E shtune, 27.04.2024, 12:08 PM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Isa Mustafa - vetë vlera e qytetarisë së Kosovës

E shtune, 11.12.2010, 08:58 PM


ISA MUSTAFA- VETË VLERA E QYTETARISË SË KOSOVËS

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Krejtë ndryshe nga vitet tjera pas vdekjesë së Presidentit Ibrahim Rugova, LDKja iu ka qasur garës për të marr timonin e qeverisjesë së vendit. Vetë ndryshimet e shpejta që sollën diç të re në taborrin politike të riorganizimit të LDksë, ofruan një besim dhe një frymim më të mirë te anëtarësia dhe qytetaria e Kosovës edhe pse ka të atillë që nuk u kënaqën me këto ndryshime, ngase pritshin një ndryshim më radikal brenda LDKsë. Këtu duhet thënë qartë se ndryshime dhe freskime ndodhën edhe aso të rrënjësishme kur kihet parasysh koha dhe dinamika e shpejtë e formimit të listave të ndryshme për Kryesi dhe për deputet, pra Isa Mustafa bëri një potezë nga i cili rrodhën edhe disa nënpoteze tjera kur formoi këto lista duke rradhitur njerëz të rinj dhe të menqur në strukturat e larta, duke pasur parasysh edhe përfaqësimin regjional dhe gjinor.

Tani më lind pyetja po a është duke ndodhur ndryshimi edhe në fushatën zgjedhore dhe se a janë duke u hapur dhe paraqitur planet dhe projektet konkrete që ka LDKja për të ardhmën  e afërt dhe për atë më të largët, përgjigjja do mund të jetë pozitive kur kihet parasysh lumi i madh i të rinjëve dhe të rejave që po ia mësyjnë derës së LDKsë, pra fenomeni ISA ka krijuar një pozitivitet dhe  një mentalitet se LDKja mund të vazhdoi me urtësin dhe filozofinë rugoviane por kuptohet në kushte dhe rrethana krejtë tjera, ngase prioritet mbi prioritete është zhvillimi ekonomik dhe ai i mirëqenjës për të gjithë qytetarët e kosovës në një anë dhe fuqizimi e lidhit dhe rendit pra lufta e pakompromisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupcionit që mbolli qeveria e kaluar njëpartiake, fatkeqësishtë me disa bishta ogurzi të LDKsë.

LDKja mbetet parti e vlerave, LDKja kurr nuk kishte prioritete shkatërrimin e kundërshtarëve politik, LDKja kurr nuk u fut në krim të organizuar, LDKisët e kishin  dhe e kanë bazë filozofinë Rugoviane se për shtetin duhet sakrifikuar e jo atë vjedhur e plaqkitur, LDKistë nuk ka nepër burgje, nuk ka të përfolur për krime ndaj kundërshtarëve politik, LDKistë nuk ka që në emër të patriotizmit dhe shtettformimit ta mjelin dhe vjelin shtetin-popullin, thjeshtë me të gjitha të metat LDKistët janë shumë të pastër moralishtë, politikishtë dhe kombëtarishtë në krahasim me kundërshtarët e tyre politik...

Këto vlera mund të shihen edhe te i pari i LDKsë dhe besohet i pari i Kosovës pas zgjedhjeve Prof. Dr. Isa Mustafa, ky njeri shpesh është përfolur për 3% por realiteti i njerëzve që kanë punuar afër 10 vite me të, e një nder ta jam edhe une vetë, është tjetër Z. Mustafa gjithhere tregonte menquri, durim dhe transparenc, Z. Mustafa është i pastër si loti rreth punës që ka bërë si Ministër i athershëm i R. Së Kosovës, tiparet dhe referencat e Prof. Mustafës janë të kjarta ai është njeri që posedon unin e vetë dhe personaliteti i tij është shumë i urtë, por të gjithë e dijmë se nga kjo buron edhe përgatitja e tij prej një profesionisti dhe një intelektuali të përmasave të mëdha në sfera të ndryshme ku tani e disa vite po tregohet edhe si lider i përmasave nacionale.

Isa nuk është pseudo patriot por është atdhetar i madh,

Isa nuk është intelektual me diploma të blera me para dhe me frikë, por është intelektual tipik modern,

Isa nuk është fjalamanë dhe grindavec por ai është vetë reflektimi  qytetarit shqiptarë me vlera morale dhe njerëzore,

Isa nuk është rrenacak dhe yryshgji si dias të tjerë,por është njeri i punës dhe dhe i veprave, këtë e dijnë qytetaria e Prishtinës,

Isa nuk është hajn dhe tenderagji ngase ai jeton nga djersa dhe puna e vetë,

Thjeshtë Prof. Dr. Isa Mustafa kryetar i LDKsë është vetë përfaqësuesi i kohës së sotme të shqiptarisë moderne ku vend të posaqëm zenë mirëqenja dhe ecja përpara drejtë Evropës e qytetarëve të Kosovës.

Nëse qytetarët e Kosovës dëshirojnë përparim, prosperitet, rend dhe ligj ku frika të mposhtet nga pushtetarët, athere me të vërtet duhet ti japin rastin njeriut të momentumit në Kosovë Isa Mustafës që ta trgeoi vehten edhe si prijës i ardhmërisë kosovare, Z. Mustafa nuk është i shantazhuar, nuk është i zhytur në krim dhe korrupcion nuk i ka borgje askujtë nga nëntoka, ai ka forcë dhe dije si dhe më të mirën ndaj të mirave e ka se nuk lëshon pe në qështje të intertesit të qytetarit të shtetit, ai është i denjë për ekonomin e ardhshme të shëndosh dhe sigurishtë ai nuk lëshon pe as para nderkombëtarëve kur janë në pyetje bisedimet me Serbinë ngase thjeshtë nuk mund të shantazhohet.

Do të jetë mëkat nese shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e votojnë Prof. Isa Mustafën dhe LDKnë, ngase ai do të jetë shumë principiel në përzgjedhjen e kabinetit qeveritar ku pjesën më të madhe do ta bëjnë njerëz të rinjë dhe shumë të kualifikuar pa asnjë hypotek të së kaluarës, Kosova e meriton Isa Mustafën dhe Isa Mustafa meriton ta udhëheq Kosovën drejtë një kthimi kah e ardhmja dhe jo kah enverizmi izolacionistë dhe nga afrikanizimi, votoni qytetarë të nderuar për të mirën tuaj ngase dikur mund të i grrithni sytë tuaj dhe të pendoheni.

Pra LDKja ka nevoi për çdo votë dhe njeri të moshës, nuk duhet të mendohet se ka shumë simpatizues e nuk po dal në votime kjo na u ka hakmarr, dhe nuk duhet të shikojmë se çka ndodhi me LDKnë, Presidenti historik I. Rugova po shihet se ka një pasardhës që do vazhdoi të kthjellë mendjet shqiptare të Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora