Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe-Y
E diele, 13.02.2011, 07:57 PM
Y
YÇ-I
E KA YÇIN TË HAPUR për diçka (për një punë etj.) dikush fr.fol.,meton.- nuk ka ndonjë pengesë a vështirësi veprimi dikush, nuk ka pengesa ose vështirësi për të bërë diçka (një punë etj.) dikush, ka mundësi veprimi të lirë, të shpenguar dikush, është i shpenguar për të bërë diçka (një punë etj.) dikush.(JBALL-KOR f. 203).S. shih sin: e ka derën çelur (të çelur, hapur, të hapur) dikush YÇKA-T
ËSHTË ME YÇKA diçka (një punë etj.)fr.fol.,ftill.-është me djallëzi, jo e çiltër, jo e sinqertë diçka (një punë etj.).(AXH-XXXV f. 190). S. shih sin: është me hile diçka (një punë etj.)
I NXJERR YÇKA diçka a dikush dikujt fr.fol, id.- i hap, i nxjerr, i shkakton, i qet telashe,kokëçarje, shqetësime, ngatërresa, pengesa diçka a dikush dikujt. (AXH-XXXV f. 190). S. shih sin: i hap avaze diçka a dikush dikujt
YÇKLA-T
DALIN YÇKLA fr.fol.,ftill.- dalin, shkaktohen vështirësi, kokëçarje, telashe, ngatë-rresa,shqetësime të reja a të paparashikuara. (AXH-XXXV f. 190). S. shih sin: dalin bishta
IA DI (IA NJEH) YÇKLAT diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,ftill.- ia di mënyrën, rrugën për ta mbaruar një punë a për ta zgjidhur një çështje dikush, e di si kryhet, si bëhet një punë a si zgjidhet n,jë çështje dikush, ka përvojë të madhe në diçka (në një punë) dikush, e njeh fare mirë diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia di anën diçkaje (një pune etj.) dikush
I HAP YÇKLA diçka a dikush dikujt fr.fol, id.- i hap, i nxjerr, i shkakton, i qet telashe, kokëçarje,shqetësime, ngatërresa, pengesa diçka a dikush dikujt. (AXH-XXXV f. 190). S. shih sin: i hap avaze diçka a dikush dikujt
I NXJERR YÇKLA TË TJERA dikujt dikush fr.fol.,ftill.- i nxjerr, i shkakton halle, telashe, çështje, punë të tjera dikujt dikush. (FGJSSH f. 672).
YHA
E ZËNË ME YHA dikë fr.fol., iron. -e tallin dikë me të thirrura e me britma, e vënë në lojë dhe e përzënë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura dikë që ta marrin vesh të gjithë, e tallin përpara të gjithëve dikë, e përqeshin botërisht dikë. (JNU-FPM f. 274, FGJSSH f. 2203). S.shih sin: i (ia) vënë berihanë dikujt
YJE-T
LEHIN ME YJET fr.fol.,iron.- grinden për asgjë, për hiçmosgjë . (JBALL-KOR f. 203). S. shih sin : lehin për të bardhët we laraskës
NGRIHET ME YJE dikush fr.fol.,ftill.- zgjohet shumë herët (në mëngjes) dikush, zgjohet, ngrihet pa gdhirë mirë dikush . (FGJSSH f. 2204). S. shih sin: ngrihet pa zbardhur dita dikush
NISET ME YJE dikush fr.fol.,ftill- niset shumë herët (në mëngjes) dikush, niset pa gdhirë mirë dikush. (FGJSSH f. 2204).
I NUMËRON YJET (GJITHË NATËN) dikush fr.fol.,iron.- bën punë boshe e pa dobi dikush, bën punë të kota, të padobishme, pa fryt, pa vlerë dikush, nuk bën asnjë punë për të qenë dikush . (FGJSSH f. 2204). S.shih sin : bën baltë dikush
YK
KA ME YK diçka fr.fol., ftill.- ka me të tepërt diçka, ka me shumicë, me tepri, me mbushullim, me bollëk diçka (BQ-DSH). S.shih sin: ka me burde diçka
YLBER-I shm. YLBERË-T
KËRKON TË ARRIJË YLBERIN dikush fr.fol.,iron.-kërkon, do, lyp, përpiqet, mundohet të bëjë diçka të pamundur dikush, kërkon, do, lyp, mundohet, përpiqet të bëjë diçka jashtë mundësive vetanake dikush. (JBALL-KOR f. 203).S.shih sin : kërkon të tërheqë buallin për bishti dikush
I KA RËNË YLBERI MBI SHTËPI dikujt fr.fol.,id.-i ka lindur djalë dikujt. (SHAGEC-BY f. 176).
SHTATË YLBERË NDËRROHEN për dikë fr.fol.,meton.- është njeri i mirë tej mase dikush, është njeri,burrë i pashoq, i pashembullt për të mirë dikush, e duan të gjithë dikë. (PETPA-LU f. 182). S. shih sin : është pika e burrit dikush
YLME-YLME
I BËN YLME-YLME (punët etj.) dikush fr.fol., ftill.- i bën punët ngadalë, me vonesë dikush, i vonon punët dikush, punon ngadalas dikush. (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : bie klloçkë në vjeshtë dikush
YLL-I
BËHET YLLI dikush fr.fol.,id.- ikën menjëherë dikush, ikën shpejt dikush, ikën sa mund më shpejt dikush, ikën, largohet me shpejtësi të madhe dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: e ther binishin dikush
I BUKUR SI YLL fr.mb.,ftill.,krah.- fr.mb.,ftill.,krah.- shumë i bukur. (NABA-EY f. 11). S. shih sin: si diell e hënë
ËSHTË ME YLL (një femër, një vashë) fr.fol.,ftill.- ka hir, hieshi, bukuri (një vashë), është e hijshme, e pashme, e bukur (një vashë) (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : është për ta ngrënë si bacarungë (një femër, një vashë)
ËSHTË SI YLL DRITE (një femër) fr.fol.,ftill.,krah.- është shumë e bukur (një femër). (BQ-DSH). S. shih sin: është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)
ËSHTË SI YLL I KËPUTUR (një femër) fr.fol.,ftill.,krah.- është shumë e bukur(një femër). (NMUS-SHPK f. 189).S.shih sin: është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)
ËSHTË SI YLL I SHËNUAR (një femër) fr.fol.,ftill.,krah.- është shumë e bukur(një femër).- Po si Sarën s' kishte dhe parë/ se ishte si yll i shënuar/ prandaj e deshi me ashk .(Ç-
ËSHTË YLL ME BISHT dikush fr. fol. ftill.- është shumë i bukur dikush, është jashtë-zakonisht i bukur dikush (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : është i bukuri i dheut dikush
HEDH NË YLL dikush fr.fol.,id.- përpiqet të mësojë a të provojë diçka me anë të fallit dikush. (FGJSSH f. 661). S. shih sin: hedh fall dikush
TË HUMBTË YLLI! fr.fol.,mallk.- vdeksh! (FGJSSH f. 2204). S. shih sin : të vënça në arkë
E KA (SI) YLL (një djalë, një vajzë) dikush fr.fol., ftill.- e ka shumë të bukur (një djalë, një vajzë) dikush.(AXH-XXXV f. 191, FGJSSH f. 2204).
KA LINDUR ME YLL dikush fr.fol., id.-është fatlumtur dikush, ka shumë fat dikush, i shkon mbarë çdo gjë dikujt, e gjen e mira vetë dikë. (FGJSSH f. 1002, 2204). S. shih sin : i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt
I LUAN YLLI për diçka (për një duhan) dikujt fr.fol.,id.- e dëshiron, e lektis, e lakmon shumë, tej mase diçka dikush. (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : i digjet buza dikujt për diçka
ME YLL NË BALLË fr. mb.,met.-1. shumë i bukur. (ART f. 190). S. shih sin: si diell e hënë. 2. i shquar midis të tjerëve. (FGJSSH f. 2204). S. shih sin : me emër
I NDRIT YLLI dikujt (fëmijës) fr.fol.,id.- len, lind (et) dikush (fëmija). (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : bie nga barku i s’ ëmës (nënës) dikush (fëmija)
I PERËNDOI YLLI fr.fol.,fol.,id.- 1. (dikujt) edhe pak kohë i mbeti për të jetuar dikujt. S. shih sin : e hëngri barin dikush. 2. (diçkaje) është në mbarim e sipër diçka, gati merr fund diçka, s’ e ka të gjatë diçka. (FGJSSH f. 2204). S. shih sin: i vjen fundi diçkaje
I PIQET YLLI me diçka a dikë dikujt fr.fol.,id.- e pëlqen diçka a dikë dikush. (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : i hyn në begeni diçka a dikush dikujt
U PIQET YLLI në mes vete fr.fol.,id.- kanë një natyrë ose zakone, dëshira a synime të njëjta, shkojnë mirë njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 2204). S. shih sin : shkojnë si dashi me rrurëzën në mes vete
E PJEK YLLI dikë me dikë fr.fol.,id.- është i karakterit të njëjtë me dikë dikush, është si tjetri për nga karakteri dikush, i puqet, i përputhet karakteri me dikë dikujt. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : është akran i dikujt dikush
I RA YLLI dikujt fr.fol.,iron.- e kaloi pjesën më të madhe të jetës dikush, u plak, i iku koha, mosha dikujt, i erdhi fundi dikujt,i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt. (NMËR-PËR f. 90). S. shih sin : e hëngri barin dikush
SI YLL DRITE fr.mb.,krah.- 1. i bukur e i shëndoshë, i shëndetshëm. .S. shih sin: porsi dritë.2.-shëndetplotë, plot shëndet, fare i shëndet-shëm, fare i shëndoshë. (BQ-DSH). S. shih sin: si bima buzë vijës së jazit
SI YLL I KËPUTUR fr.mb.,krah.- shumë i bukur (për një fëmijë a të ri). (FGJSSH f. 819, 2204). S. shih sin : si adeti
SHEH YLLIN E MER PYLLIN dikush fr.fol.,iron.- bën, vepron siç bëjnë, veprojnë të tjerët (pa pasur një mendim a qëndrim të vetin), është gjithnjë në një mendje me të tjerët dikush. (FGJSSH f. 1883, 2204, JTH-FFGJSH f. 112). S. shih sin : rend pas (sipas) berihasë dikush
I SHKON YLLI me dikë dikujt fr.fol.,id.- shkon mirë me dikë dikush, ka harmoni me dikë dikush, është në harmoni me dikë dikush. (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin : shkon gjalpë e vaj me dikë dikush
T’ U SHOFTË YLLI ! fr.fol.,mallk.- vdeksh ! (FGJSSH f. 2204). S. shih sin : të vënça në arkë !
*IA SHUAN YLLIN fr.fol., id.- 1. (djali, trashëgimtari i vetëm dikujt) i vdes djali, trashëgimtari i vetëm dikujt.- S’ lashë manastir pa hapur, s’ lashë kishë pa falur, s’ lashë kandile pa ndezur e ikonë pa puthur, po…o Zot, pse ma mbylle derën sot? Pse ma shove yllin e mbarësisë? (JX-N f. 190). S. shih sin: ia fik derën dikujt djali, trashëgimtari i vetëm.
I SHUHET YLLI diçkaje fr.fol.,id.- mbaron krejt diçka, soset fare diçka, nuk mbetet fare diçka. (FGJSSH f. 1949, 2204). S.shih sin : nuk mbetet asnjë fije diçkaje
I VETE YLLI për dikë a diçka dikujt fr. fol.,id.- e lektis, do, e dëshiron dikë a diçka dikush. (TASE f. 96). S. shih sin : i hip malli për dikë a diçka dikujt
YLLI I BALLIT fr.em.,ftill.- mesi i ballit, qendra e ballit. (FGJSSH f. 2204). S. shih sin : lulja e ballit
YLL ME BISHT fr.em., astr.-kometë. (FGJSSH f. 2204).
YLLI I DETIT, YLL DETI fr.em.,zool.-kafshë deti me trup të shtypur që ka pesë a më shumë rreze. (FGJSSH f. 2204)
YLL I DRITËS fr.em.,fj.,astr.- planeti Afërdita, Ylli i Mëngjesit, Ylli i Karvanit. (FGJSSH f. 377).
YLL I DYFISHTË fr.em.,astr.- sistem prej dy yjesh që ushtrojnë një forcë tërheqëse mbi njëri-tjetrin dhe rrotullohen rreth një qendre të përbashkët. (FGJSSH f. 2204).
YLLI SI DYLLI fr.proverb.- fati është i paqëndrueshëm. (FGJSSH f. 2204).
YLL ME SHTATË ÇIKA fr.mb.,met.- shumë i bukur. (NABA-EY f. 11). S. shih sin: si diell e hënë
YLLI I KARVANIT fr.em.,fj.,astr.- Afërdita. (FGJSSH f. 793).
YLLI I MOLLËS fr.em.,ftill.-1. lulja e mollës. 2. zemra e mollës kur pritet si rreth. (FGJSSH f. 2204).
YLLI POLAR fr.em.,astr.- ylli në bisht të Arushës së Vogël, i cili shënon gjithnjë Veriun. (FGJSSH f. 2204).
YLLAR-I
GJITHKUSH LIDHET ME YLLAR TË VET fr.proverb.- secili përgjigjet për punën e vet, çdo njeri duhet trajtuar dhe vlerësuar sipas veçorive që ka, duhet parë a vlerësuar më vete çdokë pa e futur në një thes me të gjithë të tjerët. (SUAH-FPTSHPG-III f. 77). S. shih sin : çdo berr varet në çengelin e vet
YM/ËR-RI
IA BIE (IA MBËRRIN) YMRI dikujt diçka fr. fol.,id.-e arrin në jetë dikush diçka, e përjeton në jetë dikush diçka. (BQ-DSH).
IA HA YMRIN dikujt dikush a diçka fr. fol.,id.- e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka (një fatkeqësi a mynxyrë që e sheh a e dëgjon), e godit rëndë në shpirt dikë dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
IA MERR YMRIN dikujt dikush fr.fol. .-1. (dikush) euf.- e vret, e mbyt dikë dikush, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton, ia sjell vdekjen dikujt dikush.S.shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush. 2. (dikush a diçka) e mundon shumë dikë dikush a diçka. (2204). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka
NJË YMËR NJERIU fr.em.,ftill.- një jetë njeriu, aq sa jeton njeriu, një shekull. (BQ-DSH). S. shih sin : një brez njeriu
PAÇ YMËR ! fr.fol.,ur.-jetofsh ! qofsh me jetë ! (FGJSSH f. 2204).
PËR YMËR fr.ndf.- përgjithnjë, përgjit-monë. (BQ-DSH). S. shih sin: për sa të jetë bota
*I RRITET YMRI dikujt fr.fol.,meton.-1a. i bëhet qejfi dikujt, i vjen shumë mirë dikujt, i plotësohet, i përmbushet dëshira, qejfi dikujt, ndien kënaqësi të madhe dikush, kënaqet shumë, së tepërmi dikush, është shumë i kënaqur dikush.-Kultura në Kosovë është një kopësht me lule të ngjyrshme e të erandshme, të cilin ta ënda ta shikosh e të rritet ymri vetëm nëse ke fatin e mirë t’ i biesh diku afër. (MEKRA te: KD, 17 shkurt
*I SHKON YMRI dikujt fr.fol.,id.-jeton dikush..- Jam bërë kail ta var veten , bre, amani ju qoftë, se me dergje më shkoi ymri.(T.H-B f.31). S. shih sin : i shkon moti dikujt
*IA SHKURTON YMRIN dikujt dikush fr.fol.,met.- e mundon, e mërzit, e lodh, e bezdis, e sfilit, e torturon, e strapacon shumë, tej mase dikë dikush, e shqetëson shpirtërisht pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton kokëçarje, mundime, vuajtje shpirtërore dikujt dikush a diçka, nuk e lë fare të qetë dikë dikush a diçka.- Do shtrirë në dajak! Pasi ia bëre men-djen tym, dosëz e çapkënizuar, e le me thonjtë e bufit, kërratë e shëmtuar!Ti dhe askush tjetër ia ke ngrohur xhepin atij farë Sadik Sadikut, që t’ ia shkurtonte ymrin, kurse ti ashtu t’ ia grabitësh mallin dhe, të dredhësh bishtin me ashikët nëpër hotelet e Lublanës. (MI-SHT f. 294). S.shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush; ia ha loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
IU SHOFTË YMRI!fr.fol.,mallk.- vdek-të! (FGJSSH f. 2204). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
YN-I
I JEP YN dikujt (fëmijës) dikush fr.fol., id.- e llaston, e lazdron dikush dikë (fëmijën), e mëson keq (fëmijën) dikush, e përkëdhel shumë, tej mase dikë (fëmijën) dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i jep arsye dikujt (fëmijës) dikush
NUK I JEP YN dikujt dikush fr.fol.,id.- nuk e pret mirë dikë dikush, e pret ftohtë dikë dikush, i rri i vrërët dikujt dikush, nuk ka (nuk mban) qëndrim, sjellje të mirë ndaj dikujt dikush,nuk e pret me qejf, me thekmezje, me gjendje të mirë shpirtërore dikë dikush, e pret me zemërim, me hidhërim, pa qejf, me mospërfillje, me përçmim dikë dikush, e pret me qejf të prishur e me inat dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e pret tërë buri dikë dikush
YNDYR/Ë-A
CINGARISET ME YNDYRËN E VET fr.fol.,met.- 1a. (diçka) rregullohet, ndreqet diçka me atë që ka vetë. 1b. (dikush) e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet diçka a dikush
S’ DEL YNDYRË nga dikush fr.fol., id.- nuk sjell asnjë lloj përfitimi a dobie dikush, s’ del përfitim, dobi prej dikujt. (FGJSSH f. 2204).
*I DEL YNDYRA fr.fol.,iron.-1. (dikujt) bëhet i mërzitshëm dikush, nuk ndien më kënaqësi kur e shikon a kur e dëgjon dikë, bëhet i shpëlarë dikush, nuk të ngjallë ndonjë ndjenjë dikush, të lë të ftohtë dikush, nuk të tërheqë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet bajat dikush. 2. (diçkaje) e humb vlerën a rëndësinë diçka, bëhet e pavlerë diçka, i bie vlera diçkaje, zhvlerësohet diçka. –Vallë çfarë janë fshatarët ? Jetojnë nga toka, por përpiqen që të tjerët t’ i ftohin prej saj ! » Edhe tokës i ka dalë yndyra ! ju, që jeni me shkolla, çfarë ju duhet toka ? Me dy lugë nuk hahet. Ja tokë, ja shkollë ! (HKA-OM f. 66). S. shih sin: i del boja diçkaje
FËRGOHET ME YNDYRËN E VET fr.fol.,met.- 1a. (diçka) rregullohet, ndreqet diçka me atë që ka vetë. 1b. (dikush) e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet diçka a dikush
NUK KA PIKË YNDYRE fr.fol.,iron.-1.(dikush) është njeri i keq, i pakarakter dikush, është njeri pa asnjë cilësi a vlerë morale, është njeri pa kurrfarë karakteri,vlere dikush.S. shih sin: është bulmet i keq dikush.2. (diçka) nuk ka kurrfarë shije, vlere diçka. (BQ-DSH).S. shih sin : s’ ka kurrfarë bulmeti diçka
KA YNDYRË dikush fr.fol.,id.-turpë-rohet dikush, i vjen turp dikujt, ka turp dikush, është i ndershëm, i turpshëm dikush. (FGJSSH f. 1031, 2204). S. shih sin : ka cipë dikush (edhe moh.)
KAURDISET ME YNDYRËN E VET fr.fol.,met.- 1a. (diçka) rregullohet, ndreqet diçka me atë që ka vetë. 1b. (dikush) e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush, mbahet me atë (me ato) që ka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet diçka a dikush
E LYEN ME YNDYRË diçka dikush fr. fol., fj.-e lyros, e lyrëson diçka dikush. (SM f. 161). S.shih sin : e lyen me dhjamë diçka dikush
NUK I MBETET FIJE YNDYRE dikujt fr.fol.,iron.-1. bëhet i paturp(shëm) dikush, nuk turpërohet fare dikush, s’ ka turp për asgjë dikush. S.shih sin: bëhet abanoz dikush.2. komprometohet keq dikush, e humb çdo vlerë dikush, bëhet turp i botës dikush, bëhet fare i shpëlarë dikush, bie shumë poshtë përpara të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 980). S. shih sin : bie në baltë dikush
NUK I MBETET ASNJË PIKË YNDYRË (YNDYRE) dikujt fr.fol.,iron.-1. bëhet i paturp(shëm) dikush, nuk turpërohet fare dikush, s’ ka turp për asgjë dikush. S.shih sin: bëhet abanoz dikush.2. komprometohet keq dikush, e humb çdo vlerë dikush, bëhet turp i botës dikush, bëhet fare i shpëlarë dikush, bie shumë poshtë përpara të tjerëve dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bie në baltë dikush
E MERR YNDYRËN dikush fr.fol., ftill.- e merr pjesën më të mirë, më të zgjedhur për vete dikush. (SKDO f. 102). S. shih sin : (e) merr ajkën dikush
SKUQET ME YNDYRËN E VETfr. fol., met.- 1a. (diçka) rregullohet, ndreqet diçka me atë që ka vetë. 1b. (dikush) e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet diçka a dikush
TIGANISET ME YNDYRËN E VET fr.fol.,met.- 1a. (diçka) rregullohet, ndreqet diçka me atë që ka vetë. 1b. (dikush) e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet diçka a dikush
YNDYRA E DUHANIT fr.em.,fj.-nikotina e duhanit që grumbullohet në pipë. (FGJSSH f. 2204).
YNDYRË E KAKAOS fr.em.,fj.- lëndë e yndyrshme që nxirret nga kokrrat e këtij druri e që përdoret në industrinë farmaceutike e ushqimore. (FGJSSH f. 760). S. shih sin: gjalpë i kakaos
YRNEK-U
JANË NJË YRNEK, JANË TË NJË YRMEKU fr.fol.,iron.- janë njësoj, nuk kanë ndryshim njëri prej tjetrit. (FGJSSH f. 2205). S. shih sin: janë një ajar
YRYSH-I
*BËN YRYSH dikush fr.fol.,fj.-1. nxiton, ngutet, rrëmbehet dikush.- Po ti mos i shkruaj as këto që po i bëj dert me ty, mos bën yrysh. (YSH-A f. 149). 2.(mbi dikë a diçka) e sulmon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2205).- Ardian Gjini bën yrysh në shumë fronte. (SHHE te: ERE, 2 gusht
*MERR YRYSH dikush fr.fol.,fj. Vep-ron, punon gjithnjë e më shpejt e më fuqi-shëm, më vrullshëm, më hovshëm dikush, hovet, vrullet, vrullon, vrundullon dikush .( FGJSSH f. 2205). -Xha Mitri posa mbrehu qetë dhe, kur e pa që traktorin e kishte në krah, mori yrysh. (ZSA-VL-
YRRJA-BYRRJA
BËHET YRRJA-BYRRJA diçka (një punë etj.) fr.fol.,iron.- bëhet me nxitim e jo mirë, keq, shkel e shko, pa kujdes diçka (një punë etj.). (JNU-FPM f. 274). S.shih sin: bëhet angari diçka (një punë etj.)
E BËN YRRJA-BYRRJA diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.- e bën, e kryen, e punon me nxitim e jo mirë, shkel e shko, keq, pa kurrfarë kujdesi diçka ( një punë etj.) dikush. (JNU-FPM f. 274, FGJSSH f. 2205). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
YRRJA-BYRRJA fr.ndf..,iron.- shpejt e pa kujdes, pa rregull, pa kurrfarë kujdesi, shumë keq, pa ndonjë rregull të caktuar. (JNU-FPM f. 274, FGJSSH f. 2205). S. shih sin: si angari
YRRNA-YRRNA
BËHET YRRNA-YRRNA diçka (një punë etj.) fr.fol., iron.- bëhet me nxitim e jo mirë, keq, shkel e shko, pa kujdes diçka (një punë etj.). (JNU-FPM f. 274).S. shih sin: bëhet angari diçka (një punë etj.)
E BËN YRRNA-BARRNA diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.- e bën, e kryen, e punon me nxitim e jo mirë, shkel e shko, keq, pa kurrfarë kujdesi diçka (një punë etj.) dikush. ( JNU-FPM f. 274). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
YRRNA-YRRNA fr.ndf.,iron.- shpejt e pa kujdes, pa rregull, pa kurrfarë kujdesi, shumë keq, pa ndonjë rregull të caktuar. (JNU-FPM f. 274) S. shih sin: si angari
YST-I
DEL YST dikush fr.fol.,id.-del mbi të tjerët dikush, del i pari dikush (FGJSSH f. 2205). S.shih sin: ha bukë veç dikush
I VJEN YST diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,id.- diçkaje (një pune etj.) e kryen, e mbaron, e përfundon (me sukses) dikush diçka (një punë etj.), ia del, ia arrin diçkaje (me sukses) dikush, ka sukses të plotë në diçka dikush, ia arrin qëllimit dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë krejt diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush
YSHYL-I
E BËN YSHYL dikë dikush fr.fol.,id.-e bën të dyshojë për diçka dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e fut në dyshim (e) dikë dikush
ËSHTË YSHYL në dikë a diçka dikush fr.fol.,id.- dyshon në dikë a diçka dikush, ka dyshim dikush te dikush ( për një vjedhje, shpifje etj.). (BQ-DSH). S. shih sin: është në dyshim në dikë a diçka dikush; i qan barku dikujt në dikë a diçka
YZENGJI-A
E KA HUMBUR FARE YZENGJINË dikush fr.fol.,iron.-nuk përmbahet dot dikush, bëhet i papërmbajtur dikush, nuk e frenon dot veten dikush.. (FGJSSH f. 2206). S. shih sin: e lëshon frerin nëpër këmbë dikush
YZ/ËR-RI
ËSHTË ME YZËR (gruaja) fr.fol.,ftill.- është shtatzënë (gruaja). (FBER-FRRP f. 86). S. shih sin: është me bark (gruaja)