E shtune, 27.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I)

E hene, 13.12.2010, 11:00 PM


Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994)

 

(Monografi)

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Fshati buzë Qyqavicës legjendare

 

 Qyqavica gjithmonë ka qenë kala e pamposhtur e luftëtarëve, heronjëve të  kombit tonë që luftuan pa kursyer dhe dhënë jetën kundër armikut shekullor, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në vargun e këtyre luftëtarëve, heronjëve që luftoi deri në momentin e fundit të jetës kundër pushtuesit serb dhe u strehua shumë vite në këtë kala, në Qyqavicën legjendare, është edhe Aziz Zhilivoda.

            

Fshati piktoresk Zhilivodë (Trimor) shtrihet në lindje të malit Qyqavicë, në pjesën më të skajshme, 20 km. larg qendres komunale, të Vushtrrisë, me një pozitë të mirë gjeografike, rrëzë shpatijeve me drunjë të lartë, bregoreve me shkëmbij dhe krojeve me e ujë të ftohtë. Në këto shpatije, bregore shkëmbore dhe rrafshlarta, barinjët ruajnë bagëtinë dhe këndojnë këngë më fyell. Ndersa rapsodët e fshatit nëpër tubime e dasma këndojnë me sharki e çifteli për trimat e Qyqavicës, të  njohur në historinë tonë kombëtare. Qyqavica gjithmonë ka qenë kala e pamposhtur e luftëtarëve, heronjëve të kombit tonë që luftuan pa kursyer dhe dhënë jetën kundër armikut shekullor, për lirinë dhe pavarësinëe Kosovës. Në vargun e këtyre luftëtarëve, heronjëve që luftoi deri në momentin e fundit të jetës kundër pushtuesit serb dhe u strehua shumë vite në  këtë kala, në Qyqavicën legjendare, është edhe Aziz Zhilivoda. Në saj të emrit të tij dhe të emrit të nipit, kolonel Ahmet Krasniqit, Minister i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  ky fshat me afër  100 shtepi është bërë  i njohur dhe ka hy në historinë tonë kombëtare.  Në këtë fshat u lind me 1912 dhe kaloi kohën e hershme të jetës Aziz Zhilivoda, njëri ndër patriotët dhe luftëtarët  e mëdhenj për liri dhe pavarësi të Kosovës. Historia jonë kombëtare me krenari do ta mbajë në gjirin e saj këtë luftëtar dhe atdhetar të madhë të popullit shqiptar

                                   

Gjenealogjija e familjes dhe edukimi në frymën atdhetare

 

 Azizi me interesim të vaçantë kishte dëgjuar për ngjarjet nga e kaluarja e të parëve  të familjës Zhilivoda dhe për familjën e tij të ngushtë, Muja e njohur në këto anë për trimëri dhe bujari. Agja Mustafë e donte më tepër Azizin e vogël, prandaj e thirrte në odë që të kujdeset për mysafirët dhe të degjojë bisedën e tyre.

 

Babai i tij Mustafa dhe nëna Sherifja nga Vranidolli,  një familje e njohur patriotike, linden tetë fëmijë:  tre meshkuj, Azizin, Hajrizin dhe Azemin dhe pesë femra, Fazën, Hanën, Hafizën, Eminën dhe Fatën. Azizi ishte fëmija i tretë e familjes së axhes Mustafë. Si fëmijë u rritë në kushte të vështira, nën okupimin dhe sundimin e të huajve, me një edukatë të shëndoshë familjare dhe me një traditë të herëshme atdhetare. Ai me interesim të veçantë kishte degjuar për ngjarjet nga e kaluarja e të parëve, të familjes Zhilivoda, respektivisht për familjen e tij të ngushtë Muja, e njohur në këto anë për trimëri dhe bujari. Në oden e tij përherë vinin musafirë të njohur të cilët shpiegonin ngjarjet nga e kaluarja, lufta heroike e luftetarëve tanë në Qyqavicë. Axha Mustafë e donte më tepër Azizin e vogël, prandaj e thirrte në odë që të kujdeset për mysafirët dhe të  degjojë bisedën e tyre. Në këto biseda dominonin aspekte të jetës së përditshme,përpjekjet e njerëzve për të punuar dhe gjallërua, sepse kushtet e jetës së mirëfilltë mungonin për shkak të hapsirës sunduese të pushtuesit të huaj. Si gjithmonë në odat shqiptare edhe në odën e axhës Mustafë kishte rend dhe qetsi gjatë bisedave dhe sqarimeve : njëri flet ,të tjerët e dëgjojnë me vëmendje, ashtu siq është e mbara dhe rendi, i vjetri kishte përparësi të flasë dhe të ulet të oxhaku. Por shpeshëherë kishte edhe polemika për çashtje të ruajtjes dhe të afirmimit kombëtar. Në këto momente merrnin shëmbuj nga lufta heroike e Azem Bejtë Galicës,Hasan Prishtinës, nga fytyrat e ndritshme të Rilindjes tonë Kombëtare e shumë të tjerëve që tërë jetën e shkrinë për Kosovën e lirë, për Shqipërin etnike… Nga këtu edhe kishte lindur në zemrën dhe në shpirtin e Azizit të vogël dashuria për historinë tonë kombëtare dhe urrejtja e madhe kundër pushtuesit të popullit shqiptarë.

 

Në frymën patriotike, si axha i tij, u edukua Ahmet Krasniqi

 

 Ahmeti si epror ushtarak, gjithmonë tregoi aftësi dhe dituri për artin ushtarak, mirëpo gjatë gjithë kësaj përiudhe, kurrë nuk e harroi vendlindjen, Kosovën e dashur, popullin e vet dhe agjën e vet, Aziz Zhilivodën, me të cilin në kohet e fundit të jetës së tij kishte pasur korospodencë dhe lidhje të veçanta

                                                                        

 Më vonë nipi i tij, Ahmet Krasniqi (1948-1998) u edukua në frymën e axhës së tij. Ai fëmijërinë e hershme, gjithashtu e kaloi në vendlindje. Pasi kreu shkollën e mesme në Prishtinë, nga mori mësim dhe edukim nga profesorë të njohur në atë kohë siq ishte Zekeria Cana e të tjerë, me ndihmen e patriotit të shquar, Metush Krasniqit, u regjistrua në Akademinë Ushtarake, ku kreu me sukses dhe u shqua për njohuri dhe aftësi të larta ushtarake, prandaj gjatë veprimtarisë se tij ushtarake arriti gradën kolonel i ushtrisë. Si epror ushtarak gjithmonë tregoi aftësi dhe dituri për artin ushtarak, mirëpo gjatë  gjithë kësaj periudhe kurrë nuk e harroi vendlindjen, Kosovën e dashur,  popullin e vet dhe axhën e vet Aziz Zhilivodën me të cilin në kohet e fundit të jetës së tij kishte pasur korospodenca të veçanta… Me paraçitjen e UÇK-së, u inkuadrua dhe bashkëpunoi në luftën për çlirimin e Kosovës. Me zgjedhjen e instucionëve dhe Qeverisë së Kosovës në egzil, Ahmet Krasniqi, pas disa takimeve dhe propozimeve, caktohet Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Kështu punoi me vullnet dhe dashuri të madhe në organizimin dhe formimin e UÇK-së, në kuadër të instucioneve të zgjedhura të Kosovës. Gjatë kësaj kohe kishte porositur të rinjët e fshatit të tij, në Zhilivodë dhe më gjerë që ta përkrahin dhe të hyjnë në radhët e UÇK-së dhe të luftojnë kundër armikut shekullor. Këtë porosi e kishte dhënë më heret Aziz Zhilivoda i cili kishte shpreh deshirën që edhe tani në kohë të shtyrë të rrokë armet dhe të luftojë kundër armikut… Ahmeti ishte profesionist, me njohuri të larta shkencore- teknike ushtarake, prandaj kontributi i tij si ekspert  dhe strateg ushtarak ishte i madh. Në maj të vitit 1998, Xhemail Breznica e kishte vizitua Ahmet Krasniqin në Shqipëri (Tiranë). Gjatë takimit kishin biseduar, në mes të tjerave edhe për Aziz Zhilivodën, axhen e Ahmetit. Xhemaili e kishte lavdëruar dajën si patriot dhe luftëtar i madh, për t’i shpieguar se daja Aziz i kishte tregua se gjatë luftës që kishte zhvilluar në Kosovë kundër pushtuesit serb, kishte vrarë shumë kriminelë serbë dhe nuk kishte kursyer edhe të tjerë që kishin pushtua Kosovën. Xhemailit i kishte tregua numrin e të vrarëve, përafërsisht.Kështu kishin bërë krahasime në mes të axhës dhe nipit. Atëherë Ahmeti kishte tregua se kur ishte Komandant  i Garnizonit Ushtarak në Gospiq (Kroaci), në luftën që ishte zhvilluar kundër ushtrisë Jugosllave (Serbe), si komandant i ushtrisë kroate në këtë luftë  me ushtarët e tij kishte vrarë me qindra ushtarë, oficer, gjeneral majorë nga ushtria Jugosllave  (Serbe), për t’i marr armatimin e tyre. Kjo ushtri (serbe) më vonë kishte sulmuar Kosovën dhe kishte vrarë e masakruar shqiptarët. Kështu gjatë bisedës ,si në shaka, kishte thënë se edhe ai (Ahmeti) nuk  është larg axhës Aziz në këtë drejtim … Për fat të keq pas 4 muejsh nga biseda e zhvilluar, me 22 shtator 1998, në kohën kur terrori serb kudo kishte depërtua në qenjen shqiptare në Kosovë, atëherë kur forcat policore-ushtarake serbe kishin marrë një ofanzivë të madhe kundër popullates shqiptarë të fshatrave të Artakollit, pikërisht në fshatin e tij, Zhilivodë (Trimor), një dorë e zezë e kishte vrarë në afërsi të banesës së tij në Tiranë. Varroset me nderime ushtarake në Tiranë. Fjalën lamtumirëse e kishte dhënë edhe profesori i tij, Zekeria Cana…

 

Të parët e Aziz Zhilivodës ishin nga Gllavotini ( Gurakuqi )

 

Të hidhëruar nga sjellja e tagrambledhësve turq, menjëherë kishin hyrë brenda dhe i kishin vrarë. Pastaj kishin dalur jasht dhe i kishin vu zjarrin odës që ishte e mbuluar me kashtë thekre dhe i kishin kallur të gjithë.

 

Sipas Elez Krasniqit prof. nga fshati Zhilivodë që ka përcjellë historikun e fshatit brez pas brezi, respektivisht të familjes së Azizit, tregon se familja dhe të parët e Azizit ishin nga fshati Gllavotin (tani Gurakuq). Në këtë fshat gjatë kohës së sundimit turk kishte jetuar familja e tij Muja (Zhilivoda)… Mirëpo ishin detyruar që të lëshojnë fshatin Gllavotin dhe të shpërngulen  rrëzë Qyqavicës (në Zhilivodë) për shkak se kishin vrarë pesë tagrambledhes turq të cilet kishin ardhur një ditë në familjen Muja (Zhilivoda) për ta marrë taksen, por atë ditë burrat kishin shkuar në mal për dru  dhe nuk kishin qenë në shtepi. Tagrambledhësit kishin hyrë brenda dhe kishin urdhëruar gratë që të përgatisin dreken. Më parë njëri prej tyre kishte vrarë një gjel në oborr dhe kishte urdhëruar që sa më shpejt të përgatitet për drekë deri sa të këthehen burrat nga mali. Burrat e shtepisë kur ishin këthyer , kishin vërejtur se gratë po përgatisnin një drekë, të pazakonshme. Kështu ishin njohtuar se në shtepi kishin ardhur tagrambledhësit turq  se ata kanë vrarë gjelin dhe me zor i kanë detyruar për ta përgatitur për drekë. Të hidhëruar nga kjo sjellje, menjëherë  kishin hyrë brenda i kishin vrarë e pastaj kishin dalë jasht dhe i kishin vu zjarrin odës që në atë kohë ishte e mbuluar me kashtë thekre dhe i kishin  kallur të gjithë… Nga kjo ngjarje detyrohen ta braktisin fshatin dhe të fillojnë jetën në kushtë të vështira, rrëz Qyqavicës, në Zhilivodë…

 

Fëmijëria e hershme dhe deshira për shkollim

 

Kushtet për mësim për nxënësit shqiptarë ishin shumë të vështira, sepse mësuesi (“daskalli”) serb sillej keq me nxënësit shqiptarë, shpeshëherë i rrahte dhe i maltretonte. Azizi kishte reaguar ashpër kundër sjelljeve të “daskallit” dhe nuk kishte mundur t’i durojë më tutje sjelljet dhe veprimet arrogante dhe shofeniste të mësuesit serb, prandaj e kishte braktisur shkollimin e matutjeshëm.

 

Si të gjithë moshatarët tjerë edhe Azizi ruante bagëtinë dhe ndihmonte familjen në punimin e tokës dhe në rritjen e bagëtisë, pasi nga toka dhe blegtoria  e siguronin kafshatën e gojës. Mirëpo Azizi pritonte të merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e bagëtisë, prandaj shpeshëherë ishte i prirur që të “thejë” urdhërat e meshkujve të shtepisë, të shetisë dhe të vizitojë shokët, miqët dhe të afermit e familjes. Kështu ai herët kishte ra në sy si “problematik” sepse kishte filluar të punojë me vetiniciativë, i pavarur dhe nuk degjonte  sygjerimet e të tjerëve. Ndonjëhërë i rrahte moshatarët e tij kur nuk e dëgjonin dhe kundërshtonin iniciativat e tij gjatë lojrave që zhvillonin në fushën (afër xhamisë), por megjithatë ai prap i afronte dhe i  pranonte në shoqëri, kur shkonin në maje të Qyqavicës, të “Varri i Hoxhës” dhe takoheshin me barijtë e fshatrave të Drenicës, në veçanti nga fshati Gradicë ku luanin së bashku, por edhe grindeshin shpeshherë. Xhemail Breznica (71 vjeçar ) shton  se Azizi ishte shqua për trimëri dhe menquri herët kur ishte ende i vogël. Dashurinë për dituri dhe për shkollim i kishte gjithmonë në zemër. Mirëpo në atë kohë nuk kishte shkollë në gjuhen shqipe, prandaj një ditë bashk me moshatarët e lagjës Avdyl Krasniqin dhe Ferat  krasniqin (mulla Feratin) ishin regjistrua në shkollën katërklasëshe në gjuhen serbe në Bivolak i Vogël  (Hamidi ). Mirëpo kushtet për mësim për nxënësit shqiptarë ishin shumë të vështira, sepse mësuesi (daskalli) serb sillej keq me nxënësit shqiptarë, shpeshëherë i rrahte dhe i maltretonte. Azizi kishte reaguar ashpër kundër sjelljeve të daskallit dhe nuk kishte mundur t’i durojë më tutje sjelljet dhe veprimet arrogante dhe shofeniste të mësuesit serb, prandaj e kishte braktisur shkollimin e mëtutjeshëm. Megjithatë pasi ishtë shumë i squat, shpejt e kishte mësua shkrim leximin në gjuhën serbe. Sipas djalit të tij Faikut, Azizi kishte mësua edhe të hoxha, Mulla Rifati i Shipitullës. Më vonë në bazë të vullnetit dhe deshirës që kishte, mësoi me një dashuri të vaçantë gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe lexonte romana dhe libra nga historia jonë kombetare, për ta njohur kështu të kaluaren e dhëmbëshme, por krenare të popullit tonë.

 

Herët kishte përvehtësuar përdorimin e armës dhe urrejtjen kundër armikut

 

Azizi kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armës, sikur nuk kishte armë që nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm. Sa herë zhvilloheshin garat në shejtari, në fshat dhe nëpër dasma, gjithmonë ishte i pari.

 

 Azizi ishte i afërtë,  i sinqertë dhe i dashur me të gjithë shokët dhe moshatarët e tij, prandaj gjithmonë respektohej fjala e tij. Ai i donte shumë fëmijtë me të cilët bisedonte dhe luante me ta sikur të ishin moshatarë të tij. Shpeshëherë kur vinte nga puna  në fshat, nuk harronte që t’u sjellë dhurata dhe peshqeshe të ndryshme, të luajë dhe të bëjë shaka me ta-tregon Ismet Avdyl Krasniqi, 72 vjeçar nga Zhilivoda dhe shton se kur ishte i ri, Baca Aziz na merrte dhe na qonte në një vend të përshtatshëm, në mal dhe na mesonte si ta përdorim armën. Ai kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armes, sikur nuk kishte armë që nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm. Sa herë zhvilloheshin garat në shejtari në fshat dhe nëpër dasma, sepse  për ta marrë nusën ishte e domozdoshme të gjuajnë shej dhe  ta qëllojnë krushqit shejin që zakonisht ishte  një ve, për ndryshe nusën nuk e dorzonin po që se nuk e qellonin shejin, Azizi gjithmonë e qëllonte shejin, prandaj nëpër dasma e thirrnin dhe e nderonin shumë. Mirëpo mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe nacionalist i shquar. Këtë dashuri për atdheun dhe popullin e kishte kultivuar herët, kur ishte ende i ri. Vuajtjet, padrejtësitë, vrasjet që bëheshin ndaj popullit tonë e kishin rrëmbyer zemren dhe shpirtin e tij dhe nuk e lenin kurrë të qetë. Ngjarjet tragjike të  vitit 1919  e kishin tronditur në shpirt dhe në zemër. Në këtë vit forcat serbo çetnike kishin masakrruar 74 shqiptarë nga fshatrat e Artakollit. Ndër këta të vrarë dhe të masakruar, 14 ishin nga Zhilivoda dhe një femer në mesin e tyre, e bija e Avdullit e cila emrin e vërtet e kishte Zylë, por për hirë që babai i saj nuk kishte djalë e thirrnin me emrin Sylë. Ajo punonte , luftonte bashk me meshkujt, nuk dallohej dhe nuk ndahej prej tyre. Ajo vishej si mashkujt e tjerë, me tirq dhe xhemedan. Kur dikush e thirrte Zylë ,hidhërohej, sepse ajo thoshte emrin e kam Sylë, prandaj gjithmonë shkonte në punë me meshkujt dhe kudo shoqërohej me ta, nëpër sheti dhe lojna të ndryshme. Sipas Alush Krasniqit, 85 vjeqar nga Zhilivoda, këta të vrarë ishin: Isufi, Limani, Jetullahi, Veseli, Shabani,  Zyla, Zenullahi, Maliqi, Zeqiri, Zeneli, Ferati, Jashari,  Meha,  Zymeri, Elezi , Aliu, Selmani. Kështu në mesin e këtyre 74 shqiptarëve edhe Zyla ishte arrestuar. Ai tregon se Serbët çetnikë, më parë, i kishin  ngujuar të gjithë, në një ahër në fshatin Shipitullë, në familjen Mjekiqi. Ishin rrah dhe maltretuar tërë kohën. Eprori serb ishte njohtuar se në mesin e të arrestuarve gjendet  një femër. Kryetari (kagjobashi) i fshatit Limon Hasani e kishte njohtua. Ai pastaj pasi e kishte   vërtetua, e kishte liruar  Zylën, por edhe  Limonin. Mirëpo ata  nuk kishin pranuar që të ndahen nga shokët, prandaj nga kjo ekspeditë serbo çetnike,   të nesermën, në mes të fshatit Likoshan dhe Gradicë, ishin pushkatua të gjithë… Në mesin e tyre ishte edhe migja i Azizit, Shabani. Fshatarët nuk kishin guxuar mënjëherë t’i marrin trupat e pajetë të tyre dhe t’i varrosin, deri pas 2-3 ditëve, disa meshkuj të Zhilivodës i kishin marrë trupat e pajetë të të vrarëve nga Zhilivoda dhe i kishin  varrosur në Qyqavicë. Këto varre gjenden edhe sot dhe quhen “Varret e Burrave”- tregon  Elez Krasniqi, për të theksua se kjo masakërr shpirtin dhe zemren  e Aziz Zhilivodës e  kishte  lëndua dhe  trazua, prandaj edhe pse në atë kohë ishte i ri (vetëm 7 vjet ), kjo ngjarje tragjike e kishte rritur ndjenjen e urrejtjes ndaj pushtuesit serbo çetnik, kështu ishte përbetua se kur të bëhet i zoti i pushkës do të hakmirret pa mëshirë, deri në vdekje, kundër gjakpirësit të popullit shqiptarë. Kjo edhe kishte ndodhur më vonë…

 

Në moshën rinore kundërshtoi pushtetin serb dhe u njohtua me Mehmet Gradicën

 

Vukajllo kryetar i komunës në Babimoc, ishte përpjekur që ta përfitojë Mehmet Gradicën me një shpërbëlim të madh për ta vrarë Brahim Reçicën, por kur i kishte tregua Ajeti për këtë përpjekje, Mehmeti kishte dashur që ta vrasë Vukajllon menjëherë,sepse “ si ka guxuar shkau të mëndojë kështu dhe të kërkojë një veprim të tillë… Unë nuk vras shqiptarë, por vetëm armiqët e kombit shqëptarë”-kishte thënë Mehmeti

             

Sipas deklaratës së Xhemail Breznicës, në vitin 1928, Aziz Zhilivoda ende ishte i ri, kur e kishte organizua me disa të rinj  një protestë, kundër pushtetit serbo çetnik, në kohën  kur organizoheshin votimet për zgjedhjen e deputetve dhe të kryetarve të komunave për teritorin e Vushtrrisë. Azizi nuk ishte pajtua me dominimin serbë dhe me mënyrën e zjedhjeve dhe me kandidatët e propozuar serbë, prandaj nga turma, kishte gjuajtur me gur dhe e kishte qëllua një serb që printe në listën për deputet…Gjatë kohës (1930-1934) Mehmet Gradica kishte dalur në mal sepse   pushteti serbo çetnik e kërkonte për shkak të veprimtarisë së tij nacionaliste dhe “problematike”. Aziz Zhilivoda qysh atëherë ishte njohtuar dhe ishte shoqërua me Mehmet Gradicën i cili më vonë kishte pasur ndikim në veprimtarinë e tij patriotike dhe politike, prandaj gjatë qendërimit të tij në mal takohej me te, i dergonte bukë dhe i përcillte rrjedhat e shumë ngjarjeve në teren. Ai e kishte ndihmua dhe strehua shumë herë në disa vende të sigurta, në veçanti të miqët e familjes së tij. Më parë, disa herë e kishte strehua në Hade të vëllezërit ,Jakup dhe Brahim Grajçevci e më vonë në Breznicë të Ajet Breznica dhe në Vranidoll të daja i tij të cilin e rrespektonte shumë.Këta në saj të Azizit e kishin mbajtur  e kishin strehuar dhe e kishin ndihmua një kohë të gjatë. Kur e kishin pytur se kush është ky njeri, Azizi u kishte thenë se është një i njohur i tij nga Shqipëria. Vërtet Mehmet Gradica një kohë kishtë qendëruar në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohore ishte shkolluar dhe kishte marrë gradën toger. Ai tani kishte ardhur nga Shqipëria dhe mbante lidhje dhe strehohej, më tepër të Ajet Breznica i cili i kishte shpiegua disa raste të veprimtarisë së Mehmetit djalit të tij, Xhemailit:” Kur një ditë Vukajlo Jovanoviqi nga Breznica, kryetar i komunës së Babimocit kishte shkua me punëtorët e tij për të marrë zall të Mulliri i Pashës në Barilevë, Brahim Reçica kryetar i komunës së Devet Jugoviqit nga Vranidolli kishte ndërhyrë dhe nuk e kishte lejua Vukajlin që të ngarkojë qerret me zall, pasi që ky ishte tereni i tij. Në këtë rast kishte pasur në mes tyre fjalë të acaruara. Vukajllo ishte hidhërua shumë, prandaj  më vonë ishte përpjekur që ta përfitojë Mehmetin  me një shpërblim të madh për ta vrarë Brahim Reçicën. Por kur i kishte tregua Ajeti për këtë përpjekje, Mehmeti kishte dashur që ta vrasë Vukajlon menjëherë, sepse “ si ka guxua shkau për të mendua kështu dhe të kërkojë një veprim të tillë…unë nuk vras shqiptarët, por vetëm armiqët e kombit shqiptarë”- kishte thënë, Mehmeti.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora