Speciale
Nafi Çegrani: Emigracioni shqiptar dhe UDB!
E merkure, 19.01.2011, 08:00 PM
EMIGRACIONI SHQIPTAR DHE UDBA !
Nga NAFI ÇEGRANI
Dosja për emigrantët shqiptarë në Itali
Në vazhdimësi do të bëjmë një qasje mbi dosjet sekrete të UDB-së, (Shërbimit sekret jugosllav), të periudhës së viteve 1945-1955,madje të viteve 1956-1966. Në këtë dosje janë përfshirë të dhëna të hollësishme për grupet shqiptare që u arratisën dhe vepronin në Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Francë, Angli, Turqi, Siri, si dhe në shtetet andej oqeanit,në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re… UDB-ja e përshkruan nga shumë aspekte veprimtarinë politike të emigracionit shqiptarë të përmledhur në disa kategori dosjesh,të cilat në kapakët e tyre është e vënë sigla ,,Strogo tajno,, ( Tepër secret), madje të ndara në dosje të veçanta individuale dhe dosje kolektive për çdo grup apo organizatë të rradhëve të mërgatës shqiptare në Perëndim.Por, më duhet të përmend edhe atë se UDB-ja në arkivat e secret të cilat i mban të mbyllura hermetikisht në Bazën e saj në Batajnicë afër Beogradit, ka mori materialesh të karakterit politik për shqiptarët edhe të viteve para Luftës së Parë Botërore,duke i rradhitur në rrafte dosjet e vëllezërve Frashëri, Ismail Qemal Vlores, Mihal Gramenos, Cerciz Topullit,Gani Butkës,Gani Kryeziut, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit,Bajram Currit, Esat Toptanit,Ali Kelcyrës, Faik Konicës, Qazim Kokoshit,Beqir Sylës, Hysni Lepenicës, avokat Selim Domanit,Sait Kryeziut, Mustafa Krujës, Mihtat Frashërit; madje dosjet e grupeve të kaçakëve të Kërçovës e Dibrës si Kalosh e Lazam Dani, Jusuf Elezit, për Spahijt e Lumës dhe të trimave të tjerë të kombit shqiptarë…
UDB-ja gjithashtu, në sirtaret e saja të fshehta mban edhe dosjen mjaft voluminoze të sajuar që në kohën e Zogut mbi Shoqatën panamerikane ,,Vatra,, të Bostonit e udhëhequr që nga Fan Noli, madje edhe Athanas Gegaj dhe shumë të tjerë, të vëzhguar dhe survejuar,sidomos në vitet e sistemit komunit para dhe pas kohës së Rankoviqit.
… Në pranverë të vitit 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, mbreti Zog fillimisht u vendos në Kajro, ku edhe formoi shtabin e tij monarkist "Legaliteti"…Më vonë për vite me rradhë,po me të njëjtin emër, do të udhëheq organizatën emigrante ,,Legaliteti,, në Njujork të Amerikës, koloneli Abaz Kupi- Bazi.Gjersa me ,,Ballin Kombëtarë,, udhëhoqën Abaz ERmeni dhe Hasan Dosti, kurse me ,,Lidhjen e Prizrenit,, kryesuan Xhafer Deva, Hysen Terpeza dhe ca të tjerë. (Sipas UDB-së,poashtu të trajtuar edhe nga SIGURIMI i Tiranës, disa nga liderët dhe krerët e mërgatës shqiptare, ishin si bashkëpunëtorë të okupatorit fashist gjerman ose italian). Shumica e tyre tanimë, ishin arratis shtigjeve të Greqisë, Austrisë, Italisë, dhe perms kampeve të tyre në perëndim dhe SHBA… Është me rëndësi të veçantë të përmendi se të gjitha grupet dhe organizatat e emigracionit shqiptarë në Itali, pos që përbëheshin nga shumë ideology të disa rrymave politike, kishin edhe antagonizmat e tyre të trazuara të cilat në mënyrë perfide dinte në raste të veçanta dhe me një metodë e strategji tinëzore i shfrytëzonte UDB-ja dhe KOS-I jugosllav për interese dhe qëllime të veta (duke u future edhe yënka e përçarrje nga më të ndryshmet).Kjo bënte që mërgata shqiptare nuk arrinte dot të mobilizonte dhe koordinonte unitetin dhe veprimtarinë e tyre politike në front kundër komunizmit titist dhe enverist !
Por, në periudhn e viteve 1945-1955 në rradhët e mërgatës shqiptare sin ë Itali dhe disa vende të perëndimit, veçanërisht në SHBA, (anipse kishin kaluar të yitë e ullirit nëpër kampet e ngritura nga IRO, VIÇÇ, POA dhe "Reggio Emilia" dhe ,,Latina,, në Bari dhe periferi të Romës), nën vëzhgimin e agjenturave greko-italiane dhe anglo-amerikane, ishin të survejuar sistematikisht edhe nga UDB-ja dhe SIGURIMI,por edhe nga disa sherbime të tjera secrete siç ishin ajo bullgare e rumune me në krye instruktorë të KGB-së ruse.dhe ndiqeshin këmba-këmbës…!
Ne Itali veprojne disa parti dhe grupe politike te emigracionit shqiptar. Me i rendesishmi nder to eshte Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire", i formuar ne gusht te vitit 1949, me nismen e anglo-amerikaneve; pastaj Blloku Kombetar Indipendent, i formuar me 1946 me ndihmen e italianeve dhe te Vatikanit.
Blloku Kombetar "Shqiperia e Lire", te cilin e perkrahin amerikanet, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqiperise, duke hedhur aty grupet e tyre ndermjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit ne Shqiperi verehet sidomos duke nisur qe nga viti 1949. Deri tani kane hedhur nje numer te madh grupesh, nga te cilat nje pjese eshte likuiduar sakaq nga ShSSh-ja (Sherbimi i Sigurimit te Shtetit), nderkaq pjesa tjeter ka arritur te veproje ne terren derisa kane qene te detyruar te emigrojne ne Jugosllavi, apo Greqi. Per kete qellim udheheqesit shqiptare ne emigrim gjate viteve 1940-1950 kane mbledhur vullnetare, te cilet deshirojne te mbeten ne Itali per t'u derguar kur e lyp nevoja per ne Shqiperi. Me aktivi ne kete propagande ka qene ish-majori i Zogut, Hyseni, i cili eshte nen mbikqyrjen e italianeve. Perfaqesuesit e partive politike shqiptare ne Rome gjate vitit 1950 bene vizita ne kampet e emigranteve ne Itali, me qellim per te rekrutuar njerez nga emigracioni ne partite e tyre. Perfaqesuesit e Ballit Agrar: Sait Kryeziu, Eqerem Telkaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin ne afersi te Barit dhe kampin Santa Faro.
Edhe monarkistet derguan delegacionin e tyre: Hasan Kupi, profesor Gaqo Gogo dhe kapiten Xhemal Laci, vizituan kampet Santa Faro, Bagnoli dhe Pegani.
Vatikani tregon mjaft interesim per emigracionin shqiptar. Tashme kemi theksuar se Vatikani i ndihmon Bllokut. Autoritetet e Vatikanit u angazhuan qe ne ditet e para te pasluftes per te organizuar ndihmen per emigrantet shqiptare, posacerisht per katoliket. Pas perfundimit te luftes, qeveria shqiptare kerkoi ekstradimin e shume emigranteve, gje qe shkaktoi panik mes tyre. Ne kete situate lideret shqiptare ne Itali mbajten nje mbledhje, ku vendosen te dergonin nje delegacion ne Vatikan, per te nderhyre tek Papa qe shqiptaret te mos u ekstradoheshin enveristeve. Delegacioni perbehej nga Kol Bibe Marikaj, ish-minister i Partise fashiste gjate kohes se pushtimit, profesor Vasil Andoni, ish-sekretar i Ballit Kombetar, Xhafer Deva kryeminister ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit dhe Zef Pali, profesor nga Shkodra. Delegacionin e priti pater Valentini, i cili ishte vikar prane Papes. Ai u premtoi se do te nderhynte personalisht tek Papa qe anglo-amerikanet mos i dorezonin emigrantet shqiptare, duhet te mbanin nje qendrim korrekt ndaj anglo-amerikaneve, duke iu bindur urdherave te tyre. "Ata, - tha ne vazhdim Valentini, - duhet qe te prezantohen tek anglezet dhe amerikanet si nje parti e forte politike, qe do te ishte nje faktor i fuqishem per rrezimin e regjimit ne Shqiperi".
Abas Ermenji lindi në Ermenj të Skraparit më 12 dhjetor 1913. Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Në vitet 1934-1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 Nëntorit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.
Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare. Abas Ermenji u nda nga jeta më 10 mars 2003. Ai e donte shumë Shqipërinë. Jetoi për Shqipërinë dhe me vite e dekada me mall ne gji ,larg Shqipërisë me mall ne zemer si Odiseu lar Itakes se tij…
/…Në vitet 1934-1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë/.
Prof. Abaz Ermnji thehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 Nëntorit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.
Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij…Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë dhe kunder regjimit Stalinist-enverist…
Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" …!
DOSJA E GJON MARKA GJONIT
… Ish-sherbimi i Inteligjences jugosllave, UDB-ja, ka pasur shumë dosje secrete, ndër to edhe një Dosje të veçantë dhe të plot të cilën ia kishte sajuar Kapedanit mirditor GJON MARKA GJONIT me pseudonimin ,,Princi,, kopien e të cilës njëkohësisht UDB-ja ia kishte dorëzuar edhe SIGURIMIT të Tiranës në bashkëpunim dhe për ,,nevoja interne,,!?!
Në faqen e parë –formular të asaj dosje janë të shkruara gjeneralet e GJON MARKA GJONIT, i lindur më 1889,nga fisi i Mirëditës.Kulla e tyre në Orosh ka qënë me nam! Gjon Marka Gjoni gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore dhe pas saj ka qënë me serbët, mirëpo më pas i dha besën Zogut, i cili e emëroi kolonel në rezervë.
Gjate kohes se okupimit italianet i dhane titullin e "princit", duke e bere senator te Mbreterise se Italise: me kete rast iu organizua nje pritje e madhe ceremoniale ne Rome nga ana e Musolinit. Ata i dhane, po ashtu, nje post te larte djalit te tij, Mark Gjon Markajt, duke e bere minister ne qeverine kuislinge.
Nen gjermanet Gjon Marka Gjoni ka qene njeri nder iniciatoret e "Liges se Shkodres", e cila turbonte kreret e fiseve shqiptareve te Veriut ne lufte kunder Ushtrise Nacional-clirimtare, si dhe per mbrojtjen e vijes se zmbrapsjes se gjermaneve.
Djali i tij Mark Gjon Markaj luftoi edhe pas clirimit te Shqiperise, ne krye te disa grupeve te mbetura nacionaliste kunder Ushtrise Nacionalclirimtare ne rajonin e Fanit, ne Mirdite, ku u vra. Djali tjeter, Aleksandri, vazhdoi luften kunder Ushtrise Nacionalclirimtare dhe ne muajin prill 1946 bashke me grupin e tij sulmoi ne malin afer Munelit, duke i shkaktuar humbje te medha. Me vone edhe ai vetevritet. Djali i trete i tij, Ndue, ka ikur me te atin ne Itali.
Gjon Marka Gjoni jeton tani ne Rome. I takon Bllokut Kombetar Indipendent. Udheheqes ideore te Bllokut jane Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kole Bibe Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashke me Gjon Marka Gjonin keta vendosin per politiken dhe qendrimet e Bllokut.
Ne korrik te vitit 1949 ne Rome vjen koloneli anglez, Maklin, i cili gjate kohes se luftes ka qene shef i misionit ushtarak tek udheheqesit e guerileve nacionaliste ne Shqiperi me qellim qe punoje per krijimin e nje trupi te perbashket politik, qe do te perfaqesonte gjithe grupet emigrante ne Perendim. Ne konferencen e thirrur prej tij, nga perfaqesuesit e partive te ndryshme politike ka qene i pranishem dhe Gjon Marka Gjoni, i cili, bashkë me të birin Nduen, kanë shumë miq dhe lidhje të ngushta me Kishën Katolike dhe Vatikanin.
Gjon Marka Gjoni ka ndikim te madh ne popullin e Shqiperise Veriore dhe si ai, shtepia e tij, njihen ne tere Shqiperine. Ndikimi i tij kohet e fundit eshte shtuar, sepse njerezit e vet kane qene ne kontakt me popullin e atyre fiseve, duke i ndihmuar rezistencës së popullit kundër regjimit të Enver Hoxhës.
***
Ja edhe një letër e shkëputur nga dosja e UDB-së e Gjon M. Gjonit, dërguar Mark Arapit, emigrant në Jugosllavi.
Rome, maj 1952
I dashuri miku im Mark Arapi,
Shpresoj qe ti dhe shoket te jeni shendosh e mire. Edhe ne nuk jemi keq. Te them sinqerisht se kam filluar te merzitem. Jam i shqetesuar me shume per problemet e Shqiperise dhe nuk e di sa do te zgjase kjo. Duhet te japim cdo gje nga vetja dhe i lumte atij qe qendron deri ne fund.
Jemi te shqetesuar nga premtimet dhe fjalet, te cilat perseriten vazhdimisht se Shqiperia do te clirohet se shpejti nga rregjimi i Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe klikes se tyre, por gjendja aktuale tregon se kjo nuk mund te arrihet brenda nje kohe te shkurter. Por lere kete pune, kjo ceshtje nuk eshte ne duart tona. Ne mbetem me sy dhe veshe hapur, duke shikuar, duke degjuar, duke pritur nga cdo ane qe dikush ta meshiroje Shqiperine e mjere dhe popullin e saj qe vuan nga diktatura e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij. Populli yne sot heq te njejtat mundime, qe hoqi Jezu Krishti ne Golgota.
I dashuri Arapi, ne emigrantet qe gjendemi ne keto vise, sic e di, jemi te ndare ne shume grupe dhe parti, me fjale te tjera, shpirterisht jemi te thyer e te shpartalluar, megjithese po perpiqemi te bashkohemi. Dashte Zoti qe kjo deshire te na plotesohet!
Me beso se tani per tani BKI eshte partia me e shendoshe, e cila punon me mish e me shpirt dhe perpiqet per te miren e pergjithshme te popullit shqiptar dhe jo per interesa personale, sic punojne disa.
Me gezon shume jashtezakonisht qe te gjithe ju emigrantet ne Jugosllavi jeni te bashkuar dhe s'harroni se keta emigrante kane qellimet me te mira per lumturine e popullit shqiptar dhe se nga ju presim clirimin e Shqiperise nga rregjimi i Enverit dhe Mehmetit dhe klikes se tyre.
Si do t'i behej halli clirimit tone sikur te mos ndiqnit kete rruge, meqe rruge tjeter s'ka?
Tani ta leme kete muhabet. Ka kohe qe nuk te kam shkruar, te lutem te mos me zemerohesh. Nuk ka pasur arsye tjeter, vecse kam qene i merzitur dhe pa qejf. U gezova kur ti, Nikolla dhe Ndue Pjetri me shkruat se jeni mire me shendet dhe te sigurte. Me vjen mire qe jeni bashke. Jam shume i shqetesuar, sepse ka shume kohe qe nuk kam kurrfare lajmesh nga Shqiperia, prandaj ju lus qe nese mesoni dicka te me informoni.
Pjetri me shoke ende nuk eshte kthyer. Ndoshta s'ka mundur ose nuk ka dashur, por lus Zotin vetem te jete shendoshe e mire. Te lus qe te me shkruash dhe te me tregosh te verteten sesi po jetoni dhe c'perpjekje po beni ju mirditasit. A ka mes jush edhe ndonje tjeter qe e ka nxjerre shpaten. Me shkruani per seicilin vec e vec, sepse deshiroj ta dij.
Nuk kam tjeter c'te te shkruaj, por lus Zotin te jesh shendosh e mire. Me shkruaj me shpesh, mos u beni dembele ju te rinjte, sepse jam i sigurte se ju ende jeni te afte dhe ju punon dora.
Ju pershendet ngrohtesisht
Kapedani i dashur dhe i paharuar Gjon M.Gjoni, d.v.
Faksimil dokumenti sekret