Speciale
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XIII)
E diele, 23.01.2011, 07:57 PM
Nga skëterra përmes luftës në krenari (XIII)
Nga Mejdi Asllani
Me rastin e evokimit të kujtimeve nga e kaluara e hershme. Ja se ç’ shkruan Zotëri Sokol Braha mbi veprimtarin tonë të asaj kohe dhe më vonë. Në librin e tij Xhaxhi dhe Vëllaçko- rrëfime të përjetuara- faqja 109- 118. me ç’rast në pika të shkurtra e përfshinë periudhën, nga viti 1964. gjer në përfundim të luftës si UÇK-së në vitin 1999.
Për hirrë të së vërtetës jam i obliguar të bëjë një plotësim, duke sqaruar se, në periudhën 1964- 67. unë ende isha i pa diplomuar në Shkollën e lartë administrativo juridike. Por në mungesë të kuadrit profesional juridik të diplomuar dhe nga se Ligji themelorë mbi kundërvajtjet, lejonte që detyrën e gjykatësit për kundërvajtje, mund ta ushtronte edhe personi me shkollë të mesme përkatëse. Mua më autorizonin, që ta kryej këtë funksion. Por në rastet kur plotësohej kuadri, unë përsëri kryeja detyrën e referentit administrativ, në këtë gjykatë.
( Detyrohem të bëjë një ndërhyrje). Kjo ngjarje ka qenë e vërtetë sado që duket si pjellë e imagjinatës së autorit. Përveç atij reshti, ku thuhet se lëndën e kam bërë copë, copë dhe udhë në shportë. Realiteti ka qenë, se procedurën mbi këtë lëndë e kam ndalu duke e liruar Fshatarin nga akuza e pa bazë. Në bisedë të më vonshme me pylltarin Ali Trena, i pata shtruar pyetje;
- pse i ke shkruar ato dimensione të drunjtëve kundër logjikës, me që fshatari akuzohet për një kali dru?
- Pylltari më patë Thënë:- Numri ka qenë i saktë, kam llogaritur se ato dru të holla, pas 2o viteve do ti kishin arrit ato dimensione, po të mos ishin pre!
- Mirë po ti, a nuk e dinë se ndodhin fatkeqësi natyrore? dhe se që në verën e ardhshme mali mund të merë flakë, si do ti arrijnë ato dimensione pastaj?.
- Unë kam llogaritë ndryshe më tha.”
- Kujdes për hera tjera!- i pata thënë.
SPJEGIM:
Përmes kësaj ngjarje autori i librit Xhaxhi dhe vëllaçko, orvatet të bëjë një pasqyrim të jetës së rëndë të fshatarëve të malësisë së Zhegovcit verior. E që nuk dallon shumë nga viset tjera të Kosovës. Ne periudhën e hershme dhe të mesme të sllavo komunizmit.
Ndërsa në fq. 113-116 orvatet të tregoi se sa vështir ishte të ishe fëmijë i një kundërshtari të sistemit Sllavokomunist. Si p.sh. djali i Hysen Tërpezës, Mulla Idrizit apo ndonjë dëshmori tjetër të vrarë nga OZN-a. Si dhe për ata, të cilët kishin vullnet dhe guxim, t’i përkrahnin në ndonjë mënyrë. Sepse në çdo cep, sado i vogël të ishte fshati, i kishin trajnuar njerëzit e vet, të cilët i informonin për çdo hollësi.
Citatin po e përshkruaj fjalë për fjalë, ashtu si e ka mbajtur mend dhe shënuar autori.
Fq. 109
Vëllaçko vazhdimisht ishte në kontakt me ballistin, si e quante ai. Bisedonin rreth punëve të fshatit. Pas 10 ditëve erdhi njëherë Ballisti me një shok.”Ky shoku,-tha quhet Mejdi. Kemi kryer shërbimin ushtarak së bashku. Ka mbaruar fakultetin juridik e punon në gjyq për kundërvajtjet në Gjilan.”- Po tha Mejdiu,-por nuk jam nga Gjilani. Lind jam atje por me origjinë jam Hasjan. ”Është shok i mirë,- tha Ballisti. – Ky shok i mirë; po ne, s’e di a jemi shokë të mirë?- tha Vëllaçko. Qeshëm me shaka të gjithë. Po Mejdiu, i mbeti shok e njeri Vëllaçkos, tërë jetën.
Ende pa u njoftua mirë me Mejdiun, erdhi një vajzë një 16-17 vjeçare e cila na përshëndeti të gjithëve.”Ke porosinë prej Babës të vish në darkë, zotëri mësues”-Si është Baba, a është mirë?-e pyetën që të tre.”Mirë është, mirë,”- tha vajza.- Të fala i bëni,-thanë ata.”falënderim. ditën e mirë!” Obobo!...Si ore të thërret Kreni ty në darkë? – pyeti Mejdiu. “Jo, jo, këta janë bërë shokë. Njëherë u ngarruan e tani kanë respekt ndaj njeni tjetrit,”- tha Ballisti.
-Zotëri, paske veprua shumë mirë që njëherë e paske rrokë me fjalë të forta, se ai ashtu e donë, e pastaj ke kërkua falje se ai është me moshë sa babai i juaj. Pastaj e mbanë veten si lart, por edhe i zgjuar është shumë,-tha Mejdiu.
Nuk vonoi shumë, diku brenda një ore, erdhi përsëri vajza e Krenit, “Or zotëri, i tregova babait se ishte edhe Mejdi Asllani së bashku me mësuesin. Babai të bëni të fala. Ta dua të më vish në konak.” Mirë me siguri do të vijmë. Ju faleminderit! Të fala Babait! “Faleminderit!”
- Shikoni burra,- tha Mejdiu.- Ky njeri na duhet shumë, ta bëjmë për vete. Është njeri i zgjuar dhe i mençur, ka edhe autoritet, por me këtë njeri nuk kanë ra në kontakt njerëzit e progresit kombëtar. E mbanë ende ajo e vjetra; nuk mund të thyhet lehtë, por duhet të bëjmë përpjekje ta bëjmë për vete. Edhe nëse përdorim ndonjë gënjeshtër midis nesh, nuk është mëkat, kur është çështja e përgjithshme. Këto anë ende mbajnë hasmëri e bela në mes vëllait me vëllain. Duhet ne Rinia, të punojmë shumë me këta njerëz,-tha Mejdiu. Aty buzë muzgut trokitën në derën e Krenit.
Fq. 110
“O hajdi burra mirë se ju solli Zoti, paçi uratën! – tha kreni. Me të vërtetë sjelljet e para ishin të traditës tonë kombëtare, prej një burri vigan me pamje malësore, i veshur me rrobe Kombëtare, mustaqegjatë, me qelibar në dorë, që doli te dera e oborrit. Na përqafoi me radhë; së pari Vëllaçkon, që sipas traditës ishte më i pa njohur. Duke na qortua përse prisnim te dera, po të futeshim brenda. “Atë që e ftoi në konak, i jap bukë. E bukën nuk e jap me sherr e prapavijë edhe më prej tij nuk e ruaj as shpinën e as fjalën,- tha Malësor Kreni. Hapi derën e Odës! “Urdhëroni jeni të lirë, jeni në shtëpinë e juaj, ta gjaku i juaj!”
Këmbëkryq u ul para nesh, na zgjati kutinë me duhan që ta dredhim. “po si je or zotëri, si të duket në këto anët tona? Jemi pak delikat ne, po ç’të bëjmë ashtu jemi. Kam bindjen se do ta kalosh mirë! Gjatë bisedës që zhvilluam në dasmë u binda se për ty ka vend këtu dhe t’u kisha lutë që të rrish gjatë ndër ne!”- tha Kreni.
-Rrinë ky gjatë, nëse e ndihmoni dhe e respektoni ju,- tha Mejdiu.”Përkrahjen time e ka në maksimum. Gjithmonë kisha dëshirë ta kem ndokënd në fshat që të çmallem me bisedë,- tha Kreni. A shihni sa mirë bëtë që e morët me veti këtë vendasin tim? I shkreti mbeti jetim. Babanë ja likuiduan çetniko-partizanët së bashku me Mulla Idrizin. Fshati nuk e do; e përbuzin nga pak,- Po, a e njihni ju mirë njëri- tjetrin? Dhe ku njiheni?- pyeti Kreni. –Njihemi shumë mirë. Kemi qenë ushtar së bashku që të tre,-tha Mejdiu. “Po ju zotëri gjykatës, si ju shkojnë punët në atë gjykatë?.
-Mirë, mirë. I dënoj fukaranë e shkretë për një kalë me dru. Shesin sa për të blerë një thes miell, për t’i ushqye fëmijët me bukë,- tha Mejdiu. “Po a mundemi të bëjmë lëshime?”- Mundem edhe bëjë, por të gjitha jo. Lëshimet më të mëdha mund t’i bëjnë rojat e pyllit, pylltarët. Shpesh vijnë vetë pylltarët e dëshmojnë se ua kanë sjellë gjykatës padinë. E unë nuk mund t’i humbë të gjitha. Kemi barrë të rëndë mbi supet tona!
Unë duhet të punoi sa më shumë t’ua mësoi fëmijëve shkrim leximin dhe t’i aftësoi për jetë,- tha Vëllaçko.- Pastaj, Mejdiu t’ua lehtësojë fukarenjve gjobën, kur ju të keni pleqnin e këmbëkryqit, t’u flisni e sugjeroni njerëzve ta ndalin këtë plagë të shëmtuar. Gjer kurë ta vrasim vëllai – vëllain, e përfundoi Vëllaçko.
Fq. 111.
Tërë nata shkoi vetëm duke biseduar për hallet e popullit. Mejdiu dhe Vëllaçko kurrë nuk i shkëputën marrëdhëniet me Krenin. Kreni u kthye për 90 shkallë, e bëri shumë punë të mëdha në këtë drejtim. Diku brenda pesë viteve nuk ngjanë asnjë vrasje në fshatin e tij, ku çdo vit vriteshin nga 2-3 vetë. Ndikimi i Mejdiut ishte shumë i madh, sepse kishin nevojë të madhe për të, si Gjykatës për kundërvajtje. Po edhe Vëllaçko bëri kthesë të madhe. Kreni e çmonte shumë Vëllaçkon. Sa herë ishte i lirë në shtëpi, e thërriste Vëllaçkon, në konak dhe tërë natën bisedonin. Vëllaçko në këtë fshat punoi 5 vjet. Mejdiu shpesh vinte në këtë fshat. Edhe Vëllaçko, sa herë shkonte në Gjilan, kthehej në gjykatë dhe në shtëpi. Gjatë asaj kohe që rinte me Mejdiun, Vëllaçko shumë gjëra i përjetoi si të vlefshme, po edhe shumë të dhimbshme. Ja se si i përshkruan Vëllaçko: Posa pimë nga një kafe, dikush troket në derë, me një të trokitur të ndrojtur apo të dyshimtë.- hyn.-i tha Mejdiu.
Hapi derën me ngadalë një plak i zbehur e i leckosur. Shiu e kishte bërë qullë, vetëm pikonte. Një shkresë mbante në dorë. Duke u dridh, me zë të shterur, tha: “Mirdita burra! Mos e kam për në zyrën tuaj këtë shkresë?- tha fshatari.-Ma jep mua,-tha Mejdiu. Po, po te unë. Ulu. Po përse or Xhaxhi e preve tërë malin?” Të hanë bukë kalamajtë ore, për atë e preva malin!” – a të ka zënë Roja e pyllit? “Po, po, më ka zënë.”-Po sa dru i ke pre? ”nuk i kam numërua” – Po në padi shkruan se i ke prerë 125 copë dru me trashësi 25 cm. Të gjata 8 m. ”mirë zotëri gjykatës, po a po shkruan nëse unë isha me kalë apo me traktor?” – me kalë.”Eh, shumë faleminderit prej pylltarit, sepse gjithë këtë alamet druri që e kamë prerë, kali nuk i çon, e as traktori madje- madje.”
Fq. 112.
Dukej se xhaxhi dridhej nga pak. Shiu e kishte lagë. Nga pak edhe nga frika dhe inati, nga rrena e tepërt e pylltarit. Ai nuk e dinte se rrena e zmadhuar në katror nga pylltari, vetëm sa ja lehtësonte punën.
-Nënshkruaj në fund,- i tha Mejdiu. “Përse të nënshkruaj?”- që ke shkaktuar dëm në pyll. “Nuk dijë të nënshkruaj, nuk dijë shkrim. –Ma jep gishtin tregues, lyeje nga kjo kutia me ngjyrë.
“Jo, jo , ky gisht nuk bën, ky gisht ka vdekur ka herë. Ja mere këtë tjetrin.” Jo, jo, me këtë nuk bën. E xhaxhi, xhaxhi! Po përse ka vdekur ky gisht?”Sepse me pas kenë ky gjallë, ju nuk më kishit dënua për një kalë dru me të cilin mbaj kalamajtë. Veç kësaj, paskam pre dru që as traktori nuk i mbanë... Ka vdekur, ka vdekur gishti tregues, biro! Fukaraja i shkretë! Një ditë e tërë i shkon duke përgatitë diçka për të nxjerr nesër në treg, sa për t’u ble fëmijëve bukë për darkë. Eh gishti, gishti! Ka vdekur gishti tregues...
Mejdiu u ngrit në këmbë, lëvizi drejt nga Vëllaçko me sy të përlotur. Hoqi xhupin nga varësja e vet. –Merre,-i tha fshatarit,-se ke të ftoftë! “Po kur ta kthej unë këtë, mos po harroj e ta vonoj? Koritem pastaj.” – Mere me të hallall! Mos ma kthe më.
Vëllaçko hoqi nga trupi pallton 3 furtalkë që po sa e kishte blerë.-Hiqi ato se i ke të lagura, futi në çantë e i terë në shtëpi! Mejdiu shikoi vendimin, e bëri copë, copë dhe e hodhi në shportën e mbeturinave. “O bobooo, pale, pale!- bëri fshatari me habi. Po, si, si? A është e mundur të jenë gjallë burrat e shqiptarisë, a? Ju faleminderit e lamtumirë!
Pre e shit dru sa të mundësh, gjer sa të jem unë në këtë gjykatë!-tha Mejdiu.- prit pak jashtë te dera!i tha Vëllaçko,- Mejdi, rri ti se nuk mund ta lësh zyrën! Unë po shkoj ti jap drekë.- Mirë shko! Vëllaçko rroku fshatarin për krahu,- Eja se jemi të uritur, të hamë drekë! Po, po ua kam borxh, tha ai.-Jo, vëlla, jo,- tha Vëllaçko, - unë i paguaj të gjitha.
Sapo u kthye Vëllaçko, e gjeti Mejdiun duke përfunduar një kërkesë,- ja ,tha ai lexoje! Vëllaçko filloi ta lexonte shkresën, për ndryshimin e vendit të punës. Duke lexuar Mejdiu ia ndërpreu, duke u betuar se kurrë më nuk do të punoj në vende që mbushna me mëkate, çdo ditë e luajnë me fukaranë e gjorë!- Mirë po unë nuk pajtohem me ty. Ja përse: kush do të kishte veprua me këtë fukaranë, ashtu si veprove ti?! Vjen tjetri në këtë vend, e ndoshta nuk ka mëshirë fare?- Jo, jo do ta gjejë një vend ku me të vërtetë mund t’u ndihmoj njerëzve dhe më tepër,-tha Mejdiu.
-Njerëzisht,- thotë Vëllaçko,- e kam borxh të them disa fjalë për Mejdiun. Nuk shkoi gjatë e ndroi vendin e punës. E vendosën kryeshef të urbanizmit në Gjilan. Kishte mundësi të merrej me mito, ryshfete. Paraja mund të lëvizte nëpër duart e tij me të madhe. Por përkundrazi vetëm sa hargjonte prej xhepit të vet duke u ndihmuar fukarenjve të gjorë për ndërtimin e shtëpive.
Kurrë në jetën time nuk kam parë njeri me shtrua bukë në shtëpinë e tij sa Mejdiun. Asnjëherë nuk mbetej pa mysafirë. Jepte bukë shumë.
Mejdiun e përjashtuan fare nga puna. Erdhi në Prishtinë e u inkuadrua në fakultetin filozofik, si referent juridik. Asokohe fakulteti ishte autonom e nuk i përfillte shumë do punë.
Pasi Serbia na i mori të gjitha kompetencat e shtetit në Kosovë, Mejdiun filluan ta ndjekin hap pas hapi. E larguan edhe nga puna. Filluan ta kërkojnë për ta arrestuar. Iku me dy djemtë që i kërkonin e doli në Zvicër. Dikund mbi tri vite në Zvicër Mejdiu dhe Vëllaçko prapë u takuan dhe një kohë prapë jetuan së bashku. Dikur 6 ditë para vitit të ri, ende pa filluar lufta në Prekaz, para rrënjës së Adem Jasharit, “Eja, shkojmë në Kosovë”!- i tha Vëllaçkos, - Po çfarë Kosove, bre burrë! Çfarë mund të bëjmë ne në Kosovë?
Vetëm sa filluam të grumbullonim para për armatim, kurse një sasi e vogël kanë hyrë në Kosovë. Më shumë do t’ia vlente të angazhohem këtu në këtë drejtim,- Jo, jo, për mua ja vlen më shumë ta fus shkaun e shkinës nën thumb, t’ia ngrehi këmbëzën, ta shoh shkaun e përgjakur para syve të mijë, sa s'më ka plasur zemra!-tha Mejdiu.
Ashtu doli, si tha, Sapo mbërriti në Kosovë. Veshi rrobat e UÇK-së vet i pesti. Veshi vajzën e vet dhe tre djemtë, edhe vet bëjnë pesë. Filluan çdo ditë e më shpesh ta kërkonin në shtëpi, në lagjen Emshir të Prishtinës, Milicia serboçetnike. Mejdiu, një ditë vendosi si vendoste gjithë jetën, me vendosmëri, shpejtë e pastër, të luftojë fyt për fyti me serboshkaun. Pas pak ditësh, pikërisht në orën 7:50 në mëngjes arritën Milicia e serboçetnjikut në oborr të shqiptarit... Mejdiu vrau dy polic në vend. Një e plagosi për vdekje, i cili pas disa ditësh vdiq në spital. Ndërsa Mejdiu përplasej me tre milicët nëpër korridorin e shtëpisë, djali i tij Asllani, me bombë në dorë ishte zënë me milicin e katërt. Duke tentuar milici t’ia rrëmben bombën nga duart, Asllani i zhdërvjelltë e aktivizoi bombën dhe rrufeshëm i hipi policit në shpinë. Milici u bë troshë e grimë, Asllani trim shpëtoi pa një gjemb në këmbë. Gazika mbeti në oborr e vetmuar, pa ekipin e serboçetnikëve...Ua morën të gjitha armët dhe e tërhoqën të gjithë familjen nga shtëpia shëndoshë e mirë. Prapë ju bashkëngjitën shokëve të UÇK-së në luftë gjer sa lufta përfundoi në Kosovë. Ky është Heroizëm i gjallë. Ta kryesh veprën dhe të mbetesh gjallë...
Gjithmonë guximtari i pastër është edhe patriot i madh. Ai që është shumë i zgjuar është edhe patriot, por vepra të mëdha heroike nuk jep kurrë. Të gjithë shkencëtarët e mëdhenj, ose nuk kanë lënë pasardhës fare, ose nuk i kanë lënë familjes ndonjë bum të madh! Ai që hynë në histori nuk lenë shumë për shtëpi... Po më shumë se gjaku i shkapërderdhur në këtë tokë, nuk kushton asgjë. Gjaku është çmimi më i madh në këtë botë. Shtëpia, pasuria edhe gjaku nuk i takojnë individit që të tria i takojnë vetëm popullit, kombit. Një shembull sipas teologjisë: “Të gjithë ata që fitonin shkallë të lartë- Xhenetin, në botën e amshueshme, nëse shkojnë, Zoti i lutë të dalin edhe një herë në këtë Botë, të ringjallën. Asnjëri nuk pranon të ringjallet. Pranojnë të ringjallën vetëm ata që kanë dhënë jetë duke luftuar për atdhe e për liri... Edhe 30 herë të ngjallem e të ringjallem, prapë do të luftoj e të vdes për lirinë e Atdheut tim, -thonë ata. Kështu përfundoi Vëllaçko rrëfimin për gjykatësin, shefin e urbanistikës, Referentin juridik të fakultetit dhe Heroin e gjallë- Mejdi Asllanin.