E hene, 29.04.2024, 01:51 AM (GMT+1)

Speciale

Nafi Çegrani: Hataja e regjimit jugosllav ndaj shqiptarëve nisi më 1981 (I)

E diele, 30.01.2011, 08:58 PM


HATAJA  E REGJIMIT JUGOSLLAV NDAJ SHQIPTAREVE NISI ME 1981 (I)

 

Nga Nafi ÇEGRANI

 

Çështja shqiptare quhet çështja kombëtare e popullit shqiptar sepse këtu burron fryma e këtij populli më të vjetër në hapsirën e Gadishullin Ballkanik,ku shqiptarët si komb dallojnë krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor,gjuhësor e atë kombëtar. Populli shqiptarë ka pasur dëmtim të rëndë,tragjik prej politikës së Fuqive të Mëdha evropiane e sidomos prej Rusisë cariste e cila ka punuar e vepruar pandërprerë në dëm të kombit shqiptar e në favor të fqinjëve tonë shovinist.Gjatë sundimit shekullor Otoman mbi trojet etnike shqiptare rrezikimi i popullit shqiptar gjithmonë rritej prej fqinjëve tonë shovinist të cilët kishin lakmitë e tyre mbi tërësinë territoriale të popullit shqiptar.

 

Fqinjët tonë shovinist gjithmonë kajnë punuar e vepruar me programe,anti shqiptare këtë më së miri e treguan me hapjen Kongresin e Berlinit gjatë vitit 1878 ku i filluan lakmitë e tyre ndaj trojeve etnike shqiptare, politika pansllaviste ndaj kombit shqiptar dhe trevave shqiptare vazhdoi përsëri ku në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 shtetet ballkanike me mbështetjen e Rusisë cariste dhe të Francës arritën ty realizojnë programet e tyre të cilët i kishin formuar shumë dekada më parë siç ishte programi Serb i Naçertanisë dhe ai Grek Megali Ideja, këto programe u formuan në të njetin vit 1844,dhe ëndronin që për një periudhë të shkurtër kombin shqiptar ta shuanin prej hartës politike dhe gjeografike të Gadishullit Ballkanik.Çështja shqiptare dhe kufijtë e saj etnik që u diskutuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e hapën rrugën e programeve që ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist,ndërsa kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar fare nuk u morën parasysh në këtë Konferencë famëkeqe.Konferenca e Londrës pati karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar me vendimet që i mori ku fatin e popullit shqiptar e futi në një humnerë të pakthyeshme dhe i realizojë aspiratat e fqinjëve tonë shovinist ku më shumë se gjyma e tërësisë territoriale e Shqipërisë hyri nën rrobërinë sllave dhe atë helene,tërë Kosova heroike hyri nën sundimin serb,ndërsa pjesa e Shqipërisë jugore Çamëria hyri nën sundimin Grek. 

 

Çështja shqiptare troket sot fortë në dyert e politikës evropiane dhe të asaj botërore,çështja shqiptare është çështje e rëndë kombëtare ku Historisë së re i ka sjellë një mësim të shtrejntë.Çështja e pazgjidhur kombëtare shqetëson sot jo vetëm shqiptarët por edhe Kontinentin e vjetër Evropian,nuk munt të kuptohet se sa e pambarueshme është padrejtësia historike që i është bërë popullit shqiptar prej Fuqive të Mëdha nëpër periudha të ndryshme.Duke parë se me gjithë potencialet e ndërmarra Serbia nuk pë bënte lëshimet e duhura për ti dhënë Kosovës dhe popullit shqiptarë në kuadër të Federatës Jugosllave të drejtat legjitime siç i kajnë të gjithë popujt e Evropës dhe të Botës.Federata Jugosllave fare nuk i mori parasysh kërkesat e drejta dhe të realta të popullit shqiptar,ku pati një karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar dhe bëri krijimin e shteteve sllave mbi popullsinë shqiptare dhe mbi trojet etnike shqiptare.Viti 1981 është momenti final kur populli shqiptar u bind se me Serbët nuk mund të kishte marrëveshje dhe mirkuptim,me ta mund të zgjidheshin çështjet jetike e kombëtare vetëm me gjuhën e forcës.Periudha e vitit 1981 ngriti zërin e popullit shqiptar që jetonte në trevat e veta etnike në mbarë arenën ndërkombëtare dhe tërhoqi deri diku vëmendjen e Fuqive të Mëdha për padrejtësitë që i ndodhnin kombit shqiptar.

…UDBJA dhe KOS-I jugosllav para dhe pas kohes se Rankoviqit ka likuiduar ne prita dhe me tradheti dhjetra e dhjetra nga kreret e Levizjes dhe te Reziztences kombetare dhe nga rradhet e NDSH duke perfshire ata ne Kosove gje madje edhe ne trojet tjera shqiptare ne Maqedoni  edhe at ate cilet ishin ne krah me Shaban Polluzhen ose me Xheme Gostivarin etj. Gjithashtu duke likuiduar shqiptare edhe te formatit te Hasan Rremnikut, por edhe ne rredhet e emigracionit shqiptare ne Amerike  sic ishte rasti me atdhetarin Kalosh Hamdi REcanin dhe konfliktet qe ua fusnin agjentet udbashian ne rradhet e LIdhjes se Prizrenit, LIdhja KOsovare, Balli Kombetare, Legaliteti etj etj.

Ngjarjet e vitit 1981 treguan provën e popullit shqiptarë dhe testuan mundësinë serbe për kundërveprim,kjo u tregua më së miri se kushtetuta e vitit 1974 e kishte mashtruar popullin shqiptarë në Jugosllavi dhe shqiptarët nuk ishin të barabartë në asnjë aspektë politik e diplomatik me popujt tjerë që gjendeshin në kuadër të Federatës famëkeqe të Jugosllavisë Titiste.Gjithashtu gjatë periudhës të vitit 1981 problemet ekonomike e sociale në vazhdimësi vështirsoheshin duke sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit shfrytëzimi kishte marrë përmasa skllavërimi.

 

Në pranverë të vitit 1981 rinia shqiptare dhe mbarë kombi shqiptarë filluan demonstratat paqësore të organizuara në shumë vende të Kosovës heroike,këta demonstrata mbarë kombëtare udhëhiqeshin nga atdhetarë të flaktë të kauzës kombëtare,demonstratat filluan mars të vitit 1981 në Prishtinë,vazhduan në Prizren nga studentët dhe nxënësit,ndërsa një nga demonstratat më masive ishte ajo e 1 prillit që u organizua në Prishtinë ku morën pjesë me mijëra veta nga të gjithë shtresat e popullësisë shqiptare në këtë demonstratë masvive kombëtare pati shumë të vrarë e të plagosur,nga dora famëkeqe serbe.Kërkesat dhe parullat që u paraqitën në demonstratat e vitit 1981 ishin të njeta me ato të vitit 1968-Duam Republikë,Rroftë Republika e Kosovës,jemi shqiptarë e jo jugosllavë ,Trepça punon Beogradi ndërton,roftë bashkimi kombëtar shqiptarë etj.Në këtë periudhë pushteti serbo-jugosllav bëri padrejtësi të madhe ndaj kombit shqiptar ku filloi me shpërnguljen e shqiptarëve,me vrasje masive,me burgosje,plaçkitje,bastisje etj.pushteti Titist intelektualët e mëdhej shqiptarë gjatë asaj periudhe i konsideronte si nacionalistë,terroristë, ku një pjesë bukër e mirë e atdhetarëve shqiptarë u largua në Evropë dhe në SHBA dhe u emruan si azil politik të përndjekur nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.

Gjatë periudhës së viteve 1981 numri i grupeve dhe organizatave ilegale që vepronin në Kosovë dhe në emigracion ishte mjaft i madh-si Lëvizja e Republikës shqiptare në Jugosllavi,Fronti për Republikën e Kosovës,Fronti i kuq popullor,Lëvizja për çlirim kombëtar të Kosovës etj.

 

Këta lëvizje dhe veprimtarët e saj ndiqeshin,burgoseshin dhe likujdoheshin nga UDB-ja jugosllave si mbrenda vendit ashtu edhe jashtë.një nga rastet më të rënda ka qenë ai i janarit të vitit 1982 kur UDB-ja jugosllave vrau në Shtutgart të Gjermanisë 3 nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes ilegale shqiptare vllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën,madje vrane  edhe atdhetar te tjere si Vehbi Ibrahimin, ne fillim të vitit 1984 në Prishtinë ranë heroikisht duke luftuar me forcat e mëdha ushtarake e policore, Rexhep Mala e Nuhi Berisha,ruga antishqiptare me vrasje përsëri vazhdon edhe me atentatin e Enver Hadrit ,dhe… deri ne likuidimin e ku në vitin 1989 në Prishtinë nga dora serbo sllave u vranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fasliu. 

Udhëheqja politike në Kosovë që nga viti 1981-1989 ishte një instrument në duart e politikës serbe,ku fillojë ta kuptojë lojën për suprimimin e autonomisë së Kosovës,në diskutimet për ndryshimet e kushtetutës në Kosovë ku morën pjesë të gjitha shtresat e popullsië e në veçanti minatorët e Trepçës,ku patën një revoltë të madhe në çdo aspekt dhe kërkuan nga Serbia ruajtjen dhe forcimin e autonomisë së Kosovës.masa shtërnguese të ngjashme u morën edhe ndaj shqiptarëve të Maq edonisë të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën publike e shtetërore,dhe në shkollat fillore e të mesme,nga vitet 1987-1988 nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme i detyruan të vijonin mësimet në gjuhën maqedone,intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këta ligje antishqiptare,largoheshin nga puna,burgoseshin apo vriteshin nga UDB-ja sllavo maqedone,të tilla raste ndodhën gjatë viteve 1988 me demonstratat e Kumanovës dhe të Gostivarit ku organet sllavo maqedone i quajtën kundërrevolucionar dhe bënë burgosje masive ndaj popullsisë shqiptare,në këtë periudhë pati rënime të mureve të shtëpive shqiptare si në qytete,fshatra,gjatë kësaj fushate sllavo maqedone pati edhe rrënime të xhamive,vrasje në njerëz,burgosje masive,plaçkitje etj. 

Bazuar mbi këto fakte mendoj se lëvizja e vitit 1981 është pasqyrim i këtij momenti që vetëdija kombëtare të sensibilizohet dhe të jetë unike e pandarë për të avansuar çështjen kombëtare drejtë rrugës pozitive,për çlirimin kombit shqiptar nga okupatori pansllavist serb.Gjatë periudhës së viteve 1981 Serbia kishte disa epërsi ndaj popullit shqiptar,epërsia qëndronte në faktin se gjithë pushtetarët dhe politikanët ose ishin serbë,ose shqiptarë serbofil,të cilët ishin të betuar për besnikëri ndaj Serbisë dhe pushtetit Titist. 

Gjithashtu UDB-ja kishte bërë një organizim të veçantë të rrjetit të informacionit nëpërmjet të cilit mbahej në përgjim dhe vëzhgim për çdo qytetar shqiptar që konsiderohej si antiserb.Ngjarjet e vitit 1981 për kombin shqiptarë që jetonte nën rrobërinë Jugosllave konsiderohen si ngjarjet më madhore të asaj periudhe,dhe këto ngjarje hapën shtegun e vazhdueshëm të shqiptarëve dhe vunë gurrë themelin për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptare.

 

Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.

 

Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Vatër të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së. 

 

Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.

Pati jehonë fjala e Ukshin Hotit dhe mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik ku Mr. Ukshin Hotit tha që Kosova duhet të jetë Republikë. Në këtët mbledhje nga KQ I Mahmut Bakallit ishin present   Agim Zatriqi, Azem Vllasi , Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”

 

 Pas atyre që i dënuan demonstratat, fjalën e mori përsëri Prof Ukshin Hoti, i cili,fjalë për fjale tha:“ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”. 

Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.

 

… Arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë: 

 

- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë; 

 

- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë; 

 

- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë; 

 

- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë; 

 

- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë; 

 

- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë; 

 

- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë; 

 

- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe 

 

- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.

 

 

Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.

 

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për  burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 1981, ishin:

 ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës, si

 

 Agim Zatriqi me urdhër të Mahmut Bakallit,  njëri nga bashkëpunëtorët më të angazhuar të UDB-së, I cili, gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së bashkë me Riza Alajn dhe Hajredin Hoxhën ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

 

- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.

 

Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe të UDB…

*********

 ( Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik). 

 

Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete e fshatra, dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm.

(Ishte  në ilegalitet dhe për unitet në UNIKOMB, për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm në Ballkan).

 

Mirëpo, çka ndodhi ?

 

… Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe… 

Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë...

(…Dhe, prej atëherë, si përçudi, shqiptarit të devotshëm dhe intelektualit të guximshëm me nam, I humbet çdo gjurmë !)

 

  … Kështu është edhe sot e sot! Derikurrë ,vallë, kështu do të vuan shqiptari si viktimë, si kurban ballkanik, në sacrifice e luftë për të mbetur gjallë!?            

******

Sherbimi sekret jugosllav duke mobilizuar emigrantet shqiptar te cilet ishin arratisur nga Shqiperia, per ti vene,pra, ne sherbim te interesave te saj kunder Shqiperise, ne krye te ketij operacioni ishte caktuar Pavle Pekiç - major i OZN-se me kombesi malazeze i cili sherbente ne resorin e dyte te Kunderzbulimit. E gjithe kjo organizohej nga OZNA, nen mbulesen per ,,integrimin,, e emigranteve shqiptar ne Jugosllavi. Pavle Pekiç, Spasoje Gjakoviç, Savo Bozhidaroviç, Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviç, filluan edhe me aktivizimin e rezidencave te UDB-se ne Shqiperi, siç ishte ajo e Tropojes dhe e Hasit, qe lidheshin ne mes tyre permes agjentit nderlidhes dhe rekrutues Avdyl Aliut. Kjo rezidence ishte mjaft e organizuar, ne te cilen benin pjese disa shqiptar- agjente jugosllav teper te rrezikshem. Emigrantet pergaditeshin per akte subverzive, kryengritje te armatosur si dhe per rrezimin e pushtetit te Enver Hoxhes. Rezidencat spiunuese ne Shqiperi, mbeshteteshin edhe nga perfaqesuesit diplomatik jugosllav ne Shqiperi siç ishin: Rexhep Xhija dhe Svetozar Koçish.

 

Ky rrjet spiunazhi me vone u perforcua edhe me Syle Qazimin dhe Qemajl Qazmin, babe e bir nga Padeshi, si dhe me Lirim Demajn nga Kukesi, i cili ishte mjaft aktiv. Lirim Demaj, punonte ne varesi te drejtperdrejt te udbashit Mirko Vukoviç. Pas disa viteve te angazhimit te tij ne dem te Shqiperise, "Sigurimi" shqiptar arriti ta vras Lirim Demajn. Poashtu, edhe udbashin Mirko Vukoviç, "Sigurmi" shqiptar arriti ta fus ne kurthe permes kanaleve te veta dezinformuese dhe ta dergoje ne Itali, gjoja per te vene kontakte edhe me disa spiun tjere nga Shqiperia. Ne Hotelin ku ishte vendosur udbashi Mirko Vukoviç, dhe kur po priste ne kohen e caktuar, personin e caktuar per kontakte, ne dhome hyn Sali Dani, punetor i "Sigurimit" shqiptar dhe e privon nga jeta. Pas vrasjes te udbashit Mirko Vukoviçit, per nje kohe e tere rrjeta e UDB-se u paralizua. Por, antishqiptari Pavle Pekiç, me zell e vazhdonte misionin e tij. Ai ne mesin e shume shqiptarve te rekrutuar, kishte vene ne krye te tyre: Seit Kryeziun dhe Llukman Lyftiun, dy spiun klasik te UDB-se. Kohe pas kohe keta spiun dergoheshin ne Shqiperi, me misione te veçanta: vrasje, dezinformime, rekrutime, sabotime, vezhgime. Kjo ishte njera nder periudhat me te renda neper te cilat po kalonte Shqiperia.

Ne Prizren ishin vendosur disa nga kreret e te ashtuquajturit "Komiteti i Prizrenit", ne krye te te cilit ishte Muharrem Bajraktari i cili kontrollohej nga UDB dhe mbante lidhje me element antishqiptar siç ishin: Mark Kalivaçi, Prenk Previzi, Prenk Cali, Llesh Marku etj.

 

Shtabi operativ dhe nderlidhes i UDB-se ishte vendosur ne Gjakove dhe e kryesonte Çedo Mijoviç. Krahas emigranteve nga Shqiperia qe i kishte rekrutuar UDB, ata punonin me te madhe edhe per rekrutimin e vendasve-kosovarve dhe filluan perpunimet. Si me te rendesishmit bashkepuntore te UDB-se ne kete rast do ti permendja: Alush Gashin dhe Nazmi Kursanin. Krahas ketyre qe pranuan te punojne legalisht per UDB-ne, ajo ne mase te madhe rekrutoje edhe spiun nga fshtrat kufitare me Shqiperine, te cilet vepronin ne menyre shume konspirative. 

Zheljko Raznjatovic i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur ne Shqiperi ne kulmin e luftes ne ish Jugosllavi dhe eshte takuar me Shefin e Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim gazidede". Akuza bombe, eshte pohuar mbreme publikisht nga ministri i Rendit Luan Rama, gjate emisionit "SHQIP" ne "Top Channel". I cili duke analizuar zhvillimet e fundit per hetimin e veprimtarise se SHISH, ka kerkuar shtrirjen ne kohe dhe hapesire te veprimtarise se ketij sherbimi gjate gjithe ketyre 10- 12 viteve te fundit. Nje akuze e forte, per ish shefin e sherbimeve sekrete gjate kohes se qeverisjes se Partise Demokratike, ne diten kur Komisioni Parlamentar "Ngjela" deklaroi se perfundoi hetimin e punes dhe veprimtarise se SHISH, gjate 5 vjeteve te qeverisjes se Partise Socialiste. I perfolur prej disa kohesh ne disa qarqe, lajmi eshte bere publik per here te pare mbreme pas 7 vjetesh, nga nje prej ministrave me te rendesishem te qeverise Nano, per krahun e djathte te Sllobodan Milloshevicit. Shefi i rendit, madje ka kembengulur disa here per faktin qe lidhet me Arkanin, i njohur si nje nga kriminelet me te medhenj serb kunder shqiptareve dhe popujve te tjere te ish Jugosllavise, gjate luftrave te dekades se kaluar. 

 

"Deklaroj me pergjegjesi te plote zyrtare dhe qytetare, se Arkani ka qene ne Shqiperi"- tha mbreme ministri i Rendit Luan Rama. Burimet e "Korrierit" prane zyrtareve me te larte te shtetit shqiptar, saktesuan mbreme edhe detaje te tjera intriguese, rreth takimeve ne Shqiperi te kryekriminelit te shqiptareve. Burimet qe nuk pranuan te identifikoheshin, saktesuan se behet fjale qe kjo vizite eshte realizuar ne vitin 1995 dhe se mendohet qe takimi eshte zhvilluar ne qytetin e Shkodres. Nje fakt i tille eshte perfolur gjeresisht ne kete periudhe ne kryeqendren e veriut te Shqiperise, por askush nuk dinte te thonte se vertet ai qe kishte vizituar qytetin e tyre ne kulmin e lulezimit te kontrabandes se naftes drejt Malit te Zi, ishte pikerisht ai: Zheljko Raznjatovic. E aq me pak,- megjithe thashethemet qe qarkulluan ne ate,- dikush mund te ishte ne gjendje te saktesonte se me ke ishte takuar bujtesi famekeq i qytetit te tyre. Por, tani pas kaq vitesh, mjergulla eshte shperndare papritur, kur nje nga zyrtaret me te larte te shtetit e ka pranuar kete fakt. Madje ministri Rama, la te kuptohej se ishte ne dijeni te plote te te gjitha provave, fakteve dhe deshmive te njerezve qe kane pergatitur, pare dhe asistuar ne kete ngjarje. Qe do te thote, se ai eshte ne dijeni te informacioneve te rezervuara,- per shkak te detyres,- ne lidhje me kete fakt. Prej shume kohesh, kishte zera qe e lidhnin kete takim me qendrimin e Arkanit edhe ne ambjentet e Hotel "Dajti" ne qender te Tiranes, ndersa disa te tjere, kane perfolur nje vizite te mundshme ne nje ambjent prane kryeqytetit. 

 

Megjithate ajo qe vertetohet tashme zyrtarisht eshte fakti se Arkani ka qene ne shqiperi dhe eshte pritur ne nje takim te vecante nga shefi i sherbimit sekret Bashkim Gazidede. Ministri Rama tha dje se nderkohe qe per SHISH dhe ish shefin e tij Fatos Klosi ka tashme nje hetim, per SHIK dhe Gazideden nuk ka asnje veprim hetimor te organeve kopetente qe do te hidhnin drite mbi faktij nese jane ruajtur sic duhet interesat dhe sigurimi kombetar, sipas detyrave kushtetuese qe duhet te permbushi sherbimi sekret shqiptar. 

 

Nuk dihet me saktesi data e ardhjes se Arkanit ne vitin 1995 ne shqiperi, por ajo qe dihet tashme eshte fakti se ne nentor te atij viti u firmos ne SHBA Marreveshja e Dejtonit per Paqen ne ish Jugosllavi qe i dha fund luftes ne Bosnje. Duke i dhene fund, edhe trafikut te karburanteve drejt Serbise dhe Malit te Zi, per te cilen jo rrallehere qeveria e asaj kohe u akuzua e bashke me te edhe firma ekonomike "Shqiponja" e PD. 



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora