Speciale
Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (V)
E diele, 06.02.2011, 07:58 PM
FALSIFIKATORI DHE GËNJESHTARI
RADOMIR TRAJKOVIQ-
RADE
V
Nga Mr. Bislim Pireva
EUFORIA E NACIONALIZMIT S’E
KURSEU AS SADIKUN
Sadik Sadiku nga Leshtari me votat e punë-torëve serbë (thua se aty nuk paska pasur shqiptarë) paska bërë karierë politike, por euforia e iredenti-zmit dhe seperatizmit nuk e paska kursyer (siç thua ti) edhe këtë demagog politik, por që me hapa të shpejtë qenka kthyer në vijën politike të vëllazërve të vet (No euforija nacionalizma sa pozicija sip- tarskog iredentizma i seperatizma, nije mimoisao ni ovog politickog demagoga, pa se brzim koracima presaltovao se politickoj liniji svoje brace, Strezov -ce, f. 299). Ju ia paskeni dhënë votat që të ngritet politikisht dhe pasi që e paska kapur euforia e ire-dentizmit dhe seperatizmit iu paska bashkuar vëlla -zërve të vet, madje me hapa shumë të shpejtë. Mos qenka dashur që Sadik Sadiku t’u bashkohet atyre që kërkonin armë për t’i vrarë shqiptarët, kurse ju nga inati ia dogjet shtëpinë dhe e kërkuat që ta vris -ni me gjithë familje, por që nuk ju piu ujë.
ISHTE MIRË DERI SA BËNIT KRIME
Me arrnimin e Kushtetutës së vitit 1963 dhe pas Plenumit të IV të Brioneve qenka zierë gjella më e hidhur për popullin serb në përgjithësi, e në veçanti në Kosovë (e Metohi) me Kushtetutën e vitit 1974 (Strezovce f. 176). Një herë ke thënë se ka qenë mirë deri më 1963, pastaj ke thënë se ka qenë mirë deri më 1968, pastaj deri më 1974. Ha- rron fakultetliu i përrojeve të Bolecit dhe thotë se ka qenë mirë deri më 1981. Përsëri harron e thotë se ka qenë mirë deri më 1999, kurse vitin 1989 s’e përmend fare, kur serbët krokasnin ’’Dajte nam oru -zje, ubicemo siptare’’(Na ipni armë t’i vrasim shqi -ptarët). Madje jo vetëm që serbët i kërkonin, por edhe u ipeshin armë. Deri në qershor të vitit 1999 është jetuar në harmoni të plotë, bashkëpunim dhe respektimin e ndërsjellë të traditës dhe të fesë, duke i ndihmuar njëri tjetrit në momentet më të vështira (..Zivelo se sve do juna 1999 godine u veoma veli- koj slozi, razumevanju, uvazavanju medjesobnih obicaja, vere, i pruzili njedni drugima pomoc u ne- volji Strezovce. f. 293). Njerëzit paskan krijuar ma- rrëdhënie shumë të mira njerëzore e ndëretnike deri në qershor të vitit 1999 kur çdo gjë e paska marrë tepo -shtzën. Në mjedise të përziera njësoj paskan folur serbët shiptarski, shiptari serbisht, madje shu- më mirë qenkan marrë vesh (.U mesovitim sredina-ma podjednako su govorili srbi siptarski, a siptari srp-ski jezik i veoma se dobro sporazumelji..Str. f. 58). Njerëzit paskan qenë analfabetë, s’janë larguar nga fshati, shqiptarët paskan pasur përparësi të madhe (ata që kanë shkuar ushtarë) në raport me serbët për ta mësuar gjuhën serbe (ljudi su bili ne- pismeni, nisu se pokretali dale od svog sela, osim mushkarca koji su odlazili na sluzenju vojnog roka, gde su Siptari imali veliku prednost u pogledu izu- cavanja srpskog jezika u odnosu na Srbe, Str.f. 65). Qenka privilegj ta mësosh gjuhën e huaj dhe të mos kesh të drejtë ta mësosh tëndën. Pse shqiptari të shkojë në ushtrinë serbe e të mos shkojë në ushtrinë shqip- tare. Fort mirë e din sa shpiptari është kthyer nga ushtria me shpjegimin se ka bërë vetvrasje, si ishte rasti i Mehmet K. Mehmetit nga Zajqeci dhe i Haki B. Berishës nga Tugjeci më 1962, kinse shkak i vdekjes së tij kishte qenë një dhëmb. I din ti fort mirë këto dhe shumë raste, sepse tetë vite ke qenë shef i atij shërbimi (Odeljenje za NO SO-e ..Prvi nacalnik tog odeljenja je bio Stanko Simic, zatim Radomir M. Trajkoviq, vise od osam godina.. Ka- menica, f. 249). Pse atë përparësi nuk ia dhatë vetës ta mësoni gjuhën shqipe dhe të shkoni në ushtrinë shqiptare, po ua dhatë shqiptarëve që ta mësojnë gjuhën serbe dhe të shkojnë në ushtrinë serbe?
AMERIKANËT OKUPATORË, JU
ÇLIRIMTARË
Mbi një milion tonë të mbeturinave të xehes bardhë nën seperacion (e Srezocit) i paskan ardhur si dhuratë okupatorit amerikan të Kosovës ( sipas Radës Kosmetit) për të ndërtuar afër Ferizajit bazën e vet të njohur ’’Bonstil-in’’ (....kao poklon je dosla armerickoj okupaciji Kosmeta da izgradi svoju cu-venu bazu do Urosevca tz Bonstil........ Strezovce f. 336). Për juve e gjithë bota janë okupatorë, vetëm ju na qenkeni çlirimtarë. Madje njëfarë poeti nga Kamenica me emrin B. Stevanoviq i paska shpallur kriminelë: Klintonin, Klarkun, Blerin, Solanën dhe Olbrajtin. Kasova tri herë qenka okupuar dhe tri herë na qenka çliruar. Të katërtën herë qenka oku-puar nga terrorisët shqiptarë me ndihmën NATO-së. Herën e parë qenka çliruar në janar të vitit 1878, por s’paska zgjatur më shumë se një muaj. Herën e dytë qenka çliruar më 1912, herën e tretë në nëntor të vitit 1944 dhe herën e katërt qenka okupuar në qershor të vitit 1999 nga agresioni i NATO-së (1. januara 1878 godine koje je trajalo manje od mesec dana 2. Oslobodjenje je doslo 1912 godine, takodje na zalost nije dugo trajala. 3. Oslobodjenje novemb -ra 1944.. Kamenica, f. 100 ). Siç na thotë kyfarë qenefisti pas agresionit 78 ditësh Kosova qenka okupuar për të katërtën, kurse në vend të UJ dhe të policisë serbe na qenkan vendosur trupat e NATO-së dhe forcat e armatosura të UÇK-së (Mesto VJ i srpske policije na ovim prostorima su se razmestile trupe NATO snaga...uz jako naoruzane snage tzv OVK, Kamenica, f. 101). Po sipas këtij qenefisti na qenka pikëpyetje e madhe se këto territore a do ta përjetojnë edhe çlirimin e katërt, sa nga forcat oku- patore të NATO-së, aqë më tepër nga zullumi i shqiptarëve mbi popullin serb (Veliki je znak pita- nja dali qe ovi prostori doziveti jos i cetvrto Oslobo -djenje, koliko od okupatorskih snaga NATO, jos vise od siptarskog zuluma nad srbima, Kamenica, f 101). Atë tzv që e përdor për UÇK-në s’ka qenë e ashtuquajtura (takozvana), por ka qenë Ushtria Çli- rimtare e Kosovës, e cila ka luftuar për çlirimin e popullit nga dhuna dhe gjenocidi që bëhej ndaj tij.
Ushtria dh policia serbe duke mos e pasur guximin të përballet me Ushtrinë Çlirimtare ka bërë krime në gra fëmijë e pleq. Më në fund ajo që ti e quanit tzv (takozvana), u bë zv (zvano). UÇK-ja s’ka bërë krime, ka luftuar për të mbrojtur popullin.
KOKËBANDITËT SERBË DHE SHIPTARSI TERRORISTËT
Leshtari u gjetë në flakë, së pari nga serbët kokëbanditë, e pastaj nga shiptarski terroristët dhe iredentistët (.........pa se i Ljestar nadje u plamenu bezumnika, najprije iz redova bandoglavih Srba, pa zatim siptarskih terorista i iredentista..Strezovce f. 300). Të parët i paskan djegur kokëbanditët serbët shtëpitë e shqiptarëve, pastaj shiptarski terroristët dhe iredentistët i paskan djegur shtëpitë e kokëban -ditëve serbë. Këta shiptarski terroristët dhe ireden- distët siç i quan ti, i paskan djegur shtëpitë e kokë- banditëve serbë. E po çka është dashur që të bëjnë shqiptarët? Mos qenka dashur që të shkojnë dhe t’i përqafojnë. Serbët jo vetëm që ua dogjen shtëpitë shqiptarëve, por me gra fëmijë e pleq i përzunë nga shtëpitë. I çuan pranë lumit mu te ura e Strezocit, i plaçkiten me çka patën, dokumentat ua hudhën në lumë, kurse afër tyre pinin alkool, duke i nxjerrë thikat që t’i tmerrojnë edhe fëmijët. Ti Radë Boleci e din se kush e ka vrarë ndonjë serb, por nuk e din emrin e asnjë serbi që ka vrarë shqiptarë. Si po e din se cili serb na qenka vrarë para 100 viteve dhe kush e ka vrarë, e nuk po e dintke se më 15 prill 1999 Rada Gjokiq me ’’ekipin’’ e vet vizitoi Raho- vicën, kurse tri ditë më vonë, pra më 18 prill 1999 në derë të shtëpisë u vra Arsim Isufi para syve të nënës dhe të motrave në Rahovicë dhe nuk e din as kush e dogji Shemsi Isufin.
Ti nuk e din se në Gregjenik Mile Filic e dogji Ahmet Mehmetin. Ti s’din asgjë për krimet e serbëve. Sipas teje për çdo krim që bëhet serbët janë të painformuar, kurse për shqiptarët i ke të re- zervuara termat iredentist, seperatist, terrorist, kri- minel. Jo, or Radomir Trajkoflliqi, s’kemi të bëjmë me kokëbanditët serbë (bandoglavih serba), por me krim të organizuar, jo vetëm në Leshtar, por në të gjitha vendbanimet shqiptare që nga viti 1912 kur Kosova u pushtua nga Serbia. Si u bë që në atë pa -çavurën tënde ndodhen regjistra e dokumente edhe para të një shekulli dhe nuk ndodhen shtabet serbe të formuara më 1999. Kryeredaktori të ka thënë të kesh kujdes, kemi të bëjmë bashkësi shumetnike. Është dashur të tregosh se i kishit formuar shtabet dhe caktuar komandantët dhe anëtarët e shtabeve.
BOLEVCE
1. Aleksic Sreten. 1966 predsednik S
2. Naskovic A. Slobpana 1944 “
3. Kocic M. Trajan 1950 “
4. Tasic Rade Milisav 1969 “
5. Margovic Az. Zivko 1962 “
7. Zivkovic T. Jovica 1965 “
STREZOVCE
1. Mladenovic Stojadina Zivko 1942 Komandant S
2. Denic Vojislava Zoran 1952 clan
3. Peric Mihajla Dragan 1959 clan
4. Stefanovic Dj. Tihomir 1936 clan
5. Denic Stojmena Milisav 1953 clan
6. Babovic Joke Miljan 1950 clan
7. Trajlovic J. Brnislav 1959 clan
LJESTAR
1.Vasic Jovana Predrag 1960 Presednik staba
2. Stojanovic Blagoje Milan 1967 clan
3. Ganic Tase Ka. Janko. 1944 clan
4. Simijonovic Trajka Novica 1956 clan
5. Mladenovic Trajan Svilan 1943 clan
VAGANES
1. Dicic Koste Slobodan 1945 predsednik staba
2. Ristic Mladena Milun 1965 clan
3. Stojkovic Milica Zivorad 1955 clan
4. Stojkovic Velibora Miodrag 1964 clan
5. Peric Tome Mira 1938 clan
ORAVOVICA
1. Radic Zivko Nenad 1971 Predsednik staba
2. Vasic Alekse Slobodan 1938 clan
3. Dimutijevec Stajka Trajan 1941 clan
4. Vasic Save Srecko....1952 clan
5. Stankovic Zivko 1927 clan
CAREVCE
1. Naskovic Naska Milivoje 1959 Predsednik staba
2. Filic Zdravka Zivojin 1942 clan
3. Canic Milana Zivirad 1955 clan
4. Djordjevic Milutina Krste 1949 clan
5. Mirinkovic Zivorada Branko 1964 clan 6. Peric Blagoje Zoran 1960 clan
Puna shkencore s’është livadh në të cilin ku- llosin gomarët. Të vërtetën s’kanë mundur të më- shehin ata që ishin shumë më falsifikatorë e rrenca se ti dhe leje më halli yt. Me rastin e promovimit të një kronike të një fshati më 5.12. 1997 në Beograd, kryetari i Këshillit për studimin e vendbanimeve dr. P. Markoviq, kryeredaktor e redaktor përgjegjës i Edicionit ’’Kronika e fshtrave’’ paska shprehur një brengë të madhe që ty të ka mbetur në kujtesë, pran -daj edhe s’ke mundur që të mos e shënosh në këtë kronikën-paçavurën tënde. E thua se kjo kronikë pa ndihmën e tij s’do të ishte shkruar. Dr. Markoviq të paska thënë se është mirë që mirresh me këtë punë, por e paska thënë një brengë të madhe. Brenga që e kishte munduar ditë e natë paska qenë nataliteti i ulët dhe përçarja e serbëve, se pas disa decenieve sipas tij, por edhe sipas teje, diku kah viti 2050 s’ do të këtë kush t’i lexojë. Për natalitetin dhe për- çarjet serbe mua s’më takon të them asgjë. Për pëshurravinat që i shkruan ti, që i kanë shkruar dhe i shkruajnë të tillët si ti, është shumë më mirë që rinia serbe t’i përdorë për letër toaleti, se sa që ta fëlliqë trurin.
MJERË RINIA QË MËSON PREJ QENEFISTËVE
Para disa ditësh në shtypin tuaj lexova se nga Serbia në 15 vitet e fundit janë larguar 200 mijë njerëz, që do të thotë 200 mijë familje të së ardhmes, sepse ata që janë larguar me siguri s’janë pleq, por të rinjë. Ata s’janë larguar prej të mirave, por mu nga shkaku i kronikave-pëshurristikave që i keni shkruar që 200 vite, të cilat e kanë qelbur të tërë Ballkanin, tash edhe vetë Serbinë, prandaj edhe ikin nga ajo erë e keqe të cilën s’mund ta durojnë. Se a jemi ne arnaut, a jemi shiptari, a jemi albanca, mos u brengos. Disa albanca që paskan qenë miq tuaj e të kryeredaktorit tënd, merri. Të qofshin falë.
Fort mirë e dinë, sepse ke qenë pjesë e asaj politike, kur policia serbe në mënyrë gangstere më 2 korrik të vitit 1990 e pati okupuar Televizionin e Prishtinës duke i rrahur punëtorët që ishin aty. Ti do të thoshe nuk e kanë okupuar, por e kanë çliruar nga shiptarski terroristët dhe seperatistët. Po në të njëjtën mënyrë, të dukej sikur po të njëjtit policë-gangsterë hynë dhe e okupuan Televizionin e Beog -radit në mars të vitit 1991. Vallë edhe punëtorët e TV Beogradit mos na paskan qenë seperatistë dhe terroristë. Kreator i asaj politike ke qenë edhe ti. Në vend se të turpërohesh edhe para fëmijëve tuaj, del dhe na shkruan kronika-pëshurristika!
Në hyrje të Hotel Grandit në Prishtinë, që është ndërtuar me djersën e shumicës shqiptare, më 1992 shkruante “u ndalohet hyrja kroatëve, shqip -tarëve dhe qenëve” ( Zabranjuje se ulaz hrvatima, siptarima i pcetovima). Me gjithë atë më në fund u pa dhe do të shihet edhe më se kush ishte qen e përtej qenit.
Në kronikat-rrenacakistikat tuaja ti përmend shumë vite e ngjarje, por s’e fare përmend që Mi- losheviqi u pati thënë serbëve në Fushëkosovë se askush s’guxon t’u prekë me dorë ( Niko ne sme da vas bije, 24.4 1987). Një vit më vonë po në Kosovë pati deklaruar se pas pesë shekujve sot përsëri jemi në lufëra. Ato nuk janë të armatosura, por edhe të tilla nuk përjashtohen (Sest vekova kasnije, danas opet smo na bitkama. .......One nisu oruzane, mada i takve jos nisu iskljucene, 28.6. 1988) Nuk shkuan shumë vite dhe vetë Milosheviqi mu në qendër të Beogradit në mars të vitit 1991 i ’’preku’’ me plum -ba. I ka parë krejt bota, o Radomir Trajkoflliqi.
Ti shumë mirë e din se në Kosovë ka qenë i punësuar çdo i 2-ti apo i 3-ti malazez, çdo i 4-ti ose i 5-ti serb dhe çdo i 17-ti shqiptar, por je rrencë, shpifës dhe pa kurfarë morali, prandaj edhe nuk e thua. Fare mirë se udhëheqës në ekonomi shumica kanë qenë serbo-malazezë, poashtu edhe në politikë kurse tash ke fytyrë të flasish për majorizim dhe situatë të pasigurisë.
Thuaje vetëm një emër të një shqiptari që ka qenë komandant policie në komunën Kamenicës? Nuk ka shtëpi shqiptari që nuk është përgjakur nga rexhimi serb gjatë 87 viteve të okupimit. Për ju ne shqiptarët ishim iredentistë, sereparistë, kriminelë, dhunues, çka jo. Pastaj u bënë, sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët. U bënë armiq tuaj e gjithë Evropa e deri në Amerikë. Thuaja se krejt bota u bënë kriminelë dhe armiq tuaj, kurse vetëm ju na mbetet engjuj. Ai që ka gjen krimineli i urren të gjithë, i vret të gjithë, vret të vëllain, vret fëmi- jën e vet, e vret vetën. S’them për popullin serb por në kreun politik të Serbisë (diku në bisht 40 vite ke qenë edhe ti) gjithmonë ka pasur kriminelë. Serbia që nga viti 1830 kur e kish fituar një lloj autonomie nga Perandoria Osmane, asnjë krerë i saj nuk ka vdekur siç vdes njerëzia. Secili vdekjen e ka pasur më të zezë se tjetri, ose janë vrarë me atentat ose kanë bërë vetëvrasje. Thuaje emrin e vetëm të njërit me të cilin mund të krenoheni? Si kanë përfunduar përfunduar Aleksander Obrenoviq, Aleksandër Ka- ragjorgjeviq, Nediq, Drazha Mihajloviq, Ivan Stam -boliqi, Gjigjiq dhe shumë të tjerë. Në mos edhe ata janë vrarë nga shiptarksi terroristët dhe seperaistët.
Serbia pastë rini që të lexojë, por jo rini që t’i lexojë pëshurristikat tuaja dhe të tillëve si ti. Ser -bia pastë burra të zotët, por jo shpifës e falsifikator si ti. Serbia pastë gra të zonja, por jo si ato që më 1992 kur tanket nga Beogradi u nisën drejt Zagrebit ushtarëve u brohorisnin u ipnin çorapë e lule, kurse ata shkonin për të vrarë, por që u vranë edhe vetë. I ke parë ti, i kam parë unë, i ka parë e gjithë bota. Po ato, kinse nëna më vonë dilnin rrugëve të Beogradit me shami të zeza dhe i kërkonin bijtë e tyre të vrarë. Serbisë i duhen aso nënash që shumë më heret do t’u thoshin të bijëve s’na duhet as toka as gjaku i huaj.
As s’janë shqiptarët engjuj, as s’janë serbët djaj. Krimet i bën shteti. Pushtetin s’e kanë pasur shqiptarët, por Serbia. Krime ndaj shqiptarëve që dy shekuj ka bërë Serbia me të tillë si ti. Më 2008 e ke shkruar rrenacakistikën “Srezovce sa kolinom” më 2009 “Kamenica sa okolinon”. Më mirë nise e shkruaje një kronikë për prapanicën tënde, por pa rrethinë. S’ke hall më shumë.
PSIKO(PAT)LOGU I BOLECIT
Në kronikën e dytë “Kamenica sa okolinom” i përsërit të njëjtat gënjeshtra. Bën sikur pula, e cila atë gëlltit e nxjerr për prapanice dhe përsëri e kthen në gojë. Me gjithë atë ka një “risi”. Të është dukur sikur ke përvojë që të mirresh edhe me psiko-(pat) logji. Si psiko(pat)log bën diognostifikimin e njerëz -ve, jo vetëm të shqiptarëve. Sillesh e mbështillesh dhe s’e lëshon nga goja Fadil Hoxhën duke akuzuar se shpesh paska shkuar në Hogosh, por kurrë s’e paska gjykuar masakrën e ballistëve që e paskan bërë ndaj partizanëve në spitalin partizan (Fadil Ho -dja..nikada nije osudio balisticki masakar nad parti -zanima i partizansku bollnicu u Ogostu...Strezovce f. 195, 289). Për Ymer Pulën thotë se ishte nga Daj- koci ( Imer Pulja rodom iz Dajkovce....Stre. f. 251).
Mirret me diagnostifikimin edhe të serbëve dhe sipas Radës gjyrmë tragjike pas vetës kanë lënë Branislav Filic, Bozidar Stojanovic, Toma Jovano- vic, Sejdi Berisha, Halim Maliqi etj (Tragican trag za sobom ostavice Branislav Filic, Bozidar Stojano -vic, Toma Jovanovic, Sejdi Berisa, Halim Maliqi i dr...Kamenica f. 424 ). Sejdi Berishën, që ishte eko -nomisti i parë shqiptar në Kamenicë dhe shumë i aftë me çdo kusht përpiqet që ta njollosë thua se ne nuk e njohim. Psiko(pat)logu i Bolecit përpiqet ta njollosë edhe Halim Maliqin, poashtu ekonomist i dalluar, duke e quajtur nacionalist dhe student të do -bët. Në hotelin “Ballkan” në Beograd dr. H. Turku personalisht i paska thënë se Halim (Maliqi) është hohshtapler (njeri që ua mat njerëzve shtagën), stu- dent i dobët dhe si njeri s’qenka i mirë( da je taj Ha -lim hohstapler, los student, ali i kao covek nije do- bar, Kamenica, f. 461). Dr. Halil Turku ka qenë pro -fesor shumë i zoti, shumë i nderuar në FSHMN, por jo në Fakultetin Ekonomik të UP ku ka studiuar Halim Maliqi, të cilin edhe pas 30 viteve e njohin të gjithë profesorët, sepse ka qenë një nga studentet më të dalluar.
Ka diçka tjetër Radomir R.Trajkoflliqi. Sapo ka ardhur Halim Maliqi me detyrë në Kamenicë ti ke shkuar zyrë të tij kinse për ta uruar duke men- duar se do të bëhet vegël e qenefistëve si ti dhe e atij Drleviqit, i cili Universitetin e Prishtinës e pati quajtur çerdhe e nacionalizmit.
SADIKU, MINIRJA E HALIM MALIQI
SI TË QARTUR POLITIKË
Kamenica na paska qenë vend i qetë, por që paskan filluar të veprojnë grupe nga pozita të nacio -nalizmit e të iredentizmit, e sidomos studentët nga Universiteti i Prishtinës (më 1981 Derleviqi e pati quajtur çerdhe e nacionalizmit dhe e iredentizmit) dhe nxënës të shkollave të mesme të kombësisë shqiptare. Sipas këtij qenefisti Sadik Sadiku, anëtar i KQ tëtë LK të Serbisë, Minire Bunjaku, kryetare e LR të Kosovës, Halim Maliqi kryetar i LR të Kame nicës, sikur të qartur politikë e kishin harruar se çka kishin thënë dje, e çka sot për jetën e përbashkët të serbëve e të shqiptarëve, vëllazërim-bashkimin etj. (Sadik Sadiku, clan CK SK Srbije, Minire Bunjaku, predsednik kosovske omladine, Halim Maliqi, pred -sednik OK NO u Kamenici, kao da su politicki po- divlalji neprepoznavajuci sta su juce, a sta danas go -vorilji o zajednickom zivotu Srba i Siptara, o brats -vu i jedinstvu i td.....Kamenica, f. 464). Vallë mos qenka dashur që ta pysin Radomir Trajko-viqin se çka duhet të flasin dhe si duhet të veprojnë. Vebi Isufi nga Gjyrysheci paska qenë karierist i madh, por edhe nacionalist për çka edhe qenka dënuar. U paska nxjerrë telashe të gjithëve, por edhe sekretarit politik të komitetit (Muke je zadavao Vebija svima pa i pol. sekretaru komiteta.. Kamenica f. 495). Si u bë që shkove t’ia urosh detyrën Halim Maliqit, kur e ke ditur mirë se ai qenefisti Drleveq Universitetin i Prishtinës e kishte quajtur çerdhe e nacionalizmit (leglo nacionalizma), kurse Halimi ishte po nga ajo çerdhe. Dr. Halil Turkun që e përmend ishte profe- sor i shquar, por kurr s’ka biseduar me qenefist.
HALILIT I PASKA SHKUAR
GJYSMA E FYTYRËS
Halil Fejzullahut për qëllime polilitike i pas -ka shkuar gjysma e fytyrës, ngase ka përkrahur na-cionalizmin dhe iredentizmin shqiptar për qëllime politike (za rad politickih ciljeva sa pozicija siptars -kog i iredentizma, ode pola obraz........Kamenica f. 485 ). Halilit i paska shkuar gjysma e fytyrës thotë, pofaguza i Bolecit, i cili para Halilit nuk ka guxuar ta hapë as gojën. Edhe Kaqushën të bijën e Halilit na e paskan përkrahur siptarski nacionalistët dhe ire -dentistët. Ajo në një mbledhje (e 18 të KK) qenka kërcnuar se do të punojë ashtu si mendon ajo duke thënë se ne do ta mbajmë KK me tonën, le të dalë ku të dalë (....podrskom koju joj pruzaju iredentisti i albanski nacionalisti zapreti na toj sednici da ce raditi kako ona misli. Mi cemo PK odrzati po svo- me pa kud puklo da puklo, Kamenica f. 486).
Mos vallë, Kaqusha, e bija e Halili Fejzulla hut, qenka dashur që të kërkojë përkrahje prej ser- bëve të cilët në mitingjet e shtatorit të vitit 1988 sa mundnin krrokasnin mu si korbat e zi “Kaqusha ke- rusha. Dajte nam oruzje, ubicemo siptare”. Derisa serbët e quanin “kerusha” rinia shqiptare i brohori- ste dhe i këndonte “Oj Ka qushë, mos u gut /Sllobo -danit mos ju tut. Oj Kaqushë shqipe mali, s’ka çka t’ban Sllobodani”. Këshu ka qenë Radë Boleci?
Si sot më kujtohet një mbledhje të KK të Ko -sovës kur njëfarë gabelit nga Nishi me emrin Zo- ran Angjelkoviq, Kaqusha veç sa s’ia pati dhënë shapullë. Qubriloviqi, që i ka bërë disa elaborate kundër shqiptarëve më në fund e pati pranuar “Me- gjithatë nëna shqiptare na mundi” (Ipak shiptarska majka nas pobedila). Vonë ti ai ke nisur të miresh me këto punë. S’është shkenca për pofallguza.
ÇDO GJË E KA FUNDIN
Po përfundoj me disa nga konstatimet e një shkrimi të autorit Dragolub Todoroviq nga Beogra -di (botuar në gazetën Koha të Prishtinës më 26.12.