E shtune, 03.05.2025, 04:39 PM (GMT+1)

Speciale

Nafi Çegrani: Hataja e regjimit jugosllav ndaj shqiptarëve nisi më 1981 (III)

E diele, 13.02.2011, 08:58 PM


HATAJA  E REGJIMIT JUGOSLLAV NDAJ SHQIPTAREVE NISI ME 1981 (III)

 

Nga Nafi ÇEGRANI

 

( ... spiunazhi ballkanik)

 

Shërbimet sekrete të disa vendeve të Ballkanit, Kosovën e kanë pasur si terren të përshtatshëm për veprimtari të veçanta gjatë pushtimit gati njëshekullor. Megjithëse e humbën luftën në Kosovë, u organizuan disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb, konkretisht mbi elitën që kishin marrë përgjegjësinë e krimeve mbi popullatën e pafajshme civile në Bosnjë e Kosovë, të udhëhequr nga Arkani dhe "Legia", (të cilët pas vdekjes së Titos vepronin edhe sipas urdhrave të Stane Dollancit nga Beogradi)...

Në Kosovë shërbimi serb ka instaluar dhe ka bërë për vete një rrjet të fuqishëm të rrjetit elektronik të spiunimit të mediave elektronike. Për gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanë kompetenca as policia e UNMIK-t, as SHPK-ja (ndoshta as KFOR-i) e tani Eulani.

Shërbimet serbe janë duke punuar edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve, në përgjithësi të shqiptarëve (ashtu siç po veprojnë maqedonasit me Enciklopedinë famëkeqe të Blazhe Ristevskit) në sytë e ndërkombëtarëve, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë, krijojnë një varg diversionesh, vrasjesh, pakënaqësish e të tjera, të cilat e luhatin çështjen e sigurisë në Kosovë, mjerisht në këto anale nuk mungojnë informatorë shqiptarë.

Por, njëkohësisht, shërbimet serbe të kundërzbulimit në mediat e vendit, por edhe në nivelet ndërkombëtare kanë arritur të krijojnë përshtypjen duke falsifikuar emra e duke montuar fotografi rreth prezencës së shqiptarëve në Kosovë, në luftën e zhvilluar në anët lindore dhe në Maqedoni si "grupe ekstremiste", apo siç i quajnë shërbimet e fshehta serbe - maqedonase "grupe terroriste". E tërë veprimtaria e tyre është e adresuar në drejtim të rivënies së Kosovës nën kontrollin serb. Grupet ekstremiste serbe që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe IRJN, shumica prej tyre janë të lidhur me shërbimin sekret të MUP-it serb, duke organizuar një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t'ua hedhin shqiptarëve.

Në kuadër të këtij organizimi forcat serbe, p.sh. në Kosovë, kanë organizuar një varg shantazhesh. Po e zëmë paramilitarët serbë kanë bllokuar disa herë aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Janë sulmuar herë pas here veturat e udhëheqësve shqiptarë dhe kalimtarëve të rastit që udhëtonin për në Gjilan dhe anasjelltas, problemet në Mitrovicë, tashmë të njohura për të gjithë dhe një varg vrasjesh e problematikash të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe në Maqedoni, e që nuk janë zbuluar ende. Autorësia e gjithë kësaj qëndron në faktin se prapa të gjitha këtyre akteve qëndrojnë forcat mafioze dhe ato speciale, të cilat kanë kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla, mosdënimi i kriminelëve të luftës nga gjykatat nën mbikqyrjen ndërkombëtare në Kosovë, të akuzuar për krime të shumëfishta kundër popullatës civile janë plane të përgatitura nga forcat elitë të klaneve, të cilat janë të përfshira drejtpërsëdrejti në trazirat në Mitrovicën veriore, por edhe të enklavave të tjera. Të gjitha këto veprime të organizimit sekret të policisë dhe KOS-it ushtarak serb bëhen për ta bojkotuar dhe amortizuar bashkësinë ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, por për të bërë telashe edhe në mbarë rajonin ballkanik...

E saga për shpalljen e Milosheviqit si të "vdekur" dhe transferimin e tij në vilën e gjeneral Kadjeviqit në Siberi të Rusisë është diçka tjetër...

Lidhur me format e punës së shërbimeve serbe, se ato i përdorin të gjitha mjetet dhe mundësitë për të arritur qëllimin, tregojnë një varg faktesh, p.sh.: Agjencia e lajmeve "Beta" më 5 mars 2001, si dhe e përditshmja beogradase "Politika ekstres" deklaruan se shtëpia e modës "Nish" një muaj ka prodhuar uniforma të NATO-s. Lidhur me këtë punëtorët e shërbimit doganor të Serbisë kishin konfiskuar 3.600 uniforma ushtarake të gatshme, në të cilat ishin emblemat e NATO-s. Por, kur është fjala për Kosovën, mund të them se shërbimet sekrete serbe kanë tentuar të ringjallin vëllavrasjen mes shqiptarëve, ta ngrinin në shkallën e dukurisë dhe luftën e tyre të ftohtë janë duke  vazhduar në të gjitha fushat e jetës politike e shoqërore në rajon, duke bërë përpjekje për të shkaktuar pasiguri, në veçanti në Kosovë, destabilizim të ekonomisë, krijim të pasigurisë, bllokim të institucioneve etj. Duke tentuar t'i paraqesin shqiptarët e Kosovës të paaftë për të ndërtuar pushtet e shtet të pavarur.

Nuk është e kotë as thyerja e varrezave të shqiptarëve të besimit katolik në Prizren, sepse edhe gjatë periudhës të viteve 1912-të organizata terroriste "Crna Ruka" kishte kryer një varg shantazhesh të tilla. Në mesin e tyre, duhet përmendur rasti kur kishin nxjerrë një derr tek dera e xhamisë Ditën e Bajramit, për çka kishte ardhur deri tek grindja mes shqiptarëve të krishterë dhe atyre myslimanë, si dhe pas pak edhe tek vrasja mes veti.

...Tani kemi edhe ata të "Car Llazarit" deri në Ohër.

Një rol të tillë janë duke e luajtur edhe pjesëtarët e një organizate ushtarake ilegale serbe, të ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe (OSA). Drejtuesit e saj, dikur kishin kërkuar nga kreu ushtarak serb dhe kryetari i atëhershëm Koshtunica për t'ua miratuar kërkesën për formimin e njësive vullnetare për luftën kundër "terroristëve" shqiptarë në Kosovën lindore, por edhe në Maqedoni.

Në këtë organizatë janë tubuar vullnetarë serbë, pjesëmarrës në luftën në Kosovë, duke e arsyetuar veten si njerëz me eksperiencë në konfrontime, siç i quajnë ata, me "bandat shqiptare" sepse pjesëtarët e UÇK-së janë 18-vjeçarë dhe nuk janë të denjë për këtë punë, ose për luftë guerile...

Në gusht të vitit 2000, prifti serb Sava Janjiq kishte tërhequr vërejtjen se udhëheqësit serbë në Kosovë që bashkëpunojnë me administratën, me Bernard Kushnerin dhe organet e tjera mund të rrezikohen sepse, siç ka thënë Janjiq, qarkullonin informacione të besueshme se Millosheviq ka dërguar agjentë specialë të sigurimit në Kosovë për të kryer atentate mbi ata serbë që bashkëpunojnë me administratën e UNMIK-ut, për të krijuar konfuzitet dhe frikë... Megjithatë, këtë fakt e kanë të njohur, si informacion zyrtar, edhe krerët e KFOR-it në Bon Still, por edhe CIA amerikane.

Përmes ish kuadrove, lidhje të menjëhershme të Arkanit dhe ish-punëtorëve të tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit, e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat e tjera klandestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet e fshehta e që në këto rrjete ka edhe shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj., janë mjaft të kyçur në këto linja, sepse aftësitë profesionale të shërbimit sekret serb i kanë shoshitur lidhjet e përgjimit në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi e Bujanovc, Shqipëri, dhe kanë nxjerrë strukturat e nevojshme duke i kyçur nganjëherë edhe në forma shumë prefide me kundërshtitë e tyre, kuptohet, të përgatitur nga truri i shërbimit të sigurimit shtetëror (SDB), shërbim ky që punon sipas projeksioneve të Akademisë së Shkencave Serbe, sipas instruktorëve ushtarakë të ish-OZN-ës dhe UDB-së të përgatitur si gjenerata në të kaluarën në detyra afatgjata, të cilët kontrollohen nga strukturat e ish-shërbimit federal. Këta kanë marrë detyra të reja në ish-republikat dhe pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, por tani të drejtuara dhe të kontrolluara nga Beogradi dhe Shkupi, të ndihmuar nga linjat e shërbimeve ruse, greke etj. Në këtë drejtim ekzistojnë linja zyrtare të shërbimit serb në Mal të Zi me një fushë veprimi mjaft të gjerë që përfshin kontrollimin e një pjese të Kosovës, veçanërisht Rrafshit të Dukagjinit dhe të Shqipërisë duke filluar nga Shkodra e pjesë të tjera të brezit kufitar, por edhe nga anët e Ohrit, Strugës dhe Dibrës (dikur me Petrit Amen).

Në Maqedoni shërbimet sekrete serbe kanë të instaluar qendra të fuqishme të zbulimit, kundërzbulimit dhe të kontrollimit dhe analizave të informatave të ndryshme duke përfshirë edhe pjesën e Kosovës në kufi me tërë Dragashin e Maqedoninë dhe duke i koordinuar punët me shërbimet greke, të cilat u japin ndihmesë të madhe. Sikurse që në Kosovë shërbimi sekret serb ka instaluar rrjetin e vet nëpër enklava, ky konfiguracion ekziston edhe në Kroaci dhe Bosnjë në pjesët me dominim serb, duke mos përjashtuar as anët e Shkodrës dhe Sanxhakut nga Rashka.

Formacionet e SDB-së dhe KOS-it, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë janë zvogëluar si shumë formacione masive dhe janë riorganizuar në grupe operative, duke caktuar grupe ekspertësh për lëmitë e ndryshme përkatëse. Supozojmë se këto shërbime përgatitin një grup të ri të agjentëve për ta instaluar në Kosovë. Këta përgatiten enkas për këtë çështje duke i studiuar rrethanat e atij vendi, duke punuar në rekrutimin e agjentëve të fshehtë në strukturat e të gjitha shkallëve të shoqërisë, duke filluar nga qarqet intelektuale e politike të të gjitha qendrave shoqërore ku ka shqiptarë, duke i përfshirë këtu edhe romët, goranët e kufirit, e struktura të tjera. Këta merren me mbledhjen e informatave duke filluar nga më të thjeshtat, duke përhapur dezinformata, kanë për detyr ëtë mbajnë aktuale luftën e ftohtë dhe luftën speciale ndaj Kosovës, e cila do të vazhdojë me një intensitet të madh dhe për një interval më të gjatë koho dhe hapësinor... duke kontrolluar kështu trojet "kyçe" të Ballkanit, si nga Beogradi, Shkupi, Prishtina dhe Tirana!

Të gjitha shpenzimet e shërbimit të sigurimit shtetëror serb në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Bujanoc e më gjerë janë bërë e bëhen me qëllim që Serbia ta mbajë nën kontroll çështjen e këtyre pjesëve dhe rajonit në stilin e KGB-së.

Në këtë drejtim Serbia është e lidhur drejtpërsëdrejti me Rusinë e cila e mbështet ndërkombëtarisht, financiarisht, ushtarakisht etj. Pos kësaj, ka edhe interesa strategjike që Rusia tenton ta realizon përmes Serbisë, për të mbetur në Ballkan, duke vëzhguar në veçanti Shkupin dhe Tiranën...

Shërbimet sekrete në Ballkan ishin dhe mbetet orkestruesit kryesorë ushtarakë dhe politikë të destabilitetit të situatës në Bosnjë, Vojvodinë, Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni etj. Para disa ditësh, agjenturat serbe në Shqipëri kanë shpërndarë pamflete kundër pavarësisë së Kosovës, duke u shfrytëzuar lobi serb në Evropë, në Amerikë, institutet e ndryshme ndërkombëtare, përkrahja politike e Rusisë, Kinës, Greqisë e vendeve të tjera që kanë simpati dhe miq si me Serbinë. Që nga viti 2000, bie fjala, është formuar e ashtuquajtura Armata Çlirimtare Serbe për Kosovë e Metohi si krijesë ekstreme, si ide për themelimin e kësaj organizate është diskutuar në prillin e vitit 1999, ku janë mbajtur disa takime, dy prej të cilave në ndërtesën e Këshillit Ekzekutiv në Prishtinë, përçka vetëm CIA kishte dijeni...

Në këtë mbledhje ishte pjesëmarrës edhe kryeshefi i UDB-së për Kosovën, Mishko Llakoviq, ekspert i njohur për plane dhe analiza, pastaj Zoran Stajoviq dhe Xhafer Beqiri, njëri prej udbashëve në zë. Duke analizuar burimet informative të shtypit, del se njëri ndër anëtarët e kësaj organizate serbe ishte edhe Selim Brosha dhe Selim Goxhufi nga Prishtina, i cili ishte pjesëmarrës në mbledhjen e tretë të të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi.

Pjesëtar tjetër që e ka ndihmuar këtë organizatë është edhe Zoran Stijoviq, ekspert i specializuar për propagandë dhe kundërpropagandë kundër shqiptarëve sidomos kundër vijës patriotike. Ky me ekipin e vet, që është i ngritur në rrjet profesional e që është aktual edhe pas tërheqjes së serbëve nga Kosova dhe informatori Agim Zatriqi - pasardhës i dikurshëm i Riza Alajt për këto punë, në mënyrë të përsosur e kanë kryer punën e vet, duke ngjallur vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke krijuar përçarje ndërfetare, partiake e grupore, duke krijuar afera kundër grupeve dhe individëve, duke propaganduar dobësitë e rretheve të caktuara, duke ngjallë urrejtjen ndëretnike, e shumë komplote të tjera, që nga koha e ish-Jugosllavisë. Një rol të veçantë në të ashtuquajturën Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi e kanë luajtur edhe Xhafer Beqiri nga Podujeva, Mishko Llakoviq, Zoran Stoioviq, Radoslav Llukiqi, David Gaiq, Millan Llakoviq, Zoran Dragoviq, punëtorë të MUP-it serb, të cilët banonin dhe vepronin në Beograd, herë-herë në Kosovë.

Armata Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi, quhet edhe Ushtria për Çlirimin e Jugut të Serbisë. Disa nga pjesëtarët e kësaj armate rrinë për një kohë në Ohër, edhe në Republikën Serbe, në Belinje e gjetkë duke i përfshirë këtu edhe disa pjesëtarë shqiptarë të cilët hyjnë ilegalisht kohë pas kohe në Kosovë me detyra të veçanta, duke gravituar edhe Bosnje dhe Mal të Zi.

Ata në Kosovë rrinë tek miqtë e tyre, që njëherit janë edhe lidhje të shërbimit sekret të MUP-it. Një kohë kjo organizatë terroriste është quajtur Ushtria Çlirimtare Serbe, mirëpo diku kah mesi i dhjetorit merr emrin Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë (SOA), ashtu siç do të ndodhë edhe me ata të "Car Llazarit", me Divizionin e Sheshehit, të cilët "rezidentët" e tyre i kanë edhe në Maqedoni.

Por, për të shkruar për aksionet dhe operacionet a për transparencën e tyre të fshehtë do të më duhej këtu një kapitull i veçantë, për mua me shumë rreziqe e sakrifica. Pjesëtarët e kësaj organizate ushtarake terroriste ishin të njohur edhe në luftën e Bosnjës, Kroacisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si mercenarë të paguar, e njohin mirë linjën e divizionit. Shumica e këtyre pjesëtarëve janë ushtruar nga eprorët e "Beretave të Kuqe", formacion ky i cili llogaritet elitë në ushtrinë jugosllave. Disa pjesëtarë të të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe janë sistemuar edhe nga ish-formacioni ushtarak terrorist i frenkistëve, të cilin e drejtonte Frenki Simatoviq. Kjo organizatë ka ndikim në intervale më të gjata në zhvillimet e politikës serbe në përgjithësi.

Që nga formimi e gjerë më sot kjo organizatë terroriste ka pasë edhe disa probleme të brendshme por ka pasur pengesa në zhvillimin e saj, mirëpo në shumicën e rasteve i ka qëruar hesapet fizikisht me kundërshtarët. Vetëm pse Monçillo Trajkoviq i sugjeron drejtuesit e SOA-së për veprime të pakontrolluara, 2-3 muaj më vonë i pason një aksident në apartamentin e tij në lagjen "Dardania" në Prishtinë gjatë vitit 1999. Kjo organizatë kishte planifikuar të ndërmarrë një sulm në Grackë të Lypjanit të shifruar "Srp" (Drapëri), në të cilin u vranë 12 serbë. Ky sulm nga instruktorët ushtarakë serbë ishte bërë me qëllim që të fillojë përpunimi i opinionit të jashtëm duke i paraqitur serbët viktima të shqiptarëve, duke pasur për qëllim edhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga krimet e mëdha serbe, dhe e tërë kjo me dijeninë e Milosheviqit dhe "elitës" së tij.

S'do mend se dyshohet se edhe vrasja makabre e vrasjes së serbëve në autobusin në Merdar derisa po vinin në Kosovë është vepër e kësaj organizate. Këtu e fillon aktivitetin e vet kjo organizatë famëkeqe terroriste të cilës fare nuk po i kushtohet vëmendje as nga ndërkombëtarët e as nga vendorët, disi është lënë pas dore. Aksioni i ndërmarrë në Grackë të Lipjanit s'ishte asgjë më shumë se një fillim i ri i kësaj organizate. Pra, ishte ajo periudhë kur e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Serbisë po shndërrohej në Armatën Kombëtare Serbe të Kosovës e Metohisë, njerëzit e shërbimeve sekrete të kësaj organizate ushtarake, kuptohet terroriste ka përgatitur kuadro të zotë, për të zhvilluar luftë të ftohtë në Kosovë dhe shërbimeve të vendeve të huaja që veprojnë edhe jashtë Kosovës...

Armatimi i gjetur kohë pas kohe në sasi të mëdha në të gjitha enklavat si në Graçanicë, Mitrovicën e ndarë, Fushë Kosovë, Viti, Gorozhdec, Osojan etj., përbëjnë një rrezik përmanent për ardhmërinë e Kosovës e më gjerë, bashkësia ndërkombëtare UNMIK-u, SHPK-ja, tani edhe Euleks, gjykatat etj., janë treguar shumë dorëlirë në këtë drejtim, dhe serbët të cilët bien ndesh me ligjet, lëre që nuk merren në përgjegjësi por janë të privilegjuar. Ligjet në Kosovë kanë dy kute: kutin ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj çlirimtarëve (pjesëtarëve të UÇK-së) të cilët tani për tani nga "ligji" janë më të pakursyerit në botë dhe kuti ndaj serbëve dhe disa servilëve të shërbimeve sekrete, të cilët janë më shumë se të privilegjuar, si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë dhe Maqedoni.

Policia tenton ta arreston Millan Ivanoviqin në Mitrovicë për "marifetet" që i ka bërë, duke filluar nga rrahjet dhe plagosjet e dhjetëra pjesëtarëve të ndërkombëtarëve, të UNMIK-ut dhe KFOR-it (policisë ndërkombëtare), e deri tek vrasjet e organizuara, iu la hapësirë për t'u larguar sepse ai lajmërohet më parë nga shërbimet sekrete të linjave të ndryshme dhe largohet pa të keqe. Këtu është edhe "Klani i Zenunit".

Kurse në anën tjetër arrestohet njëri nga komandantët më në zë, gjenerali Rrustem Mustafa (Remi) në pikë të ditës. Këtu duhet cekur se shërbimet sekrete serbe duke i përfshirë këtu edhe ato të MUP-it, policisë e resoreve të tjera, janë duke bërë një luftë mediale kundër njerëzve të UÇK-së, të TMK-së dhe njerëzve me autoritet dhe potencial kombëtar. E që bota e qytetëruar në shumë raste e ka gëlltitur këtë propagandë të ashpër, të pabarabartë dhe aspak të vërtetë.

Në bazë të kësaj propagande janë arrestuar shumë nga komandantët e UÇK-së dhe TMK-së me akuzat se kanë "vrarë" shqiptarë, ose kanë dhunime. Pse disa nga kriminelët shqipfolës si Muharrem Ibraj e kalibra të tjerë si ky të cilët kanë marrë pjesë në shumë krime, dhunime e torturime që si njeh mendja njerëzore, sillen lirshëm? Ata kanë dosje, janë të njohur në masakrën e Belegut, Mejës, Gjakovës, Lybeniqit, Bishtazhinit etj. Janë të ditur vrasësit që bënë krime pas tërheqjes së forcave serbe, por para këtyre akteve heshtet edhe sot... E vërteta për to mbahet e mbyllur(!?)

Shpesh kanë pyetur mediat vendase, kujt i shërben SHIK-ut në Kosovë e kurrë nuk kanë pyetur kujt i shërben UDB-ja në Kosovë d.m.th. dikujt nga ne i pengon shërbimi vendor ndërsa ai serb nuk i frikëson fare. Kjo është lufta speciale që bëjnë shërbimet e fshehta të njohura si forca, si makineri e heronj të heshtur në Gadishullit e Ballkanit.

...Arkan, me përkrahjen e Millosheviqit kishte arritur të bëhet njëri nga kriminelët dhe vrasësit më të mëdhenj në Ballkan. Në vitin 1990 angazhohet rreth mbledhjes së vullnetarëve dhe përgatitjes së tyre për luftë. Në vitin 1992 zgjidhet deputet në kryesinë e Kuvendit të Serbisë. Ishte pjesëmarrës në luftën e Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës. Kah binte Arkani mbillej vdekja kolektive - ishte mortaja e kohës së re. Bënte pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të Millosheviqit. Mjerisht, ai ka pirë kafe edhe në mes Tirane....

(Arkani ishte i ndjekur nga policia ndërkombëtare (Interpol) për shkak të veprave të shumta të kryera në vende të ndryshme të Evropës. Pas shpërthimit të luftës në ish-Jugosllavi formon njësinë e vet "Tigrat" njësi kjo që ka bërë krime të shumta gjatë luftës në Bosnjë. Kuptohet, këtë njësi paramilitare, Millosheviqi dhe klani i tij policoro-ushtarak e organizuar edhe në Kosovë dhe...)

Duhet cekur se Arkani ishte i përzier edhe në biznese të hapta si në kontrabandën e naftës, shitblerjen e armëve, shitblerjen e mallrave të ndryshme gjatë periudhës së sanksioneve ekonomike kundër Jugosllavisë. Arkani kishte lidhje të forta me disa shqiptarë dhe e kishte të zhvilluar rrjetin e vet edhe përmes Petrit Amës nga Dibra deri te Gazidede ("linja e dajës") u bënë edhe veprimtari të tjera të nëntokës, si mafioz të shumë kontrabandëve me naftë, cigare etj., sidomos përmes Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe biznese të tjera të palejueshme. Disa shqiptarëve me të cilët kishte lidhje Arkani u kishte dhuruar edhe armë të shtrenjta të flakëruara në serm, siç e mbante Petrit Ame me "leje" të Gazidedes, anipse Petriti ishte shtetar i Maqedonisë...

Arkani ishte udhëheqës i klubit "Red Star" dhe më vonë e kishte blerë klubin e quajtur "Obiliq". Kishte shumë dyqane, firma etj. Ishte i lidhur edhe me kriminelin serb që vepronte në Bosnjë, Karxhiqin dhe me gjeneralin e ushtrisë Mladiq. Arkani ishte drejtues i policisë paramilitare serbe të Millosheviqit. Kishte bërë krime kundër njerëzimit, sidomos në Bosnjë e Kosovë, ku i ka drejtuar aksionet e paramilitarëve serbë dhe në bashkëpunim me krerët e "klanit të Zenunit".

Ai ishte përgjegjës për vrasje, represion, si dhe për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve (të Kosovës). Arkani kishte të ndërtuar një kamp stërvitjeje në Mitrovicë dhe një në Fushë Kosovë, prej ku i ndërmerrnin aksionet në tërë Kosovën. Ai qëndroi një kohë në Hotel "Grand" në Prishtinë bashkë me njësinë e "tigrave", e shumë shqiptarëve të shitur i bënin "gosti".

Arkani e kishte mbështetur Milo Gjukanoviqin edhe pse ky i fundit ia kishte kthyer shpinën Millosheviqit, për çka, siç thuhet, Millosheviq ishte i brengosur. Arkani kishte lidhje të mira edhe me Zoran Gjingjiqin... Por?

*  *  *

Gjithashtu ishte e çuditshme afria politike e Gjingjiqit me liderin shqiptar Fatos Nano. Vlen të përmendet se bandat e Zani Qaushit të Vlorës dhe disa kriminelëve që vepronin në Shqipëri, të cilët e shkatërruan Shqipërinë përmes atyre shqiptarëve që kishin lidhje me Arkanin, me ndihmën e këtij të fundit dhe formacioneve paramilitare e destabilizuan dhe goditën rëndë Shqipërinë. Në disa mënyra ca rryma të ngjashme vazhdojnë edhe sot dhe një politikë antishqiptare dhe me shqiptarë sidomos në Maqedoni...

- Arkan u ,,vra,, më 15 janar 2000, me armë zjarri, në një kthinë të Hotelit "Intercontinental" në Beograd bashkë me dy truprojet e tij, Milenko Mandiq - Manda dhe Dragan Gaiq, njerëzit e afërt të Arkanit kishin deklaruar se shërbimet sekrete të shqiptarëve të Kosovës kishin dhënë mbi katër milion marka për vrasjen e tij. Në përgatitjen e "vrasjes" së Arkanit thuhet se ishte pjesëmarrës edhe djali i Sllobodan Millosheviqit, Marko, i cili kishte pasur një varg problemesh në aspektin e nëntokës dhe biznesit të rrjedhave të mëdha serbe. Pas zënkave të ndërsjella, Arkani i kishte zënë në dispozicion pesë milion marka gjermane për vrasjen e Marko Millosheviqit. Arkani kishte pasur një konfrontim të haptë edhe me Dragan Tomiqin, ministër i Rafinerisë së Naftës dhe Gazit në qeverinë serbe. Tomiq, punonte në linjat e zeza me djalin e Millosheviqit, Markon, në importin dhe eksportin e derivateve në Serbi dhe jashtë saj, por përmes Malit të Zi edhe me Shqipërinë.

Ky historik i gjatë i veprimtarisë së Arkanit është paraqitur për t'i kthjelluar sado pak arsyet pse ka ardhur deri te "vrasja" e tij edhe pse ishte njëri ndër personat e fuqishëm të shtetit serb. Gjithsesi "vrasja e Arkanit" dhe njerëzve si Arkani, të niveleve shtetërore kanë karakter politik.

Por, vallë, është e vështirë se Arkani u vra në kthinën e hotelit "Interkontinental" të Beogradit, ose tërë këtë "vrasje" si në filmat e Xhejms Bondit e inskenoi vetë Arkani dhe klani i tij, dhe si sot jeton i gjallë në Argjentinë  me fytyrë dhe identitet tjetër. Kjo është e vërteta mbi vrasjen e tij.

 

SPIUNËT SHQIPTARË NË RRJETIN E ARKANIT?

 

Arkani ishte në krye të paramilitarëve dhe me formacion si polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bart përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popujt në Bosnje dhe Kosovë. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar në Kosovë e gjetiu.

Njëri ndër prijësit më famëkeq të të ashtuquajturës "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postoblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve.

Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe, ashtu siç kanë bërë dikur Halit Tërnavci, Kapllan Resulbesoviqi dhe ca të tjerë si këta... duke u bërë shërbëtorë besnikë të pushtuesve. Satanai do ta rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet, sadistë e kolaboracionistë më damkë si Sali Shkreli, Abazoviqi  dhe disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta si dorë e zgjatur e regjimit të Beogradit dhe Falangës tradhtare...

Veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t'i ndjekë pas ngado që të shkojnë tërë jetën, ashtu siç meritojnë për tradhti kombëtare edhe Selim Broshën e Gjilanit, Mohamer Vishkon, Saqip Kollarkovin e Dibrës, Refet Beftikjarin nga Nerashti i Tetovës, ose dhe Xhemil Shehun, informatorin e hershëm të UDB-së  i cili tani jeton në Zvicër…

 

Çdo informator apo bashkëpunëtor i SDB-së (UDB-së) jugosllave, i angazhuar rreth ndonjë çështje qç në mënyrë të fshehtë përcillet dhe vëzhgohet, ose të ashtuquajtur Objekt, apo agjent i infiltruar në rrjetin e ndonjë grupi të cilin ShSSh e mbante në  përcjellje, survejim dhe përpunim, është i regjistruar dhe mban emër të koduar, ose nofkë apo pseudonim të veçantë... Njëkohësisht gjatë tërë asaj veprimtarie të fshehtë në këto anale agjenturore ShSSh po ashtu mban dosje përkatëse dhe të shifruar të informatorit dhe i regjistruar, e numër sipas të gjitha kriteriumeve dhe normave interne të atij shërbimi. Fillimisht këtu do të botojmë vetëm disa materiale sekrete të spiunit të UDB-së i cili veprimtarinë e tij të spiunazhit duke mbajtur lidhje të dyfishta edhe me zyrtarë në përfaqësinë diplomatike shqiptare në Vjenë (mjerisht, kështu ka qenë i angazhuar dhe instruksionet i janë dhënë nga shefat e UDB-së dhe ndaj Shqipërisë ka qenë në rastin konkret vetëm një provokator dhe dizinformator). Quhej Nexhat Gola, emigrant në Esen të Gjermanisë me pseudonimin "Çupi". Shpifjet e tij kanë qenë absurde dhe gënjeshtra edhe për shumë shqiptarë të tjerë nga rrethinat e Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe Kërçovës, duke dhënë UDB-së së Shkupit dhe asaj të Dibrës, raporte dhe të dhëna edhe për persona nga Kosova.

Informatorit "Çupi" (Nexhat Golijes) i jepeshin direkt përmes operativit të SDB-së Edip Marke nga Dibra, e më vonë edhe Saqip Kollkari një mafioz dhe antishqiptar, i cili në SDB-në e Shkupit vepronte bashkë me Sllave Vasovskin dhe të tjerë, të cilët në xhepa mbanin lista të gjata shqiptarësh si "iredentistë", "separatistë", "enveristë" të rrezikshmin ndaj Jugosllavisë... Nexhat Golija çalonte në një këmbë, sigurisht nga kjo edhe e mori nofkën "Çupi" dhe i spiunonte shqiptarët në Gjermani. Kishte një motër në Tetovë me emrin Ajshe, dhe mbesa e tij Suzana Kaba, po ashtu me prejardhje nga Dibra, gjatë viteve punoi si spikere në TV programi në gjuhën shqipe në Shkup, që ajo dhe të tjerët i thonin: Radio-televizioni Skopje. Suzana si mbesë e Nexhat Golijes, me vite ishte e mbrojtur nga Femi Muça funksionar i KQ të LKM dhe zëvendës sekretari republikan për punë të brendshme të Maqedonisë në Shkup, por në këtë rrjet bëjnë pjesë edhe një tabor i tërë vasalësh si Menduh Ajdini, redaktor përgjegjës në këtë Televizion, madje Murat Isaku, Alush Kamberi, spiuni Muhamer Vishko, Bexhet Bexheti dhe ndonjë debil tjetër si Lutfi Turkeshi etj. Por për këta do të flas më gjerësisht një radhë tjetër.

Spiuni nga Eseni Nexhat Golija po ashtu raporte agjenturale i jepte SDB-së së Dibrës edhe për veprimtarinë, lëvizjet, kontaktet rreth Halit Shehut - Zajazit (biri i Mefail Zajazit), i cili ato vite gjendej në Dizeldorf dhe jetonte në Stamboll, e i cili në SDB po ashtu mbante dosjen me pseudonimin "Bukoviku" (e sa për veprimtarinë e tij në këto fusha dhe për kontaktet që mbante me zyrtarë e diplomatikë të Përfaqësisë diplomatike në Vjenë, por njëkohësisht në "linjë" e mbanin edhe disa shefa të SDB-së në Shkup si Jordan Spasovski, Nikolla Ilievski, Sveto Mitrevski etj. Megjithatë, në mënyrë të vazhdueshme "Çupi" shërbente si burim për dhënien e informatave dhe shënimeve që i përgatiste kundër punëtorëve shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova e të cilët kinse zhvillonin veprimtari të rrezikshme armiqësore kundër Jugosllavisë nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Po me të njëjtat forma, mënyra dhe stil të veprimtarisë sekrete agjenturore në Marsej, duke qenë i angazhuar nga UDB e Gostivarit dhe Shkupit vepronte dhe spiunonte rreth Alinafi Hoxhës dhe Organizatës emigrante shqiptare "Lidhja e Vardarit" të cilën e kryesonte Alinafiu i lindur nga fshati Tërnovë i Gostivarit, emigrant në Francë. Po ashtu edhe rreth personit Reiz Ali Hoxha, ishte i angazhuar me detyra të veçanta spiuni dhe informatori Vahedin Ramadani nga fshati Çajne i cili ishte me pseudonim të regjistruar si "Doktor Zhivago". Materialet operative dhe infotmata të tjera interesante për SDB jugosllave mbi veprimtarinë armiqësore të emigracionit shqiptar ia dërgonte Despod Aleksovskit kryeshef i SVR Gostivar, por lidhje të tilla si burim dhe si "lidhje operative" i mbante kontaktet e spiunazhit edhe me Temelko Boshkovskin, Zhivko Mitevskin etj. Më vonë, Vahedin Ramadani, sërish me instruksione dhe detyra të veçanta të Temelko Bshkovskit i cili ato vite ishte operativ SDB në Gostivar, transferohet nga Franca në Romë të Italisë ku duhej të zhvillonte veprimtarinë e tij agjenturore antishqiptare kundër veprimtarive të disa organizatave emigrante shqiptare, e sidomos rreth Mentor Çokut, Ernest Koliqit, Beqir Malokut dhe të bënte survejimin e personave të cilët mbanin kontakte me Ambasadën shqiptare në Romë. Këtu duhet të theksosh se ky informator, i cili njëherit spiunonte edhe për policinë italiane, (ashtu siç bënte edhe Nexhat Golija me policinë gjermane, i cili e spiunoi Alit shehun dhe grupin e tij në lidhje me shitjen e armëve, dhe erdhën në konflikt direkt të armatosur "Grupi i Kërçovës" me policinë gjermane ku kishte edhe të plagosur por edhe të vrarë), në Romë vepronte Vahedini me nofkën "Federiko Amati". Kurse në Gostivar njihej me emrin si Fadil ... Ky njeri mbet ogurzi dhe mëkatar flliqt ndaj shqiptarëve por edhe ndaj familjes së tij, i nemur edhe sot.

Informatorët e tipit të tillë ishin si zakonisht të dyfishtë, por edhe të trefishtë. Megjithatë UDB-ja i mbante për qëllime dhe interesa të veta, sepse ishin të pashkolluar por të zhdërvjellët në punët e spiunazhit dhe në lojërat në të cilat i infiltronin SDB, KOS-i dhe SJB. Gjithashtu është interesante për të theksuar këtu, se këta dy spiunë (ashtu siç vepronin edhe Muhamer Vishko e të tjerë në planin e brendshëm në ndjekjen e "irredentistëve" dhe "separatistët" apo "enveristët" shqiptarë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër e Kërçovë etj.) vepronin dhe shërbenin si Burim informatash dhe mbaheshin në "lidhje" nga disa sektorë të ndryshëm, por edhe nga disa operativë të disa Shërbimeve informative si të atyre të SDB-së ashtu edhe nga ata të KOS-it dhe VOS-it ushtarak jugosllav, gjegjësisht në vëzhgimin, përcjelljen dhe grumbullimin e informacioneve ndaj personit i cili është përndjekur... Dhe të gjitha këto materiale edhe sot gjenden në arkivat e dosjeve të mbyllura hermetikisht në kasafortat e çelikta dhe të blinduara të UDB, aty ka dosje personash të cilët kanë qenë të përndjekur, të personash të rrëmbyer dhe në sajë të materialeve kompromentuese janë kthyer një numër i madh në informatorë, kurse dosjet e spiunëve të cilët UDB-ja i mban si të veçanta, për dekada mbahen si "dosje heronjsh" etj., etj. përçka do të shkruajmë më gjerësisht në veçanti kur do të bëjmë fjalë mbi veprimtarinë agjenturore të Shërbimeve Informative, gjegjësisht për Shërbimet e Zbulimit dhe të Kundërzbulimit të UDB-së dhe VOS-it.

 

Mareshali kominternist dhe apokalipsa !

 

 Ja një shembull se si shkruhej një raport zyrtar nga një informator i regjistruar me pseudonim të veçantë, ose si burim i një sektori të SDB-së:

 

 

REPUBLICKI SEKRETARIJAT ZA VNATRESNI RABOTI NA SRM

UPRAVA ZA DRZAVNA BEZBEDNOST

SEKTOR   ll       (  ose:  lV SEKTOR ZA ANALITIKA)

Operativen rabot. Nazmi Musliu  (ose: Nikolla Ilievski)

Izvor  /burimi/  ,, Lisac,,  (ose: sorabotnik ,, Trgovac,,)

(ose: operativna veza: ,,Profesor,,)

Dt. 12 o6. 1974.

Skopje

 

Raport / Izveshtaj /

nga biseda informative

I. Të dhënat merren nga bashkëpunëtori ynë i regjistruar me shifër, si burim është i sigurt dhe i saktë, e të cilat të dhëna kanë të bëjnë mbi veprimtarinë armiqësore në baza nacionaliste dhe irredentiste shqiptare të një grupi profesorësh dhe të NN. në Akademinë Pedagogjike në Shkup, të cilët në bisedën e tyre të zhvilluar më datë 09.06.1976, në prezencën e bashkëpunëtorit tonë, akcent të veçantë i kanë dhënë asaj se si Kosovë duhet të bëhet pjesë e pandarë dhe e bashkuar me Shqipërinë, edhe sikur të jetë nën sistemin e Enver Hoxhës.

II. Në raport nga biseda informative me bashkëpunëtorin tonë "Profesori ,, do të zhvillojmë edhe disa  kontakte  të tjera, duke e vë perms tij në ,,lidhjeoperative,, edhe mikun e tij NN. Për të cilin na kanë dhënë më herët informacione edhe "Jupiteri" me rastin e angazhimit të "Sokratit" rreth elites së profesorëve nga Tirana në Universitetin e Prishtinës ... etj

 

…OZNA sherbimi sekret jugosllav qe me vone u shendrrua ne UDB, filloi ti mobilizoje emigrantet shqiptar qe kishin ikur nga Shqiperia, per ti vene ne sherbim te interesave te saj kunder Shqiperise. Ne krye te ketij operacioni ishte caktuar Pavle Pekiç - major i OZN-se me kombesi malazeze i cili sherbente ne resorin e dyte te Kunderzbulimit. E gjithe kjo organizohej nga OZNA, nen mbulesen per integrimin e emigranteve ne Jugosllavi. Pavle Pekiç, Spasoje Gjakoviç, Savo Bozhidaroviç, Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviç, filluan edhe me aktivizimin e rezidencave te UDB-se ne Shqiperi, siç ishte ajo e Tropojes dhe e Hasit, qe lidheshin ne mes tyre permes agjentit nderlidhes dhe rekrutues Avdyl Aliut. Kjo rezidence ishte mjaft e organizuar, ne te cilen benin pjese disa shqiptar- agjente jugosllav teper te rrezikshem. Emigrantet pergaditeshin per akte subverzive, kryengritje te armatosur si dhe per rrezimin e pushtetit te Enver Hoxhes. Rezidencat spiunuese ne Shqiperi, mbeshteteshin edhe nga perfaqesuesit diplomatik jugosllav ne Shqiperi siç ishin: Rexhep Xhija dhe Svetozar Koçish.

 

Ky rrjet spiunazhi me vone u perforcua edhe me Syle Qazimin dhe Qemajl Qazmin, babe e bir nga Padeshi, si dhe me Lirim Demajn nga Kukesi, i cili ishte mjaft aktiv. Lirim Demaj, punonte ne varesi te drejtperdrejt te udbashit Mirko Vukoviç. Pas disa viteve te angazhimit te tij ne dem te Shqiperise, "Sigurimi" shqiptar arriti ta vras Lirim Demajn. Poashtu, edhe udbashin Mirko Vukoviç, "Sigurmi" shqiptar arriti ta fus ne kurthe permes kanaleve te veta dezinformuese dhe ta dergoje ne Itali, gjoja per te vene kontakte edhe me disa spiun tjere nga Shqiperia. Ne Hotelin ku ishte vendosur udbashi Mirko Vukoviç, dhe kur po priste ne kohen e caktuar, personin e caktuar per kontakte, ne dhome hyn Sali Dani, punetor i "Sigurimit" shqiptar dhe e privon nga jeta. Pas vrasjes te udbashit Mirko Vukoviçit, per nje kohe e tere rrjeta e UDB-se u paralizua. Por, antishqiptari Pavle Pekiç, me zell e vazhdonte misionin e tij. Ai ne mesin e shume shqiptarve te rekrutuar, kishte vene ne krye te tyre: Seit Kryeziun dhe Llukman Lyftiun, dy spiun klasik te UDB-se. Kohe pas kohe keta spiun dergoheshin ne Shqiperi, me misione te veçanta: vrasje, dezinformime, rekrutime, sabotime, vezhgime. Kjo ishte njera nder periudhat me te renda neper te cilat po kalonte Shqiperia.

Ne Prizren ishin vendosur disa nga kreret e te ashtuquajturit "Komiteti i Prizrenit", ne krye te te cilit ishte Muharrem Bajraktari i cili kontrollohej nga UDB dhe mbante lidhje me element antishqiptar siç ishin: Mark Kalivaçi, Prenk Previzi, Prenk Cali, Llesh Marku etj.

 

Shtabi operativ dhe nderlidhes i UDB-se ishte vendosur ne Gjakove dhe e kryesonte Çedo Mijoviç. Krahas emigranteve nga Shqiperia qe i kishte rekrutuar UDB, ata punonin me te madhe edhe per rekrutimin e vendasve-kosovarve dhe filluan perpunimet. Si me te rendesishmit bashkepuntore te UDB-se ne kete rast do ti permendja: Alush Gashin dhe Nazmi Kursanin. Krahas ketyre qe pranuan te punojne legalisht per UDB-ne, ajo ne mase te madhe rekrutoje edhe spiun nga fshtrat kufitare me Shqiperine, te cilet vepronin ne menyre shume konspirative. 

 

Per ta mbuluar kete mision kunder Shqiperise, Kuvendi i Jugosllavise, me nje dekret te veçante, ne vitin 1948 i akordoi mirenjohjen per "vellazerim-bashkim", Pavle Pekiçit, gjoja per punen qe po bente ne Kosove, lidhur me integrimin e emigranteve shqiptar ne Jugosllavi!

  

Historia e kesaj fotografije e bere ne Peje ne vitin 1942 eshte e veçante! Por, me e veçante eshte historia e personave ne te! Personat ne foto-dy vellezer si dhe gruaja e njerit prej tyre, ishin nga nje fshat i Pejes. Gjate kohes se okupimit italian te dy vellezerit ishin veshur si xhandar. Nga ky fakt, udbashi Vojo Komenica, duke ua perkujtuar te kaluaren dhe pasojat qe mund t'i kishin, arriti t'i sjell para aktit te kryer duke i vene ne sherbim te UDB-se te dy vellezerit. Personi ne te majte, dergohet ne Shqiperi ilegalisht ne vitin 1949 me udhezime te UDB-se, me misionin qe ajo ia kishte ngarkuar: per t'i bindur disa te aferm-kusheri te tij qe te arratiseshin ne Jugosllavi, duke u garantuar se nuk do t'u ndodhte ndonje e keqe. Ne mesin e atyre personave ishte edhe njeri, per te cilin UDB-a, interesohej te fuste ne dore, sepse sipas saj, kishte vrare disa serb gjate periudhes 1941-1943… Njeriu i kerkuar nga UDB-a, ra ne dore te saj dhe u pushkatua, fale "beses" se kusheririt te tij. Ky person edhe shume here ka qene ne Shqiperi per llogari te UDB-se. Pati nje fund tragjik ne vitin 1958, u vra nga ushtria shqiptare ne kufi duke hyre ne Shqiperi.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx