pse ti që ke qenë në pushtet s’tregon se Aleksandër Stojanoviq nga Hajnoci më 1965 e vrau Xhemajl Ramiz Tahirin nga Hojkobilla dhe e ndoqi mu sikurse lepurin për ta vrarë edhe të vëllain e tij Jahirin. Çfarë mëkati kishin bërë Xhemajli e Jarihi. Ata duke u kthyer nga dita e tregut në Kamenicë i kishte zënë nata.

Pasi që kishin blerë një kilogram duhan, për t’iu shmangur stacionit të policisë në Strezoc e ki- shin lëshuar rrugën, kurse Aleksandri që ish roje e minierës kishte shtënë në ta dhe e kishte vrarë Xhe -majlin. Për atë krim Demir Krasniqi nga Tugjeci kishte komponuar një këngë me të cilën dënonco- hej ai krim, kurse gjykata atë e kishte dënuar me 2 muaj burg me kusht (sepse ishte vetëm 15 vjeç) me preteksin se po i prish marrëdhëniet ndërnacionale. Nuk po i prishka marrëdhëniet ndërnacionale vrasja e shqiptarit nga serbi, kurse po na i prishka kënga e shqiptarit që dënoncon krimin.

Pandeh se të gjithë të tjerët janë budallenj dhe se vetëm ti je i mençur. Më 1971 ti nga zyra e  komitetit për dritare e ke parë Demir Krasniqin du- ke ecur rrugës në veshje kombëtare dhe ke thënë ’’Ako sam ja ziv imam da mu skinem te shalvare’’ (Nëse jam gjallë kam për t’ia hequr ato shallvare). Ti ke menduar se askush nuk mban mend, pos teje. Asgjë nuk harrohet, të gjitha dihen, të mirat dhe të këqijat.

 

Ç’KËNDONIN SHQIPTARËT, E ÇKA SERBËT

 

Ti po e ditke se shqiptarët e paskan kënduar këngën’’Vjen Shipnija truqa, truqa/Ik Serbija pa ka -puqa’’. Serbët a këndonin ndonjë këngë?  Po, po Radë, edhe ata kanë kënduar, por ti nuk e thua. Kën -ga e tyre dhe e yte ishte dhe është, por tash ju ka shterrë zëri’’Ode zima, dodje leto/Nema vise tungat -jeta’’. Mesazhi ’’nema vise tungatjeta’’ ishte se s’ do të këtë fjalë shqip, s’do të ketë as gjuhë arnaute, shqipe jo se jo dhe më në fund do të thoshte se më s’do të ketë shqiptarë. Ajet Bunjaku-Kosovica nuk i vrau Stojadin Jovanoviqin dhe Mladen Filicin në qershinë e tij, pse kishin ngrënë qershi, por mu për shkak të ’’nema vise tungatjeta’’. Pasi i ka vrarë ata , aty afër ka parë një fëmij serb. Ajeti atë nuk e ka vrarë, por vetë e ka zbritur nga qershia dhe nuk i ka bërë asnjë të keqe. Nuk ka rast që dikush në trevën e Gollakut, as nga shqiptarët as nga serbët që t’ia këtë thënë më të voglën fjalë për së keqi dikujt që e ka parë duke ngrënë në një pemë të vetën. Stojadini e Mladeni s’ kanë shkuar për të ngrënë qershi, por për t’i thënë Ajetit se këtu më s’ka tungatjeta, s’ke qershi, s’ke vend as shtëpi. Përmes tij kanë dashur t’u tregojnë që të gjithë shqiptarëve. Se ata s’ kanë shkuar për të ngrënë qershi, por plumba të cilët edhe i kanë kërkuar, dëshmon edhe kjo deklaratë sado që është e fabrikuar:

’’Më 27.6.’46 kanë ardhur ca partizanë dhe kanë ngrënë në qershinë e Ajetit. Kanë qenë vetëm pa përcjellje dhe kanë thënë se populli lirisht mund të ngrënë në qershitë e Ajetit, kurse 28 qershor ’46 rreth orës 9,00 para dite i kam parë këta dy serbë të vrarë (... 27 juna ’46 g. dosli su neki partizani i jeli su tresnje Ajetove, bili su sami bez civila i kazali su da narod moze slobodno da jede Ajetove tresnje, a 28 juna ’46 g. oko devet sati prije podne vidio sam ova dva Srbina koja su ubijena, da su se ushutili pre -ma tresnji Ajetovoj...Strezov. f. 82). Sa ishin duke ngrënë qershi paskan qenë partizanë, kur janë vrarë qenkan bërë serbë. Çudi e madhe? Radë, po ju vetë keni thënë se lufta ka përfunduar, se 16 nëntori i vitit 1944 ka qenë dita e çlirimit të Kamenicës. Prej nga na dolen këta partizanë në qershor të vitit 1946, të cilët kanë shkuar nëpër prona-qershi të huaja dhe e kanë ftuar popullin që të ngrënin lirisht, sepse sipas tyre ’’vise nema tungatjeta’’. Më 16.11. 1944 bandat e armatosura paskan dalë në mal dhe në çdo

çast pritej se do t’i sulmonin fshatrat serbe, kurse prijësit e njohur serbë ishin nisur me armë drejt ko- munës dhe stacionit të xhandarmërisë ( Za naoru- zanu bandu zna se da je u sumi pa svakog trenutka preti opasnost da napadnu srpska sela.....Pocinju da se sakupljaju poznati prvaci sela oko opstine i zan- darmerijske stanice sa oruzjem, Strezovce f. 108). Më tutje vazhdon ky farë rrenci dhe thotë se serbët armët i kanë siguruar nga dy burime; ato që serbët i kanë mshehur  gjatë luftës dhe armë të cilat shqip- tarët e ndershëm ua kanë dorëzuar (..Poreklo oruzja je iz dva izvora; ono sto su Srbi krili u toku rata i drugi izvor je oruzje koje su Srbima predali posteni Siptari, Strezovce f. 108). Sipas këtij rrenci shqipta -rët jo vetëm që ua paskan dorëzuar armët, por edhe u kanë thënë se ne  s’i kemi përdorur kundër jush, e tash ju bëni si të doni. Nëse jemi fajtorë kërkoni ha -kun, por nëse jo na ndihmoni t’i shpëtojmë famil-jet. Këtë rrencë do ta pyesja deri kur do të merreni me ’’posteni Siptari’’?

Njëfarë qenefisti si Radomir Trajkoflliqi me emrin Tomislav Gjorgjeviq, me të cilin kisha punu -ar kohë të gjatë, pasi që neve na patën larguar nga objektet shkollore, më takoi në rrugë dhe nisi të më provokojë (Srbija je jaka-Serbia është e fortë). Nuk ishte hera e parë që më provokonte, prandaj sa po e shihja e bëja gati përgjigjën. Kur më tha ashtu unë ai ktheva “Mos u bë i marrë, je njeri i arsimuar?” (Nemoj da budesh glup. Ti si obrazovan ). U skuq pak, por ma ktheu, e pse?. U ktheva drejt tij duke i thënë “Më trego një rast të vetëm në historinë e njerëzimit se lufta ka filluar këtë apo atë ditë dhe ka përfunduar për mospasje të  armëve. Atëherë ma ktheu ”E ç’do të bëhet ? (Onda sta ce biti?) I them se nëse bëhet luftë në Kosovë s’do të mbeten as shqiptarë as serbë. U habit edhe më. Pra Kosova do të mbetet shkret (Onda Kosovo ce ostati pusto?). Për ne thash mendon Milosheviqi. U habit edhe më shumë. Si ? (Kako to?). Milosheviqi i ka përzënë 500 mijë të rinjë, me të cilët për 5-6 vite Kosova do t’i ofrohet dy milionëshit. Nuk më provokoi më.

 

AHMET UKSHII PASKA QENË KAÇAK, TUSHA E GIGA MOS KANË QENË ENGJUJ

 

Shkruan se Ahmet Ukshini kaçak nga Mak-reshi e paska lidhur në pyll Jefta Filipoviqin nga Careci. I paska kërkuar para, por pasi që s’ka pasur e ka rrahur si i tërbuar (........Ahmet Uksinov kacak iz Makresa vezao u sumi Jeftu Filipovica iz Careca. Trazio mu pare, kad ovaj nije imao da dade, izbio ga ljuto f. 320). Kjo gjë paska ndodhur më 1894. Si po e ditke se çka ka ndodhur më 1894 dhe nuk po e ditke se në Makresh të Ulët më 1917 serbët kanë[ vranë: Bejtë Zekën, Sylejman Zekën, Balë Zekën, bijtë Kamerin e Isufin, Imer Zekën, Hasan Radecin, Sherif Radecin, Voc Ibish Radecin dhe tri gra të fa-miljes së Ibishit. Këta 8 të fundit i çuan dhe i push-katuan në Izvur. Si s’po e ditke se më 24.12. 1944 në vendin e quajtur Shepur u pushkatuan Hajrullah Ramë Behluli, Bejtullah Ramë Behluli, Ahmet, Imer dhe Hajdar Ukshini, Ramë Mustafa, Bejtullah Osmani, Ali Hafizi e Tasim Shehu. Dëshmitarët tre -gojnë se ëtë krim e kanë bërë Tusha dhe Giga nga Pllavica, Boban Saraqaku, Vana Terniqevci, Trivk Naskoviqi e Sasha Qulkoviqi. Ditke për një rrahje të një serbi, por  jo për vrasjen e 23 shqiptarëve. Ti s’din as për masakrimin e  familjes së Isuf Fejzulla- hut në Makresh të Epërm më 24.12. 1944 me ç’rast janë lidhur dorë për dore Ismajl, Bajram, Ragip, Os -man, Xheladin (14 vjeç) e Rexhep Fejzullahut dhe janë pushkatuar. Ka shpëtuar Isufi, i cili kishte qenë lidhur për dore me të birin  Ismajlin, por për fat breshëria e plumbave ia kishte këputur litarin, kurse plumbat nuk e kishin kapur. Madje Isufi ka treguar se vrasësit kishin shkelur mbi kufama dhe kishin shtënë mbi to, por Isufin nuk e kishin kapur plumbat dhe kishte mbetur gjallë, i cili shumë herë e ka rrëfyer atë masakër. Rada s’din as për vrasjen e Shaban Govorit, të Imer dhe Ramadan Shehut, të Fetah Rexhepit, të Balë e Mustafë Makreshit, dy të fundit janë masakruar. Rada din vetën të trillojë, të shpifë dhe të gënjejë.

 

KUR I DIN EMRAT E SHQIPTARËVE NGA TYGJECI, ZAJQECI, BUSAVATA E RUBOCI KUSH I VRAU 198 SHQIPTARË NGA KËTO FSHATRA

 

Shkruan për Hajdar (Krasniqin) e Tygjecit, Xhemë Selimin e Mujën plak të Busavatës, Shaba-nin e Zajqecit, Jasharin e Rubocit (Ajdar iz Tudjev- ce, Djema Selimov i Muja plak iz Busovate, Saban iz Zajcevce, Jashar iz Rubovce..Strezovce f. 94 dhe 258). Kur e ke përmendur Hajdar (Krasniqin) nga Tygjeci është dashur të tregosh se që nga viti 1912 e deri më 1999 serbët kanë vrarë, zhdukur dhe ma-sakruar 80 shqiptarë nga Tygjeci.

Kur i ke shkruar për Xhemë Selimin dhe Mu -jën plak nga Busavata është dashur të tregosh kush i ka vrauë 57 shqiptarë të Busavatës prej vitit 1912. Është dashur poashtu të tregosh se në cilin bunar të Kamenicës më 1915 janë hudhur për së gjalli 15 të rinjë të Busavatës.

Kur e ke shkruar për Shaban Limanin e Zaj- qecit është dashur të tregosh se kush ia vrau gjyshin Limanin më 1917, kush ia vrau pranë shtëpisë të atin Shahinin më 7 janar 1945,  kush ia masakroi të vëllain Limanin-Manushin më 6 janar 1946, si dhe kush i vrua 40 shqiptarë nga Zajqeci prej vitit 1912 e deri më 1999.

Kur e ke shkruar për Jasharin nga Ruboci ka qenë dashur që të tregosh se kush ishin ata serbë që bashkë me Stojan Selkiqin nga Domoroci më 1915 në Ruboc i therren me thika 13 shqiptarë (njëra prej tyre grua plakë), kush i vrau më 1944 në Ruboc 7 shqiptarë dhe kush ishte ai që më 2001 e masakroi Raif Vllasin. Është dashur të tregosh kush i vrau 21 shqiptarë  nga Ruboci.

 

 

EDHE TITO ARMIK I JUAJ

 

Rada na thotë se me apo pa vetëdije Tito me ndërrimet kushtetuese të 1974 parullën e vëllazë-rim bashkimit e zëvendësoi me vëllavrasje, deri në çfarosje të serbëve ( Strezovce, f. 98). Kur dikush nuk din se çka thotë, e përdorim një shprehje dhe themi se është ’’lezue’’ serbët e përdorin  shprehjen ’’izvetreo’’. Ti Radë, hape këtë paçavurën tënde në faqen 141 dhe mu mbi kokë e ke fotografinë e Ti- tos që me ndërrimet kushtetuese  të vitit 1974 paru- llën e vëllazërimit e të bashkimit e ka zëvendësuar me vëllavrasje dhe deri në çfarosje të serbëve. Tito paska profetizuar se 200 vite pas vdekjes së tij s’do të mbetet asnjë serb mbi rruzullin tokësor (Tito iz-rekao da Srba za dvesta godina posle njegove smrti nece biti na zemljinoj kugli........Kamenica f. 330). Madje ty të paska kapur friga se ajo që pasaka pro-fetizuar Tito të të ndodh edhe më shpejt.  Atëherë si u bë që ju serbët i burgosnit rininë shqiptrare për fotografinë e Titos, të njeriut, i cili jo vetëm që pas- ka vepruar, por edhe e paska profetizuar shfarosjen e serbëve. Vetë ti o R. Trajko-viqi e din fare mirë sa të zezat ia ke sjellë Rexhep Sadikut, për shkakun se e bija e tij Mihane Sadiku gjimnaziste më 1979 nga kati i dytë i ndërtesës së gjimnazit të Kameni- cës e ka hudhur fotografinë e Titos në tokë. Ti je ai që ke thënë deri në qershor të vitit 1999 ka qenë si është më mirë, ndërsa më 14.4.1999 banorët shqip- tarë të Strezocit dhe të fshatrave përreth para tytave të armëve  serbët i kanë dëbuar nga shtëpitë, të cila- ve edhe ua kanë dhënë flakën dhe ti e din fort mirë se kush kanë qenë ata serbë. 

 

NE ZENELIN E PASKEMI SHPALLUR

TË VDEKUR

 

Të rrallë ishin  ata luftëtarë, por edhe më të rrallë ata heronj si Zenel Hajdini (Ajdinoviqi). Ship -tarët e paskan shpallur të vdekur-të paqenë, sepse u pengonte sufiksi viq (Siptari ga mrtvog prevedo-se u Zenel Ajdini jer im smetalo viq.... Strezovce, f. 103). Shqiptarët e paskan shpallur të vdekur-shkak paska qenë mbiemri me sufiksin víq. E po serbët si vepruan? Më 27 mars 1999 në Fushëkosovë serbët ia dogjen për së gjalli të vëllain Ajvazin (1912) me gjithë bashkëshorten Xhylën (1919), që të dy të paralizuar, njëri 87, e tjetri 80 vjeç. Ai vranë edhe të birin Hashimin, me gjithëse me të nuk janë ndarë leht, sepse ai edhe pse i vetëm ka zhilluar një betejë të ashpër me gjithë atë hordhi  policësh e paramilita -rësh. Një ditë më parë, më 26 mars 1999 i kishin vrarë dhe ua dogjën kufomat Zylë Hajdinit 60 vjeçe kunatë e Zenelit dhe Naim Hajdinit 31 vjeç, nip  i Zenel Hajdinit. Ne shqiptarët e paskemi shpallur Ze -nelin të vdekur-të paqenë shkaku i mbiemrit me sufikssin viq, që ju ia keni vënë dhe ju vetë e keni vrarë. Ju ia dogjet të vëllain, dy kunata dhe ia vratë e dogjet dy nipa. Kush na qenka më i zi, o Radomir Trajkoflliqi. Nuk kemi nevojë ne që të na trogojnë të tillët si ti se kush ishte Zenel Hajdini. Shikoje ve- tën tënde në pasqyrë dhe mendoje mirë se kush je dhe çka ke bërë?

Ne e kemi nderuar dhe e nderojmë emrin e veprën e tij. Në Kosovë disa shkolla të mesme e fi- llore e mbajnë emrin e tij. Në komunën e Gjilanit janë dy shkolla që mbajnë emrin e Zenel Hajdinit, kurse në Kamenicë asnjë dhe tash ti, o shkencëtari i qenefeve pa fije turpi na llomitit se kush na paska qenë Zenel Hajdini, thua se ne nuk e dimë, por që pofalguza yte të na tregojë.

 

KU ISHE KUR FADILI ERDHI

NË STREZOC

 

Më 1946 paska ardhur Fadil Hoxha në Stre-zoc dhe e paska mbajtur një miting të madh në një livadh mu në mes Rahovicës, Vaganeshit, Leshtarit dhe Strezocit. Duke folur për vëllazërim-bashkimin si mësues nga Tirana e paska përdorur parullën “To ka fshatarëve-fabrikat punëtorëve”. Mehmet Krile-va duke e shfrytëzuar atë parullë apo me ndonjë marrëveshje sekrete me Fadili Hoxhën mbrenda na -tës shqiptarëve të Kirilevës ua paska ndarë 500 he- -ktarë mal të kualitetit të lartë që edhe tash qenka në kontest pronësor në mes krilevasve dhe shtetit (Tako ce godine 1946....u Strezovce doci ratni ko- mandant na Kosovu i Metohiji, Fadilj Hodja i odrza -ti veljiki miting......Kao ucitelj iz Tirane upotrebio je porolu“Zemlja seljacima-fabrike radnicima” Stre -zovce...f. 273).

Fadil Hoxha paska bërë edhe mëkate të tjera, sepse as atëherë dhe kurrë nuk e paska gjykuar sul-min e ballistëve në Ferizaj, në Gjilan dhe në Këshi -llin Popullor të Strezocit ( Fadilj Hodja ni tada i nikada nije osudio balisticki napad na Urosevac, Gnjillane i MNO Strezovce, f. 274). Fadil Hoxha na paska qenë mësues nga Tirana dhe qenka dashur të distancohej para qenefistit Radomir Trajko-viqi të Bolecit.

Fadil Hoxha i lindur në Gjakovë, por sipas Radës na qenka emigrant shqiptar, paska shërbyer mësues në Hogosh 15-20 ditë dhe për pak kohë i paska përgatitur hogoshtasit dhe rrethinën për kri-me ndaj partizanëve të zënë robë në Gollak. Pas qendrimit të Fadilit vetëm 2-3 javë në Hogosh, gjatë LBD-së, pas lufte dhe deri në ditët e sotme qenka forcuar lëvizja e ballistëve (...posle boravka Fadilja Hodje u njemu se za svo vreme Drugog svet -skog rata i jacanju balistickog pokreta u tim sre- dinama, kao genezi nastavka sirenja tih ideja posle Drugog svetskog rata do danasnjih dana... Kameni- ca....f. 191). Në shkollën ku ka qenë mësues Fadili paskan ardhur fëmijë dhe të rinjë edhe nga fshatrat për rreth për ta mësuar jo vetëm shkrim-leximin, por edhe taktikën luftarake (u ovoj skoli dalazili su deca dosta odrasli mladici iz drugih okolnih sela, ne samo da izucavaju skolu pismenosti, vec i takti- ku rata..Kamenica f.191). Fadili paska bërë  shumë mëkate të tjera. Ai kurrë s’e paska gjykuar masa- krën në spitalin e partizanëve (çetnikëve) dhe vepri -met çnjerëzore të ballistëve ndaj lufëtarëve (Fadil Hodja nikada nije osudio stravican masakar nad par -tizanskom bolnicom i zversko ponasanje balista prema borcima NOR u Ogostu...Kamenica f. 289).

Kur Fadili ka ardhur në Strezoc sigurisht atë -herë ke qenë duke i ruajtur derrat e Bolecit. Po ku ishte ti që për 40 vite sa ishe në pushtet, s’i tregove Fadilit që të distancohet dhe të mos bëjë mëkate më. Për tri javë sa paska qenë mësues në Hogosh ua paska mësuar jo vetëm shkrim-leximin, por edhe taktikën luftarake dhe i paska bërë që të gjithë ba- llistë. Po kush je ti o Radomir Trajkoflliqi qenefisti që ta gjykosh Fadil Hoxhën, njërën prej fytyrave më më markante në historinë e Kosovës, sidomos kur dimë fare mirë se me kënd ka pasur punë, me lloj-lloj Randoflliqesh e Trajkoflliqesh.

Në një miting të madh në Prishtinë, paskan brohoritur “S’e japim Azemin” (Ne damo Azema), kurse një plakë e mbuluar me shami qenka ofruar dhe e paska përqafuar Azemin, kurse ajo plakë e komufluar dhe e maskuar sipas teje na paska qenë  Fadil Hoxha (..... Ta starica sa maramom preko lica bio je zamaskirani i kamuflirani Fadilj Hoxha, Stre-zovce, f. 508). Jo or, Fadil Hoxha s’është maskuar kurr[, por ka dalë haptas. Me tinëzi, me maska e me faqe të zeza dilni ju. I kemi mësuar që moti tinëzitë dhe poshtërsit tuaja. Gjatë domostratave të vitit 1981 në Gjilan ishte inskenuar shpifja kinse se disa plisbardhë kanë dashur që të sulmojnë garnizonin e Gjianit. E dinim fort mirë se ata nuk kanë qenë plis -bardhë, por bythpalarë sikurse ti. Ishim mësuar ne me ato inskenime, të cilat i bënin disa qenefistë si ti, për t’ua mëveshur shqiptarëve. Shoku im Mejdi Aliu në një rast më pati thënë. Ti diskuton mirë, por po e prish kur po përdor banale. Unë ia ktheva, më thuaj i nderuar si t’i thuhet m...... ndryshe pos m....Edhe ty o Radomir Trajkoflliqi, s’mund të thu- het ndryshe, përpos m...... e përtej m......

Azem Vllasi i paska shkruar letër BE-së se Kosova i plotëson të gjitha kushtet të jetë shtet, por  sipas Radës, Azemi ka harruar t’i tregojë Evropës se shqiptarët, dhe ai vetë, janë pakicë kombëtare dhe se sipas të gjitha kritereve evropiane, pakicat s’ paskan të drejtë në shtet (Vlasi je jedino zaboravio da obavesti Evropu da su Siptari, po i on, nacional na manjina, i da po svim evropskim kriterijumima, oni nemaju pravo na drzavu, Kamenica, f. 506).

 

AZEMI S’PO I DITKA KRITERET?

 

Azem Vllasi s’e paska ditur se ne shqiptarët (dhe vetë Azemi) qenkemi pakicë dhe se pakicat s’ paskan të drejtë të kenë shtet, prandaj qenka dashur që qenefisti i Bolecit t’i tregojë atij, por edhe neve se cilat na qenkan kriteret e Evropës. Pasi po i ditke të gjitha kriteret e Evropës na trego së në bazë të cilave kritere Serbia bëri gjenocid ndaj shqiptarëve që më se dy shekuj. Në bazë të cilave kritere Serbia vran, dëbon, dhunon, djeg dhe plaçkit. Në bazë të cilave kritereve më1981 në Kosovë solli 60 mijë po -licë e ushtarë dhe për 18 vite Kosova ishte në shtetrrethim ushtarak. Në bazë të cilave kritere (në bazë të dhënave zyrtare serbosllave) brenda 4 vite-ve dënoi mbi 4 mijë  të rinjë, studentë e arsimtarë me burg deri në 15 vite. Në bazë të cilave kritere në vitet 1981/90 nëpër organet e UDB-së kaluan rreth 600 mijë shqiptarë. Në bazë të cilave kritere 10 mij shqiptarë u dënuan për kundërvajtje. Në bazë të cila -ve kritere u dënuan me burg 1.346, kurse u vranë në kazerna 63 ushtarë shqiptarë. Në bazë të cilave kritere gjatë asaj periudhe u vranë 183 shqiptarë (16 prej tyre të mitur dhe fëmijë), kurse u plagosën 616 (të mitur dhe fëmijë 49). Në bazë të cilave kritere u dënua me burg 3 mijë e 500 shqiptarë me dënim  mesatar 7,1 vjet, që do të thotë  vetëm gjatë asaj periudhe rinia shqiptare është kalbur në burgjet e Serbisë 24 mijë e 850 vjet, pra 250 shekuj.

Në bazë të cilave kritere Serbia masakroi bu -rra, gra e fëmijë në Suharekë dhe i hodhi në Danub në Borovosellë te Gjerdapi. Në bazë të cilave kri- tere Serbia i vriste shqiptarët dhe i dërgonte në Ba- tajnicë. Në bazë të cilave kritere Serbia i dëboi nga Kosova mbi një milion e gjysmë shqiptarë dhe ua dogji shtëpitë. Në bazë të cilave kritere Serbia vrau 14 mijë shqiptarë në luftën e fundit. Në bazë të cila -ve kritere nënave u mirrej fëmija nga dora dhe i pritej kokën para syve të saj.

Dhe më në fund do të pyesja Radë në bazë të cilave kritere më 1999 u formuan shtabet së pari në fshatin tënd në Bolec, pastaj në Strezoc, në Leshtar, në Vaganesh, në Rahovicë e në Carec. Në bazë të të cilave kritere ato shtabe më 14 prill 1999 të gjithë shqiptarët e atyre fshatrave i dëbuan nga shtëpitë të cilave ua dhanë flakën, i tubuan si bagëtinë te ura e Strezocit, ndërsa përballë tyre ata pinin raki dhe i nxirnin thikat, për’i tmerruar, sidomos fëmijët. Pasi u dehen mirë i urdhëruan që ta shtrijnë një batanije dhe t’i hudhin në të çdo gjë që kishin. Parat dhe stolitë ua morën, kurse dokumentat ua hudhën në lumë dhe i nisen drejt Kamenicës. Kështu ke qenë Radomir Trajkoflliqi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora